SVASTIKA, VAZHDIMESIA ILIRO SHQIPTARE, KRYQI I THYER.Dossier nga Flamur Buçpapaj

Filed under: Dossier |

Si e kanë përdorur malësoret e veriut kryqin e thyer brez pas brezi, duke e bërë dhe tatuazhe, por edhe në rrasat e varreve

SVASTIKA,  VAZHDIMESIA ILIRO SHQIPTARE, KRYQI I THYER

“Në mbarim të epokes së bronxit simboli i kryqit të thyer gjendet me shumicë në përgjithësi në Iliri dhe veçenarisht në Ilirinë e veriut. Në mbarim të shek VI dhe të V p.k. simboli i kryqit të thyer shpesh gjendet në trevën alpeve të veriut dhe vetem një rast tek liburnet.

Domethenja simbolike e svastikes eshte e njohur mire nga historia e religjionit, vet fjala svastike, ne sanskrinishte do te thote svasti,  shendet, mirësi dhe gezim. Svastiken iliret e kane  simbolizuar si dielli ne levizje, pra një rreth i thjeshtë mbi te cilen eshte vendosur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit jane thyer dhe keshtu eshte fituar trajta e svastikes me rremba te thyer Brenda rrethit, kjo eshte paraqitja e hershme grafike e svastikes , këto svastika jane te kohes se neolitit, te cilat i gjejme në Dardani dhe ne veri të Shqiperise, sidomos në Vincë, Kosovë.”

 

 

“Malesoret e veriut e kane perdorur kryqin e thyer brez pas brezi duke e bërë dhe tatuazhe, por edhe në rrasat e varreve si p.sh në  Salcë, Lelkbibaj etj, në zonën e Nikaj – Merturit, këtë svastikë ata e quajnë “Dielli i gjyshave”,  “Dielli i Qafes se Malit”, etj.  Diellin në çati e kemi gjetur dhe në Malësine e Kelmendit dhe në rrasat e çative të  zonës së Nikaj-Merturit.

Por kuptimi kryesor i svastikes tek iliret e veriut, njesoj si në tevat e tjera të Ilirisë ne thelb ka qënë solare. Mirëpo svastika ka dhe kuptime të tjera. Forma te svastikes  gjejmë  edhe në mburojat e ilirëve te veriut, në monedhat e qytetit antik të Shkodres etj, pastaj shembëlltyra e trikvetrumit në kallcinjtë e liakut etj, ku ka pasur  domethenje apotropoike, ndërsa një  paraqitje te tille e gjeme te fibulat, byzylyket etj.”

Nga Flamur Buçpapaj

Gjithmonë nisem të mbledh fakte për Ilirinë e Veriut, edhe për shkakun e thjeshtë  se përgjatë  pesedhjetë vjetëve  të kaluara dhe njezet vjetëve pluralizëm, studimet reth  veriut  të Shqipërisë kanë munguar. Kjo zbraztirë studimore  në fushën e arkeologjisë mendoj se ka ardhur për shumë   aresye, ku më kryesorja mbetët ajo ideologjike. Kjo politikë dashakeqe dhe jashtëshkencore,  në mënyrë të njëanshme ka lënë veriun e  Ilirise së vjeter thuajse pa asnjë studim, duke u lënë akademive të fqinjëve tanë tendenciozë fushë të lirë interpretimi dhe akoma më rëndë, keqinterpretimi.

Për fat të keq vërehet se thuajse asnjëherë nuk kane thene se  vazhdimesia jonë iliro-shqiptare eshte e qarte fare ne kete treve, dhe se elementi grek ose romak është shumë pak i perzier me kuluren vendase, gje qe e ndeshim jo rralle në Ilirinë e jugut.

Në të gjitha objetet e zbuluara në Tropojë ose në Dardani vihet  re stili dekorativ ilir dhe simetria e harmonia e objekteve ne kompozim, si në motivet gjometrike qe zbatonin iliriet për zbukurimin e eneve ishin teknika të  gervishtjes dhe mbushja e figurave me ngjyre te bardhe. Ndër figurat me te dashura te ilireve  të veriut gjejmë trekendeshin, vijat zigzake, tufat e vijave, rrethin dhe kryqin  e thyer, gjithë këto figura jane dhe sot  në tekniken e punimeve te qeramikes. Deri  vone ne qeramiken artizanale jane imituar keto teknika ne punishtet shqiptare, gje qe verteton se shqipatret kane pasur nje te kaluar te ndritshme ne kete teknike. Po kështu edhe  vazot dhe qypat e bere me dore kane patur nje cilesi shumë te mire deri ne fund te viteve  tetedhete të shekullit të njezetë.  Unë kam shume punime te ndermarrjeve tona artistike të bëra gjatë kohës së regjimit totalitar dhe jo rrall kam krahasuar teknikat e punimit të tyre me ato ilire, dhe me shume lehtesi  gjen vazhdimesi, mjeshtrash te transmetuar brez pas brezi  deri me sot. Gjithashtu ne gjitha punimet e tjera, si zbukurimet me gips, vethet tokzat te prodhura gjate kesaj kohe, kane stil vazhdimesie, qe po t’i krahasosh me ato te gjetura ne varre apo në nëntoken tone kane te njetin motiv dhe vazhdimesi. Edhe në fushen e arkitektures ne trevat e ilirise se veriut unë kam gjetur banesa nje e dy kateshe te ngritura me gur,  te punuara shumë më mirë se sa në ato helene, po kështu  kemi banesa mesjetare qe jane vazhdimesi  e qartë e baneses ilire.

Dua te marr vetem një shëmbull nga  shtepia ime në fshat e bërë nga baba im me gur, me trashesi pesëdhjetë cm, dy kateshe , me punime të tavaneve në drrasa pishe, të gdhendura me dorë,  kryesisht me trekendesha, lule dhe svastikene diellit, figura gjometrike që tregojne të njejten vazhdimësi shekullore ilire.  Bile mbaj mend se edhe  vendi ku lihej kafeja dhe mulliri i kafesë ishte një punim në dru dhe gur me një kompozim dekorativ të trasheguar shumë  bukur, i cili  ngjason me tekniken ilire te gjetur po në trevën time Tropojë.

 

SIC E KAM THENE DHE NE STUDIMIN TJETER TE VAZHMISE ILIRO SHQIPTARE  .TREVA E DARDANISE , ME SAKTE TROPOJA  ESHTE BURIM GJETJESH TE VAZHDIMESISË  QË VERTETON KULTURËN  DHE QYTERIMIN  ILIR

Në vazhdimësi të lulëzimit të kultures  ilire e cila arriti kulmin e lulëzimit gjatë shkujve VIII-V, p.k,  një sërë  objektesh moren formë të përthyer, tipike ilire  me një art dekorativ të formuar që dallon nga popujt e tjerë fqinj. Kjo kulturë u formua në saje të marredhenjeve  ekonomike dhe politike e kuturore nderkrahinore ilire, ne saje te fuqizimit te artizanatit vendas.Ne bazë  të kultures  ilire qendron niveli i larte i punimit të qeramikes dhe veçanerisht i objekteve prej argjendi dhe ari të gjetura veçanerisht në Dardani.  Karekteristike e tyre jane enët  me dy vega të ngritura mbi  buzë, të perdorura per te pirë. Shumë bukur punoheshin armet e sulmit si hanxhari me kurriz te perkulur dhe perkrenarja ilire.

Po te shikojme me vemendjet e gjitha enet e bera me vonë, deri në dekadat e fundit  nga artizanët privatë,  por dhe nga ish-ndermarrjet shtetërore gjenë elementë të shumta vazhdimesie dhe se kulura e punimit ilir transmetohet shumë qartë në të gjitha objektet qe unë i krahasoj me ato ilire.

Duke studjuar arkitekturen ilire vërehet se u zhvillua me shpejtesi  ky art. Një serë qendrash prehistorike u kthyen në qytete te cilat u rrethuan me mure te fuqishme me potra të mëdha dhe kulla të shumta, të zbukuruara me blloqe guresh teknikisht të bute , por  të buxharduar,  që i jepnin një zbukurim original me motive ilire jo vetem portave e kullave, por edhe qemereve, dritareve dhe dyrve te brendshme e te jashtme.

Duke parë anen që na intereson,  pra anen figurative, shohim që në periudhen qytetare ilire shek V- II para krishtit, artet figurative  u zhvilua me  tekniken më të lartë  bashkëkohore . U shfaq  skulptura ilire prej guri, me shtatore dhe portrete njerzish. Nje tjetër degë artit ilir ishin dhe terrakotat prej balte, të cilat paraqesin  zakonisht kultet e kohes,  p.sh kryqi i thyer, kushtuar diellit. Edhe arti dekorativ mori një hov me frymezim vendas, të cilin  e gjejmë në  punimin e enëve prej balte dhe bronxi dhe në pafat metalike te brezit. Ne shek III-II  p.k, ndeshim amphora, kupa dhe ene kozmetike te zbukuruara në reliev me tema mitologjike, erotike dhe bimore. Aplikime të  arteve figurative gjenden dhe ne varrezat monumentale, çfarë verteton dhe arktekuren e zhviluar të ilirëve të veriut ku gjenden parimet më të larta estetike   te  zbatimit te  artit, por edhe në shumë objekte të një cilësie te dobet, por ama nga ana figurative ngjasonjë mjaft, janë prodhuar vazhimisht dhe në ditet tona, gjë që për mua perben një vazhdimësi.

 

Në mbarim të epokes së bronxit simboli i kryqit të thyer gjendet me shumicë në përgjithësi në Iliri dhe veçenarisht në Ilirinë e veriut. Në mbarim të shek VI dhe të V p.k. simboli i kryqit të thyer shpesh gjendet në trevën alpeve të veriut dhe vetem një rast tek liburnet.

Domethenja simbolike e svastikes eshte e njohur mire nga historia e religjionit, vet fjala svastike, ne sanskrinishte do te thote svasti,  shendet, mirësi dhe gezim. Svastiken iliret e kane  simbolizuar si dielli ne levizje, pra një rreth i thjeshtë mbi te cilen eshte vendosur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit jane thyer dhe keshtu eshte fituar trajta e svastikes me rremba te thyer Brenda rrethit, kjo eshte paraqitja e hershme grafike e svastikes , këto svastika jane te kohes se neolitit, te cilat i gjejme në Dardani dhe ne veri të Shqiperise, sidomos në Vincë, Kosovë.

Malesoret e veriut e kane perorur kryqin e thyer brez pas brezi duke e bere dhe tatuazhe, por edhe në rrasat e varreve si p.sh në  Salcë, Lelkbibaj etj, në zonën e Nikaj – Merturit, këtë svastikë ata e quajnë “Dielli i gjyshave”,  “Dielli i Qafes se Malit”, etj.  Diellin në çati e kemi gjetur dhe në Malësine e Kelmendit dhe në rrasat e çative të  zonës së Nikaj-Merturit.

Por kuptimi kryesor i svastikes tek iliret e veriut, njesoj si në tevat e tjera të Ilirisë ne thelb ka qene solare. Mirëpo svastika ka dhe kuptime të tjera. Forma te svastikes  gjejme  edhe në mburojat e ilirëve te veriut, në monedhat e qytetit antik të Shkodres etj, pastaj shembulltyra e trikvetrumit në kallcinjte e liakut etj, ku ka pasur  domethenje apotropoike, ndërsa një  paraqitje te tille e gjeme te fibulat, byzylyket etj.

Dihet se svastika me gjemba të thyer në drejtim të levizjes së diellit ka qene simbol i diellit, drites dhe gëzimit, kurse ajo e kthyer në gjemba në krah të kundert paraqet sidomos vdekjen.

Unë e kam gjetur kryqin e thyer në disa kapela në Gash, Lekbibaj dhe Gegysen të Tropojës, ku popullsia e krishtërë nuk është konvertuar për shkak dhe të rrethanave gjeografike të relievit dhe mosnënshtrimit ndaj pushtimeve.

Askund me mire se në zonën veriore të Shqiperisë nuk vertetohet vazhdimesia   iliro-shqiptare

Arti ilir i periudhes së hekurit, i cili karakterizohet me stilin e tij dekorativ, të thelluar, të epokës së bronxit, por që verehet mirë në periudhen e hekurit VIII-VII p.k.

Ky stil i vjeter ilir  eshte aplikuar jo vetem në enët metalike , në Bronx apo qeramikë, por dhe në dru dhe kockë, të cilat  gjenden deri në shek V-III të erës sonë në  Alpet e Veriut,  pra në Tropojë. Ky stil   perfaqesohet nga nje gamë e theksuar figurash gjeometrike, si rrathë të veçante dhe bashkëqendror, rombe, trekendeshe me fusha të zbrazura, ose të mbushura me vija paralele.

Në artet  figurative që u zhvilluan në këta shekuj  të  erës sonë, por edhe në ato që u zhvilluan më vonë në iliri,  gjejmë figura njerzish dhe kafshesh te trajtuara  skematikisht ose në menyrë të stilizuar si në objekte të tjera, si art dekorativ i nderthurur  me motive gjeometrike.

Në shekullin e VI p.e.s,  deri në shek. III të erses sone gjejmë objekte me stil  të lartë figurative.  Shprehjen me te qarte të kësaj përsosmerie e gjejmë tek situlat liburne.

 

Në një stil të pjekur dhe arkaik te kohes, janë paraqitur momentë  nga jeta e ilirve të veriut, në menyrë të vecante te shoqerise se pasur te kohes, mes te cilave dhe nje valle grash te kapura dore per dore, apo te nje procesioni funeral, ku percjellja ndodhe ne  mes te nje vargu kurorash luftarake dhe kalorësish, ku marrin pjese ne varrim. Në  mjaft  raste ka skena dyluftimi dhe gjuetie etj.

Pra këto gjera, pervec aneve artistike me sherbejne mua per te vertetuar vazhdimesine iliro-shiptare.

Persa u perket besimeve te ilireve të epokes se hekurit dhe me pas, ato nuk ndryshojne deri sot. Mund te them se shume i perhapur tek  iliret ka qene adhurimi i diellit, adhurim i cili ka ardhur i paprekur deri më sot në trevat e Alpeve, ku njerëzit  betohemi: “Për këtë diell.” Rolin e pjellorisë së tokës e gjejmë në shumë aplikacione,  gjurmet e të cilit, sic kam theksuar edhe më lart,  i gjejmë në objekte të ndryshme  si p.sh. varëset në forme kali , kaprolli, zogu etj.  Kultin   e gjarperit, si symbol të pjellorise tonë  dhe si të mbrojtjes nga syri i keq e kam gjetur edhe tek ilirët e veriut.

Vendosja e varreve në tuma per rreth nje varri te hershem dhe shoqerimi  i te vdekurit me objekte, ndodh dhe sot në pergjithesi, pra eshte zhvilluar kulti i të parëve, si dhe besimi në jeten e pertejme.

Ilieret e veriut ishin dhe mistikë. Ata sajonin lloj-lloj varesesh [ amulet] per t’i mbrojtur ata nga semundjet e ndryshme, gje që vazhdon dhe sot me hajmallitë.

Ndersa nga ana linguistike mund te permend disa fjalë qe nuk jane larg gjuhes sone shqipe, p.sh rhinos= mjegull, maz= kali i vogel, kalibe = kasolle, bila =bijë, etj,  pra gjithsej janë rreth njëmijë emra.

Ndersa tek venbanimet e shikoj vazhdimesinë  p.sh tek shtepite tona ne very,  te cilat në shumice jane mbi vende te ngritura te shoqeruara me ledhe. Dikur ato quheshin gradina dhe i gjeme me shumice tek  dardanet, por dhe në  Shuec të Bilishtit. Gradinat jane të vendosura mbi kodra mbizoteruese. Ledhet jane masa dheu apo guresh qe arrin 7-15m. Sistemi mbrojtes, ashtu si sot behet me gardh hunjesh qe ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste të shoqeruara me hendekë. Në pergjthësi gati e gjithë jeta artistike, piktura dhe skulptura e bere në ndermarrjet artistike  të kohes monizmit, si  dhe  punimet me dorë, artizanale,  po t’i krahasojme me vemendje me gjetjet ilire, janë pothujse njëlloj.

Edhe  punimet e tjegullve si të sheshta dhe në forme lugi,  jane po ato qe kane qene ne kohen e ilirise, e në vazhdim përgjatë shekujve.

 

Në të vertetë, duke  krahasuar të  gjitha objektet e mbledhura gjatë kohës sonë me ato shekullore, ilire, kam vënë re se shumë objekte janë pothuajse të njëjta, me ndryshimin e vetëm se  objektet e kohës tonë janë të pasuruara  me kompozime të reja.

Për shëmbull, kjo vijimësi vërehet në shumë objekte të ndryshme ultilitare, përfshirë edhe  aplikimet e këtyre motiveve në qylimat dhe sixhadet e bëra në Kukës e në qytete të tjera të vendit,  ku pothuajse ndeshim figurat e ngjashme gjeometrike si dhe figura  të  tjera të luleve dhe diellit, ato të  kafshëve, e të  tjera që   ngjasojnë me kulturën e vjeter Ilire, duke ruajtur deri më sot këtë   vazhdimësi iliro-shqiptare.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>