Vështrim mbi punët e muzikologjisë “Prenkë Jakova” dhe “Në Shkodër të gjithë këndojnë”
Muzikologu Isa Alibali dhe “Fenomeni Jakova
“Por një prej muzikologëve, i cili me shumë dinjitet dhe qytetari ka bërë një punë dinjitoze është edhe Isa Alibali, studjuesi nga Shkodra. Isa Alibali me punë e tij të vyer ka dhënë një kontribut me shumë vlera për muzikologjinë, duke trajtuar atë në kuptimin e gjërë të lidhur me fusha të caktuara sic janë historia, gjuha, epistemologjia dhe studimet kulturore. Në këtë kontekst Alibali i ka lënë muzikologjisë shqiptare një vepër shumë të mirë, të cilën e ka shkruar me shumë dashuri dhe pasion.”
Nga Qamil Gjyrezi, Universiteti i Shokdrws
Muzikologjia është një disiplinë shumë e rëndësishme për studimin e shkencës së artit muzikorë. Muzikologjia është studimi i shkencës së muzikës. Termi përdoret në tre kuptime. Në kuptimin e ngushtë, ndërmjetëm dhe të gjërë. Në kuptimin e gjërë ajo përfshin të gjitha disiplinat përkatëse muzikore dhe të gjithë manisfetimet e muzikës në të gjitha kulturat.
Muzikologjinë krahas studjuesve të muzikës e kanë studjuar dhe hulumtuar edhe studjues të fushave të tjera, psikologë, sociologë, gjuhtarë, biles edhe mjek.
Një prej rasteve shumë interesant është Injac Ndojaj në vitet 1930 i cili megjithse kishte studjuar për gjeologji, i panjohur për shumë studjues të fushës së muzikologjisë, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për etnomuzikologjinë tonë. Profesor Eno Koco ka bërë një punë shumë profesionale për promovimin e studimit të Injac Ndojës për etnomuzikologjinë.
Por një prej muzikologëve, i cili me shumë dinjitet dhe qytetari ka bërë një punë dinjitoze është edhe Isa Alibali, studjuesi nga Shkodra. Isa Alibali me punë e tij të vyer ka dhënë një kontribut me shumë vlera për muzikologjinë, duke trajtuar atë në kuptimin e gjërë të lidhur me fusha të caktuara sic janë historia, gjuha, epistemologjia dhe studimet kulturore. Në këtë kontekst Alibali i ka lënë muzikologjisë shqiptare një vepër shumë të mirë, të cilën e ka shkruar me shumë dashuri dhe pasion. Në punët e tija Alibali përshkruan natyrën sociale, psikologjike dhe historike të këngës popullore shkodrane, kësaj perle e cila ka një vend të rëndësishëm në kulturën tonë shpirtërore si komb dhe studimi me shumë vlera për kompozitorin Prenkë Jakova. Isa Alibali si një psikolog dhe antropolog klinik futet në mendjen dhe trupin e Shkodrës ose më mirë në tërësinë e saj, nëpërmjet studimit të autorëve dhe artit muzikorë të qytetit. Nëpërmjet studimit të këngës shkodrane dhe studimit kompozitorit të operas së parë shqiptare Jakova, Isa Alibali me pendën e tij futet thellë në botën psikologjike dhe detajet e jetës së kompozitorit të madh shkodran me shumë profesionalizëm dhe pasion. Të njëjtën gjë bën edhe me këngën popullore qytetare shkodrane. Ai e dashuron këtë kënge, gjithashtu ka arritur të futet në skutat e thella të shpirtit shkodran, epistemologjisë së shpirtit, të prezantuar tek kënga popullore-qytetare e Shkodrës.
Cfarë studion muzikologjia si fushë dhe në cfarë drejtimi e studjon Alibali?
Muzikologjia synon studimin dhe kërkimn në kuptimim e gjërë me disiplinat burimore të zanafillës sic janë historia, studimet kulturore, studimet gjindore, filozofia, estetika dhe semiotika, etnologjia dhe antropologjia kulturore, arkeologjia dhe parahistoria, arti primitiv, psikologjia dhe sociologjia, fizologjia, dhe shkencat nervore, akustika, dhe psikoakustika dhe kompjuteri shkencat informatike dhe matematika. Gjithashtu disiplinat e afërta me muizkologjinë janë: arti, performaca, ritualet, dhe komunikimi, historia teoria e artit plastik dhe arkitekturës, linguistika dhe letërsia dhe teatri, feja, teologjia dhe sporti, muzikologjia e aplikuar know-how edukim dhe terapi muzike.
Në këtë kontekst studjuesi dhe muzikologu shkodran Isa Alibali, ka bërë një punë shumë të madhe në promovimin e vlerave që ka kënga popullore shkodrane dhe natyrisht jetëshkrimi për kompozitorin e madh Prenkë Jakova i japin Alibalit një vend të nderuar në fushën e muzikologjisë historike dhe studimeve kulturore. Studimet e mirëfillta Alibali i ka mbaruar për gjuhë dhe letërsi. Pikërisht këto fusha të studimit, gjuha dhe letërsia dhe kultura i kanë dhënë impulse Isa Alibalit të punojë edhe në fushën e muzikologjisë. Një rol shumë të madh kanë pasur edhe kontaktet me artistët e qytetit të Shkodrës, pasi në të gjithë jetën e tij Alibali ka patur marëdhënje pune me elitën e tyre. Isa Alibali ka qenë një prej drejtuesve shumë pozitiv të kulturës në qytetin e Shkodrës dhe një menaxher i shkëlqyer shumë i talentuar para viteve 90-të dhe më pas.
Një studjues i njohur arti thotë se: “Shumë prej rrymave artistike janë menaxherët e artit të cilët i kanë krijuar dhe zbuluar, nuk janë vetë artistët”. Menaxhimi i artit ka një rrol të madh në promovimin e artit dhe rritjen e nivelit të tij në planin konceptual dhe cilësorë. Menaxheri i artit ka punë direkte organizative por edhe shpirtërore me artistët. Pikërisht në këtë plan Isa Alibali është një prej menaxherëve më te shquar të artit jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri. Por krahas menaxhimit të kulturës dhe artit Alibali, nuk la pas dore edhe studimin e kësaj fushe, të artit muzikorë. Me gjithë obligimet në drejtimin e istitucioneve të kulturës ai gjatë jetës së tij ka grumbulluar edhe një material të madh edhe për studimin e fushave të artit konkretisht muzikës e cila për Alibalin sic duket është edhe arti i tij i preferuar. Alibali është edhe dramaturg, por studimet dhe hulumtimet për muzikën i dhanë një emër shumë të mirë pasi ai ishte i pari cili tentoi të studjojë muzikën në planin epistemologjik, gjuhësorë dhe historik. Alibali ju a kaloi edhe muzikologëve dhe muzikantëve profesionistë që shpesh shfaqnin skepticizëm për punën e tij, natyrisht duke mos qenë të informuar se cili është misioni i fushës së muzikologjisë si një degë shumë e gjërë. Isaja me një vullnet prej intelektuali ja kaloi edhe skeptikëve duke fituar një emër të vërtetë muzikologu me punën e tij, e cila lartësoi këngën popullore qytetare shkodrane dhe natyrisht puna për Jakovën e madh i dha vendin e merituar Isa Alibalit, si studjues serioz i artit muzikor. Nuk kam ndërmend në këtë shkrim të bëj analizën e hollësishme të dy punëve. Qëllimi im është shumë i sinqertë, dhënia e një mesazhi profesional dhe dashamirës për një ish-drejtor, mik dhe koleg që është një studjues serioz i fushës së muzikologjisë në Shkodër dhe Shqipëri. Para viteve 90- muzikologjia dhe kritika, ka pasë studjuesit e saj sic ishin Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Sokol Shupo, Vaso Tole, Spiro Shituni dhe kritikë si Albert Paparisto, Hamide Stringa, Spiro Kalemi dhe Sandër Cefa, Zana Shuteriqi por si rezultat i cenzurës komuniste, ato nuk patën të gjitha shanset, literaturën dhe komunikimin për studimin e mirëfilltë të kësaj dege. Prandaj sot kërkohet një rishikim mbi teorinë për muzikologjinë si fushë dhe rishikimi i arritjeve dhe kushteve në të cilat është krijuar dhe studjuar muzikologjia dhe historia e jonë e muzikës.
Prenkë Jakova dhe “Në Shkodër të gjithë këndojnë”
Janë pikërist këto dy punë të muzikologjisë në kuptimin e gjërë, muzikologjia historike dhe linguistike që i dhanë Isa Alibalit të drejtën për të debatuar dhe studjuar edhe më thellë muzikologjinë.
Burhan Q. Dizdari shkruan për punën e Isa Alibalit: Në librin e titulluar “Në Shkodër të gjithë këndojnë”: autori Isa Alibali prezantohet me një punim origjinal në një sferë të pahulumtuar dhe pothuajse të lënë në harresë, por që ka të bëjë me këngët shkodrane, fragmente nga rrethanat që lindën këto këngë, këto perla të magjishme të shkruara aq bukur dhe me sentiment të hollë e që dëshmojnë për jetën e kulturar e të qytetëruar të banorëve të këtij qyteti.
Në fakt në punën e tij Isa Alibali përshkruan fragmente nga rrethanat që lindën këto këngë, të cilat janë shumë të rëndësishme për studimet e muzikologjisë historike dhe që ndikojnë në krijimin e një imazhi të qartë se në cfarë kushtesh social kulturore u krijuan. Procesi krijues krahas frymëzimit ndikohet shumë edhe nga konteksti social kulturorë ku krijohet puna e artit. Personazhet e Alibalit janë amatorë njerëz të zakonshëm, por shumë të talentuar dhe dashamirës të artit muzikorë. Kënga e popullit është shumë e rëndësishme. Në krijimtarinë popullore në vite, del qartë edhe fëtyra e qytetit, bota shpirtërore dhe shijet e tij. Alibali përshkruan Shkodrën dhe botën shpirtërore të saj, të kthyer në muzikë, në këngën popullore-qytetare shkodrane.
Tek “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, Alibali përshkruan me shumë kujdes të gjitha momentet dhe situatat në të cilat është plazmuar kënga e qytetit të tij të lindjes. Ai shkruan në fillim: “Një mënyrë për të hyrë në tempullin madhështorë të këngës popullore Shkodrane”. Për studjuesin pasionant kënga popullore shkodrane është një tempull në vehte. Alibali nëpërmjet një tematike shumë interesante në punën e tij shkruan për personazhe të cilët e kanë krijuar këtë këngë. Takimet e të Shtunave, Krisi Topi, Moj e vogël si florini, Kasem Xhurri, Zenel Maha, Mark Kranjani në Cetinë, Sillet moti për së mbari, Palok Kurti, Për mue paska kenë kismet, Marshalla bukurisë sate, Në zaman t’njasaj furie, Si vjen devri e zamani, Shtjefën Jakova, Kolë Saraci etj., janë tematikat dhe personazhet, të cilat autori i ka trajtuar me shumë pasion dhe profesionalizëm. Alibali përpiqet që t’i pikturojë, personazhet, historinë, aspektet krijuese, të cilat i dhanë jetë muzikës së Shkodrës.
Puna për kompozitorin Prenkë Jakova është një jetëshkrim shumë interesant që është e lidhur me jetën dhe me ato momente të cilat ndikuan në krijimtarinë e muzikantit të madh. Tema të tilla në libër si Fëmijëria, Vitet e rinisë-rruga drejt formimit muzikorë, Prenkë Jakova mësues dhe artist, Kohë të vështira, Drejt lartësive Opera Mrika, etj, përshkruajnë më shumë profesionalizëm kalvarin dhe rrugën e gjatë nëpër të cilën kaloi artisti i madh, situata të cilat ndikuan tek arti i tij.
Alibali psikologu i shpirtit Jakovian dhe atij shkodran
Në punët e tija Isa Alibali futet thellë në shpirtin e qytetit të Shkodrës dhe në shpirtin dhe mendjen e kompozitorit të madh Jakova që është një pjesë e rëndësishme e këtij shpirti dhe e mendimit shkodran. Duke qenë një bashkëkohës i Jakovës ai me shumë mjeshtëri në punën e tij ka arritur ta kuptojë thellë kompozitorin e madh. Kjo është shumë e rëndësishme në punën e Alibalit. Krahas kontaktateve dhe njohjes personale, ai është shumë i vemendshëm dhe profesionist gjithashtu në njohjen e artit muzikorë të Jakovës. Muzika e Jakovës i ka bërë përshtypje të vecantë Alibalit sëbashku me personalitetin shumë të cuditshëm prej artisti. Ai me një inteligjencë studjuesi përshkruan edhe emocionet e artit muzikorë jakovian, që është shpirti dhe mendja e Jakovës. Alibali kupton shumë mirë edhe gjuhën jo verbale të muzikës, melodinë dhe ritmin, harmoninë. Në këtë kontekst ai mund të quhet edhe si një filolog i muzikës, ai njeh mirë edhe tekstin muzikorë. Alibali e studjon kompozitorin e madh që në fëmijërinë e hershme të tij, dhe pastaj i vëzhgon me pendën e tij të gjitha etapat e edukumit dhe formimit artsitik të Prenkë Jakovës. Alibali i përshkruan me shumë mjeshtëri edhe momentet e mira dhe të këqija të cilat ndikuan në krijimtarinë e Jakovës. Natyrisht autori ka ditur të vlerësojë edhe individë muzikantë dhe miq të Jakovës të cilët ndikuan shumë në formimin dhe krijimtarinë e tij si në rastin e muzikantit tjetër të rëndësishëm shkodran Martin Gjoka.
Synimet e autorit është përshkrimi i të gjithë momenteve dhe rrethanave të cilat lanë gjurmë në mendjen dhe shpirtin e Jakovës. Prandaj mund ta quaj edhe një psikolog i vemendshëm që din shumë mirë të identifikojnë shpirtin human jo vetëm me anë të komunikimit direkt me autorin ose nga shkrimet që i ka shfletuar për të shkruar punën, por din shumë mirë të analizojë me shumë kujdes edhe artin muzikorë të Jakovës dhe me fjalë ashtu si me nota muzikore, përpiqet që ta përcjelli tek lexuesi.
Prandaj punët e Alibalit marrin vlera të vërteta studimore dhe janë punë të mirëfillta të muzikologjisë dhe studimeve kulturore. Për të shkruar punën e tij ai ka përdorur gjithashtu një bibliografi të mirëfilltë dhe ka cituar me shumë kujdes autorë dhe personazhe që e kishin studjuar më parë Prenkë Jakovën dhe këngën e qytetit të tij. Alibali ka arritur gjithashtu të bashkëpunojë me miq të tij për të realizuar një punë e cila ka vlera të vërteta intelektuale dhe studimore.
Me punën e tij për artin e qytetit të Shkodrës dhe artistin e madh shkodran Prenkë Jakova, Alibali i lartësoi këngën popullore-qytetare shkodrane dhe “Fenomenin Jakova”, kompozitorin e operas së parë shqiptare. Isa Alibali me keto punë shumë të mira studimore dhe aktivitet promovuese për artin muzikorë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, ka vendin e tij të padiskutueshëm në muzikologjinë shqiptare dhe studimet kulturore.
No related posts.