POEZI NGA POETE BOTERO PËR PRANVERËN.Përktheu Anton Papleka

Filed under: Poezi |

POEZI PËR PRANVERËN

 

Omar Khajam,Iran

 

RUBAJI

 

Merre gotën në dorë si një tulipan në maj,

Me një bukuroshe faqetulipan ti qesh, mos u qaj!

Festo! Pi verë në këtë mot të butë e të kthjellët,

Koha që plaket, do të shtrihet në baltën e paskaj!

 

Dehem duke parë gotat me verë të florinjtë,

Jam poet që marr zjarr  duke vështruar pehritë!

Bëhem xurxull duke parë gotat me verë të florinjtë,

Thur vargje rubaish duke përpirë me sy pehritë!

 

O zemra ime që fati të ka mbushur me vrer,

Meqë shpirti duhet të ikë nga ti, o trup i mjerë,

Ulu në bar dhe shtrohu si në festë disa ditë,

Para sebaritë mbijë mbi varrin tënd përngaherë.

 

 

 

Edith Sodergran, Finlandë

 

PRANVERË NORDIKE

 

Tërë ëndrrat e mia në diell u shkrinë si borë,

Tërë ëndrrat e mia ikën si uji që rrjedh tatëpjetë,

Nga gjithçka që desha, tashti më ka mbetur

Vetëm një qiell i kaltër, një grusht yj të zbehtë.

 

Era kalon me ngadalë midis drurëve.

Hapësira e  zbrazët prehet. Uji hesht.

Bredhi i vjetër rri zgjuar dhe mendon

Për renë e bardhë që e përqafoi në ëndërr.

 

 

 

Eduardo Firpo, Itali

 

PËRSHËNDETJE PRANVERËS

 

Pjeshkëza hollake

Thua se është prej teli.

Në gemat e saj të zhveshur

Çeli e para lule

Si ato fjalët që dalin ngë zemra

Për të shprehur një falënderim.

Ajri është më i këndshëm,

Dielli e ngroh detin.

Pranë kësaj pjeshke do të rri

Pa e trazuar fare

Si ai engjëlli i famshëm

Në tablonë e Simon Martinit.

 

 

François Jacqmin, Belgjikë

 

PRANVERA

 

Puhia lajmëron

Dasma të pamëshirshme.

 

Ka një dritë apokalipsi

Te gjithçka që lind.

 

Barie bën të dridhet

Hiçin.

 

Është e rrezikshme

Të mos jesh i ri.

 

Në fillim të çdo pranvere,

E harroj emrin e thanës.

 

Lulesa e saj më befason

Si një kantikë e kompozuar

Nxitimthi.

 

Dikur isha betuar

Të isha epigoni i saj i palodhshëm.

 

Qysh atëherë, ajo nuk resht së shpalluri

Herezinë time…

 

 

 

Gilbert Socard, Francë

 

PRANVERË

 

Ja se si rritetbarii ri

Buzë pellgjeve me ujë

Dhe murmurima e burimeve

Përzihet me këngën e zogjve

 

Sapo zgjoheni nga gjumi

Mugëtira ikën nga vështrimet tuaja

Sytë tuaj lahen

Nga vezullimi i një dite të re

 

Në shkurret e mbira ndanë shtigjeve

Ndizen buqeta trëndafilash të egër

Dhe shpresa që u rikthye

I bën sythat të shpërthejnë

 

Dëgjoni erën që vrapon

Në rrafshinën që rri në pritje

Dëgjoni se si rriten në tokë

Thonjtë e të vdekurve

 

 

 

GUNARS Salins, Letoni

 

PRANVERË NË QYTET

 

Një ditë kur po vesonte një shi

I butë dhe i ngrohtë

Unë ndjeva në fytyrë

Ndjeva në mjekër

Se aty nuk rriteshin qimet e mjekrës sime,

Porritej bar i njomë.

 

Çfarë vendi paskan gjetur! hungërova

Dhe përpiqesha t’u shmangesha kalimtarëve.

 

Kur po shkoja të zbrisja nën tokë,

Dikush më kapi lehtas nga krahu:

„Ç’budalla që qenke!

Ku mund të rritet bari në qytet?

Në qoftë se ai duhet të rritet diku,

Nuk do të rritet mbi gurë!“

 

Unë e pashë me bisht të syrit:

Edhe atij i kishte mbirëbarinë faqe

Dhe aty kishin çelur vjollcat e para.

 

Pranverë në qytet.

 

 

 

 

Makoto Ooka, Japoni

 

PRANVERË

 

Duke gërmuar, ti e zgjon pranverën e përgjumur në plazh

Ti e vë në flokët e tu dhe qesh

Qeshja jote bën rrotullame në qiell, vezullon si shkuma

Dhe deti ngroh butësisht një diell të gjelbër

 

Ah, dora jote në dorën time!

Guraleci që ti hodhe në qiellin tim

Sot është petale që shket në sfond të qiellit

 

Midis krahëve tanë shpërthejnë sytha

Në qendër të vështrimeve tona

Sillet një diell i artë dhe lë aty stërkalat e tij

 

Po, ne jemi një liqen, jemi pemë

Jemi drita që rrjedh mbi barin e gjelbër

Kodrat e flokëve të tu ku vallëzon drita

Jemi ne!

 

Në erën që fryn tashti, hapet një derë

Duar të panumërta na thërrasin me hijet e gjelbërimit

Na thërret një rrugë e saporavijëzuar në lëkurën e tokës

Krahët e tu shkëlqejnë në mes të burimit

 

Qerpikët tanë zhyten në diellin e prushtë

Aty fillojnë të piqen heshturazi

Deti, frutat

 

 

Charles Olson, SHBA

 

PRANVERA

 

Thana

Ditën shndërrohet në llambadhe

 

Hëna e prillit

Hedh flokë bore nëpër natë

 

Papritmas

Zogjtë janë mori

 

Lulet ku kullotin bletët

Lulet që lidhin fruta

 

Rrëzohen përdhe

Era dhe shiu trazojnë gjithçka. Zhurmë

 

Edhe vetë nata buçet

Nga daullja e qukapikut

 

E ndiejmë veten të zënë. Lërojmë, lëvizim

Brofim, dashurojmë. Sekreti

 

Që kishte humbur, nuk fshihet më

Por as nuk del sheshit, vetëm e nxjerr kokën

 

Te disa shenja. Ne nxitojmë

Të kapim gjithçka. Trupi

 

E fshikullon shpirtin. Me një dëshirë të madhe

Kërkon eliksirin

 

Nëpër shungullimën e pranverës

Kur ndryshon gjithçka. Pasioni që shtyhet, zbehet

 

Ajo që i mungon trupit e shpirtit

Të cilët janë e njëjta gjë

 

Buçet si gjeli që këndon në mëngjes,

Pastaj vjen ndarja: ne të përshëndesim

 

Stinë kur nuk humbet gjësend.

 

 

Andonis Fostieris, Greqi

 

ALEGORIA E PRANVERËS

 

Unë e pashë përsëri.

Në fillim të pranverës

Ai zuri të hidhte përtokë

Pështymë të trashë, të gjelbër

Plot krimbaleshë që ngjiten në drurë

Duke u bërë gjethe e kërcell

Duke hapur një hon të kuq, duke i thirrur

Fluturat rreth e rrotull

Duke luajtur

Një parodi të krijimit të parë të botës

Duke gëlltitur

Pilulën e polenit

Frymën e tij të errët që shkumëzon një çast-

Por kërcënimi i tij ishte një lëvizje ajri

Si një kor

I thjeshtë, i luajtur një mijë herë

Në alegorinë

E lashtë

Të stinëve.

 

 

 

Tomas Tranströmer, Suedi

 

TRE LISA…

 

Tre lisa të zinj nën borë.

Kaq trashamanë, por çalltisës.

 

Në flakonët e tyre të pamasë,

Do të shkumëzojë gjelbërimi i pranverës.

 

Përktheu: Anton PAPLEKA

 

 

9 Responses to POEZI NGA POETE BOTERO PËR PRANVERËN.Përktheu Anton Papleka

  1. pranvera
    erdhi pranvera
    me gezim
    femijet lozin
    per qdo dit

    qelin lulet
    fije,fije
    neper breza
    neper hije

    femijet veshim
    rroba te holla
    dhe dalin ne qytet
    te lozin me lodra

    anjesa
    December 7, 2012 at 12:36 pm
    Reply

  2. iofvuhjnfv ng dt fg g ihnihnorg yug org ui uivgfygcv b hbhfdb

    syart
    March 20, 2013 at 7:36 pm
    Reply

  3. hahahaha KA TE STROF te kokan yfyfyfyfy :(

    trenda
    March 21, 2013 at 4:23 pm
    Reply

  4. DIMRI

    Deshir te flakt une kam.
    Ta gjej kete lule drit.
    E fshehur lart ne ate an.
    Me le ajo me prit.

    Bilbilit ti drejtohem.
    Me kengen qe kendoj.
    Tma gjej e ti gezohem.
    Lules qe kundermon.

    samira
    March 22, 2013 at 4:28 pm
    Reply

  5. PRANVERA

    Hiqet bora.
    Vjen pranvera.
    Kendon bilbili
    si herave te tjera.

    Qelin lulet.
    Ngjyra-ngjyra.
    Dhe bajn gara.
    Cila asht ma e mira

    samira
    March 22, 2013 at 4:34 pm
    Reply

  6. dallendyshe eja

    yllzana
    April 3, 2013 at 9:41 am
    Reply

  7. Disa te miraa…

    mbreteresha
    March 30, 2014 at 8:18 pm
    Reply

  8. me pelqejn shum

    leonita
    April 7, 2014 at 8:48 am
    Reply

  9. SHUME TE MIRA DHE ME VLERE

    SINDI
    April 23, 2014 at 6:17 pm
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>