Gazeta Nacional Albania

Albert V. Nikolla, -Bruksel Gjuhëtar-Filozof -Shkrimtar: Replikë e detyruar me këngëtarin Roberto Vecchioni, një “kantautor i dështuar” tipik italian

Replikë e detyruar me këngëtarin Roberto Vecchioni

ITANIANI ROBERTO VECCHIONI
FYEN GJUHEN SHQIPE

Një “kantautor i dështuar” tipik italian i quajtur Vecchioni, totalisht i panjohur në Shqipëri dhe në Europë, (surrogat i muzikës italiane), një njeri pa talent të spikatur në ndonjë fushë të caktuar, ka guxuar te vërë në diskutim rreth 2 mijë gjuhëtarë të botës, të gjallë dhe të vdekur që e kanë nxjerrë dhe e nxjerrin gjuhën shqipes si më e vjetra mes gjuhëve të gjalla indoevropiane.

Nga Albert V. Nikolla, -Bruksel
Gjuhëtar-Filozof -Shkrimtar

Nja budalla që hesht, është më i mençur se një budalla që flet e që shpalos në publik injorancës e tij. (Fjala “injorancë” vjen nga togfjalëshi i shqipes arvanite “i njo ra” ose shqipes gege “he njoh ra” [ja njohja(dija) ra] – [ku dallohet etimoni “njoh” → sinonim i fjalës “Di”] . Nga togfjalëshi “i njo ra” ka rrjedhur edhe fjala e gjuhës italiane “ingoranza”, që i shkon bukur si epitet “IL SIGNORE” Roberto Vecchioni-t).

Replikë e detyruar me këngëtarin Roberto Vecchionit

Një “kantautor i dështuar” tipik italian i quajtur Vecchioni, totalisht i panjohur në Shqipëri dhe në Europë, (surrogat i muzikës italiane), një njeri pa talent të spikatur në ndonjë fushë të caktuar, ka guxuar te vërë në diskutim rreth 2 mijë gjuhëtarë të botës, të gjallë dhe të vdekur që e kanë nxjerrë dhe e nxjerrin gjuhën shqipes si më e vjetra mes gjuhëve të gjalla indoevropiane. Vecchioni, ka mbaruar studimet filologjike dhe ka tentuar për dy vjet pa sukses të bëhej lektor në një universitet italian. I dështuar totalisht në jetën e tij profesionale, kohët e fundit ky kantautor filologjik ka marrë guximin të bëhet “albanolog”! Problemi është se ai nuk di asnjë fjalë në shqip. Se si mund të flasësh për një gjuhë pa e njohur, vetëm ku “Viçi jonë” e di. Eshtë njësoj sikur unë që jam gjuhëtar me profesion të tentoj të këndoj operat e Xhuzepe Verdit.
Dukur, ky “mendje-hu” që nuk qullosi dot gjë në degën e “letërsinë klasike” (ku ishte i diplomuar), u degdis si një mësues i shkollave te mesme, për shkak të ideve të tij kontraverse, – dhe fati i keq e deshi që ai sot u jep mësim brezave të ardhshëm të Italisë metropolitane. Me injorancën e llokoberinë, që shpalos deri në televizionin italian TV7, ai është frymëzuesi i fashistëve të ardhshëm te Italisë. Jo me kot “karrierën” e ka bëre më tepër me “tra-la-la”, si këngëtar dhe kompozitor sesa me studime filologjike. Në një bisedë në studio, ai shpalosi disa marrëzira që asnjë njeri normal nuk mund ti pranoje, p.sh që: “Ilirët kanë qenë Jugosllavë”, dhe që “Fisi i Dakëve” në Rumani kanë qenë një tribu sllave. Madje guxoi të thoshte që gegërishtja njërrokëshe e shqipes si dialekt rrjedh nga latinishtja shumërrokëshe, (standarti i modifikuar i gjuhës latine vulgata me urdhër të Senatit Romak, aty nga shekulli i V, para krishtit). Shprehje qesharake dhe joshkencore që as lopët e Shqipërisë e as lopët e Italisë nuk do ti kapërdinin dot. Ja një sentencë e dialogut të tij rroma-për-toma, që publiku italian qe i detyruar ta dëgjonte.

“Marrim gjuhën shqipe si shembull. Gjuha shqipe ka arritur shumë vonë. … Franz Bopp, që konsiderohet si më i madhi gjuhëtar, i cili ka shkruar gramatikën komparative të gjuhëve antike (e pavërtete – ka bërë gramatikën dhe morfologjinë komparative të-të gjitha gjuhëve indo-evropiane, jo vetëm të atyre antike) thotë se shqipja është gjuhë indoevropiane. Që është e vërtetë. E unë do t’ju shpengoj të gjitha këto gjëra …. ( Grihet drejt tabelës) … Gjuha shqipe e ka bazën e origjinën nga gjuha Ilire, dhe e por me përjashtime dhe veçanti …. që është gjuha e territoreve ex-jugosllave, …. që është transformuar ne gjuhën shqipe. Por kjo gjuha shqipe nuk ekzistonte… ajo vjen nga gjuha greke, latine, nga gjuhën sllave Dacia (Thrako-ilirishtja dake- shënimi im) e të tjera, dhe sot gjendet në dy dialekte që dot janë përzier, si “Fiume”, “Gego Nord”, një dialekt latin, dhe “latine gege”…. Qe ka dhënë një “tekse” (e ka fjalën për tosken) dhe që sot po sfumohet dhe kjo ka dhëne një përzierje të bukur, shqipen që vjen nga gjuha teske (Toske)…pastaj merr si shembull më të komplikuar gjuhën angleze duke e fyer edhe atë….
Në botë ka shumë “Albanologë” që nuk dinë asnjë fjalë shqip dhe shprehen me kompencë nëpër televizione për origjinën e gjuhës shqipe. Edhe një kinez mund ta shpall veten italianolog, dhe te flasë per origjinën e gjuhës italiane, pa ditur asnjë fjalë italisht… A e merr dikush seriozisht! Kjo është shkenca e “llogoberes linguistike”, te modes “Made in Italia”, te cilën e promovon Roberto Vecchioni ne televizion TV7, që njihet si një televizion me prirje të fshehta fashiste.
Roberto Vecchioni, nuk bën gjë tjetër veçse çon përpara amanetin e Benito Musolinit i cili para pushtimit të Shqipërisë u kërkoi studiuesve italiane të fshinin nga dokumentet të gjitha fjalët , “eliri”, “elini”- “iliri” (tre versionet e emërtimit të ilirëve) dhe ti zëvendësonin ato me fjalën “Greci”… ky falsifikim historik i ka kushtuar shumë shtrenjt kulturës shqiptare. Akoma dhe sot, për të mbajtur gjallë kulturës fashiste të superioritetit Latin, helmetat ilire e fabrikuar me bronz e që sipas rregullave shkencore të arkeologjisë europiane e asaj amerikane i takojnë epokës së bronxit të shekullit të XIII-XII para krishtit, klasifikohen si helmeta dhjetë shekuj më të reja, të një kohe me helmetat e hekurit të shekullit të IV apo III para Krishtit, duke falsifikuar kështu historinë. Në të gjithë dokumentet e historisë italiane, pranohet se gjenitorët e etnisë Ilire ishin Kadmi (i cili shpiku shkronjat) dhe Harmonia gruaja e tij, por shkronjat quhen Greke dhe jo Ilire! Për dijeni të Vecchioni-t, iliret e Italisë i kane shkruajtur gjuhën e tyre në shekullin e VIII pra krishtit, helenët në shekullin e VI para krishtit ndërsa latinen dy shekuj me vonë. Është e domosdoshme që ky Vecchioni të mbajë vesh e të dëgjojë se çka thënë Franz Bopp per shqipen: “origjina e fjalëve te shqipes në mënyrë më të afërt dhe me të lehtë shihet e lidhur me gjuhën sanskrite sesa me gjuhën greke” (Franz Bopp, Uber das Albanesische in Seinen Werwandtchaftlichen Beziehungen, Berlin 1855) Pra shqipja rezulton te jete minimumi një moshë me sanskritishten, kohë kur greqishtja dhe latinishtja nuk ekzistonin as si koncept.
Pseudo-gjuhëtarët mund të provojnë një milionë formula për ta nxjerrë shqipen si gjuhë “kreaole” që ka marrë shumë fjalë nga latinishtja, greqishtja, sllavishtja, turqishtja, po kjo nuk e ndryshon të vërtetën të cilën Leibniz e ka thënë me kompetencë shkencore : /Shqipja është një lloj gjuhe e parë nga vijnë gjuhët e vjetra – ose është thjesht gjuha skythe (skype- shqipe)
Filozofi i madh gjerman Leibniz, ishte i pari hodhi bazat fillestare të gjuhësisë komparative mbi parime shkencore duke e konsideruar shqipen në një rang me gjuhën e vjetër keltike, madje dhe si nënë e saj. Ja çfarë shkruan ai : “U gëzova shumë kur më ra në dorë një fjalor i gjuhës Shqipe. Me anë këtij libri ne mund të shohim se si ka qenë gjuha e ilirëve të lashtë! (…) */attiyne/ (ati ynë) është një fjalët e gjuhës skythe dhe gjendet e njëjtë në shqip, */enandeyenée/ [ a na nde(r) jene] → */e na nder jem/ (na falni ≈ në gegnisht → transkriptimi im) dhe */ndetekech ; që nënkupton [nde(r) të kesh]- transkriptimi im gjithashtu]. Por ka edhe fjalë të gjuhëve gjermanike që janë gati të njëjta në shqip si */s’hēt/ (dhet) për */d’hēt/ > */dhet/ (tokë). Në shënimet e tij, mbi gjuhët , konkretisht në letërën e tij të titulluar Korrespondencë mbi gjuhën shqipe, (volum III faqe 6). Gottfried Wilhelm Leibniz eshtë shprehur qartë: se “Gjuha ilire lidhet direkt me shqipen edhe me keltishten e vjetër”, nga e cila rrjedhin edhe gjuha greke antike dhe ajo latine: Sipas tij fjala */hund/ lidhet me fjalën e gjuhëve gjermanike dhe gjendet edhe ne keltishten e vjetër dhe gjuhët anglo-saksone të ditëve të sotme. Kjo fjalë e shqipes ka dhënë fjalën */hundt/ (qen) në gjermanishte, pasi qeni si kafshë dallohet nga përdorimi i hundës, në ndjekjen e gjahut. Gjithashtu edhe fjalën */krahë/ e shqipes Leipniz e lidhte me fjalën */craben/ (krah’bën → gaforre) – të keltishten, pasi gaforrja ka kraba ose kraha (grepça). Megjithëse semantika në kohën e Leipniz, nuk njihej si metodologji kërkimi gjuhësore, Leipniz me inteligjencën e tij e aplikoi “konceptin e prejardhjes së fjalëve nga derivacioni”, një risi për kohën e tij, gjë që pati një ndikim të jashtëzakonshëm tek vepra babait të metodës semantike të kërkimit, francezin Michel Brèal, . Si kryetar i Akademisë Prusiane të Shkencave, filozofi gjerman Gottfried Wilhelm Leibniz zbuloi lidhje direkte të gjuhës shqipe me gjuhën fillestare skythe, por kelte e gale duke i akorduar shqipes kështu, një lloj roli themelues në gjuhët evropiane. Nga konkluzionet e Leipniz pati një ndikim shumë të madh Franz Bopp i cili i kushtoi një vepër të veçantë gjuhës shqipe. Franz Bopp, italishten e konsideronte si një gjuhë të gjeneratës se katërt dhe nuk ka shkruar ndonjë vepër të posaçme për të pasi për të Italishtja ishte një gjuhë të jothelbësore për të shpjeguar gjenezën e gjuhëve të tjera.
Nëse do te kishte një shtet shqiptar serioz, kjo çështje do të shkaktonte një skandal diplomatik, sepse Gjuha Shqipe, Flamuri dhe Etnia mbrohen nga Kushtetuta e Republikës. Për deklarata të tilla që shtrembërojnë historinë dhe kanë sentenca fashiste ndaj popujve të tjerë, autorët çohen në gjykatë dhe kërkojnë falje, madje duhet të paguajnë një shumë të majme për cenim të drejtpërdrejtë vërtetësisë historike, që ka të bëjë imazhin e një kombi që respektohet nga e gjithë konventat ndërkombëtare.