ZOGJ TË BARDHË. POEZI PËR FËMIJË NGA SHKELZEN ZALLI

Filed under: Poezi |

ZOGJ TË  BARDHË

 

-POEZI  PËR  FËMIJË  NGA  SHKELZEN  ZALLI

 

                                   P A V A R Ë S I

 

P ëllumbit, nga krahu i rrodhi një  P

A tdheu, nga balli këputi një          A

V lora e Flamurit,qëndisi një           V

A lpet legjendare,agun e bënë        A

R inia shkollore,mbolli shkronjën    R

                     Ë ndrra shekullore e solli një          Ë

S ofra,shtroi sofrën që duket si        S

I lirët n’mermer e gdhendën një       I

Për të na dhuruar

fjalën

                              P A V A R ËS I

 

       

 

 

NE FËMIJËT

 

Ne fëmijët, e duam Nëntorin,

Siç don zemra ,

Rrotull kraharorin.

 

Ne, fëmijët, sjellim rrugë të reja,

Aty ku s’ka shkelur,

Ujku, as rrufeja.

 

Ne,fëmijët,shiun e bëjmë dritë,

Kur s’ka betone,

Këngën e bëjmë digë.

 

Ne, fëmijët mbjellim pemë në duar,

Gishtat i janë pritë,

Zjarrit të tërbuar.

 

Ne,fëmijët edhe përmbi letra,

Dimë të gostisim,

Vitfestën, me festa.

 

Ne, nuk dimë të bëjmë përmendore,

Dimë si kënga jonë,

Gdhendet me zanore.

 

Ne,fëmijët të lirë e të lirë,

Mblidhemi nën moshën,

Që quhet HAPSIRË

 

Ne te flamuri takojmë një shqiponjë.

Ajo valëvitje,

Sjell edhe heronjë.

 

Ne, fëmijët rritemi në vesë,

Me zogun larosh ,

Hamë edhe mëngjes.

 

Çdo ditë Nëntori,shtron sofër me burra,

Ku del nga ç’do gojë,

Betimi, si gurra.

 

Ku u ngjyen penat për PAVARËSI,

Bojë e ABC,

U bë çdo fëmijë.

 

Rreth dorës që ngriti flamurin me gjak,

Ishin duart tona,

Të shkrira në fllad.

 

***

 

M os ngacmoni Diellin,

O rën që na zgjon,

S ot,e përgjithmonë.

 

N atën ia jep grykës,

G umzhimat ahishtes.

A rrës i jep rritje,

C icërimës ngjitje.

M ollën e bën shije,

O borrin me hije.

N xihet po s’iu fale,

I mbledh retë shitare.

 

D iellin e kam zemër,

I fali dhe këngën…

E rdhi dhe më pruri,

Ll okume purpuri.

I la mbi një lis,

N daj, se e kam fis.

 

***

 

B uron Valbona,dhe valë,

U hedh shtegtarëve n’verim.

R ëra-kordele e bardhë,

I mcohet nga era që frynë.

M beta këtu si një rrjedhë,

E ulur me myshkun nën bredh,

T ek dua të bëhem burim.

 

V rullohen stërkalat që moti,

A hishtes me rrjedha e shkumë…

L azdrohet një troftë kot së koti,

B uzë dorës që më ftohet në gjumë.

O lum lakadredhash flladore,

N ë ty buzëtharjen e lamë,

At’ herë kur klasat verore,

R imbushin luginat, si tren…

E rdha, se gurrë më ke dhënë.

 

 

 

  ORA E VJETËR

 

Ora e argjendt,

Moshë me gjyshin Nure.

Ai rri në qiell,

Ajo varë në murë.

 

Tik-tak, bën ora,

Tak-tak, shpirti lart…

Të dyja trokitjet,

Shkrihen pak nga pak.

 

Pushimi i ores,

Gjyshin e bezdis.

Ve shkallën e erës,

Vjen edhe e kurdis.

 

Ora nxjerr nga dhoma,

Akrepat e faqet,

Dhe i tregon gjyshit,

Kur pihen ilaçet.

 

***

 

B AC,u kry,sot kam ardhë,

A tje, ku lirinë e zure.

C ek me buzë këngën e bardhë,

I bashkoi lahutë e curle,

T ek ky vend,ku besën ngule.

 

A maneti mbiu te guri,

D ora, djepi edhe kulla…

E rdha, se më ndjell bozhuri,

M ë përqaf shtigjet me burra.

 

J a,sa zbrita nga një këngë,

A shtu, thjeshtë si tel i ri.

Sh oh sa yje ka ky vend,

A rdhmëri dhe…Ardhmëri.

R e,por kulla me oshtima,

I bashkoi bjeshkë e lugina.

***

 

 

V etëm dita rilindë,

E rën e sjell më të re,

T ek pusi, përkulet një dritë

E njomë,që flokët i kreh,

N ë pishën që mban një fole.

 

D ritani,ka fjetur i ngrohtë,

I shtrirë mbi ëndrrën e tij.

T akohet me pemët e thotë-

A s’kemi një ag përsëri?!

 

R osat sheqerosen te pellgu.

I ëmbël dhe uji që po lind.

L opa me viçin nga shtegu,

I ndjek fushëblertat si prind.

N ata,u fsheh nëpër  xhepa,

D itës që ike, lind tjetra.

 

 

 

KALI NË SHTATË BJESHKË

 

Kali im,

Shtëpinë e gjenë dhe pa sy.

 

Kali im,

Hingëllimën e rrit nëpër shi.

 

Kali im,

Shtatë bjeshkë ke veruar sivjet.

 

Kali im,

Me mua i ndjek dhe rrufetë.

 

Kali im,

I njeh kaprojtë që ka mali.

 

Kali im,

Me këmbë nxjerr ujë nga livadhi.

 

Kali im,

Po deshti shkon dhe fluturim.

 

Kali im,

Di shumë,se është kali im.

 

 

 

 

NJË QYTET GJYSH

 

Syri im magjik,

si dhe në përralla.

Shikon brenda dheut,

objekte të rralla.

 

Gërmoni këtu,

nën këta blirë.

Plaça po nuk gjetët,

një qytet ilir.

 

Pranë ka amfora,

puse të gërryer…

Pastaj ca statuja,

me hundën e thyer.

 

Tutje dredhon lumi,

Si përmes një vrime.

Anës ka një shpellë,

plot me vizatime.

 

Pa shiko më tej

Ku fillon bregdeti.

Paskan rënë ca mure…

Ndoshta, nga tërmeti.

 

Shpata e shigjeta,

Kalakryq rrinë,

Nën tullat e kuqe,

Thërmuar mbi shpinë.

 

Nën këmbët e mia,

Një qytet-gjysh.

Po nuk më besuat,

Plasni që të gjithë.

 

 

***

 

 

Nata në dritare,

A rush- mbi liqen,

T oka magjistare,

A lpëzon në Hënë.

 

N donjë zog i vogël,

E nd yllin si lodër.

 

D eti i përgjumur,

R ëra valën djeg.

I  thërras sirenat,

T ë më bëjnë gazmend.

A to buzëqeshin,

R anishten e ndezin,

E dhe më bëjnë vend.

 

***

 

 

K roin e nxorri baba nga rrënja e barit,

Rinohet çdo prill kur më sheh me çantë.

Oh’këtu i vjen flladi udhëtarit,

I lodhur nga dredhat e udhës së gjatë.

 

M uza poetike hidhet nëpër degë,

A shtu si një ketër në ditën e parë.

Gj ethnaja rimohet e futet në këngë…

“I miri burim,paç valën e mbarë”

K roin e uron gjyshi lahutar.

 

 

 

  SHTATË SHPIRTAT E MACES

 

Të hënën,

Ka shpirtin e hënës së pare.

(Merrja,s’ka nevojë natën për fener)

 

Të marten,

Ka shpirtin e gjumit- magji.

(Merrja, s’ka nevojë,fle dhe me një sy)

 

Të mërkurën ,

Shpirti i vjen nga gërhima.

(Merrja, se për të gërhet gurgullima)

 

Të enjten,

Ka shpirtin e ledhës së lehtë.

(Merrja,s’ka nevojë,se lëpihet vet)

 

Të premten,

Ka shpirtin e veshit- radar.

(Merrja,s’ka nevojë,gjuan me të pare)

 

Të shtunën,

Ka shpirtin e bredhjes së ëmbël.

(Merrja,s’ka nevojë se shëtit në ëndërr)

 

Të dielën,

Ka shpirtin –duf,që të vras.

(Merrja,dhe kjo mace do të vdes në çast)

 

***

 

V arrit ku ti prehesh,

A tje, mbi një breg,

L ulja bozhurjane,

Ë mbël i sjell këngë.

Z ëri im si flladi,

O shëtinë tek shpati,

N atës i ndez hënë.

 

B ora nuk të ftoh,

O-het nuk lotojnë,

Zh urmat ujëvaroshe,

U len, të freskojnë.

R inohesh i ri,

I she vet liri.

 

***

 

R ina, nga dritarja,

I rimon dhe retë,

M bas shiut, metafora,

O borrit i ndjek.

H ëna me verore,

N ë vjersha i zbret.

 

R inës,ia tund zemra,

E rashkën lirike,

T ë mbushë me ndjenja,

Ë ndrrën poetike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   KUR QIELLI NDAHET ME GISHT

 

Dy budallenj,lanë tufën e fyellin,

U shtrinë në kurriz,

E,vështruan qiellin.

 

Njëri tha,-Ta ndajmë kupën mes për mes.

Ti merr këtë pjesë,

Unë, atë pjesë.

 

-Mirë,se ata yje do më bëhen dele.

Ca syka laroshe,

E ca kaçurrele.

 

-Ndërsa pjesën time,do e mbjell me barë-

tha  si i përlotur,

budalla I parë.

 

-Bukur, tha i dyti,me duar te ijet,-

Ç’do mëngjez aty,

do të kullos yjet.

 

-Kurr,kurr,kurr…kurr,more hundderr.

Po kalove vijën,

Të gjithë do t’i therë.

Jo-po-hiç-po-hiç…u rrahën sa s’ka.

Nërsa kupë e qielli,

Po qeshte me ta.

 

 

***

 

M jelma Faqepaqe,

J eton në liqen,

E mbjell në çdo faqe

L irishten që ndjen.

M ua më ka fjalë,

A shtu, si ç’do valë.

 

F aqepaqe mjelma,

A gimin e ndrinë,

Q umështoren rreze,

E hedh mbi notim.

P astaj me puhiza ,

A frohet te rrasa.

Q etas i them shokut,

E rdhi Faqepaqja.

 

 

 

 

 

ZOGJ DALIN NGA GOJA

 

Kur këndon rapsodi,

Zogj dalin nga goja.

Telat për nën gishta-

Dridhje me kurora.

 

Te buza, rapsodi,

Fjalën e ka valle.

Shamiat e nuses,

Kthehen në livadhe.

 

 

 

 

RRENË, E VETËM RRENË

 

Thonë,se njeriu do jetoj në Hënë…

Kjo është rrenë,

Rrenë,e vetëm rrenë.

 

Thonë,me ca kokrra rri edhe pa ngrënë…

Kjo është rrenë,

Rrenë,e vetëm rrenë.

 

Thonë,pasuria të sjell dhe harenë…

Kjo është rrenë,

Rrenë,dhe vetëm rrenë.

 

Thonë, vetëm  qeni e ruan kopenë…

Kjo është rrenë,

Rrenë,e vetëm rrenë.

 

Thonë,shkretëtira lindi për devenë…

Kjo është rrenë,

Rrenë,e vetëm rrenë.

 

Thonë,hipopotami do bëhet balenë…

Kjo është rrenë,

Rrenë,e vetëm rrenë.

 

Thonë,se ekrani do mund ABC-në…

Kjo është rrenë,

Rrenë, e vetëm rrenë.

 

 

***

 

M urin pa ditëlindje,e gjeta në letër,

U lur mbi rrënoja,si ushtar i vjetër.

R endi nëpër shekuj lart e në tatpjeta,

I a pikas me dhimbje, plagët nga shigjeta.

 

P ërrallë nuk është, e vërteta flet,

A rmiqtë e shkallmuan,por mbetën dhe vet.

 

D ardanët,luginat i kthyen n’kushtrime,

A ta ranë,por murit s’i dhanë ditëlindje.

T opat flakëruan,por gurët s’u ndezën,

Ë ndërr s’është –bedenat dhe më shumë u ngjeshën.

L ugina u ul që t’ngrihej kalaja,

I natet u çorrën si korbat në pllaja.

N ë fletoten time,muri pa një datë.

D o të mbajë thepnajën e ndryshkur si shpatë.

J am dhe i gëzuar mbi fletën e bindur,

E dhe pse s’e di,kur muri ka lindur.

 

 

 

       RUAJ BRENDA MEJE

 

Tek unë ruhet e qara e parë,

Që kur më treguan govatën si pus.

Po aty më kruhet,kruajtja e parë,

Lidhur me një rrip,që më bëri “sus”

 

Tek unë llapuçitet zvarritja e parë,

Akoma kujtoj ndjekjet mbi qilim.

E ruaj si dridhje,rrëzimin e parë.

Ah,si hap që më la pa frymë!

 

Tek unë fshihet dhe dhimbja e parë…

Ç’farë lotëzimi për macen e ngratë!

Ende rilexoj vargun tim të parë.

“Në atë pike loti,do të mbytej ç’do patë”

 

 

***

 

B ashkë me erën, dal në bjeshkë,

U let zogu dhe më thotë-

K ëtu,çun-o,te kjo kreshtë,

U len hijet, mot për mot.

R etë i ngjiten si mustak,

I dhshëm breshëri çukitë…

T undet lisi, si direk,

Ë shtë një trung që më habitë.

 

Q afa e shiut,nga një e çarë,

E ndet të bëhet ujvarë.

 

Sh oh,si Zana në rudinë,

K ap luloren e bën dritë.

E dhe yjet venë e vijnë,

L art,si në kreshtore, dhitë.

Q ë këtu,kuptoj se si,

E rdhën karvanet nga fshati,

J ele e krehur,mbi dori,

N xënësit,si fjolla flladi…

Ë mbël gjumi,vjen tek shtrati.

 

***

 

M acja ime, sa një rikë,

A romat, ndërron çdo ditë.

C ullufet përmbi mustaqe,

J am e bukur,se jam mace.

A snjë tjetër,nuk ka shanse…

P ara dite,dal n’ballkon,

I pëlqen, kur e shikojnë.

S a shkëlqen,ky manikyr,

P a,ti shtoj edhe ca ngjyrë?

I shte mace,por tani,

Ll omotitë e nuk zë mi.

O,po,s’ka më ”pis-pis-pis”

S tafi më ka zgjedhur  “Miss”…

Eh,moj mace,mendjeshtupë,

T ani,”Miss”,bëhu në rrugë.

 

 

 

Shkrime të ngjashme:

  1. BALADË PËR TRE FËMIJË.Poezi nga Avdyl SULA
  2. Poezi për fëmijë nga MUSTAFA SPAHIU (Shkup)
  3. Si fëmijë i mbarë….Poezi nga Xhahid Bushati
  4. I THASH ZOGUT TË VERËS.Poezi për femijë nga Kismete Hyseni
  5. Nata e bardhë.Poezi nga Antanas JONYNAS,JANINA DEGUTYTE,JONAS LAPASHINSKAS,ALGIMANTAS BALTAKIS,Jonas JAKSHTAS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>