Gazeta Nacional Albania

6   POETË KROATË. Nga kroatishtja përktheu Qazim Muja

IVA NUIQ

 

ANTUN BRANKO SHIMIQIT

 

Antuni im, nuk ka

shumë gjëra që kanë mbetur

nga ato për të cilat shkrove.

Ka mbetur mali dhe s’ka lëvizur

ai amshim i gurëzuar,

kanë mbetur vargjet

të flasin për shkëmbin

dhe varfërinë tonë,

kanë mbetur vjershat e tua

përmes të cilave gjithnjë shohim

pritjen përpara zyrave.

O Antun, toka nuk po lëvrohet më.

Qielli është lart,

e toka poshtë.

Nuk ka më misra të pjekura.

Nëpër fusha pjellore

pelini po rritet,

jetojmë dhe qetë vdesim.

Nuk ka më klithma,

por ka mbetur heshtja e babait.

Poetët gjithnjë

vetëm luftën jermojnë në vjersha

Yjet në qiell janë rralluar

por ty nuk të kanë turpëruar.

 

TRUNGU

 

Isha një dru

i madh dhe i lartë

plot jetë dhe fuqi.

Më prenë,

tani jam

vetëm trung.

Pres gjuetarin e lodhur,

udhëtarin e humbur

të ulet

në mua

se i vetëm jam

vetëm trung.

Le të pushojë

dhe pranë meje një

dru të ri të mbjellë.

Që të mos jam i vetëm

vetëm një trung.

 

 

EH, BASHKËVENDËSIT E MI

 

Eh, bashkëvendësit e mi,

ku jeni?

Ju kanë mbetur këtu

vetëm opingat.

Varur në tra, në çivi.

Në to merimanga endë

rrjetën dhe jeton.

Ejani!

Shiheni vendlindjen tuaj

ku kanë mbetur vetëm ferra,

manaferra, lule aksi dhe britma,

e gjitha përplot vajë.

Kjo është njësoj si më parë.

Çdo gjë ka erë, plot erë, plot erë.

Por fëmijët nuk janë njësoj.

Nuk luajnë në lëndina të huaja.

Nuk ruajnë lopët dhe delet.

Ata shikojnë njëfarë “kutie”

gjatë tërë ditës

dhe në të diç kërkojnë,

e çfarë gjejnë

këtë nuk dua ta them.

 

 

 

IVAN SIVRIQ

 

PAS SHPINËS SË ZOTIT

 

Në dyqind vjetët e fundit uria

Na kërdisi katërmbëdhjetë herë

Kush e di sa herë më parë

 

Murtaja sulmoi shpesh

Këtë vend prej guri dhe dielli

Askush nuk e di sa herë

 

Lufta nuk u ndërpre kurrë

Pati armëpushime të shkurtra

Për t’u shumuar njerëzit

Që vdekja të ketë çka të kositë

 

Dhe përkundër të gjithave

(Dyert e jetës nuk u mbyllën)

Në shpella, shkurre dhe gurë

Toka skuqet

 

Dhe askush këtu nuk do mbijetonte

(përveç nesh)

Zoti nuk i çoi duart nga ne

Tani për tani u qetësuam këtu

Pas shpinës së Zotit

 

 

 

KUR TË NGIHEM

 

Mbretërit nuk kërkojnë falje asnjëherë

Luani asnjëherë nuk pendohet

Vetëm njerëzit e shenjtë mbesin ashtu siç janë

E unë në vallen time me të gjitha mëkatet

Që fituan të drejtën qytetare në literaturë

I kënaqur që më përshëndesin në kalim

Ata që mezi u kujtohet emri im

 

Nëse ndonjëherë do jem mbret

Nëse ndonjëherë do jem luan

Nuk do kërkoj falje

Dhe as s’do pendohem

Dhe shenjtor sigurisht s’do jem

 

E di, le të bëhet çka të bëhet

Gjuri im nuk do thyhet

Nga dridhjet e shpeshta

Eshtrat e mia nuk do copëtohen

për shkak të mendjemadhësisë këmbëngulëse

Veç jeta ime do vdesë

Me mua

Kur të ngihem me mendime

 

 

KOHË E PAGËZUESHME

 

Luftoi gjatë në frontin e gabuar

Luftoi në kohë të keqe

Luftoi kundër sulmuesve të gabuar

Luftoi kundër ish kundërshtarëve

Sulmoi kundër armiqve të rrejshëm

Kështu është gjithmonë në vitin e parë të luftës

Kur luftojnë kryesisht vullnetarët

Që mendojnë se

Lufta do përfundojë gjer në Kërshëndella.

 

E atdheu akoma se ka të qartë

A duhet vallë të jetë ai

Për të cilin luftuan luftëtarët

Gjersa heronjtë modernë

Dëshironin të jenë mbrojtës

Heronj të mbrojtjes së nevojshme.

 

Ç’është ajo me fatin tënd

E fatkeqësia kaloi kuturu

Drejtësia jote nuk kishte krahë

Gjersa koka të shëtiste

Nga pozita në pozitë

Kur të gëlltisnin malet

Edhe vetë të zbardhura nga frika.

 

Çfarë është kjo kohë e pagëzueshme.

 

 

  1. STANKO KRNJIQ

 

ZOTI NË ÇIZME

 

Një palë çizme i kemi lënë

për zotin tonë,

sonte do duhej të vijë me ne,

ata lanë jelekun dhe kësulën për të vetin;

me ta do duhej pritur

atë të mbathurin

me ushtrinë e vet,

dhe askush nuk di sa janë ata

dhe a do mund

ta fusin veten

nën kësula,

në çizme,

dhe kur të takohen,

a do përqafohen dhe puthen

si të njohur të hershëm,

e ne të na lënë,

me kësulat tona mbuluar,

të bëjmë punët tona.

 

 

DRURI

 

Do e mbjell një dru

njëherë

larg nga të gjitha pyjet

nga hijet e tyre dhe mbrojtjet

nga errësirat e tyre

dhe bishat

nga tufa trungjesh

ku nuk do shihej

dhe as frymohej

nuk dua asnjërin nga grumbulli

drurin tim dua

të rrënjosur

në atë tokën që vetëm e tij është

nën kupolën vetëm të pjesës së tij të qiellit

dhe askujt të mos i bëjë hije

dhe në asnjë hije mos të gjethojë

drurin që vetëm pjesën e vet të erës ka

e parëndësishme nga cila anë do vijë

e parëndësishme sa do ta thyejnë

dhe vetëm shiun e vet të ketë.

 

Të mbjell një dru, mendoj,

degët t’ia lëshoj në botë

dhe të ulem

me të

të gëzoj dhe ëndërroj

 

 

NE

 

Në kohën e frutave;

ne mblidhnim rrënjë për të mbijetuar,

nuk dimë

ishte vallë të zitë nën thonj nga dheu,

apo nga vetë ne.

Duke mihur

me shikim

kthyer

kah toka

na u shtrembërua boshti kurrizor, u bëmë sakatë

dhe kjo nga eshtrat u përhap në

sy, nga sytë në

veshë, tërë kokën e kaploi nga pak.

Gjithnjë e më pak shihnim;

më të mirët nga ne

nëpër botai dërguam armikun ta gjejnë

më të mirët nuk u kthyen,

edhe vetë na u bënë armiq.

Në ditët më të mira

kemi blerë pëlhurë për të mbajtur zi

kështu vetë ngjyrosëm të nesërmen tonë;

e pasnesërmja nuk kishte ngjyrë

se aq larg

nuk arritëm me asnjë shqisë.

Gjymtuam fjalët e fituara që në lindje

se kështu nuk thonë të tjerët,

traditat që trashëguam me të qarat e para

i groposëm rregullisht

në tokë nga e cila lindëm

atje i patëm rrënjët që i premë,

premë gishtat në dorë

që shuplakat t’iu përshtatim të huajve

në shtrëngim duarsh

patëm tepricë gishtërinjsh apo atyre u mungonte ndonjëri

njëherësh edhe pushuam

të qeshim,

të besojmë…

 

E këta, që

u shtrinë

kaherë në tokë,

u penduan për farën që

derdhën në ne.

Ne, sot,

në tokën e gurëve dhe kryqeve

gozhdë të huaja vendosim

në arkivolet e tyre,

në jetët e tyre,

në vetë ne të këtillë,

sepse jo ndryshe nuk dimë,

sepse më mirë nuk dimë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

JOSO ZHIVKOVIQ – SOJA

 

TA PRES YLBERIN

 

Nganjëherë më dhemb në zemër,

dhe dhembshëm rënkojnë eshtrat

vallë aq shumë kohë ka kaluar

pa gëzime?

 

Qeshem me gazin e fëmijës,

duke heshtur stuhitë në palcë;

luaj me demonët, pa vela

në detin e hapët.

 

Jam mësuar në parajsën e mjerimit,

me zogjtë që shpërndajnë dhembjen,

i fshikulluar nga shqetësimet në gjak,

ta pres ylberin.

 

 

ME HAP NË AMSHIM

 

Vetëm duart t’i kishe shtrirë

do kishe ndierë nën mollëza

butësinë e afërsisë sime.

 

Ose po të më kishe parë rastësisht

humnerat e bebëzave të mia

nuk do tët’kishin lënë të qetë.

 

E ti ke ecur udhëve pa shteg

duke rënë e ndrydhur dhe e vetme

pikërisht ashtu si unë,

e nuk e dije

që gjurmët e shputave tona

shpien nën të njëjtën strehë.

 

Vallë a nuk do mundnim

të ecnim së bashku

dhe udhëkryqet e fatkeqësive tona

t’i shndërronim në flakën e jetës

të amshimit të dëshiruar.

 

 

ZBULIMI

 

E kam ruajtur lopatën

me të cilën u varros babai im.

Ajo më zbuloi

se mes babait dhe djalit

rritet toka.

 

Vitet e jetës

më çuan te varri.

Vdiq Zoti në mua,

por nuk jam unë në të.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MIJO TOKIQ

 

STINËT PA PRANVERËN

 

Çdokush është ujdhesa e vet e shkretë në detin e huaj

Çdokush është ujdhesa e vet

Çdokush është ujdhesa e vet në detin e të huajit

Çdokush është kontinenti i vet i pasigurt

Dora që merr fund

 

Koha është me ngulm kundër nesh

Stinët vijnë në formë të çrregullt

Pranverë kësaj pranvere as që kishte

Toka s’e pranoi plugun me kënaqësi

Edhe në sytha edhe në puthje pati tepër dhembje

 

As dallëndyshet nuk kanë ku të kthehen më

As dallëndyshet nuk dimë t’i presim më

Ku është ajo botë e plagosur

Ku deponohet

Ku deponohet jehona e britmës

 

 

 

KUJT ÇKA I TAKON

 

Shqiponjave

zogjve në përgjithësi

u takon qielli

 

Bijtë e kësaj bote të mbërthyer për tokë

rrëmbejnë thesarin

përmbysin dheun

Tërë jetën farkojnë prangat e veta

nuk kanë kur as kokën të ngritin

Aq të zellshëm janë

Edhe gozhdën e fundit do ta ngulin në

Ballin e vet dhe të huaj

Radhisin fitore pas fitoreje

Thesari i tyre shumohet

Mund të blejnë çdo gjë që është për shitje

 

Ajo që nuk ka çmim

edhe ashtu u takon bijve të lartësive

 

 

MALI

 

Babai im

dëshironte një djalë si një mal

të shpejtë si era

Më fitoi mua

dhe prapëseprapë më deshi

 

Kur shikohet më mirë

mbi supet e mia (pati) më shumë barrë

sesa mbi supet e malit

Më shumë sesa mbi supet (të ishte) mali

 

E pranoj

shpejtësinë e erës nuk e arrita asnjëherë

As atëherë kur iksha

nga vetvetja

 

Babai im

dëshironte një djalë

si era, si mali

Më fitoi mua

dhe prapëseprapë më deshi

 

 

 

 

 

IVAN BAKOVIQ

 

shtëpia e re e stojanit

 

kur në shtëpinë e përbashkët stërgjyshore të stojanit u bë ngushtë

vendosën të ndërtojnë shtëpi të re

 

që të gjithë

(i vogël dhe i madh)

në kodër rrokulliset guri

nga njëqind herë prej kodre deri në shtëpi

me gurë në karrocën

me rrota të hekurta

 

gdhendën

me ditë

me muaj të tërë

gurine egër me daltë dhe me çekan

derisa shuplakat u përgjakën (nuk jepej guri i egër)

femrat përzienin suvanë

derisa shuplakat pëlcitën

ngriheshin lart gurët

derisa mollëzat u mavijosen

duhej ndërtuar shtëpia

 

është dashur nga pylli

të merrejmateriali

të priteshintrarët

lënda të plotësohej

dhe edhe çudira të tjera

dritare, dyer

shtretër dhe djepa

 

u ndërtua foleja

në majë të duvnaravna

 

lindnin dhe vdisnin

vdisnin dhe lindnin

babai dhe djali

gjyshi dhe nipi

nga djep i njëjtë fluturuan

nëpër të njëjtën jetë fluturuan

në të njëjtin shtrat u shtruan

dhe (te zoti) u lartësuan

 

kthyen çdo gjë përmbys

buzëqeshjet me lot vaditur

kafshatat zhytur në djersë

çdo këngë me kukatje kënduar

çdo ditë me rruzare përfunduar

 

lindnin dhe vdisnin

vdisnin dhe lindnin

 

disa që nga ajo fluturuan

edhe u kthyen

e disa nuk u kthyen asnjëherë

disa fluturuan deri në galici, deri në montemeletta

të tjerët edhe deri në stalingrad dhe qyteti i plumbtë

            e disa as nemillënnuk e kaluan

e ka të tillë që provuan a janë vallë

detet veriore më të njelmët nga jugorët

dhe gjer ku mund të shkohet në lindje e gjer ku në perëndim

a ka fund kjo brazdë e përlotur

vallë vërtetë e rrumbullakët është toka

 

për disa u bë ngushtë

dhe shtëpi të reja ngritën

disa kështu

disa ashtu

kryesisht të gjithë e lëshuan

 

ja dhe tani

shtëpia e stojanit

qëndron

edhe pse në të askush nuk rri

vetëm hijet dhe

pezhishkat në shtretër dhe djepa

dhe kujtimet

 

vetëm kujtimet

 

kujtimet që para gjumi shfaqen

kujtimet nga të cilat të mbytur në ëndrra

thërrasin ata

që tanimë kanë paguar një çmim të madh

 

 

 

Notturno e Vukovarit

 

në mesnatë ngjirur kumbon nga kambanorja e kishës

dhe terri mbrëmja heshtja

qetë fle qyteti

 

e pastaj në mes të qetësisë së natës

fryu erë e ftohtë përtej danubit të rëndë

 

e nëpër erë

të duken do tinguj të çuditshëm

 

sikur rënkon rruga e trpinjes

sikur gjëmon borovo

sikur qanë ovçara

 

dhe shih vërtetë kulla e ujit kërcet

dhe rrëzohet çdo gjë në danub

mitnica shikon e heshtur

 

gjersa kulla e ujit thyhet, copëtohet dhe bie

qindra tinguj

të shtënat bombat eksplodimet

 

rrënohet çdo gjë

 

britmatgjëmatthirrjet

kërcëllima e dhëmbëve

kërcitja e eshtrave

dhe shpirtit

ose vetëm nga era e akullt

pëlcet akulli në danub

 

hesht era

dhe çdo gjë zhduket

 

si mos të kishte qenë asgjë

fle qyteti

 

por prapë era

 

një hije bart teposhtë rrugës

tjetra nga maja e kullës valëvitë flamurin

nuk shakullisë era gjethet nga ovçara

por kolona e hijeve i ofrohet qytetit

 

çohen nga të gjitha anët

të rinj të bukur të qeshur

qeshin

qeshin

qeshin

 

i qeshen

vdekjes në fytyrë

 

qyteti fle

me gjumin e të drejtit

 

vetëm dy udhëtarë të vjetër

era dhe danubi

rendin nëpër kujtime