Rreth librit “Muzat e qendresës” të studiuesit të mirënjohur Bujar Leskaj

Filed under: Poezi |

Disa mendime dhe ide

 

 

“MUZAT E QENDRESËS,” SI APOLOGJI E LETERSISË SË BURGUT

 

 

“ Libri i sapodalë nga shtypi titulluar “ Muzat e qëndresës” shpalos një dimension që nuk e kemi parë më parë në potencialin krijues të Bujar Leskajt. Nisur nga përshkrimi që ai i ben letërsisë se burgut  në këtë libër, nga logjika që ai aplikon gjatë vlerësimit të mendjeve të holla, apo nga perceptimi analitik që ai u bën veprave letrare të shkrimtareve disdentë shqiptarë , mund të themi me plot gojën se Bujar Leskaj të bind se është një kritik i denjë letrar.”

 

 

Në libër përfshihen analizat e veprave të Vilson Blloshmit, Astrit Delvinës, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Visar Zhitit, Koço Kostës, Petraq Kolevicës, Amik Kasoruho, Henrik S.G (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim Hajdari, Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.

 

Nga GËZIM LLOJDIA*

1.”Muzat e qëndresës” si plotësim i boshllëkut për letërsinë e burgut

Libri i sapodalë nga shtypi titulluar “ Muzat e qëndresës” shpalos një dimension që nuk e kemi parë më parë në potencialin krijues të Bujar Leskajt. Nisur nga përshkrimi që ai i ben letërsisë se burgut  në këtë libër, nga logjika që ai aplikon gjatë vlerësimit të mendjeve të holla, apo nga perceptimi analitik që ai u bën veprave letrare të shkrimtareve disdentë shqiptarë , mund të themi me plot gojën se Bujar Leskaj të bind se është një kritik i denjë letrar.

Kjo është e mundur ngaqë Leskaj  ka avancuar me kohën, është formuar si njeri, sofistikuar si studiues dhe ka guxuar të hyj më me gjoks  në tunelin e mjegullt të kritikës letrare shqipe. Pjekura e gjithanshme që ai ka fituar si studiues  është evidente kudo në faqe të librit “” Muzat e qëndresës”.”

 

“Muzat e qëndresës” është pjesë historie  e letërsisë  shqiptare në shekullin e XX. Ndryshe autori Bujar Leskaj e quan apologji e letërsisë së burgut në botimin  e tij të fundit ku janë përfshirë rreth 25 autorë shqiptarë. Muzat në vetvete është burimi i kthjelluar, që vërshon  nga subkoshienca e një  krijuesi(poeti është frymëzimi i tij shpirtëror në orët e pritjes ëndërrore). Nëse poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje, muza është pjesa  e brendshme  që gatuhet në shpirt që dimensionohet duke u derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë. Muza në vetvete plluskon në shpirtin e një poeti,  si valë deti. Ngritjet dhe uljet e saj janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël. Në të vërtetë gjithë ky zgjatim fjalësh për muzën ka një kuptim. Vërtetë ajo ka një prejardhje të largët, që do të na bëjnë të kujtojmë shekujt, që janë thinjur nga kujtesa jonë, por arsyetimi është se autori i këtij botimi duke  qenë tepër i vëmendshëm ka gjetur si titull për këtë libër analizë për veprat e botuara për një lloj letërsie, që është lënë përtej vëmendjes së mediumeve të sotme.
 E gjithë ajo krijimtari, e shkruar në një hark kohor rreth 20 vjet ende nuk po e mbush atë boshllëk, të krijuar. Është një hark kohor prej gjysmë shekulli ,periudhë sterrë e zezë e dyshimtë, me mijëra ngjarje të trishta me varfëri, vrasje ,përndjekje ,viktima e të viktimizuar. Por dy  arsye mund të gjenden  për të justifikuar këtë gjendje: E para, kjo letërsi është shkruar dhe po shkruhet me aq pasion por dhe  vullnet e dashuri nga ata që kanë përjetuar në kurriz dhimbjen e madhe njerëzore  gjysmë shekulli nëpër burgjet, internimet, kampe pune dhe plumba dhe zjarr e hekur e kërbaç. Mirëpo edhe kjo letërsi  e shkruar( simbas mendimit tim)  nga këta  autorë, një pjesë kanë pasur  ngritje  në epet e sipërme të shpirtit, madje mundet të jetë afruar edhe pikës së rëndesës, pjesa tjetër nuk e ka sjell në atë  stad që quhet pikërisht letërsi.
 E dyta: Heshtja karshi kësaj letërsie, problem që  ngre edhe autori i kësaj vepre analizë  në shumë prej vwrejtje të tij mediumet shqiptare  ose sëra  që përcjell në eter  lajmin prej vitesh ka të sigluar një strategji fare  të hollë, pamjet, personazhet, autorët ajo i përzgjedh  vetëm  nga hangari i atyre autorëve që bënë realizmin socialist. Qëllimi i kësaj të fundit lexohej mbajtja nën errësirë, dhe rrojtja me historitë e atyre që ideuan, krijuan dhe realizuan soc-realizmin shqiptar. Kështu e ky botim  vjen në kohën duhur për të plotësuar këtë boshllëk është edhe një gur në themelin e asaj letërsie tjetër, e cilësuar si letërsi burgu dhe  që meriton vëmendje nga lexuesi dhe kritika shqiptare.

2. Disa të dhëna nga ”Muzat e qëndresës

 

Ky është vëllimi i parë i veprës së Bujar Leskajt, që ka dalë në dritën e botimit për “Muzat e Qëndresës”. Disa të dhëna:

-Janë përfshirë rreth 25 autorë.

-Në të përfshihen analiza e veprave të Vilson Blloshmit, Astrit Delvinës, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Visar Zhitit, Koço Kostës, Petraq Kolevicës, Amik Kasoruho, Henrik S.G (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim Hajdari, Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.

-Veprat e analizuara janë në të gjitha gjinitë e e letërsisë si poezia,tregim apo romani dhe publicistika.

-Autori e ka ndarë librin në disa pjesë. Në pjesen  e parë “Shënime mbi veprat letrare”, përfshihen autoret Vilson Blloshmit, Astrit Delvinës, Pjetër Arbnorit, Bedri Çokut, Visar Zhitit, Koço Kostës, Petraq Kolevicës, Amik Kasoruho, Henrik S.G (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim Hajdari,

-Në pjesën  e dytë “Ditarë dhe kujtime historike”, përfshihen autorët Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.

- Vështrimi analitik sipas vet autorit , në këtë studim është shtrirë në tri rrafshe:
1)të fabulës (përfaqësuar nga përzgjedhja e tematikave dhe autorëve);
2)të subjektit (përfaqësuar nga përzgjedhja e fragmenteve) dhe
3)në rrafshe krahasuese (ku vihet re se të njëjtat ngjarje historike nuk kanë devijime të së vërtetës nga njëri autor te tjetri).

 

3. Fitimtarët për ta gëzuar popullin e tyre  i ndërtuan një burg

 

Burgu. Një fabul. Fitimtarët për ta gëzuar popullin e tyre  i ndërtuan një burg. Shkuan në inaugurimin e tij .Këngë, hare ehe gëzim. Mirëpo kur hynë ata  gjeten burgun bosh të çuditur thanë:Ku është parë burg pa të burgosur brenda?Kronike reale?Ja disa shifra nga vitet  e pasçlirimit që sjell gazeta “Flamuri” e cila botohej në Romë:Kampet e përqendrimit:20 mijë vetë gjendeshin në burgje dhe fusha përqendrimi. Fushat më të mëdha të përqendrimit. Krujë, Burrel, Kavajë, Maliqi.

1-Kampi i Burrelit me 3600 vetë,;

2-Kampi Bedenti tek shkëmbi i Kavajës me 17800 të internuar.

3-Kampi i Vlocishtit të Korçës  me sinonimin “Kampi i vdekjes “me 1200 të burgosur.

4-Kampi i Maliqit me  2300 të internuar

5-Kampi i Tepelenës me 1050 të internuar.

6-Kampi i Pojanit me 800 vetë.

Vrasjet e kundërshtarëve:U  zunë ose me pabesi ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend kjo gazeta janë: u rropën, u nxorën sytë, u thyen eshtrat,u hoqi organet seksuale. Fakti përmendet se në spitalin e Vlorës u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve, njerëz me veshë të prere, me gjuhë të prerë, me hundë të prere, me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket?

Parulla që ka përfshirë këto ekzekutime ka qenë:”Vdekje fashistëve, litar ballistëve, plumb reaksionarëve, tradhtarëve dhe armiqve të popullit”.Cila qe fushëpamja e vendit në vitet  e para të çlirimit?.Vendi ishte i mbushur me kampe dhe fusha përqendrimi. Burgjet që ndërtoi fashizmi nuk u mjaftuan. Shumë shtëpi private u kthyen në burgje. Burgjet e kësaj kohe paraqisnin një pamje lemeritëse. Torturat si në kohën e invazioneve. Djegje, ngulje gozhdësh, copëtim mishi.Pasçlirimi lexoi rrëzime njerëzish nëpër rrugë ku nga ftohtësia  e plumbave godiste nën mishin njerëzor të kundërshtarëve politik që kishin dalë nga lufta. Janë të lodhura netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja  e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur, iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi, por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë, nuk vdes liria, “Rroftë Krishti mbretë”, pra “Rroftë Shqipëria.”

 

4. Letërsia e burgut me nivel të lartë artistik e shkruar nga autorët që e përjetuan

 

Autori shkruan  tek ” Vështrim në ndërtekstin  poetik të veprës së Vilson Blloshmit” se  ” Kultura është pasaporta më e mirë për t?iu paraqitur Evropës si prezantim i vërtetë i ndërgjegjes shqiptare që u tregon kombeve të qytetëruar se aspiratat dhe dëshirat tona i përkasin Evropës dhe familjes së kombeve të përparuar. Vepra e Vilson Blloshmit dhe e Genc Lekës i bashkohet humanizmit evropian të prodhuar në inteligjencë, në kulturë e të ardhur përmes shekujve nga Barleti, Budi, Bogdani, Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Eqerem Çabej, Ibrahim Rrugova, Shaban Demiraj, Sabri Hamiti, etj, etj, që ka qenë në të gjitha kohërat ecje përkrah të njëjtave aspiratave humane, përkrah të njëjtit qytetërim evropian. Diktatura i shfarosi të gjitha mendjet e iluminuara nga kultura evropiane, së cilës ne i përkisnim, le ta themi pa droje edhe gjenetikisht. Më shumë se për jetën e tyre, për këtë pikëtakimi me humanistët më të mëdhenj europianë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, u bënë martirë. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, duke i lexuar ato, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmojnë për një ushqim martirizimi, për formimin dhe botes;perceptimin iluminist të tyre. Duke analizuar veprën  e dy poetëve, autori shqyrton qendresën e poetëve dhe nëse poetët ikën s’ka si bëhet më tragjikisht, muza e tyre rron. Kujtime të gjymtuara, rreshta të humbur. Ikën poetët duhet të thotë autori, po kush mbeti. Çfarë mundi ti  sjell shtetit ikja e poetëve përveçse  dëshpërim. Për dy poetët Blloshmi dhe Leka dëshmitë që po sillen janë fakte të rënda. Ç’frikë ka po të rajvizosh gjërat e vërteta ? Autori i këtij vëllimi në analizën e tij për gjendjen e regjimit sjell kushtet dhe kohën që vranë poetët. Çdo lloj regjimi që vret poetët nuk mund të quhet regjim i mirë. U mori shpirtin poetëve. Atë ditë që ata ikën nga kjo jetë ishte dita më e mbrapshtë për shtetin. Në pikëzim të vesës, mbrinte si një pëllumb i shkruar. Pra ishte qiellor. I bardhë dhe zbriste prej andej. Sepse sundimtarët e këtij lloji,vërtet jetojnë në tokë, por shpirtin e kanë të ngërthyer në qiell. Lamtumirë poetë!Ka pasur edhe më parë analiza për dy poetët  e pushkatuar, por analiza që sjell ky autor është  më  e plotë duke  e ngërthyer me kontekstin historik  të asaj kohe, prej gjysmë shekulli regjim e diktaturë.Duke lexuar “Shtëpia  e mbetur përgjysmë”,  Bujar Leskaj pohon se  Pjetër Arbënori  shfaqet si një shkrimtar i jashtëzakonshëm që na dhuron edhe një mesazh të vërtetë të historisë kombëtare. Askush si ai nuk ka mundur të na jap  më të plotë Shkodrën edhe historinë e saj pas vitit 1940 në kohën e Luftës së Dytë Botërore deri në marrjen e pushtetit arbitrarisht nga komunistët.

 

Një analizë më vetë autori ka përfshirë librin: “Shtëpia  e mbetur përgjysmë”,për të cilin autori thotë është një vepër me vlera antologjike në letërsinë shqipe, nuk  e kam parë të jetë në programet  e letërsisë shqipe  te arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm si një vepër  e veçantë. Ky qëndron thelbi. Letërsia e burgut është anashkaluar gjoja rastësisht për të harruar ndoshta pse jo për të fshehur mekëtat e regjimtarëve dhe këtu autori e trajton kritikë mos përfshirjen e këtij autori dhe të librit të tij si pjesë e asaj që duhet të nxënë shkollarët në edukimin e tyre. Me largimin e autorit nga jeta duket se harresa bëhet më e madhe dhe më e plotë.

Një ndër poetët e tjerë që u burgos për vjershat e tij është poeti me emrin Visar Zhiti. Nëse demokracinë Visari dhe të tjerë do ta shihnin kur të fironin ditët e diktaturës,dy poetët e Librazhdit ikën pa e parë dritën e saj.Duhet të qartësojmë edhe diçka tjetër. Qëndresa e dy poetëve,e Visarit dhe e qindra shqiptarëve që u mbyllën nënë kulvitë e burgjeve është e admirueshme. Është ndriçimi i  saj që përshkoi errësirat enveriane e ramizjane për 50 vjet. Autori ka shqyrtuar nga shkrimtari Visar Zhiti romanin  “Në kohën e britmës”, duke e quajtur një zë i  kthjelltë në kohën e britmës si dhe romanin “Rrugët e ferrit.”

 

Visar Zhiti mbetet ndër autorët që lëvron  mjaft bukur një lloj letërsie burgu e cila është pak e njohur  përndryshe do të mbetej edhe e harruar. Brezat që do të vijnë do të sigurohen për të vërtetën historike duke hedhur sytë jo vetëm nga burimet e historisë analitike por edhe nga romanet  e kësaj natyre. “Nën këtë kontekst jo pa qëllim, shkruan autori i kësaj vepre B.Leskaj, unë zgjodha t‘i referohem këtij romani jo si i vetmi për idetë që ai sjell në realitetin e sotëm, por edhe për shpirtin e ndjeshëm të heronjve që zbulohet nëpërmjet emocionalitetit të autorit dhe ndjesive estetike të çdo lexuesi që merr në dorë këtë roman.” Visar Zhiti njihet si poet i formuar. Poezia e tij cilësohet bukurisht e bukur. Por në lëmin e romanit ai mbrun me kujdes  e realizëm jetët që hoqën një pjesë e popullsisë shqiptare nëpër burgje dhe kampe të regjimit. “Harta e  burgjeve “ të këtij vendi jo shumë të madh shënoi  në kuadratet e saj dhjetëra kampe për internime dhe burgje vdekje. Mirëpo kapërcimi i viteve ka humbur edhe një pjesë të kësaj kujtese. Sa më shumë largohemi nga vitet e asaj kohe, harresa bëhet më  madhe, sipërfaqja  e saj zgjerohet vetiu. U ka rënë barra.Kështu peshën e rrefimtarit i bie ta mbajë poeti Visar, që duhet të rrëfej dhe të tregoj posaçërisht të gjithë vuajtjet, vdekjet, dhimbjet. Ne nuk kemi ende një muze për të rrëfyer dhimbjen njerëzore. Kemi mijëra lapidarë për të dëftuar Luftën e Dytë Botërore, kemi pasur muze për çdo fshat për të treguar gjuhen e fashizm-nazimit  kemi mijëra veteranë dhe shoqata që përkujtojnë luftën, por nuk kemi ndërtuar në projekte po se po, një muze të madh të dhembjes njerëzore nuk kemi datat për të treguar revoltat si ajo e  Spaçit, nuk kemi kështu qartësisht një “memorie historike” dhe nuk kemi grupime për të treguar historitë e këtij gjenocidi. Ka mundësi,  që kjo pjesë e historisë pavarësisht këtyre librave dhe ndoca pak film një ditë të jetë hedhur tutje, ekzistojnë  çuditërisht shpjegime por nuk gjendet çelësi për ta thënë ata që ngjau vërtetësisht dhe bukurisht shqip. Ende filmat shqiptarë  të prodhuar para viteve ‘90 mbjellin urrejtje për një kategori.  Ende nuk dimë të falim vuajtjet që u kemi shkaktuar të tjerëve. Kështu që edhe ky vëllim mundohet të risjellë në vëmendje  të një opinioni të sinqertë duke marrë në analizë librat e autorëve të  një periudhe kohore të gjatë. Përvijojnë kërkimet e tyre në rrafshin gjatësor. Por ç’ngjau në të vërtetë ,çfarë ngjau në këtë vend? Zhiti apo të tjerë si Arbnori, Bedri Coku, Petraq Kolevica, Amik Kasoruho, Henrik S.G, Masken Bungo, Halil Laze,Gëzim Hajdari etj, sjellin në rrëfimet e tyre një jetë që ka ndryshuar kryekëput ndryshe  nga ajo, që bënte pjesa tjetër e shqiptarëve. Autori ka bërë një rajvizim tepër serioz, me situatat dhe gjendjen e krijuar duke  folur mirë për këtë letërsi e cila e meriton të zërë edhe vendin e parë edhe të vendoset nëpër antologjitë e shkollarëve e studentëve tanë sepse ajo është  më reale se sa krijimet artistike dhe të pavlera të shkrimtareve, që krijuan soc-realizmin në Shqipëri e vendet ish-komuniste. Kështu mënyra se si e ka rrëfyer autorët krijimet e tyre është analizuar qartësisht dhe   është një gur, më pranë të vërtetës.

 

5. Publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant nga letërsia e burgut

 

E vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant, thotë një studiuese, njëkohësisht edhe më problemori, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që ka në themel parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalorë. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Kjo vlen për të njohur si ngjashmëritë, ashtu edhe tiparet dalluese midis tyre. Publicistika e autorëve që janë analizuar te ”Muzat e qëndresës” është përfshirë në pjesën e dytë me ditarë dhe kujtime historike ku përfshihen autorët Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela. Vetëm nga leximi i këtyre autoreve befasohesh për mënyrën e tyre të rrëfimit duke patur përfytyrime të sakta mbi strukturën përmbajtjesore dhe estetike të llojeve të publicistikës letrare.Në këtë kategori autori i “Muzës” ka përfshirë personazhe të spikaturës të qëndresës antikomuniste. Musine Kokalari një vajzë e bukur me ëndrra në kujtimet e saj  në rrëfimin fantastik ”Si lindi partia Social-demokrate. Jeta dhe vdekja e Musines ajo shqipton njeriun, qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën e vet, ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Kur ka mbërritur në çastin fatal thelbore ishte pastërtia, e ideve thellësia përmes arsyes, që mund të zotohet nga ëndrra që kthehet në zhgjëndërr. Duke sjellë Musinen autori sjell një protagoniste  të vërtetë njeri me ideale politike  e cila kishte vizione krejt të ndryshme nga regjimtarët e Tiranës, që i përcaktuan edhe kufirin e jetës Edhe heshtje për krijimtarinë e saj. Ata e mbyllën Musinen  në ftohtësirën e tokës por nuk i mbyllën dot krijimtarinë e saj dhe idealet e saj.” Kur më shihni se jam tretur/mos kujtoni se kam vdekur, thoshte poeti ynë N.H.Frashëri. Për Musinen ka libra të tjerë e botime do të ketë. Një mendim i mirë është përfshirja në këtë vëllim edhe libri  i Fatos Lubonjës. Lubonja njihet si një publicistët mjaft aktiv në çështjet politike e shoqërore në vitet fundit. Kuptohet që publicistika e Lubonjës është jo vetëm e arrirë artistikisht por edhe e gjetur filozofikisht pra është një autor, që ka një kulturë të gjerë të thellë , erudit dhe me penë të këtillë është e zorshme të analizosh këtë autorë, por autori ka ditur të bëjë një analizë të hollësishme të krijimit të Lubonjës,”Në vitet shtatëdhjetë”.Por përqendrimi më i  madh mbetet tek Drita Como. E panjohur në letrat shqipe. As si emër. Dikush përmendte mbiemrin e njohur .Kujtesa ishte fshirë si një shirit filmi, ose më ndryshe kështu është: …O lulëz’ e Perëndisë? Që të mbolli vetë Zoti……Vallë ku do të shpien?/Në qiej përpara Zotit?.NH.Frashëri. Pak kush njeh historinë e saj. Nën ftohtësinë e katakombeve të ftohtë, ku ndriçonte ora e territ, mund të dremisnin ata, që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë. Ata, që në këtë botë kishin qenë shtegtarë të humbur. Ata vdekatarët, vrasësit, ata të ligjtë, tradhtarët ata të poshtër. Por s’flë Drita Como në pagjumësinë e madhe të pa emër. Drita që vjen pikërisht nga humnera është dritësimi, që na ka munguar. Autori e thotë shkoqur ky libër e meriton një vend në antologjinë  e plagëve pse jo të mos harresës.Por ç`punë do të bënte e vetme  në ftohtësirën e baltës një vashë e bukur si nure dhe një poete si Drita? Autori shprehet se:”Me përballje  e dy figurave nënë  e bijë që kanë pasur rrugëtime të ndryshme në atë sistem, njëra bija krejt e pafajshme si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e këtij vendi dhe tjera nëna që kishte qenë vite me radhë njëra nga gratë më të njohura  e të fuqishme të vendit, anëtare e byrosë politike deri në 1960 por më pas e përndjekur politikisht do të kemi kuptuar vetë thelbin mizor të komunizmit” . Është e njohur shprehja se komunizmi ishte një lloj pushtimi, ku viktimat dhe të vrarët  shkojnë diku pranë atyre, që la lufta  e dytë e përbotshme. Shprehja latine:”Lusciate,ogni speranza voi chentrate“, d.m.th.:“ju që hyni këtu, lani duart nga çdo shpresë“.Është një sentencë për të kujtuar  humbjet për të memorizuar dhimbjen se dyert e atyre portave ishin tmerrësisht të përgjakshme. Publicistika e lëvruar nga autorët që citon autori B.Leskaj për  Kokalarin, Nela, apo  E.Çoba, U. Kalakula, F. Lubonja, D. Çomo, L.Toto, B.Ajazi, L.Tasi, L.Myftiu, B.Mulleti, A. Bushati, G. Çela   vlen për të afirmuar atë letërsi brenda dimensioneve por gjithashtu ato mbeten dëshmitë autentike,gjurmët më të sakta të një tragjedie e gjenocidi që u ushtrua nën qeverisjen e komunistëve pas luftës së dytë botërore  në Shqipëri.

 

 

6. Harresa dhe mënjanimi i kësaj letërsie një lloj krim tjetër për këtë shtresë

 

Harresa dhe mënjanimi i kësaj letërsie  përbën lloj  një krimi tjetër për këtë shtresë dashur apo padashur Autori i “Muzat e qëndresës” në vend të hyrjes  shtron parimisht një problem të drejtë . Kam mundur të përforcojë tezën se këta autorë dhe veprat e tyre thotë ai, kanë një vlerë dhe rëndësi unike për çështjet e mprehta të historisë sonë në përgjithësi dhe të letërsisë shqipe drejt  së vërtetës dhe vlerave të larta. Autori duke analizuar këtë fenomen thotë se ka përpjekje regresive të mbulimit dhe mohimit që vazhdojnë të bëhen nga qarqe të caktuara të majta përgjithësisht për deformimin e të vërtetës. Në thelb do të shprehesha se ky është problemi pra le të bëhemi sado pak koshient dhe ta shtrojmë këtë tezë. A e mbajnë mend 20 vjecarët e sotëm atë kohë? Ajo është fshirë nga kujtesa.Kur pyetet për këtë kohë shumë kush ngre supet dhe bënë çuditshëm pyetjen,  ka ekzistuar  vërtete apo jo ajo kohë?Gjurmët e asaj kohe janë rrafshuar kudo.Kampet e punës dhe burgjet janë shembur që nga themelet. A do të bëhet Spaçi një muze për të pasqyruar atë kohë të zymtë? Shumë prej ishte dënuarve po shuhen dalëngadalë sepse jetën dhe rininë   e shkuan nëpër këto kulvi. Pllakosur errësirë përmbi burgje. Xëc. Gradacion nate. Tmerr pa fund. Kaq vite qefinë tharë,vdekur tek shtëpia e vet. Po fati  i tyre, gjegjësisht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët.Kush i xarriste. Fatlidhurit,fatëzesët. .D.m.th i zhytën, i strukën i rrëzuan  moj e zeza  kohë 50 vjeçare, ku ata ëndërronin ëndrrën e ëndërruar? Kur nesër të dëshmitë e tyre vallë ku do ti gjejmë? Një pjesë  e kujtesës është fshirë sepse ndërtesat, burgjet dhe kampet janë zhdukur nga faqja e dheut. Një pjesë e kësaj kategorie i mbyllën jetët e tyre në këtë botë. Ende e paprekur  si dëshmi mbeten librat dhe botimet, ndonëse ka edhe ngurosje faktesh ende nuk është thënë as 50 për qind për atë çfarë ngjau dhe këtë e kanë thënë dhe po e thonë vetëm këta krijues me dëshmitë e tyre si romane, poezi, tregime, ditarë, kujtime etj. Muza e këtyre burrave shqiptarë, që dolën një ditë nga ajo kohë të persekutuar mbetet e pavlerësuar. Prandaj ky libër thotë shumë dhe është ndoshta përmbledhja e parë që pritet të rishtojë vëllimet në disa kohë me personazhe të tjerë, që kanë shkruar apo kanë sjell letërsinë e burgut sipas rrëfimit apo mënyrës së vet. Për autorin është një punë voluminoze dhe një angazhim serioz në këtë fushë dhe ç’është më kryesorja, ai sjell një gjykim  ndryshe sigurisht duke ju përmbajtur normave dhe kritereve letrare të vlerësimit por e veçanta mbetet letërsia që ai gjykon letërsia e burgut.

 

7. Vëllimin e dytë, do të përfshijë të njëjtën kategori veprash dhe shkrimtarësh, por me origjinë nga vendlindja dhe Kosova

 

Angazhimi i këtij autori përvijohet me  vëllimin e dytë, që është në proces, dhe do të përfshijë të njëjtën kategori veprash dhe shkrimtarësh, por me origjinë nga vendlindja e tij Vlora. Në listën e këtyre shkrimtarëve bëjnë pjesë Isuf Luzaj, Eqerem Bej Vlora, Kudret Kokoshi, Petro Marko, Fatos Mero Rrapaj, Ago Agaj, Petrit Velaj, Agim Hamiti, Astrit Xhaferri, Reshat Kripa, Kujtim Murati, Vangjel Pici, Enver Lepenica, Ibrahim Vasjari, Memisha dhe Teki Gjonzeneli, Abdurrahman Meçaj, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Fajri Shaska, Besnik Baxho, si dhe shkrimtari çam Bilal Xhaferri, një vëllim të tretë për letërsinë e burgut në Kosovë, në të cilën do të shkruhet për veprën e shkrimtarëve Adem Demaçi, Teki Dervishi, Jusuf Gërvalla, Ekrem Kryeziu, Bajram Kosumi.

 

*Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>