ME TIGRIN MUND TË JESH POET

Filed under: Gossip |

Ivan Saviq Mor, Astrollog shpirtëror (Zarë, Kroaci)

 

ME TIGRIN MUND TË JESH POET

 

Bota e përgjithshme Shpirtërore përfshinë shtatë rrafshe: katër elemente, plus rrafshin fizik, astral dhe shpirtëroro eterik. Katër elementet primare të botës materiale, dheu, uji, ajri dhe zjarri kanë ndërtuar botën minerale, bujqësore dhe shtazore. Superstruktura e kësaj bote është njeriu, i cili ka si detyrë këto elemente t’i ngrejë në botën astrale (hujnore) eterike dhe shpirtërore. Rrolin e zhvillimit të mëtejshëm e marrin qënjet engjëllore, të cilët e krijojnë botën esenciale të dritës së kulluar. Bota hyjnore është botë e përbashkët e botës së lartë shpirtërore të njeriut dhe botës së ulët shtazore dhe elementare. Bota e poshtme shtazore  mundi që nëpërmjet shpirtit evolutiv alkimik  të ngrihet dhe zhvillohet në botën e vet paralele ose shpirtërore të elementeve . Kështu, çdo element i rrafshit të ulët ka dualitetin e vet shpirtëror në rrafshin e lartë hujnor.  Bota hyjnore  është e mbushur përplot me shpirtin e gjallë  të botës  shpirtërore materiale, bimore dhe shtazore,  është përplot me zë, dritë, forca delikate, valë elektrike dhe vibracione frekuencash. Kjo botë më së miri manifestohet në rrafshin shtazor dhe bimor.

Pikërisht kjo forcë tronditëse e njeriut është bazë për përparim të mëtejshëm shpirtëror.

 

Jeta sipas ligjeve të qiellit

Vibracionet e yjeve lehtë kalojnë në trupat material të shtazëve dhe njerëzve, duke krijuar dimenzionin e katërt të botës, i është i përbashkët për të gjitha qënjet e botës. Në këtë dimenzion  kafshët më lehtë se njerëzit e absorbojnë këtë ves të jetës astrale i cili u jep tërë atë që dëshiron të jetë dhe të ketë njeriu: shpejtësinë dashurinë, forcën, lojën e jetës dhe mosngarkimin me botën materiale dhe mentale. Kjo botë e mrekullueshme,  të cilën e përjetojmë, para syve tanë, ekziston sipas të  gjitha ligjeve të qiellit, është pasqyra e vërtet dhe objektive e jetës dhe kuptimit njerëzor.  Siç orjentohet njeriu ndaj ligjeve të larta shpirtërore, ështu edhe bota hyjnore përjetohet si inercion që gjithnjë e tërhjek pas në botën shtazore.

Njeriu, duke kundërshtuar botën e ulët, për t’i ndihmuar Zotit, në  fakt është kundër botës së përkryer të Zotit. Duke vazhduar të shkatërroi atë me vullnet të lirë, që përpara ka humbur betejën dhe kuptimin e planit të Zotit. Duke e kuptuar ndonjëherë iluzionin e vet i kthehet botës nga e cila është shmangur, dhe kur nuk e mbetet gjë tjetër – vetëm kënaqet me të.

Natyrisht se vetëm disa lloje të botës shtazore në mënyrë të përkryer thithin, materializojnë dhe minfestojnë këtë dukuri. Kjo është posaçërisht e mrekullueshme tek luanët, tigrat, elefantët, shqiponjat…. si shtazë mbretërore dhe natyrisht vetëm tek ata të falur nga zoti. Njeriu i cili duhet të zhvillojë shumë sfera të botës shpirtërore , ndërsa ende nuk ka zhvilluar dhe as ka miratuar ligjet themelore të botës elementare ka rënë në udhëkryqet e botës  së ulët dhe të lartë të Shpirtit dhe po mundohet si t’i bashkoi dhe ti kthjelloi tërësisht nga shtatë rrafshet e të vërtetës hyjnore, e cila duhet të paraqesë vezën aurike kozmike të kristaltë, atë vezë të njëjtë nga e cila doli shpirti i dritës.

Rrafshi hyjnor e dimenzionit të katërt i takon jetës së të gjithë shpritërave tokësor dhe të gjithë qenjeve. Ky është rrafsh karmik në të cilin matet vetëdija evoluese  ose sipas terminologjisë krishtere madhështinë e gabimit. Në këtë rrafsh shpirtat bien ose shkëlqejnë ndërsa në jetërat tjera  mund të kenë trup njeriu ose kafshe, varësisht nga vetëdija që kalon shpirti. Shpirtrat që nuk kanë apsolvuar botën shpirtërore të shtazëve, dhe të cilat kanë vdekur të tërbuara, të mllefosura… kthehen në botën shtazore, dhe e kundërta, shpirti i kafshës që jeton si mik pranë njeriut, në botën tjetër do të jetojë në trup njeriu. Ky është ligji i karmës dhe inkarnacionit. Vetëm shtazët e përkryera të cilat në mënyrë instiktive ndjekin evolimin e shpirtit, arrijnë të  inkarnohen në trupin e mbretërisë shtazore, ku përjetojnë plotninë shpirtërore. Trupat e këqinjë njerzor dhe shtazor vishen me shpirtin që i shqyrton gabimet karmike, të cilat janë adekuate me vetëdijen e tyre, prej nga mund të ngrihen ose mund të bien në rafshe më të ulta.

 

Epoka e Ujorit, epoka e Tigrit

 

Trupi mbretëror i tigrit veshë shpirtin, që në instsancën e fundit të botës shtazore e shpreh tërë plotnin e vet, ndërsa pas vdekjes së trupit shkonë në botën hyjnore  ku jetojnë në pastërtinë e asaj bote. Një shpirt i tillë mund të lindë në trupin e trimit i cili përsëri duhet të fisnikërohet me vetëdijen eterike dhe mentale. Ky është një proce. Dallimet ndërmjet botës shpirtërore të shtazëve dhe të njeriut gadi se nuk ekzistojnë , përveç se në nivelin trupor, ndërsa edhe në këtë aspekt kafsha mund të jetë më e madhe prej njeriut. Tigri është një shembull më i mirë në këtë drejtim. Të jesh tigër është ëndërr e çdo kafshe tjetër, të jesh mbret i botës shtazore është ëndërr e çdo njeriu, por përparësi këtu kanë vetëm tigrat dhe jo njerëzit.

 

Çdo njëra nga shtatë mbretëritë shpirtërore ka tigrat e vet. Ata që janë lisa mistik në botën e bimëve, gurët e çmuar dhe ari tek mineralet tigri është në botën shtazore.  Kur perënditë ecnin nëpër tokë dhe njerëzit ishin xhinë të pavdekshëm, kishin vetëdijen dhe forcën hyjnore, por të lënë nga perënditë në rrugën e vdekjes gjithnjë e më shumë u ngjajnë shtazëve të cilët më nuk mund të ngrihen.  Dhe njeriut nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ëndërrojë tigrin; Tigri në forcën, bukurinë, fuqinë, instiktin, mjeshtërinë, dinjitetin e tij gjatë momenteve të jetës këtu dhe tash. Tigrin, i cili luan me jetën ashtu si luan Zoti me ta. Duke u krahasuar me perëndinë, i ka humbur të gjitha këto. Humbi lojën e jetës; e humbi Perëndinë. I ke mbetur vetëm inkurajimi se është njeri dhe dhëntë Zoti atë që nuk ia ka dedikuar atij. Por dëshira e fshehtë që së paku për pak kohë të jetë tigër  edhe më tutje shkrumon si vajtim.

Në disa civilizime disa shtazë  dhe simbole shtazore kanë zënë vendin e perëndive; mbretërit, të dërguar të perëndive kanë qenë të rrethuar me ta ështu siç janë  sot sundimtarët të rrethuar me horra. Civilizimi atlantid e kurorëzoi shqiponjën, astët – gjarpërin me pendë, egjiptasit- tërë një kopsht zoologjik, posaçërisht luanët; Indianët ende i besojnë lopës së shënjtë; ai perëndimor bie nga kali në gomar, ndërsa nga gomari në auto-tigër. Mbretërit e tempujve të Egjiptit si akt të fundit të vet të shënjtërimit duhej të flinin me luanë dhe tigra dhe vetë t’i mbrenin në qerre dhe të silleshin në shkretëtirë- dhe ç‘të bëhej le të bëhej.

Astrologjia kineze shenjën perëndimore të ujorit e zëvendëson me shënjën e tigrit, dhe pasi era e ujorit tanimë ka filluar, pra ka filluar era e tigrit, e cila do të zgjasë gjatë 2160 viteve të ardhshme, simbol i së cilës do të jetë tigri; në perëndim e veshur si zanë e cila derdh ujë  me shoshë. Ç‘ tallje dhe ç‘ paralajmërim i  kohës sonë. Është fakt se tigrin si simbol të qiellit nuk e njohim aq sa duhet, sepse njohuritë tona për civilizimin shpien vetëm deri në Atlantidë dhe te Luani, ndërsa tani pikërisht nis shenja e kundërt Ujori- Tigri kinez.

 

Tigri u bë njeri, njeriu u bë tigër

 

Edhe Tomislav Marijan Bilosniç autori i përmbledhjes së poezive “Tigër” ka lindur në shenjën e tigrit, përkatësisht të Ujorit prandaj nuk është për t’u habitur që shpirtin e tigrit “mundi” ta këndojë bukur. Tigri tigrin e njeh. Tigri është zgjuar në tigër. Tigri është bërë njeri- njëriu është bërë tigër. Shpirti im, thotë poeti, i takon tigrit, tigri  ka zënë hapsirën e shpirtit tim. Poeti është shndërruar në tigër dhe sheh me sy të tigrit. Edhe birin e vet e sheh si tigër. Çdo gjë rreth tij dhe për të është tigriadë. Si është kjo e mundur? Ashtu, thjeshtë! Një ditë në derë të shtëpisë erdhi tigri, erdhi shpirti i tigrit dhe u vendos te poeti. Janë të njohur rrëfimet popullore për përvetësimin shpirtëror, ndërsa në botën poetike dhe artistike nuk ka nevojë të përmendet. Dihet shpirti i hapur i poetit për këto dukuri.  Por këtu nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. Këtu nuk bëhet fjalë as për ligjin e karmës dhe as të inkarnacionit, i cili është Ligj budist i evulucionit. Këtu kemi të bëjmë me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të shpirtit poetik të Bilosniçit në lëngun mishnor astral. Këtë akt mund dhe guxojnë ta bëjnë Adeptët dhe mësuesit shpirtëror, të cilët sundojnë në këtë rrafsh të vetëdijes.

 

Si qe kjo e mundur ?

 

Nëse e dijmë se esenca astrale e botës (qënja, ekzistenca, shpirti) jeton rreth nesh dhe ne jetojmë në të, se ne ajo na ka ngërthyer, se për të jemi të ndjeshëm dhe se ajo është e djeshme për ne dhe ndaj mendimit tonë, e dijmë se edhe bashkëjetesa e njëjtë po me atë trup dhe po atë trup të njëjtë. Se ne ai shpirt gjithnjë na jep formën dhe ne i japim formë atij. Nëse mendimi ynë është i përhershëm, i përqëndruar dhe i ballancuar për diçka të caktuar, e dijmë se ajo e caktuara do të paraqitet si dualizëm apstral  para syve tanë, si figurë, si zë, zë narrator… Ndërsa kur dualisti paraqitet si shpirt, nis të zhvillohet, nis të ushqehet me po atë ide fillestare të njëjtë, nis të jetojë jetën e plotë, nis të realizohet, të plotësojë njeriun, dhe zhvillohet deri  në plotësim, deri në fund. Nëse është kjo dëshirë- deri në plotësimin e dëshirës.

Dualistët astral mund të jenë të mirë dhe të këqinjë, varësisht nga ideja dhe dëshira.

Në rastin e Bolisniçit bëhet fjalë për ide dhe për figurën e Tigrit e cila i ka vibracionet në nivelin më të lartë të valëve dhe po në atë moment nis të jetojë dhe zhvillohet me gjithë madhështinë e saj. Ideja ushqente idenë. Figura krijonte figurën dhe tigri para syve të poetit tonë  u bë i realtë, deri sa dualisti astral si këmishë ia veshi trupin e poetit. Kjo i ngjanë një opsesioni, ndërsa këtu kemi të bëjmë me materializimin e dimenzionit të katërt në kohë dhe në hapësirë. Si dualist esencial ka kujtesë të plotë avolutive në rrafshin shpirtëror, nuk e ka pasur të vështirë të nënvizojë figurat e hapësirës dhe kohës së botës së tij. Poeti në këtë mënyrë u bë objekt i materializuar i idesë së tij, ndërsa në rastin e Tomisllav Marijan Bilosniçit bëhet fjalë për idenë e tigrit.  Natyrisht se kjo lojë ka bazë dhe mbështetje më të thellë, ashtu si  çdo ide që bie në “shtresë të pleshme”.

Të kalërosh Tigrin

 

Poeti Bilosniç dualistin astral Tigrin e futi dhe e shpuri nëpër jetën e vet, këtu dhe tash, nëpër të gjitha situatat, sprovat dhe hapësirat jetësore ndërsa Tigri i poetit Bilosniç kaloi nëpër miljeun e tij kohor dhe hapësinor duke ia treguar si  në film, në regresion, lojën e jetës dhe kuptimin e saj. Kjo figurë më së miri pasqyron jetën e plotë të botës astrale. Kjo zbritje e botës astrale në botën materiale ndodh vetëm pasi bota astrale depërton në botën e saj mentale dhe në ndërgjegje. Kur vetëdija mentale rrëmben nga ajo strale ose astralja i merrë mentales- mendimi realizohet materialisht.

Ky bashkim i botës astrale –mentale, në këtë rast të Bilosniqit, rasti i shpirtit të poetit dhe shpirtit të tigrit, flet për shpirtin e vetëm të zotit ku nuk ka dallime. Është kjo pikërisht ajo që poeti Bilosniç u bë i vetëdijshëm  duke mbajtur në vete dhe duke jetuar me atë ide dhe me botën e saj. Kjo botë është botë e unitetit, e unitetit ku koha, hapësira, materja dhe energjia shkrihen në një. Pikërisht ky unitet i vetëm i shpirtit i mundëson poetit  që në të njëjtën kohë të jetë në mjaftë vende dhe në mjaftë dimenzione, shumë shpirtëra dhe trupa.

Kur poeti e përjetoji këtë ide ajo atëherë u fik, dhe kështu u fik edhe tigri. U fik edhe ekrani i botës astrale dhe poeti u zgjua. Kjo fikje poetike e botës së tigrit te lexuesi më vonë ndez zjarrin, atë xixë të vërtetë  të cilën në fillim poeti e ndezi si ide. Dualisti astral nuk u ndal së jetuari, ai pret poetin e ri për avantura të reja, për jetë të re. Kështu jeton bota e tigrit; kështu jeton tigri në vet njeriun;  kështu njeriu bëhet tigër.

Lexuesit në këtë poezi të Tomislav Marijan Bilosniçit nuk duhet të kërkojë virtytet dhe as veset e poetit- jo; nuk duhet larguar nga mendja as këngët as poezinë. Por duhet mbrojtur idenë e tigrit dhe çdo gjë do tu rrëfehet dhe shfaqet, pikërisht ashtu siç i ka ndodhur poetit. Mbase edhe më mirë. Me tigrin çdo gjë është lojë dhe aventurë. Po ku ka arritur ai,  çfarë ka parë, cilat civilizime i vizitoi, cilat ligje të jetës i përkujton, me cilat emra shpirtërorë dhe hyjnor jetoi dhe bisdoi Bilosniç, se kush iu lavdërua që ka kaluar të gjitha këto- lexoni! Vetëm me Tigrin mund të arrini dhe të jeni atje. Vetëm duke kaliruar Tigrin do të mundni në të njëjtën kohë të jeni në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen; vetëm me Tigrin mund të jeni këtu e gjithë ditën. Vetëm me Tirin mund të arrini deri te Budha, Siddhartha, Muhamedi, Lao-ce, Jezusi… Vetëm me tigrin mund të jeni poet!

Të lexosh librin mbi kalërimin dhe zbutjen e tigrit nuk është e njëjtë sikur të kalërosh atë, ndërsa Bolisniç e deshti vetëm këtë, të kaliroi atë. E kalëroi të vetën, e realizoj inicimin,  e la përshkrimin në këngë, apsolvoi apstralen, që nuk është e plotë për shpirtin, por është e tepërt për një jetë. Kalëroni dhe jepuni pas tigrit sikur kjo të zgjasë tërë jetën. Do të jetoni pa brenga në shpirt, duke u çliruar nga bota e dëshirave të hienës, që në këtë jetë. Me fat!

 

 Shqipëroi nga kroatishtja:

Mustafa SPAHIU

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkrime të ngjashme:

  1. Shqipëria duhet të celebrojë një poet të madh si GjekëMarinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>