gazeta-nacional.com

Gazetari i shquar Elez Biberaj falenderon Presidentin Bujar Nishani për dekorimin e tij me Urdhrin “Nderi i Kombit”
Elez Biberaj

FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PRESIDENTIT NISHANI

Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bujar Nishani, për dekorimin tim me Urdhrin “Nderi i Kombit.”

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga ky vlerësim dhe falenderoj Presidentin me mirënjohje të thellë. Për mua ka qënë një privilegj dhe nder të punoj për Zërin e Amerikës dhe të jap ndihmesën time modeste për përhapjen e së vërtetës në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjerë ku banojnë shqiptarët. E vërteta është një armë e fuqishme në shërbim të paqes dhe demokracisë. Ndihem shumë me fat që Shtetet e Bashkuara me kanë dhenë mundesinë që nëpermjet transmetimeve të Zërit të Amerikës të përcjellë të vërteten dhe parimet demokratike tek shqiptarët kudo ndodhen.

Ky vlerësim paraqet pikën kulmore në karieren time dhe e falenderoj përzemërsisht Presidentin Nishani.

Gazetari i shquar Elez Biberaj falenderon Presidentin Bujar Nishani për dekorimin e tij me Urdhrin “Nderi i Kombit”
Elez Biberaj

FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PRESIDENTIT NISHANI

Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bujar Nishani, për dekorimin tim me Urdhrin “Nderi i Kombit.”

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga ky vlerësim dhe falenderoj Presidentin me mirënjohje të thellë. Për mua ka qënë një privilegj dhe nder të punoj për Zërin e Amerikës dhe të jap ndihmesën time modeste për përhapjen e së vërtetës në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjerë ku banojnë shqiptarët. E vërteta është një armë e fuqishme në shërbim të paqes dhe demokracisë. Ndihem shumë me fat që Shtetet e Bashkuara me kanë dhenë mundesinë që nëpermjet transmetimeve të Zërit të Amerikës të përcjellë të vërteten dhe parimet demokratike tek shqiptarët kudo ndodhen.

Ky vlerësim paraqet pikën kulmore në karieren time dhe e falenderoj përzemërsisht Presidentin Nishani.

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit të përhershëm italian, Giulio Andreotti
Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit të përhershëm italian, Giulio Andreotti

7 maj 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të senatorit të përhershëm italian, Giulio Andreotti, i cili u shua në moshën 94-vjeçare. Në mesazhin e ngushëllimit Presidenti Nishani shkruan:

“Lajmi se senatori i përjetshëm Giulio Andreotti ndërroi jetë më ka prekur thellë, mua dhe popullin shqiptar.

Andreotti do të kujtohet me një respekt të merituar, si një politikan me një karrierë të gjatë dhe të pasur politike, si një personalitet i shquar dhe me vizion, i cili e lidhi emrin e tij në mënyrë të pazgjidhshme me fatin e Italisë së gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, duke lënë gjurmë në momentet kryesore të saj, madje duke formësuar politikën italiane sipas modelit të tij.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta popullit mik italian, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij.”

U promovua në New York: libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i Mal Berishës
Nga BEQIR SINA, New York

“Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi ai vjen dhe si një studiues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu.

YONKERS NEW YORK : Shkrimtari, publicisti dhe analisti i cështjve politike, Ambasadori i Shqipërisë në Londër, dhe jo rezident në Republikën e Irlandës, zoti Mal Berisha, në New York, në njërin nga ambientet e Royal Regency Hotel , promovoi të shtunën librin me titull: “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”. Autori i librit zoti Mal Berisha, është anëtarë nderi i Federatës Pan Shqiptare e Amerikës,shoqatës Vatra, ashtu si dhe ishte dhe vetë Eriksoni shumë dekada më parë.

Andaj dhe ky promovim u mbajtë nën kujdesin e Vatrës, duke ftuar me këtë rast përzemërsisht, dhjetra vetë; përfshirë këtu edhe disa drejtues të organizatave shqiptaro – amerikane, komuniteteve fetare, përfaqesuasve të dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, kritikë, shkrimtar, poet, piktor,  studiues, biznesmenë, artistë, aktivistë, studentë shqiptarë në shkollat amerikane, dhe lexues të pasionuar të librit në komunitetit, si  dhe të afërmit të autorit, bashkëshortia e tij zonja Donika Berisha dhe i biri.

Ky libër, erdhi në vendlindjen e Ericksonit, SHBA, mbasi më parë është promovuar në Tiranë me pjesmarrjen një audience shumë më të gjërë, duke nisur që nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ai i Arësimit, shkelqesitë e tyre, ambasadorë të SHBA, Alexandër Arvizu, dhe Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, akademikë, studjues, lexues, dhe 3 nipa dhe mbesa të Ericksonit, Poul Telford Erickson Jr, Mary Morris dhe Donald Johnson, etj.

Po, kështu ky libër, është paraqitur në promovimin e tij - edhe në Londër, nga një organizatë si-motër e Vatrës, Shoqata Anglo – Shqiptare, e themeluar para se Shqipëria të bëhej e pavarur, në vititn 1912, nga dy anglezë të shquar, Kolonel Aubrey Herbert dhe Kraijlica e Malsisë, Edith Durham(ajo shoqatë ekziston edhe sot dhe ambasada shqiptare në Londër bashkevepron me të në mënyrë të shkëlqyer dhe të vazhdueshme, Presidenti i nderit i asaj shoqate sot është Professor Noel Malcolm, autori i veprës më të bukur të shkruar deri më sot për Kosovën, “Kosova a Short History”).

Në promovimin e librit, “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nga shoqata famëmadhe e Amerikës Vatra, morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i R.SH në NY, z Dritan Mishto, Doktor Gjon Bucaj, Kryetar i shoqatës Vatra, Nën/ kryetari i Vatrës, z Agim Rexhaj, zoti Naim Dedushaj, Drejtori për Diasporën në kabinetin e qeverisë së republikës së Kosovës, diplomat të misioneve tona në New York, veprimtari i njohur Harry Bajraktari. Gjithashtu, të pranishëm ishin dy nipër të Doktor Charles Telford Ericksonit, Donald and Bob Johnson, si dhe autor librash dhe kritik të njohur të tjerë të komunitetit.

Në sallën qendrore të konferencave të hotelit Royal Regency Hotel - New York, ishte vendosur një Ekran i Madh me një video-projektim në sistemin Video-Power-Point, për prezantimin e libirit. Ndërkohë, që në dy anët e saj - ishin të vendosur Flamuri Shqiptar dhe ai Amerikan.

Ceremonia e promovimit të librit “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, nisi me ekzekutimin e dy Hymneve Kombëtare, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hymni Shqiptar

Kurse, drejtuesia e këtij promovimi znj Miriana Bulku, mbasi ka paraqitur anëtarin Nderi i Vatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo rezident në Iralndë, zotin Mal Berisha, tha se “është një nder dhe kënaqësi e veçantë, që sot të moderoj prezantimin e një libri, i cili ringjall dhe sjell në kujtesën tonë kombëtare, veprën e një amerikani legjendar, i cili i kushtoi jetën çështjes tonë kombëtare shqiptare, pra të Charles Telford Erickson”

Më tej ajo ftoi kryetarin e ri të Vatrës, doktor Gjon Bucaj, të hapte këtë eveniment . Duke folur në emër të Vatrës, kreu i vatranëve dr Bucaj, tha se ishte nderi dhe përvilegje, për Vatrën dhe vatranët, të ogranizojnë promovimin e këtij libri, i cili është historia, dhe është shkenca e të kujtuarit të ngjarjeve, veprave, emrave, bëmave dhe përjetësimit të tyre, nëpërmjet shkrimit, duke shtuar se më pas se figura të tilla si Eriksoni zënë një vend të vecantë në panteonin e miqësisë së shqiptarëve me SHBA, dhe merr një vlerë historike, kur ajo iu përcillet brezave.” tha kryetari i sapo zgjedhur i Vatrës Dr Gjon Bucaj.

Duke folur për promovimin e këtij libri, zonja Bulku shtoi se “Në këtë mbasdite të bukur shqiptaro amerikane në New York, kjo merr kuptim më shumë, edhe ndoshta se më shumë se kurrë, sepse sjell në kujtesën tonë një punë – kryevepër të një njeriu të jashtëzakonshëm të përkushtuar ndaj Shqipërisë, i cili pas 75 vjetësh harrese të plotë, e bënë që emri i Charles Telford Eriksonit, të na vjen tani i përtërirë, në një vepër dinjitoze, e cila përshkruan Biografinë e tij dhe veprën e tij të shkruar, por të pabotuar ndonjëherë, në një variant shqip të mbledhur, sistemuar, digitalizuar, përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe, nga z. Mal Berisha.”

Më pas znj Bulku, ftoi të marrë fjalën, shkrimtari dhe studjuesi i njohur, ish – gazetari i Zërit të Amerikës, njërit prej pjestarëve më aktivë të bashkësisë shqiptaro Amerikane, këtu në Nju Jork, z Idriz Lama.

Lamaj në kumtesën e tij e zbërtheu në detaje librin, dhe u përqendrua më shumë në punën e madhe publicistike, që bëri 75 vjetë më parë misoneri amerikan në Shqipëri, Charles Talford Erickson, për prezantimin e Shqipërisë, sidomos në atë në opinionin e gjerë në SHBA, nëpërmjet publicistikës, së tij tek amerikanët, megjithëse, tha ai për 50 vjet regjimi komunist i Enver Hoxhës e la në harresë, të përgithshme, ishte autori i këtij libri, që na e solli sot mbas 75 vjetëve të pavdekshme veprën e këtij amerikani të madh, i cili gjithë jetën e tij e kaloi “Për Shqipërinë dhe me Shqiptarët”, u shpreh zoti Lamaj.

Drejtuesia prezantojë të ftuarit e nderit, të ardhur që nga Bostoni për të ndarë kënaqësinë e kësaj mbasditje të bukur me shqiptarët e Amerikës, në promovimin e këtij libri, dy prej nipërve të Ericksonit, Donald and Bob Johnos, të bijtë e Grace Elizabeth Johnson – Erickon. Nëna e tyre, sqaroi znj Bulku, ka lindur me datën 19 Gusht të vitit 1911 në Manastir, aso kohë territor shqiptar i pushtuar nga otomanët, në kushtet kur familja Erickson, u internua nga xhon turqit, pasi ishin bërë të rrezikshëm me punën e tyre për hapjen e Shkollës Shqipe në atë qytet, ndërkohë që jetonin në Elbasan. Ajo është ende gjallë, dhe sivjet feston 102 vjetorin e lindjes dhe jeton në Boston, tha ajo.

Mbas saj folën dy nipërit, Donald dhe Bob Johnos, të cilët sollën nëpërmjet disa kujtimeve të asaj kohe, disa nga fragmentet nga më të bukurat të jetës së tyre, me Shqipërinë dhe shqiptarët,  treguar vite më parë nga gjyshi i tyre Charles Talford Erickson.

Më pas znj. Bulku, nëpërmjet nji përshkrimi shfaqi një nderimin të thellë për atë burrë që bëri gjithçka për Shqipërinë, por edhe për ata amerikanë tjerë, që e mbrojtën Shqipërinë në ditët e saj më të vështira, duke përmend disa prej tyre.

Gjithashtu, znj Miriana Bulku, shprehu edhe një herë një Mirënjohje të thellë dhe të përjetshme të të gjithë amerikanëve, miq tanët që e mbrojtën kombin tonë, edhe në kohët e momentet më të vështira të kombit shqiptarë.

Pjesmarrësit, mbasi ndoqën me interesim prezantimin e librit, “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nëpërmjet video-projektorit, kaluan në një formë më interactive, në panelin e këtij promovimi atë me pyetje dhe përgjigje, diskutime të shkurtëra nga salla.

Ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, mbasi përgëzoi perzemërsisht autorin e këtij libri, ambasadorin Mal Berisha, vlersoi lart kontributin e Eriksonit, në lidhjen e miqësisë që krijojë ai mes SHBA, dhe shqiptarëve, lidhje kjo tha ai që ka mbetur e përkryer edhe sot, duke bërë me shumë miq në Amerikë, prej presidentit Clinton, kongresmenët dhe senatorët amerikan.

“Kur më tha autori i librit se kam shkruar një libër për një Amerikan, që kishte jetuar 70-80 vjet më parë në Elbasan, tha Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto, më shkoi mendja menjëherë te tregimet, mbresalënëse e rreth asaj kohe, të gjyshes sime, e cila rrefente për një amerikan - që kishte jetuar në qytetin tim Elbasanin, pra për amerikanin Ericksonin”, me thënë të drejtën u gëzova shumë, tha Mishto.

Mishto, u shpreh se mbasi kjo ishte “një mundësi për të mësuar edhe një herë për kontributin e madh të këtij amerikani, për Shqipërinë, këtij njeriu të madh - në 100 vjetorin e pavarësisë u vendos me plot të drejt nga qeveria shqiptare, në axhendën e festimeve, krahas figurave më të shquara të kombit tonë, të lëna dhe mbuluar me pëlhurin e harresë, për më shumë se gjysmë shekulli nga regjimi komunist në Shqipëri, duke e vendosuar, tani si një monument, i cili shërben sot si “një ure të lidhjeve të forta dhe historike të miqësisë së shkëlqyer mes shqiptarëve dhe SHBA,”

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Amerikë, zoti Dritan Mishto bëri thirrje, në fund që cdo njeri të gjejë kohë, që të lexoi këtë libër, vetëm si një mënyrë për të nderuar këtë veprën fondamentale të Ericksonit dhe miqësinë tonë me Amerikanët.

Kurse, nën/kryetari i shoqatës, Vatra, nikoqires së këtij promovimi, zoti Agim Rexhaj , tha se ky promovim është i jashtëzakonshëm, sic u shpreh ai për të gjithë ne, për Vatrën dhe vatranët. Sepse shpjegojë Rexhaj në fjalën e tij :” Pa punën e madhe kërkimore dhe studimore të këtij autori, i cili është dhe mik i madh i Vatrës, nuk do të ishte realizuar kjo vepër e madhe, e cila në një farë mënyre, duket qartë se është edhe”kartëvizita” e lindjes së miqësisë së përjetëshme me dy vendeve tona, SHBA – Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej Presidentit Uillsion deri tek Presidenti Clinton, Bushi e të tjerë, ashtu si edhe ka shprehur me një pendë të fort në detaje, edhe autori i këtij libri, ambasadori i nderuar në Londër, z. Mal Berisha, miku i ynë dhe anëtari nderi i Vatrës”

Në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur, drejtuesia e këtij promovimi znj Mariana Bulku, ftoi znj. Elida Reçi, të i bënte edhe ajo përmbylljen të shkurtër këtij aktiviteti, nga që ajo njihte me autorin dhe veprën e Ericksonit në Shqipëri.

Zonja Reci, me këtë rast tha se :” Uroj që të kemi sa më shumë vepra dhe aktivitete të tilla në komunitet, dhe uroj organizatorin e këtij promovimi VATREN tonë, si vatër e vërtetë patriotike, që ajo të jetojë me shekuj ka mbajtur dhe forcuar mardhënjet e vendit dhe popullit tonë me aleatin më të madh dhe më besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë znj Reçi, kujotj fjalët e Sekretares Clinton në Tiranë: “Ne ju kemi mbështetur njëqint vjet, dhe do ju mbështesim edhe njëqint tjera” dhe shtoi se për këtë flet mirë edhe “ Epoka e Erickosnit”, e cila megjithse i ka kaluar të njëqintat, qindra të tjera i presin këto dy kombe, ndërsa autorit të librit i uroj suksese,” përfundoi znj Elida Reçi.

“Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërin e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi – ai vjen dhe si një studiues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu, në promovimin e vitit të kaluar të këtij libri.

Ndërkohë që në librin e tij, “Charles Telford Erikson” zoti Mal Berisha, duhet cekur se ai i përshkruan amerikanët, përmes figurës së Eriksonit, një personalitet, ky i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periudhën 1908- 1939, si misonarët e kësaj miqësie të fort që kemi ne sot. “Kjo figurë vjen tek lexuesi i zbërthyer me të gjithë simbolikën e tij, duke e përshkruar atë në fakt si një figurë historike që personifikon, Vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët në mesin e viteve ’90 arritën deri në 1 mijë vullnetarë, ndërsa tani nëpër Shqipëri kemi 60 deri 70 prej tyre”. Në të gjithë këtë histori bashkëpunimi mes dy vendeve, gjithnjë shqiptarët i kanë mirë pritur, amerikanët duke i parë atë si miq historik,dhe se përshkrimi në këtë libër, është mënyra më e mirë për të nderuar personalitetet dhe historinë e zhvillimit të këtyre marrëdhënive dhe miqësisë mes dy vendeve tona SHBA dhe Shqipërisë.

Mal Berisha është Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, studiuesi, dhe diplomati që prej më shume se tre vitesh ka punuar në mënyrë intensive për librin e tij – më të fundit dedikuar shkrimtarit amerikan Charles Telford Erikson, i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periudhën 1908- 1939.

Filozofi dhe misionari i njohur i ka dedikuar 4000 mijë faqe në Librin Saga e Shqiptarëve e shkruar por e pabotuar.

Erikson është një prej personaliteteve që kanë dhënë kontribut të shquar në Shqipëri dhe për Shqipërinë. I angazhuar thellësisht në çështjet shqiptare, ai i ka kushtuar një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tij promovimit të shqiptarëve dhe mbrojtjes së çështjes së tyre, si përmes veprimtarisë diplomatike, ashtu edhe përmes artikujve në shtypin botëror të kohës dhe studimeve shqiptare.

Në 1919, Erikson është delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1921-1922 është komisioner i posaçëm për Shqipërinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1945 është delegat i vetëm shqiptar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Francisco, për pranimin e Shqipërisë anëtare e OKB-së.

Gjatë qëndrimit të gjatë në Shqipëri, përpjekjet e Erickson, u përqendruan edhe në ndërtimin e shkollave. Ai ngriti shkollën Shqiptaro-Amerikane të Bujqësisë në Kavajë dhe shkollat e vajzave në Tiranë dhe në Kavajë. Nga viti 1937-1941, ai studion tërë literaturën e deriatëhershme në bibliotekat e Muzeut Britanik, Athinë, Romë, Stamboll dhe Uashington dhe shkruan pafund për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i Mal Berishës, është një materiali i vyer, që dokumenton jetën personale të Erickson-it, dhe një numër të aspekteve të historisë shqiptare në marrëdhienit historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, të cilat zënë fillë prej Mbretërisë shqiptare – Mbretit Zogu i Parë, i cili qe i pari që vendosi marrëdhëniet diplomatike në rang ambasadorësh me SHBA.

Ky libër është koleksion i përgatitur me shumë mjeshtëri, nga autori Mal Berisha, dhe përbëhet nga korrespondenca, shkrime dhe materiale të shtypura, të cilat datojnë prej vitit 1908 deri në 1973. Letrat në detaje të udhëtimit të Ericksonit ’ dhe të jetës në Shqipëri, 1908-1909, letra të burrështetasve, presidentë, senatorë dhe të tjerët të diskutojnë gjendjen e Shqipërisë dhe subjekteve tjera aktuale politike.

Shqipërinë.Ne vitin 1945 deri ne vitin 1963 ne San Francisko punoi per Kombet e Bashkauara.

Charles Telford Erickson u lind në Galesburg, Illinois në vitin 1867, dhe vdiq ne vitin 1966. Ai ishte arsimuar në DEPAUW University, Universiteti i Bostonit, dhe Yale University. Ai shërbeu si një ministër para dhe pas shërbimit të tij misionar në Shqipëri, i cili filloi në vitin 1908. Erickson ka shërbyer për 12 vjet nën Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Jashtme dhe 14 vjet ka qenë i pavarur. Nga 1920-1921, ai ishte Komisionerispecial për Shqipërinë në SHBA Nga 1922-1923, Erickson ka asistuar në stafin e Legatës Amerikane në Shqipëri. Ai ishte i autorizuar nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një kolegj kombëtar të Bujqësisë. Ai themeloi dy shkolla dhe një ndërmarrje të njohur si “shqiptaro-amerikane të Shkollave tëBujqësisë”. Pas daljes në pension, ai udhëtoi gjerësisht, për promovimin e Këshillit Botëror të Kishave dhe Këshillit Misionar Ndërkombëtar, dhe si një zëdhënës për te i autorizuar nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një kolegj kombëtar të Bujqësisë. Ai themeloi dy shkolla dhe një ndërmarrje të njohur si “shqiptaro-amerikane të Shkollave të Bujqësisë”. Pas daljes në pension, ai udhëtoi gjerësisht, për promovimin e Këshillit Botëror të Kishave dheKëshillit Misionar Ndërkombëtar, dhe si një zëdhënës për Shqipërinë.Ne vitin 1945 deri ne vitin 1963 ne San Francisko punoi per Kombet e Bashkauara.

Berisha: 200 ditë më parë Rama pengoi statusin, përgjigjja më 23 qershor
Bashkëbisedimi me vajza e gra në karriere në fusha të ndryshme në Elbasan

Shembja e murit të patriarkisë, rritja progresive e rrogave dhe pensioneve, ndërmarrja e të gjitha hapave për të nxitur sipërmarrjen e lirë, e sidomos sipërmarrjen e të rinjve dhe grave, rritje të madhe të cilësisë në arsim, ishin disa nga angazhimet e parashtruara nga Kryeministri Berisha si prioritete të qeverisë në mandatin e saj të ardhshëm.

Këto angazhime kreu i mazhorancës i listoi gjatë një bashkëbisedimi me vajza e gra në karriere në fusha të ndryshme në Elbasan.

Angazhimi më i madh i gruas në politikë është një objektivat e tij. Kryeministri Berisha e pranon se ka vetëm një ministre në Qeverinë e tij, por sqaron se gratë e kësaj mazhorance mbajnë pozicione të tjera drejtuese po aq të rëndësishme.

Gjatë një takimi që zhvilloi me gra dhe vajza të qytetit të Elbasanit, Kryeministri theksoi se diferenca në rrogën e grave dhe burrave ka zbritur nga 35% që ishte në 2005, në mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 17%.

Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi dhunën, tha shefi i Qeverisë, ndërsa theksoi nevojën për të fituar betejën kundër dhunimit të grave në familje.

Sipas kryeministrit Berisha, vajzat dhe gratë ishin të parat që përfituan nga hapja e universiteteve dhe sot ato janë shumica dërrmuese e administratës. Berisha shprehur bindjen se gratë do të jenë arkitektet e fitores së demokratëve në zgjedhjet e 23 qershorit.

Por marrrë shkas pikërisht nga reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit të vendit, kreu i qeverisë shigjetoi ashpër lidershipin socialist për qëndrimin e mbajtur ndaj tre ligjeve që kushtëzojnë statusin e vendit kandidat, të cilat opozita parlamentare nuk i votoi.

“Per 200 dite, zoti Rama ka bllokuar integrimin si kurre ndonjehere tjeter ndokush ne Europe dhe e ka bere kete vetem per perfitimin e tij politik. Ai, me kete bllokim te statusit te vendit kandidat, ka privuar shqiptaret nga qindra milone euro investime te Komisionit Europian dhe investitoreve private nga vendet anetare te BE dhe krijimin e dhjetra mijra vendeve te punes. Me bllokimin e statusit te vendit kandidat per Shqiperine z. Rama ka bllokuar te drejten e perfitimit te pensionit te dhjetra mijra emigranteve shqiptare, te drejten e studimit te mijra e mijra te rinjve shqiptare ne vendet anetare te BE. Por 23 qershori po vjen. Qytetaret shqiptare me voten e tyre do te shembin murin e fundit te bllokimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian”, u shpreh Berisha.

Aktori James Biberi: Rolet negative nuk dëmtojnë imazhin e shqiptarëve
SHBA - Aktori James Biberi i tha Zërit të Amerikës se nuk beson që roli negativ i një shqiptari që ai luan në filmin Dead Man Down të prishë imazhin e shqiptarëve në përgjithësi. James Biberi mund të shihet në filma të ndryshëm të Hollivudit si Analyze That, The Brave One, The Hoax, Drive, dhe në Dead Man Down, filmi i tij i fundit, ku ai luan rolin e një shqiptari, pjesë e krimit të organizuar.

Çfarë kujtoni me më shumë kënaqësi nga fëmijëria juaj?

Kujtimet e mia të hershme të fëmijërisë janë nga koha kur u rrita në Nju Jork, pasi isha shumë i vogël kur u ika nga Gjakova, dhe nuk mbaj mend gjë nga vitet e fëmijërisë atje. Unë u rrita në Bronks dhe kalova një fëmijëri tipike prej Nju Jorku. Ne luanim stickball – një lloj baseballi që luhet në rrugë –dhe lojëra të tjera si gjithë fëmijët e Nju Jorkut. Gjithashtu, prindërit na çonin shpesh në parqe, pasi ne nuk ishim të pasur.

Emri juaj i vërtetë është Agim Biberaj. Tani të gjithë ju njohin si James Biberi. Në cilin moment të karrierës ju desh të zgjidhnit një emër arti?

Sinqerisht, ajo është diçka që më ka mbetur vërtet peng. Do të kisha dashur të mos e kisha ndryshuar emrin. Por, kur fillova karrierën si aktor isha 20 vjeç dhe menaxheri im i parë, po haste vështirësi që të siguronte pjesëmarrjen time në provime për role filmash apo në seriale televizive. Pra ata në një farë mënyre më detyruan ta ndryshoja emrin. Sipas tyre, prej emrit [Agim Biberaj] nuk mund të kuptohej nëse isha ose jo amerikan, apo nëse flisja anglisht. Që kur isha i vogël, shumë vetë më quanin Jimmy, për shkak të një mësueseje që kisha në klasën e dytë, e cila u përpoq pa sukses të shqiptonte emrin tim. Më pas, Jim, në mënyrë të pashmangshme, u bë James. Ata ndërruan edhe mbiemrin tim duke hequr shkronjat “aj” në fund të tij dhe duke shtuar një “i”. Kjo është historia e emrit, të cilin do të kisha dashur të mos e kisha ndryshuar.

Çfarë ndjesish ju krijon puna përkrah yjeve të hollivudit? Ndjeni një përgjegjësi më të madhe apo për shkak të profesionalizmit të tyre puna juaj bëhet më e thjeshtë?

Nuk mendoj se puna bëhet më e vështirë. Kur luan krah aktorëve të mëdhenj, është e vërtetë që mund të mësosh dhe mund të bësh punë të mirë, por nuk mendoj se është më e vështirë. Si aktor, ti përqëndrohesh tek roli yt, bën punën tënde. Pavarësisht nëse je një aktor, piktor, apo muzikant, nuk mendoj se ajo që një bën një artist tjetër duhet të ketë pasoja mbi ty.

Në filmin tuaj të fundit, Dead Man Down, ju luani rolin e një shqiptari që drejton një grup familjar e shoqëror shqiptarësh të tjerë pjesë e krimit të organizuar. Disa njerëz besojnë se këto karakterizime mund të dëmtojnë imazhin e shqiptarëve në përgjithësi. Cili është opinioni juaj?

Unë e kuptoj që disa njerëz mund të kenë atë mendim, por unë nuk e mendoj ashtu. Për mendimin tim, realizimi i këtyre filmave ka qëllim zbavitjen. Prandaj nuk mendoj se roli im në film si një gangster shqiptar do të dëmtonte imazhin e komunitetit shqiptar. Mendoj se është diçka më dëmtuese nëse shikon gjëra të tilla në lajme. Pra nëse sheh në lajme që shqiptarë janë arrestuar për dyshime të ndryshme, kjo do të dëmtonte imazhin e shqiptarëve.

Nëpërmjet Facebook-ut, Mario, një shikues, kërkoi që zotin Biberi ta pyesnim nëse do të pranonte një rol në një film shqiptar në qoftë se pagesa nuk do të ishte e mirë.

Do të pranoja. Por gjëja më e rëndësishme për mua është që skenari të më frymëzojë. Duhet që kur të lexoj një skenar të më lindë dëshira për ta realizuar atë, përndryshe nuk ka kuptim ta bëj. Unë kam refuzuar disa filma, edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, të cilët ishin gati të më paguanin mirë. Por nuk desha të isha pjesë e tyre…, për shembull njëri prej tyre përmbante dhunë të panevojshme dhe mua nuk më pëlqeu ky fakt. Pra, sidomos në rastet kur filmat nuk paguajnë shumë, duhet që projekti të jetë diçka që të bën për vete kur lexon skenarin. Por është absolutisht diçka e mundur; thuajini Marios të shkruajë një skenar të mirë, një personazh tërheqës dhe ta dërgojë tek VOA dhe mua ma dërgojnë prej aty.

Një tjetër shikues në Facebook, Qazimi, pyet për udhëtimet tuaja në Shqipëri dhe Kosovë apo vende të tjera me komunitet shqiptar në rajon.

Kam qenë në Prishtinë disa vite më parë, për një festival filmi për të cilin m’u kërkua të isha anëtar i jurisë. Ishte një eksperiencë që më pëlqeu shumë. Kam në plan të shkoj në Shqipëri, pasi jam i vetmi në familje që nuk ka shkuar atje. Shpresoj që brenda dy viteve të ardhshme të bëj një udhëtim të plotë nga veriu deri në jug të Shqipërisë.

Sa i përket projekteve në realizim e sipër, James Biberi veçon një dokumentar të titulluar “Vijat bardhë e zi” (Black and White Stripes), i cili tregon historinë e skuadrës italiane të futbollit Juventus. James Biberi, producent i dokumentarit, na tregoi se midis të intervistuarve do të jenë emra si Alessandro Del Piero, Gianluigi Buffon, Andrea Pirlo, Michel Platini, Pavel Nedved, Lapo Elkann, John Elkann, Andrea Agnelli etj. Një tjetër projekt është filmi Blame It on the Hustle, me aktorin Ving Rhames.

Njeriu i vetëm i brezit të humbur.Prozë nga George Seldes
Njeriu i vetëm i brezit të humbur

Nga George Seldes

Përktheu: Meri Lalaj

Liria nga shtypi më erdhi në vitin 1929 – njëzet vjet që nga koha kur fillova punën time të parë në një gazetë – ishte një vit ky, kur Parisi ende tërhiqte shkrimtarë dhe artistë nga e gjithë bota.

Montparnasse pa dyshim ishte qendra e intelektualëve. Kafenetë e saj ishin vende takimi të mijëra njerëzve, të cilët punonin tërë ditën në profesionet e tyre, po ashtu edhe të dhjetëra mijëra mashtruesve, që lejoheshin të vinin aty dhe turistëve gojëhapur nga habia që përçmoheshin. Dy kundërshtaret ishin qoshet Raspail-Monparnasse dhe Saint-Germain-des-Pres. Tek Dome, e cila kishte shumë klientë gjermanë e skandinavë, po ashtu dhe shumë turistë, ndërsa në Rotonde, shumë piktorë të cilëve u thonin ta kalonin natën nën pëlhurat e tyre, ata ishin bërë më të njohur në qoshen Raspail-Montparnasse, por amerikanët preferonin Le Select, nja njëqind metra më tutje; dhe vendi i katërt i shquar ishte Coupole e re, që zinte një ish-depo druri, një tarracë të madhe, tani ishte bërë restorant me ushqim të mirë dhe çmim të lirë.

Një qendër tjetër kulture dhe bohemësh ishte Cafe des Deux Magots përballë kishës së Saint-Germain-des-Pres, Caffe Lipps përkundruall Deux Magot dhe Cafe Flore nja njëqind këmbë më tutje në Boulevard St. Germain. Kjo pjesë e Montparnasse ishte thuajse tërësisht franceze përveç turistëve nga shumë vende, të cilët në fillim vinin dy nga dy e tre nga tre, por që në të vërtetë ishin me mijëra – e sigurisht shkatërronin gjithçka. Në kohën time e për disa vite më vonë, ne mund t’i hidhnim një vështrim Gidesë tek hante drekë në Lipps apo tek rrinte në tarracën e Deux Margots, madje shihnim edhe Pikason tek kalonte aty pari. Por vite më vonë kur vajta tek Deux Mardots e gjeta të mbushur pothuaj plot me turistë gjermanë e autobusët e tyre, që secili mbante emrin e një qyteti të madh gjerman të parkuar atje tutje. Komercializmi dhe zvetënimi i kësaj që pat qenë njëherë e një kohë qendër e madhe intelektuale mund të ilustrohet me fjalët e shiritave të regjistrit të arkës tek Deux Margots: “Rendez-vous des elites intellectuels.”

Por aty ndodhej një fenomen, të cilin ne kurrë nuk e kishim patur në vitet 1918 deri 1933 kur unë e vizitova Francën apo jetova aty, e ky ishte brezi i humbur. Heminguej ishte përgjegjës për këtë mit. Në librin Dhe lind dielli ai përdor këtë epigraf: “Ju jeni të gjithë një brez i humbur,’ në bisedë me Gertrudë Shtejnin” dhe tani është e pamundur ta ndreqësh këtë rreng njësoj si të korrigjosh njoftimet e gënjeshtërta në librat e historisë së kohës sonë – për shembull “masakrën” e Damaskut.

Faktet janë thjesht:

Gertrudë Shtejni po citonte fjalët e dikujt.

Përmendja i përket punëtorëve, mekanikëve të makinave të pas luftës e jo njerëzve të Arteve e letrave.

Me që Zonjusha Shtejn e rrëfen vetë: kur i ankohet pronarit të garazhit të saj se ia kanë riparuar keq automobilin, ai i përgjigjet se që nga koha e luftës ai nuk mund të aftësohet më tepër sepse ikën ato kohëra të bukura kur kishte mjeshtër të zotë, e ka me këtë kuptim e nuk ka fare lidhje ndoshta me 100.000 piktorë, shkrimtarë, emigrantë që mbushnin Parisin, për të cilët ai ndoshta nuk dinte asgjë, por që i vërejti si brez i humbur.

Për më tepër, gjatë gjithë viteve të mia në Paris, unë i vura damkën vetëm një “intelektuali”, i cili mund të klasifikohej sipas vlerësimit të gabuar të Heminguejt. E shkruajta historinë e tij. E titullova “Njeriu i vetëm i brezit të humbur,” dhe u botua në të gjitha vendet, revista e botuar prej Profesorit Tom Ud të Universitetit të Arkansasit dhe gruas së tij Delores e quajtën Ditari i Brezit të humbur.  Ky është tregimi:

Harolld Ed(mund) Stirnsi mishëronte dyshimin e personit “i humbur.” Ai ishte një burrë i ri, i shkëlqyer në Amerikë, në prag apo më mirë në portat e famës, pat botuar dy libra, që e veçonin si përfaqësues i kohës së tij. Libri i Stirnsit Amerika dhe mendjet e reja pasqyronte besimet e brezit të pas luftës; ndërsa Qytetërimi në Shtetet e Bashkuara, libri, të cilin ai e botoi me paratë e veta, natyrisht e vendoste atë midis yjeve, që po shfaqeshin në letrat amerikane

Pastaj ai vajti në Paris dhe ia futi me të pirë.

E kështu u bë “i humbur.”

Ndodheshin shumë pijanecë e njerëz, që nuk bënin gjë prej gjëje në grupimet e huaja të Parisit e të qyteteve të tjera europiane mikpritëse ndaj njerëzve të letrave, gazetarëve, piktorëve, shkrimtarëve zbavitës. Por në qoftë se kishte ndonjë person të dytë të shquar, që u bë po aq i humbur sa Harolldi, nuk ia dija emrin. Nuk e kam takuar kurrë, e kam parë gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të mia në Europë, nga 1916-1933. Në mes të tjerëve pashë Fitxheraldin dhe Heminguejin të dehur të paktën në më shumë se një rast e kjo ia  vlente ndoshta për një kapitull libri. Por nuk njihja asnjë person që të fillonte një karrierë të shkëlqyer – ashtu siç bëri Harolld Stirnsi – dhe, menjëherë pas ndryshimit të vetvetes kokë e këmbë dhe bashkimit me grupimin amerikan në Paris, ai u bë askushi, nuk ishte më Harolldi; prandaj në artikullin tim theksoja se “brezi i humbur” përbëhej absolutisht vetëm prej një njeriu të humbur, Harolld E. Stirnsit.

Kur e pashë për herë të parë hipur mbi një stol tek kafeneja Select – ai nuk bashkohej kurrë me turmën në tarracë – e punonte për gazetën Chicago Tribune. Botimi i Parisit i kishte dhënë detyrë për të bërë shtyllat e garave të kuajve nën titullin “Piter Pikem.” Nuk e dija sa e paguante Tribune, por ndoshta gjysmën e pagës që ose Koloneli Mkormik ose qeni i tij financiar Hamel i paguante shumicës së redaksisë së Parisit, ta zemë njëzet e pesë dollarë në javë. (Të gjithë ne, drejtuesit e zyrave të huaja, korrespondentët endacakë, paguheshim më pak se çdo grup tjetër i punësuar nga ndonjë shërbim tjetër i lajmeve, ne të gjithë ishim gati të vinim në Europë e me dëshirën tonë punonim thuajse për asgjë.)

Në se Harolldi fitonte njëzet e pesë dollarë në javë, kjo shumë ishte e barabartë me pagën e një gazetari francez, për pasojë nuk ishte e mjaftueshme për të jetuar. Në ato ditë shumë nga gazetarët francezë bënin të gjitha llojet e ndyra të marifeteve të gazetarisë vetëm e vetëm për të fituar ca franga më shumë. Thuajse të gjithë pronarët e gazetave të Parisit, kjo është provuar me dokumente kur bolshevikët hapën arkivat e Carit, ishin të korruptuar nga paratë e rusëve e ky korrupsion vijoi deri në vitet 1920-të. Sa për Harolldin, atij i duheshin të paktën njëzet e pesë dollarë në javë vetëm për llogari të kafenesë Select e ai ishte aq i zgjuar sa ta gjente një mënyrë për t’i fituar.

Piter Pikemi ishte bërë i njohur për shumë njerëz që flisnin anglisht në Paris dhe për shumë turistë. Shumë njerëz i kërkonin të vinte ai paratë për garat e ai sugjeronte se në rast se kërkuesi nuk do të qëllonte numrin e duhur sot apo nesër, ai do ta plotësonte bastin. Në këtë mënyrë ai mblidhte shënime për pesëdhjetë franga (dy dollarë në atë kohë) e mund të paguante llogarinë e pijeve e nuk shkonte të lypte poshtë e lart për para borxh siç bënte hileqari Princi Romanov.

Piter Pikemi nuk u jepte klientëve të tij emrin e një kalit që ai e kish zgjedhur – ai u jepte emrat e të gjithë kuajve që do të vraponiun në garë. Por ai ishte burrë i ndershëm. Ditën tjetër ai ia kthente pesëdhjetë frangat çdo njeriut kali i të cilit kish fituar, duke thënë, më vjen keq, se në fund të fundit nuk mund t’i mbante paratë; natyrisht që mbante paratë e humbësve. Vizitorët dhe turistët të cilët qëndronin për një kohë të shkurtër nuk mund ta gjenin dot kurrë.

Dhe më tej, nga fundi i qëndrimit tim në Francë, Harolldi gjeti një drejtim të ri. Një milioner francez, një Roshild, siç pëshpëritej, i pat dhënë atij si dhuratë një pelë të re dhe Harolldit i duheshin para që ta ushqente e ta shtronte derisa të futej në garën e madhe që t’i sillte atij fat. Të gjithë ishin dashamirë. Të gjithë e ndihmonin. Por pasi kaloi një kohë e gjatë njerëzit filluan të pyesin se kur do të vraponte pela, Harolldi duhej të përgjigjej.

Kujtimi im i parë lidhur me Harolld Stirnsin është i një nate në klubin Select kur, i rrethuar nga një grup i miqve të vet në bar, ai po u tregonte një histori të gjatë për fundin e papritur tragjik të një ëndrre të shkëlqyer. Ai e rrëfeu përsosurisht e unë nuk do të përpiqem ta përsëris përveç një rreshti, rreshtit të fundit. Mendja e Stirnsit ende ishte e mjegulluar prej alkoolit; ajo që tregoi ishte një kronikë letrare e cila duhej mbajtur shënim. Ishte një poemë epike e përpjekjes, heroizmit dhe përkushtimit për sëmundjen e fshehtë dhe shuarjen përfundimtare të mëzes së Roshildit:

“Ajo vdiq në krahët e mi,” e mbylli fjalën Harolldi.

Çfarë u bë me Piter  Pikemin?

Ai u kthye në Amerikë.

U riaftësua plotësisht. Shkroi Rruga që Dija më 1935 dhe Amerika: Një Rivlerësim më 1937, një simpozium dhe një vëllim shoqërues tek Qytetërimi në Shtetet e Bashkuara, i cili dikur i pat sjellë famë.

Vdiq më 1943.

Dhe kështu madje një person i vetëm që për më shumë se një dhjetëvjeçar ishte vënë nën shenjëstrën e çdo zjarrfikësi që vizitonte klubin Select ashtu siç e ilustron Gertrudë Shtejni pronarin e garazhit të brezit të humbur që në fund të fundit nuk ishte vërtet i humbur.

Shkëputur nga libri “Dëshmitari i një shekulli”

Përktheu: Meri Lalaj

Veç me Krishtin e armët tona. Poezi nga poetë Nikaj-Merturas
Nga  Zeqir Lushaj

“…Se ka djem Nikaj-Mërturi,

M’bijnë si lisat e t’fortë si guri…”

-Një antologji, me një 12-she- djem nga krahina legjendare e Nikaj-Mërturit-

Nga:  Zeqir Lushaj

-Si në apelin e fiseve,

Për tu rrethue në sofër,

Artistë me emën,

…Në çdo votër-

(Vargje, nga një vjershë për Nikaj-Mërturin)

1. Nga: Anton (Ndoc) Papleka

NJË NËNË

Askush s’mund ta dijë sa vjet ka:

Ajo është e mocme sa dhimbja,

Ajo është e re sa krenaria!

Në shtepizen e qetë s’ka njeri,

Pervec fotografisë së dy djemve të saj:

Në një mal me borë ranë për liri.

Njerën këmbë e ka të paralizuar,

Gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:

Ajo që në vegjëli ka larë rroba.

Megjithatë as tani nuk rri shtrirë,

(“s’mund të rri kurrsesi” , thotë ajo.)

Në oborrin e vogël del që pa gdhirë.

Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,

Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.

(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zezë!)

Ajo çon tufa në varret e të rënëve,

U fal të rinjve të fejuar në lagjie,

U fal të gjithëve për ditë feste e dasme…

Asaj jeta nuk i dhuron lule:

Ajo tërë jetën rriti trëndafila,

Për lirinë dhe njerëzit e mirë.

2. Nga: Pal Neçaj

GJAKUN E KEMI VEÇ PËR LIRI

Të bardha i ke kullat, Tropoja ime,

Të bardha krojet plot ligjërime,

Të bardha bjeshkët me borë të pa shkrime.

Dhe djemtë e Tu, gjithmonë faqebardhë,

Me armë të bardha e tirq të bardhë,

E permbi krye, po kapuç të bardhë.

Në odat tua, sofra e bardhë,

E në ato sofra, buka e bardhë,

Buka e krypa e zemra e bardhë.

Tufat e bardha në ato rudina,

Lumenj të bardhë nëpër lugina,

Dhe retë e bardha në vjeshta e dimna.

Tropoja ime, në be’ po të shti:

Pash qiell e tokë e këto bardhësi,

Mos e le gjakun e djemve te ri,

Me u derdh kot e me sjellë zi,

Se gjakun e kemi veç për liri!

(Nju Jork,tetor 1993)

3. Nga: Gjon Ndue Markokaj

GURI I VIRGJËRISË

Në Arvejë, me njëqind dele,

I kulloste, një djalë beqar,

Vjen virgjëresha, me gur në krah,

-Ku po shkon, moj vajzë e mbarë?

Ky gur më lëlqeu,

Në mollë të Kuqe e kam marrë,

Te Kisha e Shën Mëhillit, do e çoj,

Due m’e ngulë te një varr.

E merr gurin se je virgjëreshë,

Ke forcë e ke shëndet,

T’ishe e martuar me burrë,

Gurin lart, s’mund e ngjet.

Edhe me burrë, të isha e martueme,

Deri në Dushaj, gurin e çoj,

Fjala fjalës, mendja u thye,

Gurin në tokë virgjëresha e lëshoi.

Rrin me djalin, për ngadalë,

Dashurohen, me lezet,

Erdhi koha me u nda,

E me ngritë gurin përpjetë.

Mbërtheu e ju mblodh gurit,

S’mujti gurin me e lëvizë,

Sot e asaj dita, guri aty mbet,

U pagëzua: -Guri i Virgjërisë.

Njerëz udhëtarë e barinj,

Shohin gurin në Arvejë,

Fuqinë e virgjërisë, s’e kanë,

Me peshue as m’e levizë.

Në këto kushte:

Mbet simbol i dashurisë,

Guri i virgjërisë, në Arvejë,

Në zemër e në mendje të rinisë.

4. Nga: Marash Mëhilli

ZHGËNJIMI I KORBIT

Të gjithë më quajnë;- i zi, i zi,

Më duhet patjetër të ndërroj ngjyrë…,

Pasi e shestoi në kokën e tij,

Filloi nga puna një herë e mirë.

Me sqep i shkuli puplat e veta,

Dhimbje kish, por ndihej i lumtur…,

Tani që hoqa të zezën nga vetja,

Të gjithë do thonë: -Sa korb i bukur!

Nuk fluturonte, pa kërma s’i rrihej,

Shpejt u zhgënjye nga zgjidhja që gjeti,

Ditë pas dite, nisi prap të nxihej,

Emri Korb i Zi, i mbeti se i mbeti.

5. Nga: Agim Mërturi

LODRAT E FËMIJËS

Kur vën në radhë lodrat,

Ngjallë fantazinë,

Rrafshon malin, kodrat,

Bën fushë krejt Shqipërinë.

Ecën ecën treni,

Paralele shinat,

Treni shtypë gjarpërin,

Ujqër e shtrigat.

Dhe duke udhëtuar,

Një herë me tren,

Iu shfaq djalit,

Përpara një liqen.

Një traktor ka blerë,

Të lërojë gjithë vendin,

Djali tha i bindur:

-Do plugoj liqenin!

Mori dhe i hapi,

Dy shkopinj të gjatë,

Kështu edhe Van Dami,

Bie në sparkatë.

6. Nga Fran Ukcama

Zogu i zbardhun

Unë prapë jam trinca e borës në kreva rrushi,

me flatra të ngrira, si çerpikë bore,

bredh mbi akuj me kambët zbathun,

kur dielli i ftohtë ka ikun,

e siper kreshtës një kungull i verdhë ka dal,

si mbramë,

më tha motra Katerina se ajo e ka emrin hanë,

dhe unë në pshtjellën e borës,

prapë cicëroja vajtueshëm:-Nanë, oj nanë!!

Po nana ishte veshun me petka të reja,

e ngrime rrinte mbi një rrasë,

ku dija unë i shkreti i të shkretëve,

se ajo, pa deshirën e saj ishte nisur për Parajsë.

Jam zogu i zbardhun,

lotuesi i heshtun i kohës,

-Nanë, përsëri nanë!! thërras,

dhe vuaj se kam mbi gjashtëdhjetë vjet,

përgjigjen e piskamës nuk po e marrr pas!

7. Nga: Frrok Vukaj

KOSOVË TRIMJA, PO ÇON FJALË

Kosovë trimja, po çon fjalë:

-Kush ma qet zanin në Shalë?

Tym për tym, kush t’jesh me dalë,

Nuk ka plumba trimat me i’ndalë.

Janë bashkue Nikajt te tanë,

Kan kcye lumin e dalë mat’anë.

E i kan thirrë fisit t’Mërturit,

Me i’bashkue djemt e barutit.

Me i’bashkue djemt e fisit,

Me i’nisë luftën Nil Bogiçit.

N’at’ Qaf t’Kolçit ka hip djelmnia,

Ka krisë pushka asht’ tundë Malsia.

Tahir Sokoli mustaqe-gjati,

E merr pushka e s’po i del gjaku.

Ç’po ushton ky mali i Drelës,

Kërcet pushka e Kamer Prelës.

Dirgjen shkijet gur mbas guri,

Mitroloz po qet Merturi.

Ç’ka ka thanë, Ai Nil Bogiçi:

-Se s’ka djem, toka e k’tij fisi.

Bre Bogiç, mbylle tefterin,

T’vrasim Ty e t’zamë asqerin.

Se ka djem Nikaj-Mërturi,

M’bijnë si lisat e t’fortë si guri.

Janë kala, këto bjeshkët e mia,

S’të lëshon-gjallë, me dalë Malsia.

8. Nga: Gjon Neçaj

EH,  JUSUF GËRVALLA!

Nepër rrjedhat e historisë,

Rrodhi gjaku i Arbërit, e bulëzuan lulkuqet:

Bijtë e shqipes mrroleshin nën zymtësinë e kohës,

E prej qindra vjetësh nën flamurin kuq e zi,

Luftuan me pushkë e penë për fe e atdhe….

Jusufin e kish lindur Loke Ajshja me këmishë,

Në një cep të quajtur Arbëri;

Ndaj engjëllonte dhe dritëzonte në vargje e këngë,

Duke luajtur melodinë e përhershme të kushtrimit,

Për pak dritë, për diell, për liri.

Gjarpërinjtë  helmonin damarët e jetës;

Kosova kërkonte hisen e qiellit,

Jusuf Gërvalla me rilindasit kosovarë,

Luftonte me këngë e penë Bjeshkëve të Nemuna,

E liria nuk ish larg, por hienat vraponin,

Derisa frymën e fundit ia morën kreshnikut,

Në një ditë të ftohtë  me borë gjermane,

Ku çdo fije ishte e lyer me gjak, me gjak Jusufi,

Ku-ku biri im, ku-ku gjaku i gjakut tim !

Eh , Jusuf Gërvalla!

Në hisen e pashuar të fisit Gërvalla,

Bulëzojnë shekujve filiza n’amshim…

9. Nga: Yllirian Mërturi

FISIT TË  MËRTURIT

Në këto kohë, kohë dramatike,

Do t’ këndoj një këngë epike.

Historinë e shprush ngadalë;

Per Mërturin, fis krenarë!

Kur ra, kalaja e I’skenderit,

Erdhën ditët e kijametit.

Burrat trima që gjallë pshtuen,

Thelle, në male u strehuen.

Nuk duruen osmanllinë,

Janë krenar, veç me lirinë,

Ata u shkulën nga bregdeti,

I pari i fisit,  ish Murr Deti.

Ngulun n’shkamb,fjetën në shpellë,

Nalt mbi krye, dy plambe qiell.

Na ndan Drini per mjedisi.

Me Berishën, si dy degë lisi.

Në shpat malesh ku rrëshqet toka,

Ishin larg, t’ harruem nga Bota.

Në kohë t’ herëshme e tek e vona,

Veç me Krishtin e armët tona!

Bukën në shkamb e kemi nxjerrë,

Një grusht berre, per çdo derë,

Ditë e natë në çdo shtëpi,

Bukë e krypë, besë e burrni.

Kushtetutë, ligj per katundin.

Ish  Pleqësia me Kanunin,

Me marreveshje “sunduem” veten.

Mbajtëm fjalën e lidhem besën .

Nanat burrenesha, motrat zana;

Gratë malësore, shumë fisnike.

Në çdo punë e luftë që bamë;

Rriten trima e qendruan pranë.

Na ndaluen, librin edhe shkollën,

Por, nuk mund ndaluen ODËN.

S’ patëm letër, bojë as pendë,

Gjithçka duhej, mbajtun n’ mend.

Per mos t’ harrue historinë,

Lëvruem kangën e rapsodinë.

Per të mos hupun fjala e gjuha.

Ruejmë legjenda e fjalë të urta.

Per pastërti, të rracës e oxhakut;

Arkivi ynë- asht’ Lisi i Gjakut.

Lidhun me miqësi dy bajrake;

Mërtur e Nikaj = dy binjakë.

Malet tona se njohën tutën,

Vat Buça vetë, nxirrte barutin.

Burrat e dheut çarkun ngrehun,

Ushtarët anmikut kurrë s’ia njehen.

Turgut Pasha, gjenerali turk.

Urdheron Prel Tulin: ” Dorëzo armët”,

Atje ku je futur, mor’ arrnaut,

“Armët merri”! – nga Guri Murg.

Pritëm derzhavët turra- turra,

Ngusht na pruni diktatura.

Liria,e pronat iu grabiten Fisit,

U mohue edhe Feja e Krishtit!

Si krymi n’ lis shpirti pisket,

Djlm e vajza tretun n’gyrbet,

Sterpikë Botës n’ të katër anët,

Pa harrue, se ketu janë rrajët.

Pesëqind vjet i mundi ky fis,

Sup m’ sup vëlla me Berishë.

Çetinë e fortë  dalë prej gurit,

Legjendar, Fisi i Mërturit!

(Bruksel, 2012)

10. Nga: Zef Mulaj

ANATOMIA E ATDHEUT TIM

Ta bëra autopsinë,

e kohëve,

duke gërmuar me thonjtë e mi,

si bisturi…..

Ti kam prekur damarët e gjatë,

të prerë …

I gjeta rrjedhjet e tyre nga,

shkojnë dhe vinë.

Lëkure e trupit, këmbë e duar,

Sa herë t’i kan prerë….

Ti lypa sytë,

ndezur të kishin mbetë.

Ta lypa koken, nuk të kishte tretë ….

Ta lypa gjuhën,

në çdo thërrime të dheut të kishte mbetë.

Ta lypa zemrën, gjallë ishte me të vertetë.

Ti kërkova zërat e njerzve,

ngrirë në muret e kalave,

të kishin mbetë….

Eca nëpër trupin tënd,

duke lypur damarët e tu,

të bëra analizën DNA-anë,

ta bëra autopsinë, t’i gjeta pjesët,

e trupit tënd të gjatë ..

O toka ime…….

Kudo që të kanë mbetë.

I mora malet e mia,

Fushat, bregdetin, lumejtë, bjeshkët,

i mbështolla në lëkurën tënde,

O atdheu im:

I gjeta kohët njëra pastjetrës,

në damaret e tu lidhur kishin mbetë.

Sa herë të kan vrarë, e kurrë nuk ke vdekë,

Sa herë t’i trembën njerëzit e tu,

ata u lëshuan mbi detë duke ikë.

Anatomia e atdheut tim…..

Sa herë të kanë prerë,

sa herë të kanë vrarë,

të pabesët e tradhtarët.

Nëpër rrugë kan ikur e janë tretur,

njerëzit, gra, burra e fëmijë.

Mbeta duke mbledhur kocka nëpër kohë.

Atdheu nuk i vret kurrë njerëzit e tij,

Por ka nga ata që e vrasin atdheun,

Per një grusht” pare”o për lavdi”.

Atdheu im, mbi trupin tënd,

kuaj të vjetër e kuaj të rinj damarët t’i shkelin ,

duke lënë pas hijen, hijen, hijen……ikin!!

Anatomia e atdheut tim,

lëkurën e copëtuar,

duhet ta qepim…..

Ndaj ta bëra autopsinë,

t’i prek damarët, të rri në sytë e tu.

Mbi trupin tënd një dritë të pashuar,

një grusht qirinj …

Të mbroj nga gjarpërinjtë që herë ikin,

herë vijnë …

Jo kurrë…

Anatomia e atdheut tim…!

Dorën në derën e shtëpisë vendosë kam,

rreth e rotull heshtje, muret e oxhakut për tokë,

ra kanë.

Ikën, ikën, pas lanë trupin tënd,

heshtja mbuloi gjithë fshatin.

Mure të kullës sime maje gurit,

Jeni pjesë e anatomisë së atdheut tim…..

11. Nga: Gjin Gjonpali

DITËT

Ne iu kërkojmë ditëve lumturi,

Ato na e falin sipas mënyrës së tyre,

E ne lumturohemi deri në shtat qiej.

Por ditët nuk janë tonat…

foto

Ne ju kërkojmë ditëve gëzime,

Po ato ngatërrohen e na japin edhe brenga,

E ne i fajsojmë e nxihemi sterrë.

Por ditët nuk janë tonat…

Ne iu kërkojmë ditëve dashuri,

Ato na e shpërfaqin sipas mënyrës së tyre,

E ne digjemi flakë ndjesive të kaltra.

Por ditët nuk janë tonat…

Ne iu kërkojmë ditëve, rini të përjetshme,

Po ato na zbulojnë thinja me imazhe vjeshte,

E ne zhgënjehemi në pafuqinë e tyre.

Por ditët nuk  janë tonat…

Ne iu kërkojmë ditëve të tjera ditë,

Po ato sosen për ne e shtohen për të tjerët,

E ne iluziojmë për tjetër jetë.

Pa e mësuar kurrë se ditët nuk janë tonat.

E hënë 28 Mars 2011

12. Nga: Jak Përpali

POETËT

Vajza, mos i puthni poetët, do t’i humbni të gjitha rrugët,

Duke pikturuar trëndafila bojëgjaku dhe mjedra,

Që shtrydhin ylbere të pakapërcyeshëm në etjen tuaj,

Do ecni nëpër shira xixëllonjash që nuk bien në tokë.

Kanë lindur të mallkuar dhe duan të shpëtojnë,

Duke ju shkruar lirika dallëndyshesh në retinën e syve,

Duke notuar nëpër dallgët e zemrave tuaja të çelura,

Duke pushuar në pëshpërimën e limaneve tuaja të avullt.

Në çdo puthje tjetër do të ndiheni të plakura.

Vajza, do të qani duke braktisur të dashurit,

Që nuk fluturojnë brenda një vështrimi,

Në shtatë liqene dhe në shtatë qiej.

Përshëndetje të përzëmërta:

Dhe Unë, po dua që të përshëndes këtë (takam burrash), këtë dymbëdhjetëshe poetësh lek-bibas, miqtë e mi të dashur e të nderuar, edhe shumë të tjerë si këta, nga ajo trevë etnike-folklorike, me një vjershë timen, pikrisht kushtuar asaj krahine të lavdishme shqiptare, me emrin “binom epik”, Nikaj-Mërtur.

Kur ta shohin e ta lexojnë këtë antologji, këtë  “polifoto” miqësore në ZemraShqiptare, të gjithë këta krijues, prej atje ku janë, nga Bajram Curri a Tirana, nga Athina a Italia, nga Belgjika a Amerika e larget, them se, do të ndjehen, për disa çaste, sikur jemi bashkë, po rrijmë e kuvendojmë, po qeshim e po dertojmë, cakrrojmë gotat e bisedat, që, siç thoshte Fishta dikur: “…Për me u’këndue n’lahutë t’Malcisë,/Se si u end, fati i Shqypnisë?”.

Le të jetë ky botim shumë modest, si një kartolinë për Ju, miq e dashamirë që, megjithëse themi se jemi “njerëz të lirë”, po bahen dekada pa u parë ndër veti! Lutëna që ky 100-vjetor i Shtetit tonë Shqiptar, të na afrojë me njëri-tjetrin, duke na avytë më shumë edhe me Atdheun e dashur, të cilin, nuk e di, “a nuk ditëm, apo nuk mundëm”, që ta duam aq sa, Ai e meriton?!

…Jemi në pranverë, kur gjithëçka përtërihet e ringjallet.

Ashtu qoftë, edhe me fatet e jetët tona.

ATY FILLON PERËNDIMI SHQIPTAR

-Nikaj-Mërturi, dekoratë ilire në gjoksin Dardani-

Nga:  Zeqir Lushaj

Kapuçi i bardhë:

Lugbat, Shtyllë,

…Kore e Kaki .

Kërshi i Pikut,

Vorri i Fratit:

Sytë poshtë tij.

Qafë Agri ,

Qafë Kolçi:

Dy desh mbi urë,

Brinjët, vet fiset,

(Libër i hapur):

-Nikaj-Mërtur.

Rrasa e Mulajve,

Shpatë për së gjati,

Varur, qystek sahati.

Shkuma e bardhë,

Nga Currajt e Epër,

Zhurmon serbes,

Qëndrestarin,

(Epos kreshnikësh),

Freskon mespërmes.

Rreth e rrotull,

Bjeshkët plot çetë,

Kalabosh, vezme me fishekë.

Ngulur fort (Va në Va),

Drinit, nën kambë,

Nga Kisha e Rajës, në Toplanë.

Sy ciklopi,

Përballë natë-ditë,

Berishë e Brigjeve-Aprripë.

Shpatullat të sigurta,

Nga do t’i shikosh,

Valbonë-Shalë-Shosh.

Taban mbështetës,

(Drejtëpeshim gjithmonë),

Motrat, Shkodër e Gjakovë.

Vrrini i kullave,

Bjeshkët e stanit,

Visare, të Kulturës Komanit.

Si lisat breg Karmës,

E pishat në bjeshkë,

Djelt e çikat me synin eshkë.

Si në Apelin e Fiseve,

Për t’u rrethue në sofër,

Artistë me emën në çdo votër.

Hemisfera në Alpe,

(Si Muja e Halili),

Dy Lekët: -Biba-Dukagjini.

Për mikun, në dorë zemrën,

Për armikun, vaisin pushkët,

Pa kallauz katundi që duket.

Aaah, Nikaj-Mërturi!

Dekoratë ilire, në gjoksin Dardani,

Sa mangut do të ishim pa Ty!

Mësonje mirë,

Mbanje mend (çikë e djalë):

-Aty fillon Perëndimi Shqiptar.

Gjeografia…,

Lehtë vizatohet,

Libri i jetës, zor lexohet!

-Per gazeten “Nacional”, nga NJ, USA,  Prill 2013-

Teatri i poezisë shqiptaro-greke më 12 maj në Sarandë.Aktorët dhe regjizorët e njohur Anastas Nika dhe Dino Koubatis do të intepretojnë poezitë
Aktorët dhe regjizorët e njohur nga Shqipëria dhe Greqia, Anastas Nika dhe Dino Koubatis do të intepretojnë poezitë në të  dyja gjuhët

Teatri i poezisë shqiptaro-greke më 12 maj në Sarandë

“Duke kaluar në poezinë bashkohore të dy popujve, Dino Kubati do të recitojë poezitë eAli Podrimjes , Mujë Buçpapajt, Jeton Kelmendit, Iliaz Bombajt, Novrus Shehut,  ndërsa  Anastas Nikaj do të interpretojë poezitë e poetëve grekë në Shqip, përkatësisht të Angjelo Sikelianos, Kosta Kroustalit, Manoli Annagnostakit, Panajota Zalonit dhe Dino Koubatit.”

Dy aktorë dhe regjizor brilant nga Shqipëria dhe Greqia, Anastas Nika dhe Dino Koubatis do të bashkojnë njohuritë dhe forcat e tyre më 12 Maj në Sarandë, ku nën kujdesin e bashkisë së Sarandës do të paraqesin një program te pasur dhe plot me poezi, shoqëruar me këngë e me valle.

Organizatorët duke dhënë detaje për takimin, thanë për gazetën Nacional se “konkretisht, si Dino Koubatis ashtu edhe Anastas Nika do të sjellin përpara shikuesve, fragmente nga veprat e poetëve më të mëdhenj dhe të njohur të Greqisë dhe të Shqipërisë, prej lindjes së poezisë edhe deri më sot.

Programi do të fillojë në gjuhën greke dhe shqiptare me fragmente nga “Odisea” e Omerit, poetit të parë të njohur në mbarë botën, e interpretuar në të dyja gjuhët.

Në vazhdim, të dy interpretuesit do të kalojnë në poezitë popullore ku do të paraqesin poezitë e njohura në të gjithë Ballkanin: “Vëllait të vdekur” dhe “Ura e Artës”, “Dorontina” dhe “Kalaja e Rozafës” përkatësisht, pas të cilave do të dëgjohen këngë popullore.

Do të pasojë prezantimi i Dhionisis Solomou, poet kombëtar i Greqisë nga Dino Koubatis, ndërsa Anastas Nika do të sjellë në skenë poetin kombëtar të Shqipërisë Naim Frashërin, dhe menjëherë pas tyre do te hyjë trupa valltare me valle tradicionale.

Duke kaluar në poezinë bashkohore të dy popujve, Dino Kubati do të recitojë poezitë e Mujë Buçpapajt, Jeton Kelmendit, Iliaz Bombajt, Novrus Sehut, e the Anastas Nikaj do të interpretoj poezi të poetëve grek në Shqip, përkatësisht të Angjelo Sikelianos, Kosta Kroustalit, Manoli Annagnostakit, Panajota Zalonit dhe Dino Koubatit.

Këngëtarë shqiptarë dhe grek do ti japin nota muzikore shfaqjes me këngë, të citat janë kompozuar në bazë të vargjeve të poetëve e të dy vëndeve.

Poetit të madh bashkohor kosovar Ali Podrimja dhe poezisë së tij “Lum Lumi” do ti përkushtohet pjesa e parafundit e shfaqjes, e cila do të recitohet si në shqip ashtu edhe në greqisht.

Pjesa e fundit e kësaj reference të larmishme poetike do të përfshijë  interpretimin e dy poetëve të mëdhenj të lashtë dramatik të Sofokleut dhe të Euripidit. Anastas Nika do të gjallërojë në sytë e shikuesve mbretin Kreont nga tragjedia “Antigoni” të Sofokleut dhe Dino Koubati rolin homonim nga tragjedia e të njëjtit dramatik “Edipi Rex”.

Mbrëmja do të mbyllet fuqishëm me pjesmarrjen e jashtëzakonshme të aktores së madhe të skenës shqiptare Margarita Xhepa, e cila do të interpretoj heroinën homonime nga tragjedia e Euripidit “Ekavi”.

E gjithë shfaqja, e cila më vonë do të prezantohet edhe në Greqi, do të zhvillohet nën kujdesin e bashkisë së Sarandës, të kryebashkiakut, si dhe pjesëtarët kryesorë do të dekorohen me medalje të artë nga grupi Unesco i Pireut.

Në deklaratat e tyre, interpretuesit kryesorë të shfaqjes, e cila quhet “Nga Omeri dhe këngët popullore deri tek Dhionisi Solomo dhe Ali Podrimja”, Anastas Nika dhe Dino Koubatis, theksuan se është një nder i veçantë për ta pjesmarrja e  divës së shenjtë të teatrit ndërkombëtar Margarita Xhepa në këtë shfaqje poetike-teatrale. «Ndihemi të ngazëllyer që ndodhet pranë nesh dhe ti japi një rëndësi të madhe jo vetëm faktit, por edhe neve vet, nje aktore kaq e madhe me një profil dhe njohje ndërkombëtare», përfunduan ata në pronicimin për gazetën Nacional.

NË PJESËN E PASHIJUAR TË ËNDRRËS. Poezi nga Sabit RRUSTEMI
Sabit RRUSTEMI

NË PJESËN E PASHIJUAR TË ËNDRRËS

ÇERDHJA IME

riga shiu prehen mbi flokët e saj

prehen e lotojnë

si shelgjet e majit

zgjas krahët kah ajo

ndjenjat si flatra zogu

shkyejnë hapësirës së lagur

për pak ngrohtësi

Çerdhja është lagur

streha ime

ku mungoj tashti

ajo ka zemrën e madhe

një Çerdhe të Re

ma falë në brendësi

më merr në gji

shi puthjesh rigojnë

në atë (O)gjak me dashuri

ku zjarri ende s’u shua

ZEMRA NUK DËGJON

nuk do ta prishë atë qetësi dhome

përmes trokitjes sime

fjalës që m’xiglon maje gjuhe

di të heshtë

edhe kur ndizem ndjenjash

e malli më shpërblen

me një mal brengash

vetëm me t’pa

me ta dëgjue

atë fjalë magjie

se si ma thue

nuk besoj ta kesh harrue

po e mbajë e rikujtoj këtu

tek kjo dhomë shpirti

sa herë due

e si due

jo

nuk po të trazoj

as po të them

më harro mue

zemra nuk dëgjon

edhe nëse rastësisht e thue

SI HËNË E RE

si hënë e re

vargu im

më le vetëm mua

tek ajo bebëz

troket si ëndërr

e prehet mes buzësh tua

shuan etjen

atë zjarr ndjenjash

në tëndin krua

natën zbardhë

aty ku dua

NJË EMËR QË DASHURI S’U NGOP

nuk është ajo Rrushja e Rexhës

që numron lisat e malit me përqafime

është Rrushja e ëndrrës së fshehur

në sytë e Zekës

dhe unë s’di pse e kërkoj

thellësive që s’preken

ata sy të zinj

sa ëndrra të reja përtrijnë

tek vetëtojnë dritareeve

kur zbresin e ngjiten shkallëve

dridhin dhe fletët e blijve parkut

me puhizë dashurie

mëngjesve mbrëmjeve

Zekë Hajdini i këngës

rishtas hyllet pas tyre

nëpër atë puhizë flokësh kërkon

pjesën e pashijuar të ëndrrës

se si më grishë ky emër

sa herë e dëgjoj

një emër që dashuri s’ u ngop

TEJ PERDES

lodhur prej zhurmës

ditës e fjalëve

ajo mbyll dritaren

tej perdes ngjyrë peme

përdredh shtatin

tek shtron shtratin

po unë s’e shoh

kur heq rrobat e ditës

e veshë këmishën e natës

e bukura e këngës

aty ku bie dritë e hënës

ma lë çelësin e ëndrrës

gjurmëve të ndjenjës

gjej rrugën e eci

drejt lules së zemrës

PARRESHTUR

Ora sapo ra dymbëdhjetë herë

dymbëdhjetë herë ra

duke përmendur emrin tënd

apo ashtu m’u bë

të përmenda e të kujtova

dhe unë

edhe pas dymbëdhjetë rrahjeve

madje dhe tash

orëzemra ime për Ty po rrahë

e s’ pushon

s’ ka orë as shifër

që numëron këto rrahje

pos kësaj njësie matëse

me emrin zemër

ja dëgjoje si rrahë parreshtur

ZGJOHU MËNGJESORJA IME

Zgjohu Mëngjesorja ime

zgjohu e çili ata sy të zez

zgjohu të futem brenda asaj yllësie

që rri fshehur brenda teje

dua të vallëzoj zbathur zdeshur

nëpër atë zjarr dashurie

nën ritmet e një valsi të ri lumturie

hapi dhe krahët hapi

të lëshohem qetas

nëpër atë fushë të ndezur ndjenjash

deri tek mollat çfte

aty nën kurorrat e tyre

të prehem e çmallem tëndes hije

zgjohu si përmes një ëndrre

me atë buzëqeshje të këndshme

e ta bëjmë një ditë të ëndshme

një ditë që s’e patëm

e gjatë e pritëm

trokitja ime

një melodi e ëmbël mëngjesi

po rrahë qiellit tënd

jam unë

ëndrra ime

mos ke frigë

merrmë

me avullin e trupit tënd

ngrohmë

GURI I PRITJES

Rrodhën lotët në pritje

rrodhën e u gurëzuan

gurë lotsh u bënë

për një gjurmë

të hapit tënd

a një prekje

nga tuat

duar

udhësh

ti u vonove

dhe gurin nxive

derisa mbërrive

buzët na i mërdhive

një stinë zjarri u harxhua

ata akuj zemrash sa i shkrive

pastaj

eh pastaj

u ngjite në majë

e shpraze gjithë atë vajë

po pritja s’u tret

gurëzemre mbet

GURI I TROLLIT

do shkoj tek ai gur

do ta prekë

e do ta ledhatoj me duar

dhe atë gjurmë

ku preku jotja shputë

do ta përqafoj

e do ta puthë

si të ishte trupi yt

si të ishe ti vetë

do gjej fuqi

e do ta ngris n’ kaltërsi

të ta shkrijë me dashuri

si atë shpirt që mallshëm

të memoroi në zemër ty

do të shkoj tek ai gur

një ditë

për të të gjetur ty

pasha k’ta sy…

NJË JETË ME VERË KEMI

Nisem shtegut

kah zemra jote

ëndrra ime e rigjetur

nga cepi i syrit

do të zbres

në atë dhomë zemre

për një muzikë shpirti

nën ritme puthjesh

do shtegëtoj

e s’do ndalem së dashuri

ato buzë

se si më mikjlojnë

dhe nga larg

më presin nga terri

në ag

të dielën e lutjeve

pritjen me dashuri

do ta shenjtërojmë

pa le të çmenden vetmitë

mëritë

shpirtrat tanë

nën ekstazë

ngrisin dollitë

një jetë e një verë e kemi

e dashur

le ta pijmë për qejfin tonë

POS TEJE

ndihem i zbrazur para teje

krejt ç’pata

i nxorra

para syve që m’ rrëmbyen

asgjë s’ mund të fsheh

para buzëqeshjes

që dritëson fytyrën e kësaj dite

asgjë s’ mund të fsheh më

pos teje

thellë diku

përtej horizontit të nëntë

të nëntokës sime

po të strehoj

as tërmetet trembëdhjetë ballëshe

nuk i nxjerrin para botës

këto thesare dashurie

AJO

ajo mbyllë dritaren

perden prej lotëve

lëshon ngadalë

po hapat e mashtrojnë

nuk e nxjerrin

nga dhoma e shpirtit tim

aty ngelë përjetësisht

SHENJAT E VJESHTËS TROKASIN

trokasin

Shejnjat e Vjeshtës

nëpër kurorat çufrrake

të Çepurit

gjetheve të përhitura prej vape

reve që i qasen qiellit

erës që shkund dhe pritjet e mia

trokasin shenjat e vjeshtës

dhe në flatrat e shpend’ve

që ndërrojnë kahje

në pemët që pikojnë

dhe në vetë ngjyrat e tokës

shenjat e vjeshtës trokasin

dhe në mua

trokasin e kalojnë

unë mbes i paepur

zemërhapur

në pritje të stinës sime

STINËN QË NUK ARRIJMË PËR TA VJELUR

është pjekur e shkundur

para pikëpjekjes sonë

të tjerët e shijojnë

neve ngushëllohemi

me aromën e imazheve

dhe e mbjellim

e mbjellim sa më thellë shpresën

shtreave pjellore të zemrës

për të mugulluar një ditë

dhe Stina më e ëmbël e jetës

një ditë

kur do t’i bien thinjat

pritjes

stinën që nuk arrijmë për ta vjelur

NDIZE ERËN

ndize erën

e dashur

ndize

përmes një shkrepëtime syri

a buzëve që nxjerrin flakë

a një shkundjeje të lehtë

mbi trupin e etur

të qenies sime

shihe si është tharë

si është plasaritur

si vyshket ngadalë

si ai gjethi

mbetur n’ rremb

as flladi i mbrëmjes

s’e shprushë

as e mëngjesit vesë

mos prit ma shumë

e dashur

po s’e ndeze erën

s’ do ketë shi

qe besa as dashuri

e dashur

bota s’shembet

nëse qullemi prej puthjeve

unë e ti

erën ndize

le t’ bjer ai shi…

BRYMA E PARË

erën e përbiu nata

asnjë re në qiell s’e la

brymë e parë

si hata ra

sall k’saj lules

që kam në zemër

asgjë s’mundi me i ba

DIELA FESTIVE E LUTJES

ti nuk (mund) të fshehesh prej meje

aas kur nuk jep shenjë

as kur me një Buzëqeshje

s’më pëlqen

a përqënmdrim të thelluar syri

s’më rrëmben

e di ku të gjej

edhe këtë të dielë

këtë të diele festive

qe po nisem drejt teje

për të të parë

për të të prekur

për t’u lutur

e për të dashur pa fund

tej pafundësisë

që shkon sall adhurimi im

aty jam ku s’ më sheh

këtu je në timen strehë

përherë

Sa herë lutem e falem për ty

Festë kam

Si këtë të Dielë

E PADËBUARA MBIN PËRSËRI

kot përpiqem ta nxjerr mallin nën diell

ta shtrijë e ta thajë deri në rrënjë

në rërë deti në maje Çepuri

a te Guri i Thatë

më përvidhet si erë

përmes një reje ofshamash

më kthehet në shi

nëpër grimca dheu fshihet

rrudhave të ballit

mbin përsëri

ushqim i pasosur i mallit tim

je ti

ti që s’dëbohesh nga imja thellësi