ËNDRRA E VIKTIMËS QË ZBULOI TË VËRTETËN.Tregim nga ENVER S. MORINA

Filed under: Proze |

 

I. Rekuiem për Arbërin(ë)

 

Hapat ishin rënduar vetvetiu nga tendosja e trurit pranë arkivolit. Kurtezhi lëvizte njëtrajtshëm. Edhe dhembja e pikëllimi. Përcaktohej vetëm gjinia dhe mosha e të pranishmëve. Të gjitha profesionet ishin veshur në të zezë. Ata që zbritën nga malet dalloheshin me ashpërsinë e syrit. Ula kokën për të rilindur kujtesën, loti i shkapërderdhur në trase reflektonte ndriçimin e të kaluarës. Syzat dioprie, si në valë deti, valëviten zhurmën e tresekondëshit, kohën kur spikeri i lajmeve të natës komunikoj ultimatumin e heshtur kryqëzor:

Arbër V. dha dorëheqje?!

Arbër V. nuk dha dorëheqje?!

Arbër V. nuk është në At(ë)dhe?!

Arbër Varri është në at(ë)dhe?!

Fatwa nuk do të kryhet mbi Rushdiun. Toka shqiptare përveç shiut, lotit po mbështillet edhe me gjakun e shkrimtarëve. Është katandisur në miniaturën e imtësisë planetare. Sa e sa kohë jemi duke pritur Godonë bashkë me zotin! Sa e sa kohë jemi duke pritur atentatin ndaj Rushdiut bashkë me sëmundjen e Besës nga plumbi i mbetur në trup që para shtatëmbëdhjetë vitesh!

Sa e sa kohë jemi duke pritur lirinë e durimit të paqes bashkë me foshnjën e zhdukur në majën e Çukësukës së Nemur! Vetëm spikeri lexoj dhembjen kolektive:

Është vrarë deputeti….

U qëllua për vdekje ushtaraku….

Atentati mbi shkrimtarin….

U gjet e vdekur foshnja….

Për ta vrarë me një plumb një foshnje nuk mjaftuaka për ta vrarë intelektin edhe të një deputeti, të një ushtaraku, të një shkrimtari! Më në fund u futëm në jetën e shkrimtarit të vargjeve satanice.

Informacionet flesh nga At(ë)dheu në “Koha poetika” i dëgjova fshehurazi me shpejtësinë mjegulluese të storieve fragmentare:

“… Këshilli i Si(mpatisë) gurimit alias Këshilli i Si(gurimit)mpatisë konformë gurimit të opsioneve trumbetuese në antipati me avio-kompaninë Super Atlantidë në miniaturë sulmoj caqet IliroAlbo-Ballkanike antike dhe zhvendosi militarizmin rreth lumenjve. Tre-furkacionet gjeostrategjike takoheshin vetëm diku në hapësirat tejoqeanike. Vetëm të dyshimtit duhet likuiduar qofshin edhe kon-trabanduesit e cigareve të duhanit…” Lajmi bazohet sheshazi nga zërat e tregtarëve të natës.

“…Tre minuta ndryshonin në orët e dorës mes atentatorit dhe zëdhënësit. Pas disa çastesh grindjesh munden të rregullonin në saktësi akrepat. Në ditët e fundit të verës së lagësht atentati u bë tre sekonda më vonë. Zëdhënësi ishte çmendur  nga vonesa e kri-mit…” – Ngjarja ndodhë tek Studioja e Saktësisë dhe tek Kafiteria e Alkoolit njëkohësisht pas tre sekondash tek Bulevardi i Intelek-tualëve.

Më pas rrëfimtari i dëshmisë sikur solli trinomin e shikimit nga një dritare apartamentit te një ecjeje udhëtari të panjohur në rikthim përsëritjen e fundfillimpërfundimit:

I. Policia kontrollonte vetëm kalimtarët në trotuar ndërsa në anën e kundërt makinat lëviznin qetazi. Ai ecte fshehurazi dhe në ndrojtje. Sikur policia nuk zgjuan ndonjë kujdes. Kaloi pranë tyre duke menduar se i shpëtoi torturës së rastit. Ndoshta e kanë fyer sepse disa policë e përcollën vetëm me shikim. Kur kaloi Urën vërejti veten se ishte djersitur.

II. Policia kontrollonte vetëm makinat në asfalt, ndërsa në anën e kundërt kalimtarët lëviznin qetazi. Ai ecte thjeshtë dhe me krenari. Sikur policia përcollën me kujdes udhëtarin. Kaloi pranë tyre duke menduar se nuk hetohej nga shikimi i tyre. Ndoshta e kanë përqeshur sepse disa policë folën në mes vete. Kur kaloi Urën vërejti veten se ishte qullur në shi.

III. Policia nuk kontrollonte makinat në asfalt as në anën e kundërt kalimtarët. Ai ecte vëmendshëm dhe me frikë. Sikur policia nuk vërejtën askë. Kaloi pranë tyre duke menduar se nuk do ta thërrisnin. Ndoshta e kanë gënjyer sepse disa polic u futën në makinë. Kur kaloi Urën vërejti veten se ishte goditur nga rafalë automatiku.

Kur kaloi urën i panjohuri tashmë vërejti vetën se ishte plagosur rëndë dhe përpëlitej nën agoninë e dhembjeve trupore…..

Kur u zgjova mendova se nuk ishim të arrestuar, Gjumi ishte rënduar më shumë  se hapat e ecjes së djeshme në ëndrrën e viktimave të ditës. Është rritur numri i të vrarëve më shumë se rënia e fijeve të flokut në kokën e skulpturës së Platonit! Tragjedia mbeti pa dëshmitë arkivore të Syrit të Tretë!

Sydioptiku i mungon diktaturës! Gazetaria u mëdysh nga frika e granatimeve! Vetëm u tërhoq në prapavijën e frontit! Flokut i kishte rënë sëmundja e kohës. Kishte pëlcitur nga inati!

“…Përveç të tjerave e kam ripunuar deri në një krijim sakrifikues origjinal poemën e De Radës “ Krutan i mërguar”, në një dramë “moderne të fundshekullit” e gërshetuar edhe me vrasjet e Gurakuqit, Kenedit, Ajshes e Gërvallës, për të cilat shkrimtari Arbëresh nuk mund të dinte! Dhe shtesa: Uni poetik i vjedhjes së sotme me fatin e krijimtarisë së Serembes….”

Të ndryshohet pyetja në intervistën e fundit bërë ambasadorit të njërës nga agjencitë më të fuqishme të internetit e-mali informativ “Kolumnistët tanë pse ende nuk po arrijnë në panteonin e njohjes intelektuale moderne në stadin e të huajve që kalojnë vetëm kalimthi nëpër realitetin e mjegullnajës shqiptare?!” E di se dorëshkrimet nga nëndheu janë shpërndarë në hapësirë nga granatimet!…

Vetëm universi redaksional e kuptonte humbjen e dorëshkrimeve dhe Seremben. Uni poetik dhe poetika e intelektit të së kaluarës nuk po rikrijohet dot.

Motra e di, niset për redaksi por nuk e di se a do të mbërrijë tek lexuesi?! Ajo është më e merituara që diçka mund të shpëtohet edhe në sakrificat e fijes së flokut.

Prishtinë, 27 shtator, 98

 

 

II. Kolumnisti

 

Më parë se vet akti i krijimit, më parë se vet realiteti i dhembjes torturohesha me përcaktimin e mesazheve që (mund të) silleshin (krye) redaktorët në stafet e tyre diktatoriale. Dhe (për)çarja, (ç’)thurja e (ç’)integrimi ndodhë tek vet Ne dhe Ata me semantizimin e rregullt botues. Përkundër zënkave të tyre vetvetiu kisha rënë nën ndikim të një redaksie si shprehje e lirë e mendimit. Cenzura largohet si djall nga panteoni i publikimeve javore qoftë nga tereni i gropës në masë  qoftë nga kështjella infinite e intelektit të individit pa personalitet. Uni-n e trurit s’mund ta zotosh sepse lehtësisht që nesër mund ta humbasish. Vetëm kuptimi ruhet si relikt arkaik i epokës së fundit të shekullit XX.

 

Zëri i Arbër V. në at (ë)dhe

(koha e parë në hapësirën e dytë)

Arbër V. sfidoj në shkrimet e tij tërë antikititetin e shkrimeve më të hershme. Edhe pse ishte në moshë të shtyer në reportazhet e tij të udhëtimeve i ngjante një figure të njohur për rininë e vendit. Partnerët e revistave të sfilatave vajzërore e kërkonin autorin e paditur se Ai ishte i mplakur.

Një vashë me shami e urrente Rushdiun. Tjetra përkrah saj dashu-ronte Moravien e Markesin më shumë se gjuhët në të cilën shkru-anin autorët e mëdhenj.

- Nuk ndjeheni të turpëruara para plakut që nuk i reziston dot dia-logut të dashurisë?!- kundërshtojë.

Arbër V. me dhjetëra vite, në gazetat më të njohura të kohës, dashuronte pleqërinë. I erdhi pavetëdijshëm dhe se nuk besonte se ishte kaq e afërt. Tash më u bind se duke ëndërruar atë, e kishte përforcuar kohën e sakrificës vitale e të papriturat fëmijërore.

- “Ombrella pas ndaljes së shiut, nga harresa, të shpeshtën e herëve humbin….”- ishte kjo fjali pseudonim nofke, që më i përkushtuari i sakrilegjeve të Meshari-t buzukian, të futet në studion e tij arki-vore.

Arbër V. ndiente frikë nga kërcënimet e një njeriu hije. Disa herë në legjitimimet heshturazi të rastit kërkohet emri i autorit të kolum-neve. Ai ishte Ai. E kishte shpëtuar mosha. Asnjëherë nuk kishin dyshuar në të. Vetvetiu kishte mësuar për përndjekjen që i bëhet. Në variantin e modifikuar publikimet e tij ishin fictionet më të përkryera paralajmëruese të kohës.

- “…kush di për vdekjen e Arbër V- ta zhvarrosin!

Arkivolin ta sjellin tek Pragu i Shtëpisë! E kishte lënë amanet t’ia djegin kufomën!”- i dëgjoi lajmet e para për vetvete.

Populli kishte humbur shpresat edhe në

Zotin qiellor Antik edhe në

Zotin tokësor(Post) modern!

 

Jeta e portretit të vashës

(koha e dytë në hapësirën e tretë)

Filmi është ndaluar të përcillet nga femrat mbi moshën 18 vjeçare. Duke lexuar me zë gazetën ditore të ditës filluan zënkat. Ajo ishte grindur deri në divorc me burrin pse ishin gjendur në të njëjtën kinema me vajzën e T’saj. Ishin njohur në mjegullnajën e tymit të cigares errësore në një skenë eksperimentale sex-uale.

Masakra ishte kryer. Tashmë dheu i lagur kërkonte viktimat. Gazeta e sotme kishte sy të frikshëm ndërsa filmi i mbrëmshëm nuk përkthehej. Fotografia lëvizte qetazi mes Syrit të Tretë dhe epshit rrëqethës. Nëntoka dhe mbitoka kënaqej nga lakuriqësia e trupit të zvetënuar. Ende gjenocidin e dhunimin e dashuron njeriu! Mes gjakut, flokut e lotit të buzëve shkëmbore një maje e tërë lëkure e pathepisur. Kur arrita tek shenja e zenitit mund të hidhesha në liqenin e afërm. Vdekja ishte shumë larg që të kuptoj fundin e shpresave të kota edhe për ditën e nesërme. “ Pse më vinte çdo herë Ajo gjysmë e lakuriqur që t’më tregonte kohën në mesnatën me shi?!”- pyeta vetën.

Ora e murit ishte e pangrehur ndërsa këpurdhat mbinin nën krevat. Koha do saktësi në vetmi! Sikur njëri akrep ishte thyer. Ajo erdhi përsëri t’më tregonte orën. E qullur në shi kërkoj të çlodhej. Unë mendova se loja do të fillonte….”

Vetëm thellësia e liqenit të ditës mund të arrijë para të të lagurës së natës. Nuk e di si ta dashuroj mesnatën e akrepave të orës mu në majën shënjuese të zenitit mjegullnajë!

Shenjë e zezë u shfaq. Kësaj here në ëndrrën përfytyruese apo në heshtjen e ecjes mortume mes për mes rrugëve të kryeqytetit…

 

Sheshi i (ri)leximit të siluetës

(koha e tretë në hapësirën e parë)

Imazhet e kërkimit të syzheve dhe realitetit i ndotjes nga vdekjet. Në vetminë e Çukës së Sukës apo në majën e Vetmisë Letrare me “ I pavdekshmi” të Borhesit komunikoja në hapësirën memece dhe kohën e shpejtuar drejtë vetmisë së përjetshme.

Asnjë zë, asnjë fjalë, asnjë zhurmë, asnjë frymë jete, dhe asnjë cicërimë zogu edhe pse ishte ditë vere. Tronditjet e trurit njerëzor janë tragjike dhe të një pozicioni fatal në përmasa humbje ekuilibri tmerret që shkaktojnë luftimet e pabarabarta nga ana e frikës së heshtur, të marrëzisë së militarizmit dhe stoicizmit heroik!

…Pas shtrirjes të Dorës së Pajtimit mes dy kolegëve shkencëtarë, që popujt dhe pushtetet e tyre vriteshin, thirra përmes telefonit: Urdhëroni Ambasador i shkrimit fictiv, riparoje novelën “Krushqit janë të ngrirë” me mbititullin  “Krushqit pas armiqësive, vrasjeve, krimeve e varreve masive, fushëgjakut e status-quo-s janë në lëvizje. Janë shpushurisur me shkuesin (mesitin) fiktiv për tu ngrirë  (nëntitull epilogu) në fushëlimitet e tyre.

 

Intermeco epilogu: Dialog me Nënën

- Mbrëmë (a)ka pasur dridhje toke!(?)- foli Flor(i)a duke lagur sytë e ngrirë të mëngjesit.

- Sa absurde të dëgjosh aq lehtësisht për vdekjet nga Zoti përkundër krimit njerëzor të eskadronëve militariste!… Mes paralajmërimit e vetëdijesimit të Zotit kanë filluar lëkundjet- bëra zë për t’u përgjigjur.

- Mos mendo ashtu, biro!- mu kërcënua qetazi Nëna- Luaj vendi! Zoti sheh!

- Oh nënë i paskan vrarë të gjithë shokët!- klitha vetvetiu apo u bashkëdyzua zëri i Flor(i)es.

- Mos thuaj të gjithë!

- Tragjikja e boshllëkut qenka sëmundja e përjetshme! Po humbka kuptimin edhe vetmia!-  shkrova në ditarin- ditor.

Prishtinë, 4 tetor 1998

 

 

P. S. Vrasje në kinema

 

Tredimensionaliteti i imazheve kinematografike në gërshetim metamorfizues me trininë biblike apo zbulimin e agjenturës së ëndrrës, sepse kam provokuar: Ëndrra si ekzistencë, Viktima si trup dhe Vdekja si shpirt.

Vargjet  që shkaktuan vrasjen në një heshtje të plotë në kinema apo në prani të 348 vetave. Hetimet kishin marrë kahe enigmatike pas obduksionit digjital në trupin e viktimës “së pafajshme” se ai mbrëmë kishte parë ëndërr se si kryeministrin e kishin vrarë një pjesëtar e një kombi hasmërisht me shekuj e jo ndonjë dyshim i lansuar me letrën 12 vjet më parë dërguar nxënëses. Atë ëndërr ia kishte treguar para hyrjes në kinema mikeshës së ngushtë autore e disa librave dedikuar fëmijëve.

Fillo Ti të udhëtosh e para!

Takohemi diku ku arrijmë.

Jeni tepër e re për ta njohur jetën.

Tjetrin.

Dhe për ta tradhtuar.

Nuk dua asgjë më shumë se sa Ti dëshiron

Mos e ruani vetminë në vete

Fotografia do ta thyej heshtjen e dhembshme dhe do ta lag kujtimin dhe bukurinë.

Shiu kishte ikur përtej ëndrrës

Prishtinë, 2003- 2006

 

Shkrime të ngjashme:

  1. Nekrolog “i heshtur”, në përvjetor vdekjeje.Shkruan: Enver S. MORINA
  2. Rreth librit të Bujar Leskaj “Muzat e qëndresës”. Studim nga Enver Lepenica
  3. ËNDRRA E LIRISË DHE E LUMTURISË, Shënime për librin “Fitorja e padukshme “ të Mujë Buçpapajt
  4. Protonizmi si veçori e Gjekë Marinajt. Studim nga Kujtim Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>