Kampionati:Apolonia dhe Flamurtari, fitoret e dites se dyte

Filed under: Sport |

Ka startuar kampionati i 73-të kombëtar i futbollit, Superliga. Tri ndeshjet e para janë luajtur të shtunën, në të cilat kanë surprizuar beratasit debutues, teksa kanë frenuar brenda në shtëpi kampionët e vendit në fuqi, Skënderbeun. Fitore bindëse ka arritur Vllaznia në shtëpi, falë 3-golëshit të sulmuesit Sukaj, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Bylisi në Ballsh, ndaj Shkumbinitm me rezultatin 5-2. Të tria këto skuadra kanë marrë tashmë 3 pikët e para në kampionatin e ri, duke i bërë një nisje mjaft pozitive garës.

Skënderbeu-Tomori 0-0

Kampionët e vendit në fuqi kanë barazuar 0-0 në Korçë, në javën e parë të kampionatit të ri. Debutuesit e Tomorit janë mbrojtur heroikisht, duke e mbajtur të paprekur rrjetën e tyre, ndërsa kuqebardhët, pavarësisht se janë munduar shumë, nuk e kanë prishur dot bardhësinë e shifrave të fillimit të lojës. Vetëm një barazim për Skënderbeun e pretendimeve të mëdha, me lojtarët mjaft cilësorë, ndër më të mirët e kampionatit, po aq sa edhe Tomori, me njëqind e një probleme, për shkaqe të shumta, të cilat janë bërë me dije në “Sporti Shqiptar” hap pas hapi, gjatë përgatitjeve të verës. Duhet nënvizuar fakti se beratasit kanë luajtur një pjesë loje me 10 lojtarë në fushë, çka nuk është shfrytëzuar dot sërish nga Skënderbeu. Ka qenë Roshi, ai që ka dlë me karton të kuq në minutën e 45-të të ndeshjes. Të njëjtin fat ka pasur edhe kapiteni vendës, Bledi Shkëmbi, që në minutën e 78-të ka goditur me shkelm një kundërshtar, në nerva e sipër.

Vllaznia-Laçi 3-1
Kurbinasit e drejtuar nga Nevil Dede e kanë parë të parët veten në epërsi, në stadiumin “Loro Borici”, por nuk kanë arritur t’ia dalin dot ndaj kuqebluve të Vllaznisë. Për këta të fundit ka ekzaltuar sulmuesi Xhevahir Sukaj, një hero për Vllazninë në këtë ndeshje, sepse brenda 17 minuta ka realizuar 3 gola, duke përmbysur Laçin. Ishte Buhran Ermullahu i Laçit, i cili, duke përfituar nga një gabim i Braçan Popoviçit të Vllaznisë, shënoi në minutën e 43-të golin e parë të ndeshjes dhe të vetmin për ekipin mik. Përpjekjet e shumta të Armando Vajushit dhe Xhevahir Sukajt u shpërblyen me golin e këtij të fundit në minutën e 73-të. Vajushi kombinoi me Sukaj dhe Xhevairi realizoi golin e dytë në minutën e 80-të. Sulmuesi i talentuar shkodran kompletoi tripletën e tij me golin e tij në minutën e 90-të.
Bylis-Shkumbini 5-2
Bylisi i Ballshit i bëri një nisje të shkëlqyer kampionatit të ri, duke triumfuar thellë, 5-2, ndaj Shkumbinit. Ndeshja në fjalë u luajt në stadiumin “Adush Muça”. Kapiteni Dimo realizoi golin e parë për të tijtë, që ishte edhe i pari për kampionatin e 73-të kombëtar të futbollit, Superliga. Ai shënoi me penallti në minutën e 10-të. Pas katër minutash, barazoi Roland Dervishi i Shkumbinit, po me penallti. Abazaj shënoi golin e dytë të Bylisit, vetëm pas dy minutash, në pjesën e dytë. Uashington realizoi në minutën e 66-të. Koreshi firmosi në të 68? pokerin ballshiot. Endri Magani shënoi golin e dytë për Shkumbini, në minutën e 79-të. Portieri i Bylisit, Stivi Frashëri u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli ndaj Dervishit. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Dimo shënoi golin e pestë për Bylisin.

Apolonia-Dinamo  2-0

Në shtëpinë e vet, Apolonia ka pritur të dielën në orën 15:0 Dinamon e problemeve të mëdha, që vetëm pak ditë më parë nisi stërvitjen, pa bërë merkato dhe pa zhvilluar asnjë fazë përgatitore. Skuadra fierake, e drejtuar nga Stavri Nica, rikthehet në superligë, për të debutuar në të ndaj kampionëve të shumëfishtë dinamovitë. Dy gola, të realizuar nga një në secilën pjesë, në minutën e 8-të nga Rama dhe nga Gërxho, në minutën e 61-të, u kanë mjaftuar bardhejeshilëve për të marrë fitoren e parë në kampionat. Një ndeshje e cila është dominuar nga Apolonia, lojtarët e së cilës s’e kanë pasur edhe aq të vështirë të triumfojnë ndaj kolegëve dinamovitë, që vetëm 4 ditë janë stërvitur bashkë, nën drejtimin e Faruk Sejdinit. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 60-të, është ndëshkuar me karton të kuq edhe Daja i Dinamos, duke i lënë të tijtë për gjysmë ore në inferioritet numerik në fushë. Kjo u ka shkuar përshtat fierakëve, që kanë fituar pastër, në lojë dhe rezultat, në shifrat 2-0. Kësisoji, Apolonia merr 3 pikët e para në kampionat, me shpresën se do të vazhdojë në këtë rrugë edhe më tej, ndërsa blutë konfirmojnë momentin e tyre shumë të keq.

 

Flamurtari-Kamza  2-1

Në fushën asnjanëse të Gjirokastrës, për shkak se fusha e stadiumit të Vlorës është dënuar për 6 javë, pas trazirave të tifozërisë kuqezi në javën e fundit të kampionatit të kaluar, në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, të besuarit e trajnerit Edmond Lutaj kanë zhvilluar sfidën me Kamzën debutuese në Superligë. Një 90 minutësh, që ka rezultuar mjaft i vështirë për nënkampionët e vendit, të cilët kanë kaluar të parët në epërsi, me anë të Veliut, në minutën e 41-të. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. E dyta ka pasur një Kamzë më kërkuese, më të vendosur për të mos dalë pa gjë nga ndeshja debutuese në superligë. Të besuarit e trajnerit Gjoka kanë arritur të barazojnë në minutën e 80-të, me anë të Micit. U duk se me këtë barazpeshë në rezultat do të mbyllej kjo ndeshje, por kuqezinjtë e Vlorës, me anë të Begajt, në minutën e 84-t, kanë siguruar shumë shpejt avantazhin. Në mënyrë përfundimtare, Flamurtari fiton ndeshjen e parë të kampionatit të ri, edhe pse me vështirësi, ndërsa Kamza tregoi se nuk do të jetë thjesht vizitore në superligë, aty ku do të luajë për herë të parë në historinë e vet si klub.

Superliga

Java 1

Të shtunën
Bylis – Shkumbini    5-2
Shënues: Dimo 10? (11-m), 91?, Abazaj 46?, Uashington 67?, Korreshi 68? / Dervishi 14? (11-m), A.Magani 86?

Vllaznia – Laçi    3-1
Shënues: Sukaj 63?, 80?, 92? / Emurllai 44?

Skënderbeu – Tomori    0-0

Të dielën
Apolonia – Dinamo 2-0
Shënues: Rama 8?, Gerxho 61?


Flamurtari – Kamza       2-1

Shënues: Veliu 41?, Begaj 84? / Mici 80?

 

Të hënën
Kastrioti – Pogradeci        ora 16:00
Tirana – Teuta                      ora 18:00

 

RENDITJA

1.Bylis                        3 pike

2.Vllaznia                  3

3.Apolonia                3

4.Flamurtari              3

5.Tomori                    1

6.Skenderbeu            1

7.Laci                        0

8.Shkumbini              0

9.Tirana                     0

10.Dinamo                 0

11.Teuta                     0

12.Kastrioti               0

13.Kamza                  0

14.Pogradeci            0

 

 

Flamurtari-Kamza  2-1

Në fushën asnjanëse të Gjirokastrës, për shkak se fusha e stadiumit të Vlorës është dënuar për 6 javë, pas trazirave të tifozërisë kuqezi në javën e fundit të kampionatit të kaluar, në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, të besuarit e trajnerit Edmond Lutaj kanë zhvilluar sfidën me Kamzën debutuese në Superligë. Një 90 minutësh, që ka rezultuar mjaft i vështirë për nënkampionët e vendit, të cilët kanë kaluar të parët në epërsi, me anë të Veliut, në minutën e 41-të. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. E dyta ka pasur një Kamzë më kërkuese, më të vendosur për të mos dalë pa gjë nga ndeshja debutuese në superligë. Të besuarit e trajnerit Gjoka kanë arritur të barazojnë në minutën e 80-të, me anë të Micit. U duk se me këtë barazpeshë në rezultat do të mbyllej kjo ndeshje, por kuqezinjtë e Vlorës, me anë të Begajt, në minutën e 84-t, kanë siguruar shumë shpejt avantazhin. Në mënyrë përfundimtare, Flamurtari fiton ndeshjen e parë të kampionatit të ri, edhe pse me vështirësi, ndërsa Kamza tregoi se nuk do të jetë thjesht vizitore në superligë, aty ku do të luajë për herë të parë në historinë e vet si klub.

Shkrime të ngjashme:

  1. Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>