Gazeta Nacional Albania

Agron PREBIBAJ:KULLA PROGNI, THESAR PASURIE KOMBËTARE

Deli Tahir Progni, prinjësi i kuvendeve e luftrave identitare!
BESIM PROGNI, KRENAR ME GJENEZËN!

Pasuria e thesarit kombëtar, nis me individin e veprimtarinë e tij në mendim, veprim, bashkëpunim e mbeshtetjen që ai merr gjatë rrugës.
Burrat shqiptar ndër shekuj kanë patur forcën, qëndresen e krenarinë se janë shqiptar, por jo të gjithë mund të jepnin zgjidhje mendimi e veprimi, kjo e natyrëshme, ishin burrat të rallë ata që organizonin kuvendin, jepnin mendimin e merrnin mbështetjen.
Ngacmuesi i këtij shkrimi ishte Besim Progni, pinjolli rracës së fortë e të paster shqiptare, i cili me qortoi, ta hedh veshtrimin nga historia e familjes së tij ndër breza.
Rast për t’u veçuar është burri Deli Tahir Progni nga Salca e Mërturit, i cili kullën e tij e ktheu në kuvende burrash e mikpritje për të marrë vendime me burrat e Nikaj-Merturit, Malësisë Gjakovës, Dukagjinit e më gjërë, në mbrojtje të trojeve të veta e çeshtjes kombëtare.
Deli Tahiri, nga kalaja e tij, sot kulla mbi 200 vjeçare, me mikëpritjen e organizimin e kuvëndeve në sofrën e tij, organizoi e ndërtoi strategjinë e veprimit në mbrojtjen e interesave kombëtare, i vëndosur për liri e me bindje se lufta merr edhe mëndimtarin e prijësin, ky vëndimi i një atdhetari të madh.
Ky burre mëndimtar e i vëndosur në mbrojtjen e trojeve tona, u bë njeri nga organizatorët kryesor të luftës në 1910 kundër turqve të drejtuar nga Dergut Pasha, ndërsa betaja e tij për liri e identitet pasohet edhe nga i biri Nik Delia (nipi Mark Lulës Shalë), i cili udhëheq si prijës luftën kunder shkijeve në 1915-ën, i cili vritet te ura e re në Valbonë, për të mbetur hero lirie!
Por kalvari i vuajtjeve nuk përfundon vetëm me pushtuesin e huaj, por ajo vjen e rëndohet edhe nga pushtetari i lig shqiptar, kjo ndaj individit e familjes identitare kombëtare.
Presioni i ardhur nga rregjimi i Zogut ndaj kësaj familje, e detyron Qerim Delinë të dorëzohet para këtij përsekutimi me qellim shpetimin e familjes, i cili denohet me vdekje; por ishte ndërhyrja e dajës, burrit të fortë shqiptar Lush Prela-bajraktari i Shalës për shpetimin e jetës.
Betaja e mëndimit e veprimit nuk ka të sosur për këtë familje, të gjithë pasonin e mbështesnin njeri-tjerin në betejë për liri e identitet, edhe Sadri Tahiri organizator, vëllai i Deli Tahir Progni dhanë jetën kunder Austro-Hungarise. Ndersa i biri Sadri Tahirit,- Mark Sadri Progni ishte bashkëluftetar me Bajram Currin.
Po ashtu mixha(xhaxhai) i tij Syle Nika ranë deshmor ne Sh’mje, Kosovë (1881), në krahun e probatinit Sylejman Vokshi si mbrojtës edhe të Lidhjes së Prizrenit!
Po veçojmë një rast, kur në 1910 është bërë mbledhja në këtë shtëpi kundër Turgut Pashes, shtepia e djegur tre herë, nga turku, nga shkiet edhe nga Zogu, por përseri kjo kullë u rindërtua tre herë me tre kate në kodër të Gjetoles përballe katunit të Salces.
Në këtë kullë gjetën strehën e mikpritjes e sigurisë për jetën me dhjetra burra te Malsise, në këtë kullë janë strehue edhe Azem e Shote Galica, e plotë të tjerë, të cilët kanë pleqnue e diskutue për trojet shqiptare, qëndresën e idetitetin e malësisë tonë e atë mbarë kombëtar!
Deli Tahiri ishte vërtetë një mëndimtar strateg e prinjës popullor, për këtë Presidenti i Republikës e ka dokuruar si frymëzues dhe udhëheqës kundër pushtuesve.
Falenderoj pinjollin e kesaj dere të fortë shqiptare Besim Progni i cili më ngacmoi të shikoja historinë e gjenezës së tij familjare!