Drejtoresha e shkollës së mesme të përgjithshme “Ismail Qemali”, Vojsava Thanasi flet për gazetën “Nacional”

Filed under: Intervistë |

 

 

Ju tregoj 50 vjetë histori të  gjimnazit  më të fashëm të Tiranës

 

V.Thanasi:Besoj se është i veshtire për të gjithë komunikimi me adoloshentet, por ne e kemi pjese te punes dhe komunikimin e drejperdrejte e kemi ndertuar mbi  respektin reciprok dhe besueshmerinë më të lartë mes  palëve. Ne mundohemi të ecim me hapin e tyre duke i mesuar e sugjeruar që kush është e drejtë e kush jo.”

 

 

NACIONAL: Zonja Thanasi, këtë vit gjimnazi  që ju drejtoni kremton 50 vjetorin e themelimit të tij, çfarë mund të na thoni për fillimet e kësaj shkolle dhe ecurinë  e saj deri më sot ?

V.Thanasi: Kremtimi i 50 vjetorit është një event që na bën të ndihemi krenar. Në një shekull  shtet ne kemi 50 vite që jemi ketu duke kontribuar në arsim e kulturë për breza të tërë të rinjsh që kanë bërë diferencën në nivel kombëtar. Shumë prej tyre sot perbejne elitat e vendit tonë në kulturë, shkencë apo edhe në politikë dhe kjo e nderon këtë shkollë, e bën më të qartë në konkurencën  e vazhdueshme në fushën e dijes,  në sfidat e ardhshme.Ka nisur si një shkolle e mesme më 1962 duke u karakterizuar gjithmone nga një staf pedagogjik  shumë profesional. Kjo  është bërë tashmë një traditë e  ne  po vazhdojmë  t`a ruajmë e ta çojmë përpara atë në një kohë krejt tjetër, të lirisë, të shoqërisë së hapur dhe konkurencës globale.  Këtë e them si ish-nxënëse e kesaj shkolle e sot si drejtoreshë  e saj.

NACIONAL: Rreth 50 vjet më parë shkolla juaj ishte e re, por nuk e kishte në dispozicion teknologjinë e sotshme, kompjuterin, internetin, telefoninë përsonale për cdo nxënës, facebook-un dhe rrjete të tjera sociale që mund të konsultohen edhe gjatë orës së mësimit  Si po shfrytëzohet në shkollën tuaj kjo teknologji, si punohet që ajo të shkojë në drejtimin e duhur, duke vendosur raporte të drejta mes librit dhe informacionit të sipërfaqshëm(internet, televizion etj). ?

V.Thanasi: TIK-u është një risi që koha tek ne e ka sjellë me tërë potencialin e saj, me salla kompjuterash dhe interactive, me laboratore të levizeshem e klasa digjitale keto jo vetem si ndihme per lendet perkatese, por si  nje domosdoshmeri per te tera lendet. Oret qe zbatojne metodat bashkekohore në arsim (sigurisht te udhehequr nga mesuesit) marin drejtimin e duhur, njohurite perkatese po anashkalojne ate qe quhet “bible e dijes” libri.Natyrisht që ne i nxisim nxënësit që krahas përvetësimit të përdorimit të tekonologjisë dixhitale,

NACIONAL: Zonja Thanasi si po ecin përgatitjet e festimit të këtij përvjetori në  shkollën e mesme të përgjithshme “Ismail Qemali” dhe kur mendohet që këto festime të arrijnë kulmin ?

V.Thanasi: Jemi ne finale e punes sone per festimet e 50 vjetorit qe do te kurorezoheshin ne 22 nentor. Festa e shkollës merr kuptim të veçantë pasi i bie të shënohet në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kjo ka rritur emocionet e nxënësve dhe të mesuesve të shkollës tonë.

NACIONAL: Zonja Thanasi gjimnazi “Ismail Qemali”, është një nga tre shkollat  e mesme të përgjithshme më të mira në Tiranë dhe Shqipëri,  falë edhe punës tuaj si drejtuese e talentuar dhe e përkushtuar, cili është sekreti i këtij suksesi tashmë të konfirmuar në nivel kombëtar ?

V.Thanasi: Ne e bazojme suksesin tonë në punën në ekip për të vetmin qellim që është dija, arsimimi professional, kultura. Këtu e ka çelsin suksesi  im dhe  i stafit tim  i cili natyrisht është shume professional dhe i perkushtuar, në bashkëpunim të ngushtë edhe me  nxenes me një nivel shumë të lartë.

NACIONAL: Zonja Thanasi,  duke qënë se gjimnazi “Ismail Qemali” është nga më të famshmit për nivelin e lartë të mësimdhënjes, rregullin disiplinen dhe  ecurinë e nexnësve që shkojnë në shkollat  e larta të vendit por edhe ato të huaja, ka bërë që të këtë shumë prurje. Si e keni përballuar këtë problem i cili mbetet gjithnjë i veshtirë për t’u manaxhuar ?

V.Thanasi: Mendoj se prurjet e medha të nxenëseve sidomas në shkollën tonë, si dhe sistemi me turne që është shumë i lodhshem per nxenesit. Ndersa persa i perket kurikules se re ajo tani sapo eshte konsoliduar, matura e pare doli, e me pas duhet te mendojme qe me ecurine e kohes ta permisojme në dobi të arsimit.

NACIONAL: Zonja Thanasi, sa e veshtirë është për Ju dhe stafin tuaj për të komunikuar me adolishentë dhe të rinj gjimnazistë të cilët, duket qartë të jenë një brez me shumë ndryshime konceptuale për shkollën, për jetën dhe shoqërinë, për rolin e mesuesit, por edhe atë të familjes. Si ia keni dalë të jeni në të njëjtat valë me ta, pra të kuptoni dhe t’i mbeshtesni në projektet e tyre, të cilat natyrisht nuk janë gjithmonë vetëm mësimet ?

V.Thanasi: Besoj se është i veshtire për të gjithë komunikimi me adoloshentet, por ne e kemi pjese te punes dhe komunikimin e drejperdrejte e kemi ndertuar mbi  respektin reciprok dhe besueshmerinë më të lartë mes  palëve. Ne mundohemi të ecim me hapin e tyre duke i mesuar e sugjeruar që kush është e drejtë e kush jo.

NACIONAL: Zonja Thanasi, si mendoni Ju cilat janë problemet më të medha të shkollës së mesme në Shqipëri, çfarë mendoni Ju se duhet rregulluar në  kurrikula, çfarë duhet përmirësuar të tërësi  në sistemin mësimor duke qënë se ju jeni direkt me nënësit ?

V.Thanasi: Kuptohet e reja  gjithmonë shoqerohet edhe me veshtiresi. Me pelqen shumë zbatimi i  sistemit ndares te 9-vjeçares me shkollen me  fillore, me te mesme te ulet qe kuptohet 7,8,9 dhe me pas e mesmja e larte  me klasen e 10.11.12.

NACIONAL: Cili është urimi juaj, jo vetëm për nxënësit dhe mesuesit e shkollës së mesme “Ismail Qemali”, por edhe për brezat e ish- nxënësve dhe ish mesuesve që kanë qënë  në këtë gjimnaz ?

V.Thanasi: Ndihuni krenar qe jeni pjese e “ISMAILIT”dhe i perkisni sado pak atij, sepse kjo shkolle ndihet krenare per çdo brez që ka njxerrë e do të nxjerrë.

NACIONAL: Çfarë deshironi tjetër për të shtuar ?

V.Thanasi: Të uroj edhe ty Sindi  shumë suksese dhe të ecesh në rrugen e shumë ismailsave që sot janë bërë me emër të mirë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ju faleminderit !

 

Intervistoi: Sindi Buçpapaj 

Shkrime të ngjashme:

  1. Flet për gazetën NACIONAL profesori i Teorive letrare dhe prozatori i shquar Zejnullah Rrahmani.
  2. Flet për gazetën Nacional Shkrimtari, poeti dhe publicisti, Naim Kelmendi.”Jam i indinjuar me fenomenin e jurive dhe ndarjes së çmimeve”
  3. Flet për gazetën “Nacional”, Dr. Laurant Bica
  4. ISMAIL QEMALI DHE KONIA E MBRETIT JORGOS. TREGIM NGA PALI SHTEMBARI
  5. Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani, në një ”Inervistë eskluzive dhënë për Radio “Nacional” dhe gazetën “Nacional”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>