1.Vulaj: albumin e ri ia kam dedikuar njerkës
Gjyste Vulaj: “Nuk bëhem merak”
Gjyste Vulaj përveçse këndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e punoi vetë. Në horoskop është gaforre.
Albumi më i ri i këngëtares së famshme të muzkës popullore Gjyste Vulaj, “A bëhesh merak”, ka përmbushur pritsherinë e këngëtares, por edhe të fansave të saj të shumtë në të gjitha hapsirat shqiptare dhe në Diapsorë. Albumi prej kur është hedhur në treg në muajin korrik 2011, ka patur një fat për kënëgtaren, e cila vetëm gjatë sezonit veror ka dhënë rreth 70 shfaqje, brenda dhe jashtë vendit.Këngëtarja e famshme pohon për gazeten tonë se ka në plan të kthehet në Shqipëri për të realizuar klipin e saj të dytë, po nga albumi i ri, por këtë herë me “Max Produktion”. Vulaj pohoi se albumin e ri ia kishte dedikuar njerkës së saj, e cila sic thotë ajo, ka sakrifikuar për të rritur atë dhe motrat e saj, por edhe femrave shqiptare në tërësi. Gjyste Vulaj u lind në fshatin Vuksanlekaj ( Malësi) më 09.07.1977. Është e martuar me Sokol Vulaj me të cilin ka një vajzë. Emri i saj tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve brenda dhe jashtë vendit. Përveç se këndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e punoi vetë. Në horoskop është gaforre
2.Sokol Pepkolaj, 32 vjeçari nga Tropoja do të luaj në një film me Penelope Cruz
Sokol Pepkolaj, 32 vjeçari nga Tropoja do të luaj në një film me Penelope Cruz. Sokoli ka lindur në Tropojë dhe jeton prej vitesh në Milano, Itali. Emri i tij është bërë këto ditë i famshëm në faqet e shtypit italin, si gazeta “La Republica” e cila shkruan se Sokoli me profesion polic është kërkuar të luaj rolin e kombandantit në një film me metrazh të gjatë me temë nga lufta e Bonjes. Në këtë film do të luaj edhe aktorja e famshme Penelope Cruz.
3.Bukuroshja Afërdita Dreshaj, kthehet e zhgenjyer nga “Miss Universe”
Shqiptarja e famshme ngaMalii Zi Afërdita Dreshaj, është kthyer e zhgenjyer nga spektakli i bukurisë “Miss Universe”, i cili sapo u mbyll nëBrazil. Juria e evenimentit kryesor të bukurisë së përbtoshme, anëtar i së cilës ishte edhe shqiptari Fadil Berisha, i ka dhënë bukuroshes shqiptare që përfaqësonte Kosovën, vetëm vendin e 16-të, duke thyer kështu shpresat e fansave të saj për një vend më të mirë.Bukuroshja Afërdita Dreshaj, një modele me përvojë dhe karrierë të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë ditëve të qëndrimit në San Paulo u mbeshtet nga i fejuari i saj këngëtari i miërnjohur Shpat Kasapi.Siç dihet në mesin e 84 kandidateve përveç Afërditës, konkuroi edhe shqiptarja tjetër nga Tirana Xhesika Berberi, e cila nuk arriti të futej as në 16-she.“Miss Universe”, për këtë vit u shpall bukuroshja me ngjyrë nga Angola Leila Lopez (25 vjeç), e cila jeton në Angli.
4.Genta Popa i rikthehet dashurisë së parë
Moderatorja e mirënjohur e Top Channel, Genta Popa pritet që së shpejti t’i rikthehet dashurisë së saj të parë, folses së lajmeve.Edhe pse prej dy vjetësh ajo kishte krijuar profilin e saj në emisionin e përditshëm “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja Genta Popa nuk do të jetë më drejtuese e këtij programi. Genta, njëra prej portreteve më të dashura të ekraneve shqiptare, ka krijuar profilin e saj të folses së lajmeve, qysh në kur ajo u shfaq në televizionin shqiptar disa vite më parë, për t’iu bashkuar Top-it, qysh prej themelimit të tij.
5. Bleona Qereti mohon martesen per mediat amerikane
“Superylli shqiptar Bleona Qereti sjell seksualitetin e saj për t’u bërë pjesë e industrisë muzikore Amerikane”, kështu komentohet nga siti Global Grind në Amerikë, këngëtarja shqiptare. Në një intervistë të dhënë për këtë sit, ajo flet për rrugën e saj muzikore, takimin me producentin e njohur Timbaland dhe për veten e saj, ku çuditërisht nuk tregon se është e martuar… me stë tjerash Qerreti pohon se “Kjo është hera ime e parë që kuptova që në këtë botë unë nuk mund të bëj asnjë gjë tjetër, nëse nuk vazhdoj muzikën.”
6. Supërylli shqiptar i muzikës, Soni Malaj në muajin e pestë të shtatzanisë
Supërylli shqiptar i muzikës Soni Malaj vazhdon të jetë në qëndër të mediave shqiptare edhe pse këngëtarja e mirënjohur jeton prej gati dy vjetësh në Spanjë bashkë me bashkëshortin e saj spanjoll, Mirkon. Në pritje të një bebeje vajzë, në muajin e pestë të shtatzanisë, këngëtarja Soni Malaj sapo ka përfunduar ditët e relaksit të sezonit veror, në plazhet e Sardenjës. Bashkë me Mirkon, i cili është po aq i lumtur sa edhe Soni, ata kanë kaluar ditë të bukura në një ndër ishujt më të këndshëm ndërsa ky është viti i dytë që sezoni i verës i gjen bashkë. Përsa i takon informacioneve të tjera mbi Sonin, ajo ka publikuar këngën më të re ‘Nën lëkurën tënde’, pjesë e albumit ‘Unik’. Kënga është realizuar ndërkohë që ka qenë shtatzënë në muajt e parë, dhe është regjistruar vetëm një ditë përpara se të ikte në Spanjë.
7.
Samanta Karavello në tetor pret të nxjerrë në treg një këngë anglisht
Talenti i muzikës shqiptare, këngëtarja e mirënjohur, Samanta Karavello, vjen me një këngë të re, që i përket rrymës elektro-pop, një rrymë jo shumë e përdorur në Shqipëri, që ka brenda ritmin por edhe notat e qeta muzikore. Ndryshe nga këngët e tjera, kryesisht balada, kjo këngë është shumë evecantë pasi të zgjon dëshirën për të kërcyer, edhe pse me nota të qeta. Ndërsa në muajin tetor, këngëtarja e famshme dhe shumë e dashur sidomos për të rinjtë në të gjitha hapsirat shqiptare, pret të nxjerrë në treg një këngë anglisht. Edhe pse shpeshherë është zhgënjyer nga kompeticionet e muzikës në të cilat ka marrë pjesë, këngëtarja më e pëlqyer për publikun shqiptar është e vendosur për të ndjekur muzikën dhe për të arritur suksese sa më të mëdha. Për të, karriera sapo ka nisur. Ka dhe shumë për të dhënë.
8. Kenga Magjike 2011, mbyllen aplikimet
Është mbyllur pranimi i këngëve pjesëmarrëse për festivalin “Kënga Magjike 2011”. Pesë, gjashtë dhe shtatë shtatori ishin datat e fundit kur këngëtarët mund t’i dërgonin këngët e tyre konkurruese për edicionin e 13-të të festivalit. “Kënga Magjike” është një ndër evenimentet më të rëndësishme në industrinë muzikore shqiptare. Ky festival u krijua për herë të parë në vitin 1999, nga kantautori i mirënjohur shqiptar Ardit Gjebrea. Edhe pse ende nuk është mbyllur faza e parë e konkurrimit, disa emra të pjesëmarrëseve tashmë janë zbuluar. Vedat Ademi, Adelina Tahiri dhe Drenusha Latifi kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë festival për mediat shqiptare. Edicioni i kaluar, Kënga Magjike 2010, u fitua nga dueti Juliana Pasha & Luiz Ejlli, me baladën ‘Sa e shite zemrën’, i kompozuar nga Pirro Çako.
7. Biznesmeni kosovar i fiksuar mbas Elvana Gjates
Duket se karriera e mirë në muzikë dhe performancat e saj skenike të komentuara si “sexy”, e kanë kthyer Elvanën në femrën e lakmuar jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Edhe pse ajo së fundi i ka dhënë fund fejesës nga Rogerti, ndërkohë që nuk kanë munguar thashethemet për një histori dashurie që ajo po jeton me Flori Mumajesin, shohim se një djalë tjetër i ka vënë syrin Elvanës. Mediat e Tiranës kanë arritur të sigurojmë këtë foto, ku ata kanë pozuar pa problem, në një moment pushimi pas koncerteve të saj në diasporë. Djali që shihni, dhe që nuk e fsheh afeksionin ndaj këngëtares quhet Gazi, është me origjinë nga Vushtria e Kosovës dhe jeton në Suedi.
10. Julian Deda kremton 30-vjetorin
Artist i mirënjohur i “Portokallisë” dhe më vonë i “Apartamentit 2 XL” , Julian Deda ka festuar të enjten në mbrembje 30-vjetorin e lindjes. Siç merret vesh Deda i ka kaluar këto çaste të paharruara në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sëbashku me familjen dhe miqtë e tij të humorit, përfshirë edhe aktorin dhe moderatorin e njohur Agron Llakaj.Supriza e kësaj feste familjare thuhet se ka qënë dhurata që bashkëshortja i ka bërë Julit, një Ipad. Artist i mirënjohur, Julian Deda pritet që këtë sezon artistik, të dalë me një shou të ri televiziv, bashke me grupin e tij të ngushtë Mamaqi dhe Zeneli.
No related posts.