Gazeta Nacional Albania

 

 

 

RREZIKU I ZHVILLIMIT TË NJË SHOQËRIE APATIKE.

 

 

NGA MAJLINDA SOTA MULLAJ

 

Hyrje

Të flasësh ose të përcaktosh genin kulturor dhe karakterial të një shoqërie është e domosdoshme ta bësh atë dukerespektuar kohën dhe momentin që shoqëria jeton. Një shoqëri shpesh vënëdilemë punën e madhe tëstudjusve tësajsepse, ndërsa ata e përshkruajnëdhe e analizojnëpër si atae lexojnë,ajo ndryshon duke përcjellur ndryshimet e saj me clirime krizash tëlindura ose të provokuara nga tendenca e ndryshimit.

Jo gjithmonëshoqëria,nëtërësinë e saj, është e përgatitur për ndryshim apo akoma dhe mëshumë për të përballur tërenë që shpesh i afrohetnga lokuenca tëndryshme,të cilat paraqiten duke u shoqëruarme nuancanga mësoftdheduke vazhduar deri tek atomërude.Aftësia, roli ose detyra e  studjuesit është që të di tëthithi dhe tianalizojë me zëtëlartë atofenomene që sjellinose krijojnëndryshimin. Lind pyetja. Kush e bënë ndryshimin dhe a është ky ndryshim i aftëtëndikojënë kulturë, në karakterapo nësjelljen e njëshoqërie?

Dje, dhe kur flasim për dje nënkuptojmë një të kaluar jo shumëtë largët, një të kaluar ku ne ishim një shoqëri empatike me një senstë theksuar ndjeshmërie, ku dyert tona ishintëhapura,ku faremirë mund tëkërkoje dhe gjënë më të vogëltek komshiu ose të lije dhe celesat e shtëpisëqë pjestari tjetër i familjes ti gjenteaty.Shpesh në ditët e sotme kur flasim për të shkuarën tonë të afërt themi: Si ishim atëhere, dyert tona ishin pothuaje pa çelsa. Pra, dje, në të shkuarën jo të largët,kjo shprehje gjente vëndnë shoqerinë tonë në mënyrë konkrete. Pra ajo ishte e përditëshmja jonë. Sot,  pikërisht në ditët e sotme, kjo shprehje është kthyer vetëm në një kuptim simbolik. Duket sikur asnjëherë kjo shprehjeka pasur një të shkuar të afërt, një të shkuar të jetuar nga ne që jetojmëdhe ditët e sotme sikurse kemi jetuar dhe ditët edjeshme. Pikërishtëishin ditët e djeshmeqë kësaj shprehje ikishindhënë njëkuptimtëvërtetë.

 

Shoqëria jonë dje dhe sot

Shoqëria jonë djejetonte një ndjenjë solidariteti që fillonte që nga xhesti më i vogël i shprehur memë të afërmit e portës përballëduke e jetuar më pastajpothuajse me të gjithëbanorët e tjerë të lagjes.Dikur edukatashoqërore ishte një nga lëndët, që kur nxënësit bënin renditjen e programitqë do të duhej të përgatisnin përjavën,ishin të kënaqur kur egjeninsi lëndë në orarin e javës.Edukata shoqërore dukej për nxënësit sikur ishte një nga lëndët më të thjeshta. Kjo ndoshta sepse edukata përfitohej në cdo momenttëditës dhe dukej sikur nuk do të duhej ta përgatisje si lëndë mësimi.Të gjithë ambjentet ai familjar, shkollor ose i aktiviteteve shoqërore clironin një sintoni rregullash të përbashkëta, pra në një farë mënyre prodhonin edukatë shoqërore,ndoshta dhe për këtë në shkollë, edukata ishte lënda më e thjeshtë por njëkohësisht lënda që falë saj respekti, fjala e bukur dhe ndërgjegjësimi kishin një vënd dhe rolnë shoqërinë tonë.

Ndërsa sot duket sikur edukata ka humbur sensin e mesazhit shoqëror, të rregullave, të vlerave dhe mbi të gjithë të respektitreciprok.Sot, me keqardhje kostatojmë,edhe nga bisedat të dëgjuara aty këtu nëpër kafenera,që brezit të ri itrasmetohetsi vlerë edukimi fjala fitim dhe këtu nuk trajtohet fitimi i sfidava të ndryshme që jeta të vë përpara, por trajtohet fitimi sivlerëmonetare.Në fakt, duket sikur kush është bërë i pasur në mënyrë jo korrekte, edhe se shoqëria është e vetëdishmepër këtë fenomen,gëzon njërespekt të pa imagjinuar prej saj. Kjo si rrjedhoj e pasurisë si faktor qëfiton mbi forcën e gjykimit dhe të respektit dhe jo për faktin që personi ështëapo jo me vlera të plota edukuese dhe shoqërore.Pra, në ditët e sotme, sivlerë respekti, fjala forcë merr një kuptimtë jashtëzakonshëm.Sot brezit të rii përcillet si mesazh ngashoqëria, tashmë e sëmurë nga epshi për tupasuruar nërrugën më të shkurtër, më të shpejtë dhe më korruptive,forca e madhe eshkatërrimit që gëzon më i forti për shkak tëkorrupsionitpërkundrejt atij që duket më i dobtisepse ështëkorrektpërsa qëndron brënda kornizës së rregullave shoqërore dhe nuk pranon të bëhet pjesë e aferave korruptive. Pra kjo që kostatohet tashmëështë pothuajse një fatalitet i shoqërisë së sotme që ka zgjedhur si model atë të forcës korruptive dhe jo atë të forcës së fjalës që shprehë mirënjohjen për një respektreciprok dhe për një punë kostruktive.

Shpesh në Itali gjatë punësnë fushën endërmjetësisëndërkulturore,përsa i përket zhvillimit të jetës në një sistem të mbyllur totalitar, hasja në një kuriozitet të jashtëzakonshëm të shumë kolegëve italian dhe të huaj. Përpara se të jepja përgjigjen time isha kurioze të dijase si ato në të vërtetë e mendonin ose imagjinonin jetën shqiptare. Imagjinata e tyre arrinte deri atje kune ndoshtanukkishimarriturtë jetonim në jetën reale.Kjo dhe për arsyen e atyre imazheve të eksodit që shënuan jo vetëm memorien tonë por gatuan dhe një imagjinat të popujve që na soditën dhe pritën me kureshtje.

Në pak rrjeshta desha të sjellë një memorie që është shoqërore dheqë për shkak të influencavetëgjata politike ka shënuar dhekrijuarkulturën, mendimin,sjelljen e atëherëshme të së gjithë shoqërisë sonë duke e përcaktuar atë si shoqëri me mungesa të jashtëzakonëshmelirie por nga ana tjetër duke e klasifikuar atë si të aftë nëgjetjen errugëve te tjera të komunikimitqë preknin pozitivishtsferën e edukimit dhe sferënafektive. Këtu mundem të kujtoj fort mirë pjesmarrjen aktive gjatë gjithë festave, ku familjet vizitoheshin, duke dialoguar dhe duke uruarnjëra tjetrën.

Po sot çfarë shoqërie jemi?

Pyetja tjetër është po sot çfarëshoqërie jemi? Sot konstatohet fare thjesht që shoqëria e ka humbur empatin osenukka asnjë lloj interesi te jetë afektive ose empatike. Një shoqëri që kthehet vetëm në racionale,ku në cdo cep të vëndit dhe në cdo mjet komunikimi dëgjon të flasivetëm per ekonomin e lekutnësens fitimi, tregon qësensi indjeshmërisë ka humbur.Follia ku mbështeten dhe lindinndjenjat, sot me keqardhje kostatojmëqë është bërë mbartësevetëme ndjenjavenegative pasive oseagresive.

Apatia është dukeshënuar shoqërin tonë por në“suksesin” e një edukimi pa edukim. Ku më i forti dhe më bosi mjafton të paguaj dhe mund të blej të gjithë edukimin e dhunës, forcës, duke i shënuar të ardhmen fëmijës së tij si fëmija e një bosi por njëkohësisht duke shënuar dhe të ardhmen e fëmijëve të tjerë,  që duhet ti binden dhe të pranojnë një edukim të shënuar nga forca e të fortit, e bullit që është i ndërtuar pa sentimente pozitive. Është e dhimbshme të kostatosh një brez të ri apatik që nuk reagon përballë një problemi, përballë një sjelljeje harbute dhe tëpashpirtë. Është akoma më e dhimbëshme kur kostaton që dikush me sy kërkon një qëndrim, një reagim për një sjellje shoqërore jo të këndëshmedhe përgjigjiaështë zbavitjagati me shprehjedhe emocione narciziste. Rinia që zbavitet me provokimet e më të fortit, duke krijuar iden e gaburmbisjelljen që qëndron brënda një kornize njerëzore,tregon shenjat e para tëdegradimitqë gradualisht, se nuk kurohencojnë nëfaliment rregullat e bashkëjetesës të njëshoqërie dhe si konseguencë shoqërinë vetë.

Influencat e sistemeve në fushën e edukimit

Investimi në fushën e edukimit është një faktor i domosdoshëm. Edukimi është shtytësi kryesor që duhet mbështetur nga politika e cila duhet të investoj me doemos  në riinstalimin e një jete shoqërore sa më të shëndetëshme,ku cdo fragmet i saj të marri e të luaj rolin e vetë. Një investim politk i munguar në fushën e edukimt, krijojn një shoqëri të cunguar nëedukim. Mungesa e një motivimi të duhur, e një qëllimi të caktuar positiv i japin rrugë rritjes dhe zhvillimit të nje brezi të ritë cënuar, të lënduar deri sa e çojnë atë në humbje të plot dhe në mbetje në tentativëtë gjetjes të rrugës së duhur të karrjerës së jetës.

Edukimi nuk është arsim. Arsimi është percuarje e një bagazhi dijesh nga mesuesi tek nxënësi ndërsa edukimi është empatia, sintonia, është kapaciteti për të lexuar mëndjen e një fëmije, të një adoleshenti dhe të një të riu. Edukimi është kapaciteti dhe aftësia për të ditur si të koltivosh, të rritësh, të mbështesësh ëndrrat e tyre. Edukimi është aftësia për të drejtuar në mënyrën e duhur këdo që ndjehet i humbur në rrugën e në qëllimet e tij. Edukimi është pilastri kryesor i një shoqërie. Një shoqëri që kërkon dhe don të jetë e shëndetëshme sponsorizon edukimin e saj dhe sensibilizon politikën e cila kurrë nuk duhet të humbi vëmëndjenngakujdesi për të.Një shoqëri apatike nuk krijohet nga pa arsyeja. Çdo fenomen që ndodh ose që shoqëron jetën tonë është i shoqëruar nga një arsye. Se ne do të analizojmë termin apati do të shohim që mungesa e mosreagimit, e indiferentizmit, e prodhimit të ndjenjës pa ndjenjë janë pjesë e shoqëris ku ne bëjmë pjesë. Por kryesore nuk është kostatimi, kryesor është gjetja e arsyes, kujdesi dhe kurimi. Pra vetëm fakti që një studiues mbetet në fushën e kostatimit nuk mjaftonësepse ndalemi vetëm në fushën evëzhgimitpa prekur atë tëtëkuptuaritdhe të kuruarit. Prandaj ndoshta koha për të kundërshtuar fenomenin e apatisë është tani. Ne nuk jemi ata që paraqitemi sot ndoshta nuk jemi dhe ata që paraqiteshim dje.Ne duhet të jemi ata që kemi ëndërruar të ishim kur ishimdje duke refuzuar të jemi dhe ata që jemi sot, apatik, indiferent dhe tëpandjeshëm. Bashkjetesa e sotme ka nevojë për rregulla efikase që rrespektohen, zbatohen në mënyrë rigoroze nga cdo kush dhe që cdo kush duhet të ndihetiangazhuar në rritjen e vlerës së ndjeshmërisë, të empatisë dhe të respektit. Një shoqëri e shëndoshë ngrihet dhe rritet duke u mbështetur në baza të shëndosha ku reciprociteti është baza e mardhënies dhe e respektitshoqëror.Një shoqëri bëhet premtuese për pasardhësit e saj vetëm kur ajo krijon mundësi të reja ku në radhë të parë ajo vetë duhet t’ibesojë duke çliruar kështu një vetëbesim tek brezat në vazhdim.

Durrës gusht 2021