Ku ta vë pikën…
Adem Abdullahu u lind më 10.09.1964, në Shipkovicë të Tetovës, R. e Maqedonisë.
Ka filluar të botojë që nga viti 1985 nëpër revista e gazeta të kohës. Është fitues i çmimit të III-të në Takimet poetike të Karadakut në Kumanovë. Ka fituar çmime të ndryshme letrare në Maqedoni, me librin “Svilenite nasmevki na lubovta” – (Buzëqeshjet e mëndafshta të dashurisë), libër i botuar në dy gjuhë: maqedonisht dhe arumanisht, vendin e II-të në konkurs në nivel të vendit. Ka fituar çmimin e III-të në takimet poetike të Korçës, Shqipëri dhe një varg diplomash e mirënjohjesh letrare.
Është pjesëmarrës në shumë konkurse letrare dhe fitues çmimesh. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni. Që më shumë se 10 vjet e boton revistën për fëmijë YLBERI plus në Tetovë
Ka të botuara këto vepra: ECJA VERTIKALE – poezi, ARADHA E SHKRONJAVE – poemë për fëmijë, DETI DHE KULLA – skica, tregime e përralla, LOTËT E LULEVE – poezi, KATI I TRETË – tregime për të rritur, BUKURIA PËR DHEMBJE – prozë, TRIDHJETË E GJASHTË KALLËZIME E NJË PËRRALLËZ , TOKË E DASHURI – poezi, BREG LIQENI. Libri poetik “BREG LIQENI” i është përkthyer në bullgarisht. Po ashtu Adem Abdullahu ka përkthyer disa autorë nge bullgarishtja, kroatishtja dhe maqedonishtja.
Autori vazhdon në mënyrë paralele të botojë revistën “Ylberi plus”, të krijojë e të përkthejë dhe të studiojë për magjistraturën.
NUK KE FAJ
Nuk ke faj që je e krijuar
Vetëm për dashuri.
As ndjenjat tua…
Dhimbja zgjatën mike
Për gjithçka je e zonja
Por ke ndërgjegje të ngurrtë.
Mes nesh ka gjithçka!
Madje dhe kryevepra ka.
Po miqësi?…
Ah, ky sentimenti i pandreqshëm.
S’të them gjë tjetër pos të vërtetës.
Unë i lodhur, Ty kurreshtare.
Ndaj gjithnjë jam i dashuruar
Në të metat tua të mrekullueshme.
E di pse më mungon lumturia?!
Se të dua vërtetë.
Gjithçka që më dhe i kërkon nga ca!
KAPAKËT
Hap kapakët e librit tonë
Shfleto faqet një nga një
Ndoshta ende s’është vonë
T’më thuash gjithçka u bë!
RRUGA E LUMTURISË
Fshehtësia qëndron
Tek ndryshimi
Tek mrekullia e së resë
Rruga që çon nga amshimi
Nuk arrihet duke fshirë me fshesë.
Rrugë e re e jetës
Gjithherë s’ka befasi
Mrekullinë e të vërtetës
Atë hyjni të dashurisë
Zgjuarja e ndjenjës së jetës.
LULEPRANVERA
Nëpër buzët e tua
Rrëshqet ëmbëlsia e mjaltit.
Në fytyrën tënde
Lulëzoi lulepranvera.
Aman moj kur të shoh…
Shpirti më dridhet.
Dhe ja kështu
Ditët kalojnë një pas një
E unë s’di nga të nisi
E ku pikë të vë…
JETA
Paqe.
Liri.
Dashuri.
Është jeta…
PIMË DASHURINË
Çdo ditë e më shumë
pijmë gotën e dashurisë.
Ikin mike ditët si lumë
e ne rrimë pranë lumturisë.
Pi ti, ke hise më shumë,
sa s’është shterrur e kulluar.
Mua s’më nginë i dashurisë lumë,
lerë me një gotë e mallkuar.
Gjithçka në jetë ikë e lëvizë,
…ai lëng i derdhur rrëke
shndërrohet në zemër me shtizë
bëhet jetë, këngë, hare…
FLASIN
Di që flasin keq mike.
Por mos harro:
As dielli me nxehtësinë që ka
Gjithë Tokën
S’e ngroh përnjëherë.
8.PANGOPËSIA
Kokëdhembja vazhdon.
Jam shumë i lodhur.
Në cilën hije – më tha mikja -
po pushon?
Zoti si duket të ka dashur
Më shumë se mua!
Ti më do përkohësisht.
Je i mire, por dashuria
të shtynë të bëhesh i mërzitshëm,
i pangopshëm! – E mbylli celularin…
KËNDO BASHKË ME TË
Shpirti shoqe moj
është një…
Si rriten drunjtë dhe lulet?!
Do bësh kopsht…
Në atë kopsht një lule,
një pemë…
Një çerdhe shpendi…
Po ta mësosh kopshtin
si të rrojë – do bësh mëkat.
Do ta zhdukësh,
se ai është origjinal,
nuk e duron torturën…
Po ta mësosh pemën
si të çelë e si të rritet,
do të thahet, do fiket.
Se nuk e duron torturën…
Po ta mësosh shpendin
- si të këndojë,
ai do heshtë…
Nuk do këndojë më.
Ai ia thotë një kënge
Këngës së lirisë!
Asnjë tjetre…
Po me poetin?
Poeti ia thotë të njejtës këngë…
Po të pëlqeu…,këndo bashkë me të.
As ai s’e duron torturën…
Është si shpendi…
PRITJA
Pritja…!
…!
Kjo pjesë e madhe
e jetës:
Pres kafenë e mëngjesit
Pres në radhë të blej gazetën
Pastaj ushqimet e ditës
Pres orën e fundit të mësimit
Pastaj drekën dhe pijen e pasdrekës
Pres mekanikun t’riparojë veturën
Dhe ca punë të tjera në zyrë
Pres po si jo
Pres shokët që masin kohën
Me “paradreke” dhe “mbasdreke”
E kjo mund të zgjasë me orë…
Pres dashamirët
Të më cingërrojnë në telefon
Borxhlinjtë e shumtë
Pres darkën dhe ca gjëra të tjera
Pres kompjuterin të kryej
Operacionin e dhënë…
Pres ditën e nesërme
Me pritje të shumta…
KËTË ORË
Këtë orë
mu tani,
ç’më kaplo
një mrekulli.
Shpirti më tha
vetë mos rri,
e fto miken
për shoqëri.
Ajo largë
ka degdisur.
Unë i lodhur.
Ç’jam braktisur?!
Ndaj e ftoj
me mallë,
derisa shpirti
të më dalë…
AQ SHUMË
Aq shumë
Ëndërrova për ty
Sa më je fluide…
Vallë kam
Ende kohë
Të përkëdhel
Atë trup të gjallë
T’ia puthë
Ato buzë atë gojë
Ku del ai zë i ëmbël
Që i shtrenjtë është
Për mua…
MË THA
- S’dua të jem – tha
e para mikeshë
që ta kujtosh,
por dua të jem
e fundit që
do harrosh…
- Dhe unë moj
jam aty,
e përfill këtë thënie
me shumë dashuri.
Hapi dyert e shpirtit
që bujshëm të hy…
TI MË JE
Ti më je vërtet
Libër
Ndaj jij e lumtur
Se je në duart e mia
Shtrihu e flej me mua
Qetë qetë
Ëndërro…
NUK
Nuk humbem zemër
Kollaj
Se të kam ty
E të kujtoj
Je engjëlli im
I mrekullisë…
Me flatra më vjen
Veç për një puthje
Kur jam në gjumë
Më lë gjurmët në faqe
E…!
Ikësh padiktueshëm…
JO
Mos loto zemër
Se më plagos…
Krenohu dhe më
Se atëherë
Dal i buzëqeshur
Ndjeje prekjen time
Se të ringjall ajo
Tako ëndërrën
Çmendu nga dashuria
NUK HARROJ
…!
Dhe flej…
Lexo dhe vargjet
Mos pyet veten
Se ku jam
S’të harroj dot Ty
TEK AI LUMË
Dhe unë të pres
moj e uruar,
bashkë me yjet
në udhëtim…
Atje tek ai lumë,
ku këmbyem puthjet,
me lule shumë…
MENDOJ
Edhe për mua mesnatë.
Vetmia më vret.
Mendoj…, leçisë,
pyes zemrën!
Ajo më përgjigjet:
thotë se do Tënden.
Ndaj hidhërimin
godas me shqelma,
si një mish të egër.
Atëherë ndjej nga afër
afshin e buzëve tua,
mrekullinë e gishtrinjve
mbi gjeografinë
time të brishtë…
TË SHKRUAJ
Të shkruaj moj
më shumë se një letër,
nuk më dhimbset
as fleta, as ngjyra…,
as shpirti !…
Jam zjarr,
por dhe ty prush.
Vështirë ndahet
prushi nga zjarri!
E DI
E di o shpirti
im vetë.
Dhe kësaj
i thonë jetë…
Kështu thonë bëjnë
dashnorët e vërtetë…
Dhe nën Diell
dhe nën Hënë,
buzët e mia
në tuat zënë…!
FLEJ
Flej zemër, flej.
Ëndërro paskaj.
Jeta ka hidhërime,
ndaj një çast
vlen shumë …
Puthmë, miklomë,
ashtu si di ti,
bëmë moj bëmë
mrekulli…
E di që shpirtin
e ke oqean
e plot mall,
e di që zemra të rrah
kur s’më kë pranë…
DHE…
Dhe kur s’të kam afër
ti në mua je!
Flej qetë.
Se rri zgjuar për ty…
Ashtu ndjej ngrohtësinë
e buzëve të tua,
frymëmarrjen , dihatjen…
Ah moj, mollë e ftua…
Ndjej butësinë
o shpirt i llastuar,
trupin tënd duke mikluar.
GJUMI
Më duaj dhe në gjumë
dhe zgjuar…,
se të dua shumë,
ëndërr duke m’u kujtuar.
Të të dhuroj dua
puthje pranverore,
se Ty në mua
do jesh prore.
S’MUNDET KUSH
Të shkruaj më shumë
moj se një mijë letra,
pritesa me mua s’ka punë,
shpirti im flet me vepra…
Jam moj jam zjarr,
por dhe ty moj prush,
s’kanë ç’na bëjnë ato fjalë
t’na ndajë moj a mundet kush?!
Shkrime të ngjashme: