Protonizmi ekziton në të gjitha kritikat dhe studimet e gazetës NACIONAL.Esse nga Zymber Elshani

Filed under: Poezi |

Protonizmi  ekziton në të gjitha kritikat dhe studimet e gazetës  NACIONAL.

MARINAJ – NJE MENDJE E ZGJATUR MES DY KONTINENTESH

 

 

“Visarët e mendimeve të z. Marinaj janë të dala nga mendja e pajisur me dituri shumështresore, siç është shumështresore një nëntokë e pasur me gurët më të vlerë e më rrezatues në gjirin e saj.”

 

 

         Shkruar nga Zymber Elshani

 

 

Në mendjen time përsaora u formësua përfytyrimi: Kroi i parë me ujë bilur ku z. Marinaj si fëmijë e i ri thëthiti sherbetin e diturisë ishte vendlindja – Malësia e Madhe, Shqipëria; më vonë gjeti kroin tjetër të diturisë larg vendlindjes, matanë oqeanit, në Amerikë, në Universitetin e Teksasit në Dallas. Nga librat kisha lexuar se ylberi kur shpaloset në qiell me dy skajet e tij shpesh ndodh t’i vë buzët në dy kroje (edhe po qenë larg) dhe ashtu pi e i ushqen ngjyrat e tij. Përnjëherë se si m’u duk se vepra e z. Marinaj dhe ai vetë ishte një mendje e hark ylberor i zgjatur mes dy kontinentesh. Si fëmijë kishte shijuar sherbetin e diturisë në kroin e vendlindjes, si i rritur gjeti kroin tjetër edhe më të begatë me nektar diturie të ëmbël mjaltë larg atdheut. Nëpër atë hark ylberi po shkëlqente mendja e ndritur e z. Marinaj. Diturinë e thëthitur në kroin e vendlindjes e përcillte te kroi i vendit tjetër të largët, diturinë e ëmbël mjaltë të vendit në anën tjetër të globit e sillte në vendlindje. Ishte bërë ambasador i përcjelljes së ëmbëlsive e diturive të dy vendeve tanimë të bëra mike. Kishte gjetur çastin e ndritshëm të fjalëve. Po hynte në zemrën e artit me ngarkesën pozitive në mendje dhe shpirt. Këtë e vëren po e lexove vetëm një apo dy kritika e studime letrare të tij. Këtë e vura re edhe vetë sidomos muajt e fundit, kur lexova kritikat e studimet e tij të arrira në faqet e revistës NACIONAL. Fjala e tij të magjeps.

Gjuha e tij është  e kulluar. Dëshiron ta lexosh njëherë, dy herë, më shumë herë. Ta lexosh për shtatë palë qejfe, siç thuhet. T’i thurësh lavde. Ta përgëzosh.

Visarët e mendimeve të z. Marinaj janë të dala nga mendja e pajisur me dituri shumështresore, siç është shumështresore një nëntokë e pasur me gurët më të vlerë e më rrezatues në gjirin e saj.

Përshëndesim z. Marinaj dhe i urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Nga një djalosh plot fantazi në vendlindje, të vazhdojë të ndërtojë personalitetin e tij si erudit dhe njeri i akademive e mediave letrare më prestigjioze si në anën tjetër të globit ashtu edhe tek ne.

Harku ylberor i mendimit magjepsës të tij qoftë vezullimtar e ngjyrë ndezur edhe për shumë vite. Dhe i stisur me dashamirësinë e energjisë dhe ngarkesës më pozitive.

 

                                                        (Prishtinë, më 12 janar 2012 )               

                                                    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>