Grupimi “Dhjetor 90”, publikon në Tiranë librin “Dhjetor 90, mbaj mend”

Filed under: Poezi |

Grupimi “Dhjetor 90”, publikon  në Tiranë librin “Dhjetor 90, mbaj mend”

“Dhjetor 90, mbaj mend”

“Ky është libri më i kompletuar i shkruar gjatë këtyre dy dekadave për  ngjarjet e dhjetorit 1990, për shkak se është  bazuar në  kujtimet apo ditarët e përsonazheve të kësaj ngjarje të rendësishme për historinë  re të Shqipërisë.”

Grupimi “Dhjetor 90”, ka publikuar të enjten në Tiranë librin “Dhjetor 90, mbaj mend.” Libri u promovua në “Tirana International Hotel” në prani të ish-përsonazheve të Levizjes Studentore antikomuniste 1990, në Universitetin e Tiranës dhe atë të Shkodrës, një pjesë e të cilëve kanë sjellë kujtimet e tyre për atë ngjarje që çoi në lindjen  e pluralizmit politik në Shqipëri dhe të vetë Partisë Demokratike.

Libri hapet me portretet tre heronjëve të e Levizjes së Dhjetorit dhe demokracisë shqiptare Azem Hajdari, Arben Broci dhe Avdyl Matoshi, të pushkatuar në regjimi neokomunist pas viti 1997, si  dhe pasohet nga 47 protoganistë të kësaj levizje që ndryshoi historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të rajon.

Kryetari i Grupimit “Dhjetor 90”, BislimAhmetaj, ish-student i Universitetit Bujqësor Kamëz dhe një nga drejtuesit kryesor të kësaj Levizje në këtë universitet,  si dhe njeriu që kordinoi punën përgatitore të këtij libri deri në publikimin e tij,  tha në takimin promovues se kjo ceremoni ishte një homazh për heronjtë e dhjetorit 1990 si dhe një detyrim për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë për të mësuar të verteten e asaj ngjarje të bujshme në historinë e Shqipërisë. Kryetari i Levizjes Studentore në Universitetin e Shkodres Flkamur Buçpapaj, e vlerësoi punën e zotit Ahmetaj për përkujdsjen e treguar për publikimin e ktëij libri i cili do ta mbrojë Levizjen nga spekulantët që kanë dalë në tregun mediatik, sidomos  pas vdekjes së heroit të Levizjes së Dhjetorit në Tiranë, Azem Hajdari.

Të rënditur sipas alfabetit autorët e librit prej 400 faqesh janë:Azem Hajdari, Arben Broci, Avdyl Matoshi, Avdi Baleta, Afrim Krasniqi, Agim Imeri, Agim Parllaku, Akli Fundo, Alban Tërshana, Albert Avdulaj, Albert Kushti, Aleksander Meksi, Altin Qoshja, Arben Demeti, Arben Çokaj, Arben Ibro, Arben Muça, Arbër Ahmetaj, Bardhyl Ukcamaj, Besnik Mustafaj, Bislim Ahmetaj, Edi Paloka, Edmond Tupja, Eduard Zaloshnja, Fatos Kongoli, Gazmend Oketa, Gjelosh Prendi, Gjokë Vuksani, Hysen Arapi, Gjokë Vuksani, Ilir Metaliaj, Kujtim Çashku, Marash Mirashi, Merita Zaloshnja, Mimoza Ferra, Alma Meçe( Bendo), Mimoza Preçi Hajdarmata, Mirel Sharrxhi, Misret Sahiti, Mujë Buçpapaj, Myftar Gjana, Osman Stafa, Petrit Rama, Preng Arapi, Rexhep Uka, Ruzhdi Keçi, Skënder Madani, Shaban Memia, Tritan Shehu, Vullnet Spahiu, Xhelal Mziu, Zenel Hoxha.

Autorët kanë sjellë mbresat e tyre 21 vjet më vonë nga koha kur ata luajtën një rol të rëndësishëm në shembjen e sisetmit të dikaturës së proletariatit dhe themelimin e rendit të lirë demokratik, bazuar tek ekonomia e treguit si dhe respektimi i lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Ky është libri më i kompletuar i shkruar gjatë këtyre dy dekadave për  ngjarjet e dhjetorit 1990, për shkak se është  bazuar në  kujtimet apo ditarët e përsonazheve të kësaj ngjarje të rendësishme për historinë  re të Shqipërisë.

Shkrime të ngjashme:

  1. Poeti bashkëkohor italian, SebastianoGrasso, prezenton në Tiranë librin e tij të funditme poezi
  2. Nacional publikon për herë të parë dokumentat sekretë: Komunistët shqiptarë në arkivat angleze
  3. Panairi i Librit në Tiranë në edicionin e 14-të
  4. Qyteti shkelqimtar mbi kodër, esse nga Mujë Buçpapaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>