FAMËZIU, Tregim nga Bedri Çoku

Filed under: Poezi |

 

 

Ali Kurti ishte polici më  famëzi i burgut të Burrelit. Nuk dihet     sa  mund të  jetë  numri  i të burgosurve politikë, vdekur dhe torturuar  nga   duart dhe   shpirti  i  tij i  pa mëshirshëm. Madje  thonë se ishte aq  i besuar  e i mbështetur nga Ministri i Brendshëm i diktaturës, sa që, për çfarëdo që  kërkonte e thoshte Aliu në atë burg,  komandantët  ishin të detyruar t’i bindeshin. Madje cilido që  vinte  dhe  ikte  si drejtues i  burgut  gjëmëmadh,  rrinte  gatitu përpara  Aliut, që   shërbente aty qysh nga dita e popullimit për herë të parë me kundërshtarët e komunizmit,   nacionalistët, klerikët  dhe ajkën e inteligjencës shqiptare. Kisha dëgjuar për këtë përbindësh nga të burgosurit e hershëm, kur u gjenda midis   maleve  të  shkretuar të burgut të  Spaçit, por vetëm aq. Asnjë detaj, asnjë karakteristikë  tjetër për të. Vetëm si njeri me një shpirt katran, të zi në fytyrë, siç është  zakonisht  përfytyrimi për një katil që vret dhe torturon njerëz të pa fajshëm. Pata dëgjuar, mandej,   se ai ishte edhe një nga personazhet kryesorë në LIBRIN  e Arshi Pipës, botuar në Perëndim, sapo ky  qe arratisur nga Shqipëria. Rrëfenjat e të cilit kishin tërhequr regjisorët më të mirë perëndimor dhe libri ishte xhiruar  film, brenda një kohe rekord. Thoshin se ai,  filmi,  kishte lënë nam,  duke revoltuar shumë qytetarë të botës së lirë për masakrat e komunistëve shqiptarë në burgun e Burrelit. “Ali Kurti”,  në film,  ia kishte kaluar në tortura edhe vetë xhelatëve nazistë, aq sa një oficer  gjerman  kishte  zbrazur  koburen   në drejtim të ekranit…

Ndërsa kur u gjenda vetë në  Burgun e Burrelit, menjëherë,  sapo mora dënimin e dytë e të rëndë për shkak të kryengritjes që bëmë ne, të burgosurit politikë në burgun e Spaçit, e pashë dhe e njoha  nga afër Aliun e tmerrshëm. Krejt ndryshe nga ç’e përfytyroja unë dhe shumë të tjerë si unë,  vetëm nga të dëgjuarat. I thatë, biond, me sytë të zbardhur si hirra që sapo del  nga napa e djathit, ai të kujtonte   shqarthin  që kacavirret pas pemës për të kapur gjahun e vet, ose dhelprën  e cila,  në pamundësi për ta rrëmbyer pulën e ngjitur në pemë, e vështron atë gjatë  me sytë e hirrët,  deri sa ajo rrëzohet  në tokë, në mënyrë tepër të  çuditshme. Këtë çudinë  e dytë e pashë me sytë e mi në një nga rastet kur  i burgosuri,  trim i çartur,  siç ishte Adem Allçi, gjithmonë i uritur,  sa herë zemërohej dhe revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracën e banjave në mes të oborrit rrethuar nga muri i lartë 12 m., mbi të cilin rrinin si kurorë   gjembaçët e fabrikës së Kavajë, nuk zbriste prej andej pa iu realizuar kërkesat që paraqiste. Përleshej me policët, gjakosej me  ta, por  tarracën  nuk e lëshonte. Ndërsa kur i afrohej Ali Kurti,  pasi kishte  urdhëruar policët e tjerë të largoheshin nga rrethimi i tarracës     çuditërisht, habiteshin të gjithë se si Ademi i llahtarshëm zbriste  qetë-qetë shkallët që ia mbarte vetë  kapter Aliu deri aty, ecte para këtij që çoç  i thoshte   me zë të ulët dhe pa kërcënime, deri sa  kyçej  në dhomën e vet, ndërsa famëziu vazhdonte shërbimin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë…

Kisha dëgjuar që sa herë Adem Allçi  i çartur, ngjitej   mbi tarracë, po të mos ndodhej Ali  Kurti në shërbim, dërgonin  njerëz për ta marrë  atë  në shtëpi…

Një rast ndodhesha  në birucë… Kisha pesëmbëdhjetë ditë që vuaja nga uria dhe të  ftohtit,  në  dimrin  e  paharruar  të  vitit 1975.  Në birucën përbri meje, nga e djathta, ndodhej Koço Tashkoja, vëllai i Tefta Tashkos, këngëtares së famshme, njeriu më i rëndësishëm i themelimit  Partisë Komuniste në Shqipëri,  më 1941,  i pleqëruar, i cili  rënkonte nga dhimbjet dhe të ftohtit, ndërsa në krahun tjetër  kisha Gjin Markun, një nga gjeneralët kryesorë të  luftës nacional-çlirimtare, siç e quanin komunistët, i cili  nuk pushonte së bëri talim, duke kënduar pa u lodhur internacionalen e tyre… Për shkakun  e  këtyre,  të dyve, Aliu më kishte lidhur dy herë në hallkat e hekurave  të ngulur  në mur,  pse bërtisja për Koçon që e linin të vuante në birucë nga të ftohtit dhe uria,  ndërsa qortoja  gjeneralin e famshëm me zë të lartë për të mos e kënduar  më  atë dreq kënge,  që i frymëzonte   torturuesit për të na shtuar vuajtjet  më tepër…

Ndonëse  nuk  isha rraskapitur ende  deri në fazën që të flisja me vete, apo të shikoja nëpër muret e birucës figura njerëzish të vdekur e fantazma… siç ndodhte zakonisht me  të gjithë të burgosurit politikë   që vuanin  dënimet ekstra në birucat e akullta të  Burrelit, si në rastin tim,  Koço Tashkos e  Gjin Markut,  ngaqë  rregullorja për dënime të tilla ishte e pamëshirshme; që jepeshin kastile në palcën e dimrit për t’i   torturuar armiqtë sa më shumë   në birucat që kishin  formën e gjashtëkëndëshit,    me beton e mur të  akullt…me një dritare të ngushtë mbi kokë, ku natën vegullonte  e varur një llambë e nxirë nga tymrat e cigareve dhe  pezhishkat e merimangave, ishin   gjithçka  që mund posedonte një njeri   në  “Siberinë” e  krijuar  nga  sivëllai për të torturuar  vëllanë e racës së vetë…

Çdo vaktë në biruca pritej me padurim për të kollofitur lëtyrën që sillte komanda dhe një copë bukë të përtharë ose të mykur.  Pas kësaj përpirje,  që  s’të ngopte kurrë, sa hap e mbyll sytë, merrje   edhe një    cigare nga të tuat të cilat i ruante polici  para  derës së birucës. (Nga përjashta, kuptohet ).

Një  ditë  që Ali Kurti ishte në shërbim, për vaktin e  mëngjesit,    më   kishte dhënë një letër cigareje  dhe duhan,  aq sa mendonte  ai  se ishte mjaftueshëm për kapacitetin e  letrës që unë do të dridhja. Më kishte dhënë  edhe dy fije shkrepëse, me qëllim që, nëse nuk do të ndizte njëra, të më shërbente tjetra. Për fat, e ndeza duhanin me shkrepësen e parë. Edhe në drekë,  sipas rregullit, Aliu më dha prapë një letër cigareje dhe një puqër  duhan sa ç’e mendonte ai se duhej. Më dha edhe dy fije  shkrepëse, sepse kapakun me zhivë  e   mbanim  brenda në  birucë.   I  thashë sinqerisht, pa prapamendim se nuk më duheshin dy fije shkrepëse, ngaqë më kishte mbetur njëra, e mëngjesit. Ai më vështroi me vëmendje  e,  kur pa  fijen e shkrepëses  që e mbaja  në dorë, u ul poshtë,  mori   tufën   e letrave që kishin mbetur  dhe një grusht duhan dhe  m’i dha  të gjitha,   së bashku   me fijet e shkrepëses së zbrazur…

Dhe iku.

Mbeta i çuditur nga veprimi i tij, të them të drejtën më futi në mendime, por nuk e vrava  shumë mendjen,  sepse, në çast m’u kujtua   rasti  i tij edhe   me  Adem Allçin…

Thashë me vete :

“Sa do kriminel qenka njeriu, gjithsesi, ardhka një çast dhe u bëka… i besueshëm.   E mposhtka, siç duket, edhe atë e vërteta dhe

e ndershmja…”

Kjo që tregova më lartë s’ ka nevojë, mendoj unë,  për t’u betuar nëse është   e   vërtetë apo jo. Ka plotë të jetuar nga ajo kohë dhe ai vend, madje edhe vetë Adem Allçi,  që është  i gjallë, i tregon   këto gjëra po njëlloj siç i tregoj  unë…

 

Nuk është qëllim im, për të çuditur lexuesin  pikërisht me historitë  e pa treguara. As për të mallëngjyer nostalgjikët   e “trimave” të   luftës  për  fitoren e  komunizmit në Shqipëri, siç i ka treguar dhe i tregon   sot e kësaj dite rrëfimtari    i “Heronjve të Heshtur”, Mark  Dodani… Mua më ngjall krup sjellja dhe mënyra se  si sillen dhe flasin sot, në demokraci,  bijtë e nipërit  e   “Heronjve të Heshtur…” ndaj viktimave të komunizmit, duke e  krahasuar  sjelljen e tyre,  qoftë edhe me një polic të rëndomtë, kriminel, siç ishte në diktaturë,  Ali Kurti …

Pas këtyre viteve  në pluralizmin politik, si shumë të tjerë  edhe unë përsiatem për çka po ndodh me demokracinë në Shqipëri dhe vetë shqiptarët. Ndaj them:

-Po të kisha  qenë student, si ata  në vitin 1990, me siguri edhe unë do të  isha  bashkuar  me zërin e ndërgjegjes për të  përmbysur  regjimin  më të egër  që ka njohur historia  e  popullit   shqiptar….

-Po të kisha qenë  komunist i ndershëm, nga ata që punonin  gjithë ditën nëpër uzinat  dhe  fabrikat,  apo punëtorët në bujqësi, ashtu do të  kisha vepruar në vitin 1992: votën time do  t’ia  kisha dhënë   Partisë Demokratike !

-Po të kisha qenë  politikanë, qoftë  edhe anëtar i Komitetit Qendror  apo i  kabinetit qeveritar, nuk do të hezitoja kurrë për ta përmbysur Ramiz Alinë e CO&…

- Ndërsa  po të isha deputet në kuvendin e parë pluralist,   nuk do të kisha votuar  kurrë për ligjin 7501, që  i  grabiste përsëdyti   pronarët e ligjshëm  të Shqipërisë…

-Po të kisha qenë Kryeministër i Qeverisë Teknike në vitin 1991, nuk do të lejoja kurrë që drejtuesit e ndërmarrjeve, fabrikave dhe kooperativave bujqësore  të shpërdoronin mallin e popullit, duke e kthyer Shqipërinë në një  “tokë të djegur”…

-Ndërsa President i Shqipërisë,  në qeverisjen demokratike,  nuk do të  kisha thënë kurrë: “Bashkëvuajtës  e bashkëfajtorë” !!!?…As s’do të kisha pranuar  arrestimin e   kreut të  opozitës, Fatos Nano,   për çështje ordinere… Përkundrazi, me guxim do të kisha nxitur prokurorët për të bërë arrestime për gjenocid dhe shpërdorime të mëdha ekonomike gjatë regjimit komunist… si dhe për të kapur e dënuar me vdekje njerëzit që drejtuan Sigurimin e Shtetit…

- Po të kisha qenë Kryeministër i  qeverisë demokratike,  gjatë viteve  ’92- 96, s’do të kisha hezituar për  të afruar  në dikasteret e rëndësishëm të qeverisë njerëz me bindje dhe pikëpamje të besueshme  antikomuniste…

- Ndërsa  po të isha   i pa dëshiruar  nga Partia Demokratike në pushtet, i pa punë, i pa shpresë për të gjetur një  vend  në administratën e shtetit, do të largohesha nga Shqipëria, ose do të merresha me biznes  në vendin tim. Por kurrë nuk do të isha i joshur nga ofertat e segmenteve antishqiptare dhe antidemokratike, për t’u bërë pjesëtar i revolucionit antikombëtar dhe antidemokratikë i  vitit 1997-tës…

-Kurse deputet apo pushtetar i atyre që erdhën në fuqi me ndihmën e bandave të krijuara në  1997-tën, unë me siguri  do të  isha   pasuruar      e do të   tallesha  me   popullin   që më mbështeti për të ardhur në pushtet: ngaqë,  isha pikërisht unë ai që  ua kisha hipur  në komunizëm  e po ua  hipja  përsëri edhe në pluralizëm !

-Po të kisha qenë  i grabitur nga reformat e diktaturës së proletariatit, apo  i burgosur politikë, nuk do të kisha pranuar asnjë ofertë  nga të ardhurit   në pushtet pas ’97-tës,  që prekte moralin dhe dinjitetin tim të fituar me aq sakrifica, sikur të mbetesha  edhe pa bukë e pa shtëpi  nën  sundimin e  tyre…

-Po të kisha bërë pasuri, siç  bënë ashiqare   ata që braktisën  teorinë komuniste kundra  pronës private dhe zaptuan në demokraci  ekonominë e tregut, ashtu do të kisha bërë edhe unë për të mbuluar të kaluarën time kriminale  e për të mbajtur pushtetin: shumë  lekë  do t’i harxhoja për të ndërtuar   stacione të fuqishëm  mediatik që të trullosja popullin, rininë dhe ndërkombëtarët me emisione  antishqiptare  dhe moderne, edhe pse këto emisione  nuk do t’i përgjigjeshin  shkallës së       mentalitetit të rinisë  e  popullit tim…Nëpër  emisionet argëtuese dhe shkrimet nëpër gazeta do të tallesha me historinë dhe figurat e shquara të kombit, në atë masë  që, nëpërmjet të qeshurës këtu në Shqipëri,  të zgërdhiheshin edhe përtej kufirit,  ngaqë pasardhësit e luftës vëllavrasëse të klasave në Shqipëri,    e kishin gjetur mënyrën për ta vazhduar  këtë luftë të domosdoshme në dobi të tyre, edhe tani që, për dreq, ndërkombëtarët po e mbështesnin  popullin shqiptar  si kurrë ndonjëherë ndër shekuj…

-Po të kisha qenë politikan i këtyre viteve të arta për t’u pasuruar, edhe unë  kështu do të kisha vepruar, nuk do të kisha dalë fare në skenë, por do të rekrutja dhe   mbështesja djem të rinj, të shkathtë dhe aventurierë  për t’i bërë   biznesmen të fuqishëm, me anë të të cilëve do të pastroja parat e drogës  e të fitimeve marramendëse… Nuk do të pendohesha fare pse    jeta e tyre  do të flijohej   për  qëllimin tim: “O të gjitha , o asgjë!”, ndryshe  as unë,  as ata  s’do të  kishim fituar gjë…

-Në një Shqipëri, siç thonë,  që e ka marrë Amerika nën sqetull,    për ta futur në NATO dhe BE., duke i  detyruar të gjitha forcat politike    për të  kontribuar  në  reformat demokratike, unë do të isha rreshtuar vendosmërisht me ata që e  ndjejnë  gjallë se po u rrëshqet nga duart e ardhmja  e pamerituar dhe  me  korruptime…

 

Tiranë,

02,06, 2008

 

Shkrime të ngjashme:

  1. “Bedri Dedja, në kujtesën tonë”

One Response to FAMËZIU, Tregim nga Bedri Çoku

  1. Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
    29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
    Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim
    Spiunet

    Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.

    Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

    Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

    Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
    Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Mero Baze (ÇORAPJA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

    Monda nga Tirana
    March 3, 2012 at 8:44 pm
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>