Gazeta Nacional Albania

17 VJET SIGAL UNIQA FOND PENSIONI/ Ponari: I mundësojmë anëtarëve një pension të dytë

Ndërsa arrijmë moshën e pensionit, të ardhurat pësojnë ulje, prandaj ne duhet të sigurojmë mjetet për
të ruajtur stabilitetin financiar pas daljes në pension.
Pensioni shtetëror nuk mjafton prandaj është e rëndësishme të kursejmë sot në mënyrë që të kemi të
ardhura të mjaftueshme në momentin e daljes në pension.
Pensioni privat vullnetar duhet menduar si një pension shtesë, i cili merret krahas pensionit publik dhe
ka për qëllim kryesor mundësimin e një burimi të rregullt të ardhurash për ruajtjen e standartit të
jetesës edhe pas largimit të përhershëm nga puna.

Dhe nëse flasim për Fondet e Pensioneve Private në Shqipëri, të gjithëve mendja na shkon menjëherë
tek SIGAL UNIQA Fond Pensioni, më i madhi në vend sa i përket aseteve.
Sot ky fond feston 17-vjetorin e themelimit dhe ne intervistuam CEO-n e saj, z. Elvis Ponari, i cili na bëri
një përmbledhje të shkurtër të historikut të kompanisë dhe mbi ato që ajo u ofron anëtarëve të saj.
Elvis Ponari: "SIGAL UNIQA FOND PENSIONI është shoqëria e parë që ofron këtë shërbim në Shqipëri
duke filluar që prej vitit 2006, ndërsa sot zotëron rreth 45% të tregut.
Jemi një shoqëri aksionare, me pjesën më të madhe të zotëruar nga kompania më e madhe e sigurimeve
SIGAL UNIQA Group Austria.
Fokusi ynë është ruajtja e lidershipit në treg, krijimi i një strandarti dhe ti sigurojmë anëtarëve të SIGAL
UNIQA Fond Pensioni mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas
kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm
të aseteve”.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve në fondet e
pensioneve private gjatë vitit 2022 arrit në 36,518, duke iu shtuar rreth 2900 kontribues në krahasim me
vitin 2021.
Nga katër fondet aktive në fund të vitit të kaluar, për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh
është Sigal Uniqa Fond Pensioni me 43.6% të totalit dhe kjo sigurisht e bën krenar CEO-n e saj.

Elvis Ponari: “Unë, si drejtues i saj, jam i lumtur dhe krenar të them se, vit pas viti kemi shënuar rritje të
aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e tyre te ky fond.
Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur me asete në adminstrim me më shumë se 1 miliard lekë.
Aktualisht anëtarë të Fondit janë rreth 11.000 individë dhe 120 biznese".
Në këtë përvjetor të 17-të të SIGAL UNIQA Fond Pensioni, drejtuesi i saj ka një mesazh për qytetarët.
Pensionet private janë një zgjedhje që Europa Perëndimore por edhe vende të rajonit kanë dekada që i
shfrytëzojnë dhe modelet më të mira prej tyre i gjejmë në Shqipëri pikërisht përmes SIGAL UNIQA Fond
Pensioni.
Elvis Ponari: “Skemat e pensioneve private janë shumë të zhvilluara në vendet perëndimore dhe
shembujt më të mirë të tyre ne i sjellim në Shqipëri përmes SIGAL UNIQA Fond Pensioni.
Gjatë rinisë, shumë pak persona mendojnë për moshën e pensionit, duke e konsideruar atë si një kohë
të largët. Por vitet kalojnë shpejt dhe duke u bazuar në situatën aktuale me vështirësitë që kalojnë të
moshuarit me pensionet shtetërore, të mendosh për pension privat sa jeni të rinj, është
domosdoshmëri.
Ndaj, ftoj qytetarët që na ndjekin që, secili prej tyre, krahas kontributit të detyrueshëm për pensionin
shtetëror, të kontribuojë në një Fond Pensioni Privat që të ketë dy pensione në pleqëri.
Por pensionet private janë një mundësi e mirë edhe për bizneset.
Ata që zgjedhin të investojnë në një fond privat pensioni, përveç lehtësive fiskale, mund ta shohin edhe
si “joshje” ndaj punonjësve të tyre, në mënyrë që ti mbajnë sa më gjatë në punë.
Çfarë prisni? Hapni tani një fond pensioni privat në SIGAL UNIQA Fond Pensioni.
SIGAL UNIQA Fond Pensioni, e ardhmja jonë së bashku!