Gazeta Nacional Albania

Presidenti dekreton datën e re te zgjedhjeve 13 tetor 2019

 27/06/2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve vendore.

Ai u shpreh se zgjedhjet e përgjithshme vendore do të zhvillohen në 13 tetor.

Pasi deklaroi edhe arsyet, Meta priti pyetje nga gazetarët.

I pyetur nëse në këto zgjedhje do të marrë pjesë edhe opozita, Meta tha se nuk detyron askënd.

Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e datës 13 tetor, ju siguroj se unë nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. Askënd.

Detyra ime si President i republikës dhe i vetmi institucion që ka përgjegjësinë për caktimin e datës së zgjedhjeve është që tu jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste secila palë dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i të gjitha forcave politike dhe shqiptarëve kudo, anëtarësimi në BE, të sillemi ën mënyrë europane në këto orë dhe muaj që kanë mbetur që të marrin çeljen e negociatave në datat 17-18 tetor, tre katër ditë pas zgjedhjeve vendore.

Unë nuk mund të garantoj se kush do të marrë pjesë por unë jam i bindur se nuk do të ketë asnjë bashki në republikën e Shqipërisë që nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ. Sepse kjo është në kundërshtim me të gjitha detyrimet europiane. Jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë bashki pa kandidat alternativ’, u shpreh Meta.

I pyetur se cili është qëndrimi i ambasadorëve, presidenti Ilir Meta u shpreh se:

Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë: në Shqipëri nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Ka një pretendim deri tani se nuk është caktuar një datë e re zgjedhjesh. Unë duke dashur të dekurajoj një përshkallëzim, një konflikt më serioz, kam që në 8 e 10 qershor që kam pritur në radhë të parë Kryeministrin për të diskutuar për këtë mundësi që duhet t’u jepnim të gjitha partive të opozitës për të garantuar zgjedhje gjithpërfshirëse.

Sa për ambasadorët, unë i takova, takova edhe zonjën Glover. Kam shumë respekt për integritetin e saj dhe të gjithë ndërkombëtarëve u kam shpjeguar anën kushtetuese dhe ligjore për datën e zgjedhjeve. Unë nuk i kam ndaluar askujt të vëzhgojë proces votimesh, është e drejtë e tyre. Unë thjesht bëj të qartë se ky është raporti ligjor në raport me zgjedhjet e ardhshme vendore që do të jenë në 13 tetor.

Si mund t’i them unë dikujt mos rri ti se mërzitem unë?! Ne shqiptarët jemi mikpritës në radhë të parë.

Së dyti unë vij nga një zonë që dallohet për një mikpritje të theksuar.

Së treti unë mendoj se 30 qershori është ditë e mirë dhe jemi dhe në pikun e sezonit turistik e të mos e e humbasim këtë sezon, pasi jo pak dëme i kanë ardhur ekonomisë sonë dhe shumë familjeve që mbështeten tek turizmi. Secili bën vlerësimin e tij, detyrën e tij. unë bëj detyrën time në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të gjithë qytetarët që dua t’i shoh në paq