Një vit më parë ndërroi jetë në Tiranë publiçisti dhe shkrimtari i mirënjohur Nazmi Lukaj

Filed under: Poezi |

 

Publcisti i  pamposhtur

 

 

“Prof.Nazmi Lukaj ishte njëri nga komentatorët më të rëndësishëm të çështjeve politike në Kosovë. Me gazetari dhe publicistikë  ai merrej qysh  prej 20 vjetësh. Ka publikuar komente të gazeta  “Albania” e Tiranës (gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999), te “Bota sot”, ku, për disa vjet, ka qenë nga komentatorët kryesorë të saj. Po ashtu, ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia” dhe prej dy vjetësh kryeredaktor i gazetës kombëtare “Nacional” për Kosovën  që botohet në Tiranë.”

 

 

Një vit më parë, më 24 janar 2011 ndërroi jetë në Tiranë publiçisti dhe shkrimtari i mirënjohur  nga qyteti i Pejës, Prof. Nazmi Lukaj(44 vjeç), kryeredaktor i gazetës “Nacional” për Kosovën.

Lukaj vuante nga një semundje e pasherueshme dhe gjatë  muajve të fundit tw viti 2011, i ishte nënshtruar një terapie intensive në spitalin Onkologjik të Tiranës.

Prof.Nazmi Lukaj ishte njëri nga komentatorët më të rëndësishëm të çështjeve politike në Kosovë. Me gazetari dhe publicistikë  ai merrej qysh  prej 20 vjetësh. Ka publikuar komente të gazeta  “Albania” e Tiranës (gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999), te “Bota sot”, ku, për disa vjet, ka qenë nga komentatorët kryesorë të saj. Po ashtu, ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia” dhe pwr dy vjetë kryeredaktor i gazetës kombëtare “Nacional” për Kosovën  që botohet në Tiranë.

Prof.Nazmi Lukaj është autor i katër librave të rëndësishëm  publiçistikë: “Kosova, dhimbja dhe shpresa ime”(Tiranë, 1999), “Ese”(Prishtinë, 2002), “A është Kosova një rast unikal”(Prishtinë, 2007) dhe “Përtej statusit të Kosovës”(Prishtinë, 2007).  Në Shqipëri e Kosovë, përmasa e emrit të tij si publicist u rrit gjatë Luftës, pas komentit të tij- “Ibrahim Rugova është truri i Kosovës, kurse UÇK-ja është zemra e saj”.

Nazmi Lukaj ka të kryera dy fakultete: atë të Letërsisë Shqipe dhe Fakultetin e Gazetarisë.Vdekja e tij  la në pikëllim të thellë bashkëshorten, femjët, pridërit, vellezërit, motrat si dhe aftërmit dhe miqtë e tij të shumtë në të gjitha hapsirat shqiptare.

Redaksia e gazetës “Nacional”  i shpreh ngushëllimet  e saj të sinqerta familjes Lukaj, duke ndarë më të,  këtë humbje të pazevendesushme.

 

Redaksia e gazetës “Nacional”

 

 

 

 

Shkrime të ngjashme:

  1. NJOHJE E VONË, NDARJE E SHPEJTË ME NAZMI LUKAJ. Opinion nga Qemal Sakajeva
  2. Në 70-vjetorin lindjes, flet shkrimtari i mirënjohur Sazan Goliku
  3. Panairi i Librit në Tiranë në edicionin e 14-të
  4. Kadare, shkrimtari dhe diktatura, studim nga Prof. Peter Morgan
  5. Grupimi “Dhjetor 90”, publikon në Tiranë librin “Dhjetor 90, mbaj mend”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>