Qazim D. Shehu: NJË SHKAK I VOGËL, Tregim

-Eja të blejmë ndonjë gjë në dyqan ,- i tha Ardi Vjollcës,-do të shkojmë te gjyshja në fshat.
Vjollca me Ardin sapo ishin fejuar,nuk i kishin as dy javë.Vjolla i përkiste një familje qytetare të vjetër;prindërit e saj ende kishin shtëpinë e dikurshme me bahçe dhe avlli, e cila po kërcënohej nga pallatet e reja, që i vinin rreth e qark ,ndërsa Ardi ishte djalë fshati.Ai kishte kohë në kurbet,por nuk kishte vënë para sa duhej ,për të blerë një hyrje të madhe në një apartament të ri. Mendonte se, nëse prindërit e Vjollcës e jepnin shtëpinë për pallat,ajo me siguri do t`i gëzonte nja dy hyrje a më tepër dhe paratë e kurbetit mund të përdoreshin për të bërë një jetesë më të mirë,për udhëtime jashtë shtetit apo qejfe të tjera.Ishin të rinj. Vjollca e vonoi shumë.Pas një kohe të gjatë dy apo tri orë,ajo mezi i gjeti një palë pantallona-xhins.Pantallonat ishin të grisura në gjunjë dhe sipër tyre.
-Me këto do të vish në fshat?-e pyeti Ardi.
-Me këto,-tha ajo.
Ardi nuk ia prishi,ai e donte Vjollcën dhe e çmonte,atij nuk i bënin përshtypje këto gjëra, Vjollca si vajzë intelegjente,njihte modën dhe si gjithnjë e lirshme rrezatonte…
Kur ajo i veshi pantallonat, Ardit iu duk si pak ekstravagante dhe si e papërshtatshme për mjedisin e fshatit dhe shtëpisë ku do shkonin,por megjithatë,ngaqë e donte Vjollcën dhe ngaqë ajo ishte vajzë qyteti denbabaden, e justifikoi këtë si një trill rinor që e gudulisi pakëz dhe atë. Bleu për gjyshen një shall dhe për nusen e xhaxhait një varëse sermi.
Vjollca nuk kishte qenë kurrë në fshati ,jo më në fshatin e tij ,që nuk e dinte ku binte,por që nuë takimin e parë me të nuk i kishte bërë përshtypje që ai ishte nga fshati.Ardi ishte bukurosh si dhe ajo,me një rafinim që reflektonte një shkujdesje prej çuni të kulturuar, fliste me zë të ulët dhe mirësjellshëm,dinte të hynte në zemrën e saj.Edhe ndonjë gjest nevrik ngulur në truallin e një krenarie të moshës apo të origjinës që kishte ajo, ai e zbruante pikërisht me elegancën dhe butësinë e kulturimit…Vjollca nuk i kishte parë kurrë lëndinat, pyjet e mëdha,shkëmbinjtë,rrugët e shtrembra të fshatit,ujëvarat apo shtëpitë e tij që rrethoheshin me pemë të mëdha;si një çupkë e rritur me gjithë të mirat, kishte njohur vetëm trotuaret,klubet,shoqërinë e lirshme,auditoret,mësimin e gjuhëve të huaja dhe kishte ëndërruar të ikte jashtë shtetit,pasi shumë shoqe ndodheshin në Itali,Gjermani,Francë dhe që andej i postonin foto nga jeta dhe ambientet e Parisit,Frankfurtit apo Milanos…Mbase do të shkonte një ditë,por fati e bëri të lidhej me Ardin dhe s`dihej, më vonë, mbase ikte së bashku me të apo rrinin dhe ndërtonin jetën në kryeqytet…
Pasi blenë ç`kishin për të blerë dhe ç`menduan se aq para duheshin shpenzuar,Ardi nxori makinën nga garazhi dhe të dy së bashku u nisën.Ishte një ditë e ngrohtë ,me një mbasdite që trazohej nga tinguj të shumtë dhe pasi ia dolën të mos binin në kurthin e trafikut,u gjendën jashtë Tiranës.Vjollcës iu kujtua se deri këtu kishte qenë,kur kishin organizuar një ditëlindje me shoqet e fakultetit,por atëherë ishte muzg.Më tutje nuk mbante mend.Ardi mori një kthesë diku dhe makina grahu me një vështirësi të lehtë nëpër një rrugë të paasfaltuar.Rruga rrethohej nga degë shkoze dhe mareje,përzier,ndërsa tek –tuk manaferrat ngjanin si pika të zeza mbi fustanin e gjelbërimit, që vishte rrugën.Diku rruga u hap dhe u dha një fushë e vogël,dy –tre shtëpi të reja,vila, mbuluar me çati të kuqe.Vjollca u habit sesi mund të ishin ndërtuar në atë vend ,kur mund të ndërtoheshin në kryeqytet,por mendje-mendje kjo dynja,murmuriti dhe kishte dëshirë të shihte rreth e rrotull.Si nuk kishte ardhë më parë këtej,kur ajo në çdo kohë i kishte pasur mundësitë…Por ja tani po vinte me Ardin dhe në zemrën e saj befi një falenderim i malltë për të fejuarin.
Diku Ardi ndalo,dhe makina pati një ngërç.Makina është si njeriu,kur lodhet nuk do më të ecë.Ardi me Vjollcën zbritën dhe ai hapi kapakun e përparmë.Motori nxirrte avull.Ardi mori një bidon dhe ia zgjati Vjollcës.
-Nëse nuk përton,-i tha ,- jo më shumë se dhjetë hapa është një burim dhe mbushe këtë bidon…
Vjollca nuk pa asnjë burim,por Ardi e njihte vendin.Dhe vërtet, pas nja dhjetë apo më shumë metrash,ajo vuri re një mur të ngritur ,të bardhë,nga i cili dilte një lëfyt ,prej nga rridhte një gisht ujë. Në atë çast,te çezma po pinte ujë një burrë,reth të dyzetave duhej të ishte.Mustaqet spic dhe një kasketë në kokë në gjithë atë vapë ishin dy tiparet e para të tij që i ranë në sy.Sapo pa Vjollcën ,burri u mënjanua dhe ajo u përkul dhe filloi të mbushte ujë.Currili i hollë rridhte ngadalë dhe mbushte bidonin, dhe qetësinë…Burri në vend që të largohej,po rrinte në këmbë dhe i kishte ngulur sytë në dy kupat e zbuluara të gjurit të saj,dhe në dy njollat e bardha të mishit në mes të kofshëve, që ia nxirrnin pantallonat e grisura, sipas modës.Në fillim ajo s`e vuri re,por, kur e pikasi, i erdh t`ia derdhte bidonin në fytyrë , veçse e përmbajti veten…
-Pa,pa pa!-ia bëri burri dhe ndenjti në këmbë si i ngrirë,ndërsa Vjollca u nis drejt makinës…Bezdia që i shkaktoi ky trap nuk mund të zgjatej më shumë sa rruga drejt makinës…Ajo arsyetoi se në qytet nuk të shihnin kështu,por në fshat ndryshonte puna…Pantallonat e saj që kishin shqyer gojën në dy kofshët e saj,sikur e shtrënguan pak më fort,por ajo u shtriq në sedilje dhe ky shtrëngim, që nuk ishte veçse një trill i pathirrur, sikur e liroi pakmë vonë
Ardi i hodhi ujë motorit të makinës.Pastaj ata u nisën…Natyra ngado gjelbëronte,në një pllajë ajo shihte një tufë qingjash të bardhë,diku ndonjë kalimtar mblidhte manaferra anës rrugës,ndërsa tutje në horizont, ca re puplore të bardha sikur donin të iknin dhe s`iknin dot prej vapës që i kishte mbërthyer…Vjollca krejt e lirshme zbërtheu kopsat e bluzës dhe gjoksi i saj u dha në tre të katërtat e tij ,krejt përjashta…Ardi bëri sikur nuk e vuri re dhe e kishte mendjen te rruga e keqe ,shtruar me çakëll s`dihet kur dhe me gropa, që nuk të lejonin të shmangeshe për shkak të ngushtësisë së saj…
Mund të kishte ndoshta një orë ditë kur mbërritën te shtëpia në fshat.Gjyshja po fshinte oborrin dhe njëherësh po ndillte nja dy pula.Ajo nuk e dëgjoi zhurmën e makinës.Ardi shtyu portën e madhe dhe thirri me të madhe:
-Gjyshe!
Plaka drejtoi shpinën dhe u mbështet në bishtin e fshesës;kur njohu Ardin, menjëherë lëvizi me rrëmbim dhe hapi krahët.Ardi e përqafoi me dashuri dhe gjyshja e shtyu lehtaz, siç e kuptoi ai, ngaqë i erdhi zor kur pa Vjollcën duke ndenjur në këmbë në pritje.
– E fejuara!-tha Ardi…
-Uuuu moj e mirë e gjyshes,mirë se erdhe! ,-kilthi nga gëzimi gjyshja dhe e puthi në dy faqet me përgjërim…-sa e bukur qenke,marshalla, marshalla!
Pastaj ajo eci para si zonjë shtëpi dhe u ngjitën në katin e dytë,në verandë.Ardi shkonte nëpër mend fëmijërinë dhe rininë e hershme,ja,në këtë shtëpi ishte rritur,ja ato mure të dashura me gurë me zgolla të vogla, ku shpesh zogjtë bënin foletë,mani në cep të oborrit dhe pjergulla e vjetër,që përdridhej ende me gjethe dhe nuk ndahej, si atëherë, nga plepi i gjatë, pak më tutje manit të zi.Ja më tutje çezma dhe një llamarinë e ngulur majë një huri që lëvizte si fluger me një shkop sipër saj dhe që e quanin trokëllimë,nga të trokiturit që bënte shkopi përmes një mekanizmi e që shërbente për të trembur galat që vinin në arën me misër…Ja edhe më tutje një dordolec me rrobe të vjetra, i vënë midis kopshtit me perime ,që kthente mbrapsht syrin e lig.Gjithçka e paharrueshme si atëherë,por ah, mungonin prindërit e tij dhe Ardi psherëtiu…
Pasi u ul ,gjyshja i mori Ardit dorën ,ia puthi,po kështu edhe Vjollcës.Fytyra e saj e bardhë,e rrudhur si fik i tharë, shprehte ëmbëlsi dhe mallëngjim,dhe dashuri…aq sa Ardi ndjehej ngushtë se nuk dinte si ta shprehte edhe ai dhe ta kthente me fjalë këtë dashuri të gjyshes,këtë sajdisje dhe, prej kësaj mungese zotësie e natyrshmërie ,ndjente një artific…Gjyshja u ngrit dhe shkoi diku.Ajo u solli një tas të madh me dhallë dhe dy gota.Dromcat e gjalpit notonin mbi të.Ardi e vuri re dhe mendoi:Si dikur..Ai e piu me etje, ndërsa Vjollca pak.
Gjyshja, që deri atëhere,e rrëmbyer nga fjalët dhe nga mallëngjimi, nuk i kishte vënë re mirë,befas u ndal.Ajo shihte gjunjët e Vjollcës krejt përjashta dhe sipër tyre njollat e bardha të mishit të kofshëve.Plaka e padjallëzuar u mvrenjt lehtë,u skuq ,por mendoi se gjatë rrugës ndonjë ferrë mund të kishte bërë punën e saj, duke i grisur e çarë nuses pantallonat, ose ndonjë qen,por nusja nuk kishte plagë.Ajo vuri re pantallonat e Ardit që ishin në rregull.A thua s`kishte qenë i zoti të mbronte nusen e tij?mendonte plaka,por aty për aty seç iu shkrep dhe thirri:
-Selvije,eja këtu!
Nuk zgjati shumë dhe në derë u duk xhaxhesha.Ata s`ishin takuar dhe ajo ia dha dorën, në fillim Vjollcës e pastaj Ardit.Xhaxhesha ishte një grua e heshtur.Ardi e respektonte shumë.Kjo grua fisnike i kishte zëvëndësuar nënën që Ardin e kishte lënë të vogël,pesë vjeç.
-Selvije,-tha gjyshja,-pyetemi gjanë e gjatë më vonë,por shpejt më bjerë gjilpërë dhe penj, se nuses i janë gris pantallonat e duhet me ia qep, është gjynah…
Vjollca nuk e priste këtë ndërhyrje pa takt,ajo, gjer atëherë, kishte folur rrallë dhe tani u mat të fliste,por Ardi ia bëri me shenjë që të heshtte.Vjollca heshti.
-Foli Ardi:
– Mos u mërzit, gjyshe e dashur, mos u mundo. E fejuara kërkoi me orë të tëra nëpër dyqane , shpenozi aq para ,sa dy herë pensioni jot, derisa i gjeti pantallonat e grisura, kështu është moda.
-A ,-tha gjyshja,-pra unë s`ditkam gjë?
-Jo,ti di shumë!…
Kur gjyshja e ndjeu seriozisht se kundërshtimi i nipit ishte jo për të kaluar situatën,por këmbëngulës,duke shkuar nëpër mend se nusja ishte jabanxhije dhe për ta biseduar këtë më vonë ose fare,e mbylli gojën.Ndërkohë Vjollcës i hipi gjaku në tru,ajo u skuq,sytë iu rrëmbushën, kyçi buzët dhe nuk denjoi të thotë asgjë;heshtja e saj i dha me kuptuar gjyshes se ajo kishte ndërhyrë fare kot,por këta”katundarë të trashë,mendonte Vjollca, nuk marrin erë hiç nga zhvillimi dhe jeta”.Asaj nuk i kishte folur kurrë e ëma për veshjen,as babai,askush.A nuk do të ishte mirë që kjo plakë e rrjedhur ta mbyllte gojën,edhe pse ishte gjyshja e Ardit,përse nuk foli Selvija,xhaxhesha e Ardit?Edhe në darkë kur erdhi xhaxhai dhe u shtrua tryeza me gjithë të mirat,Vjollca hëngri pak,ndërsa Ardi, si zakonisht, bënte shaka,gjyshja qeshte nganjëherë,por fare pak.Darka kaloi disi e zymtë dhe u kuptua nga gjyshja se nuses i mbeti hatri, por nuk kishte si ta zhbënte, tashmë e kishin kaluar dhitë kodrën dhe nuk kapeshin më.Ajo kurrë nuk kishte gabuar në të nxjerrurën e fjalës nga goja dhe gjithë lagjja i thoshte: Gjyshja e Madhe…Nëse Vjollca do t`i thoshte se i kishte mbetur ca qejfi, plaka e mirë do t`i kërkonte të falur,por Vjollca vetëm heshtte.
Kur Ardi me Vjollcën u shtrinë për të fjetur ,ai e zuri edhe një herë këtë incident të vogël duke i kërkuar një farë të falure Vjollcës,të mos ia vinte re gjyshes, se ajo nuk ia tha me hile ,as për ta ofenduar,por Vjollca kërkoi që, të nesërmen, të iknin.”Si do të ikim,-i tha Ardi,-po ne e bëmë mend të rrinim një javë,në fshat kam tezet,kushërinjtë,dajat…””Urgjent,nesër!”,tha Vjollca dhe përplasi shuplakat si krahët e lakuriqit të natës…Ai nuk foli më .
Të nesërmen,Ardi i tha xhaxhait se do të ikte,se ashtu kishte punën.Një natë ishte e mjaftueshme sa për t`u çmallur,por xhaxhai që kishte kuptuar se këtu kishte një qejf mbetje dhe kjo vinte prej të fejuarës(ai Ardin e njihte mirë), ia priti:Në shtëpinë tonë është herë e parë që komandojnë gratë!Udhë e mbarë të qoftë nëse është kështu!”Eh more xhaxha,-mendoi Ardi,-po Vjollca është vajzë e vetme dhe shtëpia e saj do të bëhet pallat e …

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here