Mbahet në Elbasan, mbledhja përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës

Mbahet sot më 26 nëntor, në qytetin e Elbasanit, mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Delegacioni i Kosovës do të arrijë në orën 9:45 të mëngjesit në Elbasan. Pas takimit të përbashkët të dy qeverive, do të ketë edhe takim më vete midis dy kryeministrave, të Shqipërisë dEdi Ramës dhe tëë Kosovës, Albin Kurtit. Në fund do të mbahet një bashkëbisedim i Ramës dhe Kurtit me përfaqësuesit e bizneseve të të dyja vendeve.

AGJENDA E PLOTË E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE:

Elbasan, 26 nëntor 2021
E premte, 26 nëntor 2021
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës (Vendi: Fish City, Elbasan)
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Vendi: Fish City, Elbasan)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Vendi: Fish City, Elbasan)
Gjuha e punës: Shqip
12.05 – Foto e përbashkët (Vendi: Fish City, Elbasan)
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive. (Vendi: Fish City, Elbasan)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)
Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të
Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.
Një nga marrëveshjet që pritet të firmoset midis dy shteteve u bë e ditur në mbledhjen e fundit të Qeverisë Kurti, më 24 nëntor, ku u miratua nënshkrimi i marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore në mbledhjen e përbashkët të radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here