Nis gara e Kampionatit të Vrapit në Mal

Filed under: Sport |

TIRANE-  Gara e Kampionatit Botëror të Vrapit në Mal, nisi sot paradite nga Kopshti Botanik në Tiranë për të vazhduar më pas rreth Kodrave të liqenit artificial të kryeqytetit.

Rreth 300 atletë nga 35 shtete garojnë në katër kategoritë, gara për të rinj femra, gara për të rinj meshkuj, gara për të rritur femra, gara për të rritur meshkuj. Meshkujt e rritur do të garojnë 4.5 km në tre lartësi të ndryshme, femrat dhe djemtë e rinj në dy lartësi, ndërsa vajzat e reja vetëm në 1.

Në garën për meshkuj të rritur konkurojnë 131 atletë, në atë për femrat e rritura 63 prej tyrë, ndërsa për të rinjtë do të garojnë 70 djem dhe 51 vajza. Edicioni i 27 i Kampionatit Botëror të Vrapit në Mal, zhvillohet për herë të parë në Shqipëri me pjesëmarrës nga shtetet si Turqia, Ukraina, Italia, SHBA, Polonia, Rumania, Maqedonia, Gjermania, Rusia, Serbia, Hungaria, etj.

Nga vendi ynë marrin pjesë 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj. Midis tyre është dhe rekordmenia e 800 metërshit, Luiza Gega, e cila mori pjesë në Kampionatin Botëror të Atlekës, në Daegu, ku edhe vendosi një rekord të ri kombëtar. Gjithashtu dhe sportistë si Renato Dorzi, Ilir Këllëlzi, Genc Lugja, Bledar Mesi, Pjetër Ndoj, Maringlen Faslli, Gëzim Propibaj, Arlind Subashi, ndërsa për femra janë dhe Klesta Gjyli, Klodiana Kalluci, Suela Peca.

Në vendin tonë do të zhvillohet gjithashtu dhe Kongresi Botëror i Federatës së Atletikës.

Sipas Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergji Ruli, ky aktivitet ka thyer edhe një rekord për sa i takon pjesëmarrjes më të madhe për të rinj dhe të rritur në 27 vjet të organizimit të aktivitetit.

Pas përfundimit të vrapin përreth Kodrave rë Liqenit do të shpallen tre fituesit e parë për të katërta kategoritë, ndërsa ceremonia e ndarjes së trofeve do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Atletët përmes kësaj gare do sjellin mesazhin e paqes dhe të miqësisë nga të pestë kontinentet.
Qindra sportistë që do të vrapojnë sot do të jenë më pas ambasadorë të paqes për Shqipërinë nga e gjithë bota.
Ceremonia e këtij eventi sportiv, i pari kampionat botëror që zhvillohet në vendin tonë, u zhvillua pasditen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, në prani të Kryeminstrit Sali Berisha. Kreu i ekzekutivit e cilësoi këtë kampionat si një ngjarje të madhe për aportin shqiptar dhe turizmin malor.

Kjo është hera e parë që Shqipëria mirëpret një aktivitet masiv vrapimi ndërkomëtar që shërben edhe për promovimin e turizmit malor në vendin tonë. Ky kampionat organizohet nga MTKRS dhe Federata Shqiptare e Atletikës, ndërkohë që edicioni i tij i kaluar është zhvilluar në Slloveni.

Kampionati i parë Botëror i Vrapimit në Mal është zhvilluar në vitin 1985 në Itali, Në këtë kampionat janë përfshirë më shumë se 30 shtete.

No related posts.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>