Panairi i Librit në Tiranë në edicionin e 14-të

Filed under: Poezi |

Ministri i TKRS Bumçi, mori  pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike

 

“Hadrianopolis, një qytet romak në Epirin e lashtë”

 

Ekspozita ka për qëllim për të ilustruar aktivitetet dhe rezultatet e misionit arkeologjik të Universitetit të Macerata në Hadrianopolis, të zhvilluara me një ekspozitë ndarë në dy pjesë.

 

Të shtunën, në datë 5 nëntor 2011, në prani të Ministrit të Kulturës Aldo Bumçi, u përurua  pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë ekspozita fotografike “Hadrianopolis, një qytet romak në Epirin e lashtë. Aktivitete gërmimesh dhe rivlerësimesh.”Ekspozita (kuruar nga Roberto Perna dhe Sofia Cingolani), e hapur tashmë në qershor 2010 në Macerata, u hap edhe në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë me rastin e javës së 11-të Gjuhës italiane në botë

Që nga viti 2005  Universiteti  Macerata, në bashkëpunim me rajonin Marche, nisen hetimet arkeologjike  në qytetin e lashtë të Hadrianopolis sot Sofratikë në jug të Shqipërisë, në Gjirokastër, dhe në luginën e lumit Drino,

Ekspozita ka për qëllim për të ilustruar aktivitetet dhe rezultatet e misionit arkeologjik të Universitetit të Macerata në Hadrianopolis, të zhvilluara me një ekspozitë ndarë në dy pjesë: e para, një aparat shpjegues pasuruar me analiza e kontekstit në të cilin Hadrianopolis është e vendosur, dhe më pas   përshkrimit të hetimeve të fundit arkeologjike që paraqiten  gradualisht neaspektin urban dhe monumental. Në fund,  flitet për aktivitete të ndryshme në lidhje me gërmimet dhe metodologjitë e përdorura për përpunimin e të dhënave. Seksioni i dytë, ka për qëllim të sigurojë, nëpërmjet 60 fotografi me ngjyra dhe bardhë e zi, një ndjellëse dhe origjinale peisazhet, arkitekturës dhe jetën në luginën e Drina.

 

 

Panairi do të qëndrojë i hapur për publikun nga data 9 deri në 13 tetor

 

Panairi i Librit në edicionin e 14-të

 

 

Oragnizimi i Panairit të librit shkoi mes polemikave mes dy shoqatave të botuesve shqiptarë, lidhur me cmimet e larta që u aplikuan këtë vit në krahasim me vitet tjera.

 

Siç  dihet tashmë  Panairi i Librit “Tirana 2011″, do të çelet  me 9 nëntor në Tiranë. Sipas organizatorëve në këtë edicion (të 14-të) do të marrin pjesë 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese shqiptare, por edhe disa Universitete dhe shtëpi botuese të huaja, që për pesë ditë do t’i prezantojnë lexuesve titujt e rinj dhe botimet e viteve të kaluara. Panairit i Librit “Tirana 2011″ do të qëndrojë i hapur për publikun nga data 9 deri në 13 tetor, në orën 09:00-21:00, ku veç të tjerash lexuesit do të kenë mundësi të takojnë pranë stendave të shtëpive botuese edhe autorë të ndryshëm.

Oragnizimi i Panairit të librit shkoi mes polemikave mes dy shoqatave të botuesve shqiptarë, lidhur me cmimet e larta që u aplikuan këtë vit në krahasim me vitet tjera.

 

 

Shenohet 30-vjetori i krijimtarisë së Halil Matoshit

 

Tridhjetëvjetori i krijimtarisë publicistike e poetike dhe pesëdhjetëvjetori i lindjes së Halil Matoshit janë shënuar të mërkurën mbrëma me një mbrëmje poetike në Prizren, të organizuar nga Teatri i Qytetit.
Për krijimtarinë artistike të Matoshit ka folur dramaturgu Jeton Neziraj. Sipas tij, Matoshi është zëri kritik në shoqërinë kosovare, të cilën gjë e ka bërë edhe nëpërmjet punës publicistike. Për më tepër, sipas Nezirajt, pikërisht Matoshi bëri që poezia bashkëkohore kosovare të niste të përjetohet si e tillë.

 

 

Promovohet  libri i ri i shkrimtarit  Ben Blushi “Shqipëria”

 

 Është promovuar të premten në Tiranë  libri i ri i shkrimtarit  Ben Blushi. Në ceremoninë e zhvilluar në “Hotel Sheraton” ishtin të pranishëm shumë shkrimtarë dhe kritikë të letërsisë shqipe.
Drejtori Ekzekutiv i gazetës “Mapo”, Henri Cili deklaroi se “Ben Blush i ka krijuar një risi në dekadën e re, ka kthyer një lloj shije për të lexuar lertërsi. Libri metaforë e një Shqipërie utopike”.Ndërkohë shkrimtarja Diana Çuli, e vlerësoi librin si një befasi letrare, pasi sipas saj, është një metaforë e madhe. “Është krijimi i një Shqipërie utopike, ku ka personazhe me emra real, por mbetet një krijim artistik”,- u shpreh Çuli.
Në fjalën e tij përshëndetëse Blushi e cilësoi librin e tij më të ri, jo si libër historik, por libër për të gjithë shqiptarët.

 

 

 

 

 

Gjermania fiton kurorën e “ Miss Globe 2011”

 

Ka përfunduar konkursin i cili këtë vit solli në Shqipëri 42 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës. Fitoren e ka mbërthyer gjermania, Stephanie Alice, 20 vjeçarja e ardhur nga qyteti Karlsruhe.Biondja me sy blu, e gjatë 178 cm, me origjinë nga Polonia ka triumfuar kështu bashkë me dy shoqërueset: Miss Kolumbia, Eda Ferrin, shoqëruesja e dytë dhe Miss Sllovakia, Michaela Gasparovicova, shoqëruesja e parë.“Është një gëzim I jashtëzakonshëm, duhet t’u telefonoj prindërve për tu dhënë lajmin e mirë”. -ka thënë fituesja.

 

50 mijë euro  për  galerinë “Muslim Mulliqi”

 

 

Prishtinë, 3 nëntor – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me qendrën artistike “Muslim Mulliqi” për rinkostruktimin e muzeut-galeri me emrin e piktorit.
Me këtë memorandum MKRS-ja merr përsipër të investojë 50 000 euro për  rikonstruktimin e kësaj galerie, kurse qendra artistike do ta implementojë projektin në bashkëpunim me MKRS-në

 

 

U shpallën 14 fituesit e çmimit “Kult”

 

Gjatë javës së fundit 14 personalitete të artit dhe letrave tërhoqën trofeun e Çmimit Kult 2011 në 12 kategori të artit si dhe 2 çmime speciale që u akorduan për dy prurje të veçanta gjatë vitit 2010. Aktorja e vitit u zgjodh Eftiola Laçka, ndërsa aktori i vitit u zgjodh Bujar Asqeriu. Mehmet Xhelili tërhoqi trofeun e regjisorit më të mirë dhe Kujtim Gjonaj atë të filmit më të mirë të shkurtër për “Ëndrra e Çamërisë”, ndërsa Elton Cefa u zgjodh si balerini më i mirë. Albumi muzikor i vitit “Pranga malli” nga Irma Libohova, u përzgjodh si më i mirë i vitit, ndersa Inva Mula u përzgjodh si interpretuesja lirike e vitit në shfaqjen “Përrallat e Ofmanit”. Çmimi  për artistin pamor të vitit, i shkoi piktorit Pashk Përvathi, ndërsa instrumentisti më i mirë u zgjodh pianistja Kristina (Petrollari) Laço. Çmimi për librin studimor dhe enciklopedik i shkoi Pëllumb Xhufit për botimin “Shekulli i Voskopojës: (1669-1769)”, çmimin për librin artistik e mori Lindita Arapi për romanin “Vajzat me çelës në qafë”, ndërsa përkthyesja më e mirë u përzgjodh Jonila Godole për poemën “Elegji Duine” nga Rainer Maria Rilke.

Çmimet speciale u dhanë për kompozitorin e njohur Aleksandër Peçi, për gjithë krijimtarinë e tij mjaft të veçantë dhe kontributin në muzikën klasike shqiptare si dhe një çmim për përkthyesin Robert Shvarc, pas vdekjes

 

Festivali ndërkombëtar i teatrit në Shkup

 

Festivali ndërkombëtar i teatrit në Shkup do të jetë stacioni i radhës për shfaqjen “Rock ’n‘ Roll”. Teatri Kombëtar i Kosovës ka vendosur që me shfaqjen e regjisorit Dino Mustafiq të jetë pjesë e edicionit të pestë të këtij festivali. Do t’i takojë pikërisht shfaqjes nga Kosova që sonte (e premte) ta hapë festivalin. Për shtatë ditë kryeqyteti maqedonas do të jetë nikoqir i trupave të tjera teatrore nga Bullgaria,Turqia,Serbia,Franca, Polonia, Italia, etj. Ky festival ka karakter garues. “Rock ’n‘ Roll” do t’i lërë vend shfaqjes “Dhoma” nga Italia, që do të shfaqet një ditë pas në kuadër të festivalit.

 

“Marie Kraja”, çmimi i madh për sopranon amerikane Sara Heaton
 Sopranoja amerikane Sara Heaton fitoi çmimin e parë “Marie Kraja”. Çmimi i dytë është fituar nga sopranoja braziliane Luçiana Distante, ndërsa dy çmimet e treta kanë shkuar për basin shqiptar Arjol Xhaferri dhe sopranon nga Kazakistani, Lada Kysykova. Festivali ndërkombëtar operistik mbylli kësisoj mbrëmjen e së dielës edicionin e tij të 12-të. Nga 17 konkurrentët që morën pjesë në këtë festival, juria e përbërë nga emra me famë ndërkombëtare, e kryesuar nga drejtori i Akademisë së La Scala-s, Luca Targeti, përzgjodhi 10 artistë për natën finale

 

No related posts.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>