Nga Fatmir HOXHA
Në çdo kohë njeriu i ndërgjegjshëm, duhet të shfaqë mendimin e tij për punën, njerëzit dhe hallet që shqetësojnë shoqërinë. Problematika e problemeve dhe e shqetësimeve natyrisht që është e ndryshme, dhe kjo varet nga njohuritë dhe drejtimi që mbulon secili, si në drejtim të dijes dhe kulturës, ashtu dhe nga pozicioni që zë në shoqëri. Secilin koha, punët, zhvillimi shoqëror dhe nevojat e shoqërisë për tu zhvilluar, e kanë çuar në pozicione të ndryshme partiake e shtetërore, por kjo nuk do të thotë që secili duhet ta ndiej veten në pozicionin e lartësisë mbi të tjerët, për të gjitha problemet që shqetësojnë shoqërinë. Fjala dhe mendimi i lirë duhet të përgjegjësojë secilin sipas vendit që ka në shoqëri, ndaj kur flet e shkruan duhet të ndiej përgjegjësinë njësoj, bile edhe kur bëhet fjalë për propagandë partiake.
Në skenën politike shqiptare këtu në Shqipëri po hidhen mendime e falsifikime rreth shtresës së ish të përndjekurve politikë dhe nuk po thonë ndonjë gjë konkrete dhe të re, ose nuk po shkëputen dot prej gënjeshtrave dhe abuzimeve që bëhen në emër të këtyre njerëzve. Nganjëherë udhëheqësit e vjetër po bëjnë lloj-lloj deklaratash, të cilat duken jo realiste, por përçmuese ndaj vetvetes dhe shoqërisë. Kuptohet, që secila parti do të ketë diapazonin e vet ku do të punojë dhe propagandojë idetë e saj, por këto ide duhet të përcillen nga mendime që hapin perspektivë dhe jo nga fjalë shpifëse dhe ogurzeza për të tjerët, fjalë që dhe vetë shoqëria jonë, e cila kërkon një perspektivë të re, i përçmon dhe e bën secilën parti dhe politikan të papranueshëm.
Demokracia ku ne duhet të veprojmë, ka ligjet e saj pa të cilat nuk mund të funksionojë, sepse si liria ashtu dhe demokracia, nëse keqpërdorohen kthehen në skllavëruese dhe përçmuese për pjesën më të madhe të shoqërisë, pavarësisht se kujt ideje politike i përkasin.
Zhvillimet në vendet e tjera, politikat ekonomike, ligjet, dhe praktikat në zbatimin e tyre nuk lënë shumë vend që ne shqiptarët vazhdimisht e vazhdimisht, vetëm të mendojmë se si do ta rregullojmë gjendjen, sepse koha e sotme na bën thirrje për të vepruar më shumë praktikisht e të bashkuar, se sa të shfaqim në mënyrë të pa fund mendime e vetëm mendime të krijojmë alenca të tipit familjar për t’i krijuar një rrethi të ngushtë privilegje, por duke u marrë me të. Mendoj këto njëzet vjet të demokracisë nuk më vjen në mendje asnjë insiativë gojore për të nxjerrë një fjalë e të përkrahë ish të përndjekurit politikë, ku vërtet ka njerëz intelektualë e patriotë.
Te këto zhvillime nuk duket realisht ndonjë sinjal i qartë për veç interesave të liderëve për tu bërë deputetë apo për të bërë ndonjë pazar me partitë e mëdha gjatë fushatës së zgjedhjeve apo ndërtimit të qeverisë.
Është për të ardhur keq që disa intelektualë, që e kanë si emrin e tyre të nderuar, ashtu dhe fushën e tyre të veprimtarisë dhe merren me punë të pa frytshme, në vend që të çojnë përpara mendimin dhe dijen intelektuale në shërbim të shoqërisë e cila vuan sot në kolaps nga mungesa e iniciativës intelektuale. Sot, kur në horizontet e perspektivës shqiptare për dinjitet e përparim në kuadrin ndërkombëtar duken me më shumë perspektivë, para secilit intelektual kërkohet një kontribut i studiuar për t’i shfrytëzuar energjitë me sa më shumë rentabilitet në fushat përkatëse. Dija, kultura dhe edukata që merren dhe edukohen që nga familja e deri në universitet duhet të jenë sot objekt i punës për të bërë ndryshime të thella në drejtim të edukimit të një shoqërie më ndryshe se sa kjo që kemi sot. Në mentalitetet e sotme qytetare ka shumë vend për tu korrigjuar. Ne ruhemi nga njëri -tjetri për gjëra që nuk i bëjmë, se jemi të bindur se u ka kaluar koha dhe nuk flasim por heshtim. Ne shikojmë të abuzohet në forma të ndryshme në lidhje me shumë probleme dhe nuk e ngremë zërin. Në mënyrë të pa kuptimtë janë krijuar disa zona të ndaluara, tabu të pa prekshme dhe i dituri ruhet nga budallai duke menduar e gjykuar jo normalisht, duke mos kuptuar që opinioni reagon sipas logjikës. Opinioni dhe shoqëria për tu zhvilluar kërkojnë gjithmonë prijës të së mirës dhe këtë rol më së miri duhet ta kryejnë njerëzit e ditur e të kulturuar.
E preka më parë, por duke e parë pak më ndryshe në një kënd tjetër, mendimi dhe fjala pa u lidhur me punën do të jenë gjithmonë një lëmë pa grurë, apo një mulli pa ujë, që kurrë nuk kemi për tu parë hairin, por sehirin. Gjithmonë do të mbetemi të varfër si në mëndje ashtu dhe në pasuri. Fjala, mendimi që shoqëron sot mbledhjet dhe konferencat, kuvendet dhe kongreset, nëse nuk konkretizohen me punë të dobishme, do ta humbasin kuptimin dhe do të çojnë në mos angazhimin e popullit në të ardhmen në zbatimin e detyrave të rëndësishme kombëtare. Do të rrisin pasivitetin si sëmundje e rrezikshme. Do të çojë në uljen e vetëdijes kombëtare, e cila do të jetë me shumë pasoja për të ardhmen. Prandaj, më shumë se kurrë duhet të gjykojmë që çdo fjalë e mendim i shfaqur të rrisë besimin për krijimin e një perspektive për të bashkuar e grumbulluar njerëzit e jo për t’i përçarë ata. Bashkimi, jeta në komunitet do të bëjë që të grumbullohen energjitë e nevojshme për të realizuar detyrat e pa realizuara në aspektin kombëtar nga njëra anë dhe si qytetarë nga ana tjetër për përparim, mirëqenie dhe zhvillim të pandalshëm. Jeta në komunitet do të edukojë mentalitet dhe edukatë të re qytetare në drejtim të edukimit me ndjenjën e respektimit të punës si alternativa më e mirë për pasurimin e secilit si ekonomikisht ashtu dhe shpirtërisht. Jeta në komunitet, bashkimi rreth një ideali të përbashkët kombëtar duhet të jetë vlera më e artë që duhet të edukojmë dhe kërkojmë, duke fshikulluar me forcë gjithë të këqijat që e pengojnë ecjen tonë përpara me këto të këqija që vetë koha dhe intelektualët i kanë evidentuar më së miri.
Me habit fakti se kohët e fundit të njëjtët regjisorë dhe aktorë të politikës që përgatitën 1997, të cilët demonstruan simbolet e tre gishtave, gjoja se u vika keq për të përndjkurit politikë dhe për kombin shqiptar!.
Njeriu në jëtë gjykohet sipas veprimit të tij në shoqëri, në jëtë dhe në aktivitete e tij të përditshme, por është për tu menduar dhe për të ardhur keq se: në kohën kur Shqipëria përgatitet për tu bërë kandidate pranë gjirit të Këshillit të Europës, bandat e kuqe terrotiste komuniste, antishqiptarët që deshtuan në 21 janar vazhdojnë përsëri lojën e tyre pavarësisht se të dështuar mbeten gjithmonë, si bishti i qenit të ngordhur, që edhe varr nuk do të ketë për ata.
Partia e të Drejtave të Mohuara e RE, PDM-RE, aletate e koalicionit për qytetarin ka ndjekur dhe ndjek me shumë kujdes dhe vëmëndje ngjarjet e fundit në vend.
-Kur kombi Shqiptar, duke përfshirë dhe trojet jashte vendit ku sot ka një mbështëtje të jashtëzakonshme nga aleatët tanë tradicionale, SHBA-në si dhe korigjimet që po bën Europa nga ekstremistët duke shmangur urrejtjen ndaj kombit shqiptar dhe shqiptarëve.
-Qeverisja demokratike dhe aletatët e saj e shohin me një kendvështrim tjetër zhvillimin ekonomik dhe politik ne vend, dhe e mendojnë që pushteti mund të merret nëpërmejt grykës së armës, siç kanë vepruar baballarët e tyre për 50 vjet, që vranë e masakruan shqiptarët.
Fatkeqësia është më e madhe kur bijtë e etërve të tyrë kërkojnë të marrin flamurin e nacionalizmit dhe demokracisë në vend, gjë të cilën duhet ta harrojnë njëherë e përgjithmonë.
Nuk na habit fakti qw njw sherbetore, qysh nga lufta e Jugosllaveve, Nexhmije Hoxha tw hedhi baltw mbi nacionalizmin shqiptar, mbi demokratwt tw cilwt po e çojnw Shqipwrnw drejt Europws familjes sw qyteruar qw e kanw wndwrruar 50 vjet me radhw.
Por le t’ia lwmw shtetit ligjor qw tw denojw krimet e familjes Hoxha dhe tw nomenklaturës sw lartw komuniste qw bwnw mbi shqiptarwt. Do tw jetw nw tw miren e tw gjithw popullit shqiptar qw fytyra jote e zezw tw mos shikohet mw nw ekranet televizive, pasi mbjell veçse urrejtje nga gjaku qw ke derdhw pwr 50 vjet nw Shqipwri.
Shkrime të ngjashme: