Gazeta Nacional Albania

23 Gushti – Dita e Librit te Zi komunist. Nga Dr. Ardian Elezi

Pro kujteses dhe denimit te krimeve te komunizmit- Jo harreses ndaj tyre, respekt dhe perulje per viktimat.

 

23 Gushti dita e memories evropiane per denimin e krimeve te rregjimeve totalitare, na inspiron per denimin e krimeve te komunizmit ne vendin tone i cili ka njohur nje bilanc tragjik te perjetimeve dhe vuajtjeve ketij kalvari e Libri te Zi, si vrasje, pushkatime pa gjyq, denime, burgosje, debim internime, privime, zhdukje dhe asgjesim e te humbur pa varre, jane tabloja e kesaj tragjedie kombetare.

Eshte dite kujtese dhe respekt dhe nderim per viktimat e komunizmit per qendresen dhe mbijetesen dinjitoze te tyre si dhe reflektimi per denimim e krimeve te komunizmit dhe jo harreses ndaj tyre.

Aktet sublime dhe te mbijeteses dinjitoze te te mbijetuareve dhe familjeve te viktimave te komunizmit jane shembuj qendrese dhe inspirimi kunder cdo rregjimi totalitar apo shfaqjeve te tilla qe cenojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe demokracine.Kjo eshte aktuale dhe frymezuese ne cdo kohe dhe rregjim sidomos sot kur shihet nje topitje e ketyre vlerave .

Shoqeria duhet te solidarizohet pa dallim.ne denimin e krimeve te komunizmit, te fajtoreve dhe shkaktareve te dramave njerzore, ngritjen e strukturave sui generis per denimin e tyre, gjetjen e eshtrave dhe varreve te tyre, ngritjen e memorialeve te kujteses ec

Vendi i yne ka shume sfida ne kete drejtim, dhe kjo dite e ndergjegjjes evropiane eshte perbashkuese si dita e te gjithe popujve dhe vendeve qe aspirojne qe nje dite te jene pjese e kesaj familje, me te drejtat dhe detyrimet ligjore, institucionale qe kane e duhet te permbushin.

Respekt e nderim per to.