Gazeta Nacional Albania

Agron PREBIBAJ: ARSIMIMI NË CURRAJ EPER. Rrëfimi i Ndue Martin Qokaj për shkollën e arsimimin 1944-1946!

ARSIMIMI NË CURRAJ EPER
Rrëfimi i Ndue Martin Qokaj për shkollën e arsimimin 1944-1946!
Nga,

Arsimimi ose mësimdhënja me shkrim e këndim në Curraj Eper ka nisur përpara arsimit zyrtar shtetëror, kjo nisi te shepia e Martin Sylës pasi kishte liruar një shpi të vogel në sherbim të bashkëfshatarëve.
Ishte prifti Patr Prek Gjoni i cili shikoi tek njerëzit e këtij fshati ambicien për dituri, e cila nis me shkrim e këndim, fillimisht nisi me 14 dallandyshet e para, të rinj në moshë por të etur për dije.
Fillimisht këtë rrefim ma ka treguar Ndue Martin Syla, pasi shkolla e diturisë së parë ishte hapur në shtepinë e tij, pastaj më ka treguar edhe Nikoll Isufi si ish nxenes i parë, që të dy paraqesin të njëjten tabllo.
E si mos të ishim ambicioz burrat e këtij katundi, të vëndosur në prehrin e alpeve shqiptare, një jetë e ashper por e mbushur më me shumë me gezime e histori suksesi sesa dhimbje.
Ndaj dhe Ndue Martini e paraqet me krenari se kjo shkollë ishte dallendyshja e parë e arsimit në fshatin tonë, këtu nisën djemtë e Currajve shkrim e këndim.
Kjo shkollë u hap në 1944 – 1946 ku morën pjesë 13 ose 14 nxenës gjatë dy viteve: Nikoll Isufi, Lush Martin Perpepaj, Zef Pal Nika, Zef Mirash Avdia, Gjok Cumli, Prend Isufi, Marash Zefi, Dod Preka, Nosh Preka, Gjon Hasani, Mark Kukeli, Pal Marku etj
Gjatë kësaj periudhe kryetar këshilli i fshatit mësohet se ka qënë Isuf Sadiku një burrë mendimtarë dhe mbështës i diturisë për bashkëfshatarët e vet.
Mirënjohje e respekt për të gjithë këta burra (shumica të ikur nga kjo botë) të cilët nisën a.b.c për ta mësuar fillimisht vetë e pastaj për ta përcjellur me përkushtim te njerëzit e vet.
Faleminderit e mirënjoje burrit Ndue Martini i cili mē solli këtë informacion të vyer e historik për arsimin.
(në foto Ndue Martini)