Gazeta Nacional Albania

ALBERT V. NIKOLLA- BRUKSEL: SHQIPJA PRIMITIVE GEGE DHE FUNKSIONET E SAJ SISTEMIKE!

Për të kuptuar arsyet dhe mekanizmin krijimit të gjuhës, evoluimin dhe shumimin e saj në gjuhë të ndryshme, nevojitet ti drejtohemi gjuhësia funksionale Sistemike. Po çfarë është Gjuhësia Funksionale Sistemike dhe cila janë avantazhet e aplikimit të saj në kërkimet etimologjike prehistorike?
Gjuhësia funksionale sistemike është observimi dhe zbulimi i marrëdhënies midis gjuhës së gjallë në aksion dhe funksioneve të saj semantike në kontekstet logjike dhe sociale. Këto relacione kanë të bëjnë me sistemet unifikuese të funksionit të gjuhës si: Mekanizmi shprehimor dhe aspektin e origjinës së ligjërimit gjuhësor. Kjo lloj gjuhësie thirret shkurt SFL, dhe ka brenda vetes tre nën-fusha të rëndësishme si Gramatika Funksionale Sistemike, Gjuhësia nën veprimin e vektorëve të logjikës (Hallidayan) dhe Gjuhësia Sistemike Matricore. “Me “tekst”… kuptojmë një proces të vazhdueshëm të zgjedhjes semantike. Teksti është kuptim dhe kuptimi është zgjedhje”[ ] bazuar në konceptin gjuhësor te gjuhëtarit britanik Michael Halliday ”.
Nëse mbështetemi në Gjuhësinë strukturaliste Franko-Anglo-Saksone do të dallojmë tre shtresa strukturale përbëjnë sistemin gjuhësor në SFL: Kuptimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë (semantika), tingulli ose karakteristikat e tingullit (fonologjia) dhe fjalët ose leksikogrami (sintaksë, morfologji dhe leksik).
Gjuhëtarët strukturalistë Robert Lawrence Trask et Peter Stockwell , japin një përcaktim teorik specifik mbi arsyet pse nevojitet qasja strukturaliste në kërkimet gjuhësore: “Gjuhësia e sistemeve SL është një qasje e deklaruar funksionaliste ndaj gjuhës dhe është padyshim qasja funksionaliste më e zhvilluar. Ndryshe nga shumica e qasjeve të tjera, SL përpiqet në mënyrë eksplicite të kombinojë informacionin thjesht strukturor me faktorët e hapur social në një përshkrim të integruar të një sistemi të vetëm”. [ ]Robert Lawrence Trask , “Gjuhësia dhe gjuhët: konceptet zbërthyerëse” . Peter Stockwell Routledge, 2007
Nëse marrim fjalën */medium/, ne gjejmë brenda saj një gramatikë mjaft fuksionale, që zbërthehet mjaft qartë në strukturën e saj (sistemin), e cila ka një ngjashmëri fonetike dhe përkim semantik me fjalën */mendim/ . Nëse e shqyrtojmë këtë fjalë si vektor i një logjike të përcaktuar, mund të themi se kemi të bëjmë me dëshirën për të ditur të ardhmen, në rastin e fjalës së vjetër egjiptiane, dhe me perceptimin personal të individit rreth diçkaje në rastin e shqipes. Për të parë nëse pretendimi ynë është plotësisht i vërtetë i drejtohemi sistemit të fjalëformimit. Kjo fjalë është e krijuar me anë të procesit të bashkimit të dy etimonëve të shqipes gege */me/ (vendos) plus */di/ plus /û/ (un) plus sufiksin */m/. Të njëjtën strukturë fjalëformimi ka dhe fjala */mendim/, veçse kemi një togfjalësh tjetër që e krijon ketë fjalë, */me/ plus */ndi/ (ndiej) plus sufiksin */m/. Këto dy fjalë, njëra e gjuhës së vjetër egjiptiane, dhe tjera e shqipes janë shembulli më i qartë i kodit matematik të krijimit të fjalëve, ose të gramatikës funksionale.
Duhet të jetë e qartë që në fillim se: Semantika Funksionale Sistemike e trajton gramatikën si një burim kuptimi, ndërtimi dhe alternimi. Ajo thekson ndërlidhjen e formës gjuhësore në evolucion, me kuptimit semantik në transformim dhe ka të bëjë me përshtatjen e vektorit gjuhë në funksion të logjikës.
Vektori i logjikës, në fjalëformim, për gjuhët e modelit natyror siç është shqipja ka një rëndësi të veçantë. Le të analizojmë fjalën */mace/, ku togfjalëshi me karakter funksional që tregon aksion prodhon emërtimin e një kafshe shtëpiake, sipas te gjitha parametrave gramatikore te fjalëformimit.
Në të folurën e Shkodrës togfjalëshi */Mi tze/ (Mij-t’ze ose kap minj) është një vektor logjik mbështetur mbi parametrat e “karakterit aksion” të foljes, të cilën Saussure e ka pasur bazë të punës së tij, duke e etiketuar si “shenjues”, dhe që përcakton vektorin e mendimit të njeriut primitiv në raport me Macen. Nga bashkimi i dy etimonëve */mi/ plu */tze/, kemi fjalën */mice/(t+x=c) e cila në shqip ka dhënë fjalën mice. I njëjti fenomen nuk ka ndodhur në substratin epirot të gjuhës shqipe, aty ky dialekt ruhet i pastër në zonat: Lezhë-Mirditë-Kruja-Mati -Tiranë. Fjala */māc/ – */mace/ është krijuar nga etimoni */ma/ (Mba). Macja për njeriun primitiv ishte e vetmja kafshë që mbahej në shtëpi, dhe kuptimi semantik i emërtimin të saj vjen nga “e mbajtur” kuptohet në shpellë e më pas në shtëpi për qëllime shtëpiake.
Ka rreth dy shekuj që një grup i madh studiuesish të gjuhëve sllave e jo sllavë, kanë hedhur hipotezën se fjala */mace/ vjen nga sllavishtja. [ ] Një analogji gjuhësore e thjeshtë e nxjerr këtë pretendim mjaft qesharak.
Teoria sipas te cilës fjala */mace/ e shqipes së sotme vjen nga sllavishtja është totalisht e gabuar, për një arsye të thjeshtë dhe praktike . Në gjuhen Ukrainase e cila është mëma e gjuhëve sllave, macja emërtohet */bulava/ (булава) . Kjo tregon se fjala */mace/ me vektor logjike në gjuhën shqipe, është huazuar vetëm nga sllavët e Ballkanit. Nëse tentojmë me anë të etimonëve të krijojmë fjalën mace sipas vektorit të logjikës, do merrnim fjalën */grab/ (граб) të serbishtes dhe fjalën shumërrokëshe */miševi/ (мишеви), që vjen gjithashtu nga etimoni */mi/ i shqipes primitive. Bazuar në normat fjalëformuese me bashkim, të konceptit semantik si dhe të vektorial logjik të cilin fjala duhet ta pasqyrojë, i bie qe macja ne serbisht duhej të quhej */grapmisevi/.
Në krijimin e koncepteve të Gjuhësisë Sistemike, nisur nga fillimet e viteve 1960 , Michael Halliday (l. 1925), u ndikua nga puna e Shkollës së Pragës pa harruar këtu dhe gjuhëtarin britanik J.R. Firth (1890-1960), i cili i parapriu kësaj metodologjie shkencore.
Sistemika Linguistike, është një studim i përpiluar fuksionalist i leksikut të gjuhës me anë etimonësh dhe matricash fillestare, dhe shqyrtim (ekzaminim) të raporteve mes elementëve gramatikore, sintaksore dhe morfologjike në kontekstin social në një kohë të limituar (sinkronia linguistike-SL), dhe në aspektin diakronik të zhvillimit të këtyre aspekteve gjuhësore (diakronia linguistike-DL) sepse vetëm qasje funksionaliste, do të na bëjë të mundur të kuptojmë sistemin dhe strukturën historike të gjuhës por dhe pozicionin aktual të saj në raport me zhvillimin e species njerëzore.
Mosaplikimi i sistemikës gjuhësore dhe i analizave strukturore e semantike i ka sjellë dëm shumë të madh studimeve të gjuhën shqipe, sidomos leksikut të saj, ku pretendohet nga një mori gjuhëtarësh se kanë hyrë me mijëra fjalë nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja, turqishtja dhe nga greqishtja. Rreth 85 për qind e punimeve të ashtë-quajtura shkencore, nga disa pseudo gjuhëtarë (të gjithë të shkollës staliniste lindore) janë rreth huazimeve të shqipes nga gjuhët e huaja, një fenomen i paparë në gjuhësinë botërore. Sigurisht që shqipja ka huazime nga gjuhët e tjera, por jo më shumë se 10 për qind të fondit të saj.
Fillesën e sulmit dhe të keqinformimit mbi gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar e pat filluar francezi Auguste Dozon në librin “Doracaku i gjuhës së Shqiptarëve” , [ ]një botim i vitit 1879, një volum me Gramatikë, leksik dhe rrëfenja e këngë popullore shqiptare. Diplomati francez i epokës , i cili që në hyrje të librit të tij, mbajti një qëndrim armiqësor për të mos thënë racist ndaj kulturës shqiptare: “Pa letërsi, pa art, thuajse pa histori, shqiptari mezi tërheq vëmendjen tonë, përveç paqartësive të origjinës së tij. I pakët në numër dhe i izoluar në mes të racave të tjera, mund të krahasohet me një nga ato ishuj, të ngritur nga forcat vullkanike dhe në një kohë të panjohur, nga fundi i detit, dhe baza e të cilit është vjedhur nga ujërat ku shtrihet, dhe që. gradualisht shkërmoqet në kërkimet e gjeologëve, kureshtarë për të studiuar strukturën e tyre. Gjuha, e cila ndan shqiptarët nga pjesa tjetër e botës, duket se siguron çelësin e prejardhjes së tyre dhe na zbulon se nga vijnë ata. Por kjo gjuhë, një mozaik i çuditshëm pjesësh që duken kudo të huazuara, në pamje të parë ofron vetëm një enigmë tjetër të çuditshme dhe të padeshifrueshme”.[ ]
Deontologjia shkencore përcakton qartësisht se nëse vendos te hysh ne shkencën gjuhësisë, apo në shkencën shoqërore të Historisë duhet të rrafshosh ne parametra zero paragjykimet , sepse nuk është mendimi personal që vendos mbi faktit, por eshtë grumbulli i fakteve që përcakton të vërtetën e kulluar. Duket se ky diplomat francez nuk kishte lexuar as Historinë e Skënderbeut e as Historinë e Romes me perandorët ilirë, dhe as historinë e papatit me papët shqiptarë!
Në kohën që diplomati francez shkruante me përbuzje ndaj gjuhës shqipe, në dritë kishin dalë vepra letrare te nivelit evropian si pikërisht nga kjo gjuhë si “Këngët e Milosaos” të Jorenim de Radës, “Bageti e Bujqësi” të Naim Frashërit, “14 vjeç dhëndër” një komedi të mrekullueshme e Anton Zako Çajupit, “Kënga e sprasme e Balës” e Gavril Darës (i riu) dhe poezitë e mrekullueshme të Ndre Mjesëd etj, pa llogaritur krijimtarinë e shkrimtarëve të vjetër si ajo e Bogdanit, Budit, Bardhit etj.
Propaganda Osmane, ajo Serbe dhe ajo Greke, proklamonte me të madhe mos-ekzistencën e një kombi shqiptar. Dhe duket se francezit ju prezantuan vetëm turkofilë në Shqipëri: “Apeloj në gjykimin e njerëzve që kanë pasur durimin të lexojnë, qoftë edhe në përkthimin gjermanisht, disa nga përqyrrosjet e këngëve të Nesimit, apo imitimet e pa pakuptimta të Divanit të Sadiut, apo poetëve të tjerë mistikë, të çorientuar në malet e ftohta nga Shqipëria. Për mua, neveria më pushtoi mjaft shpejt, dhe megjithëse e doja poezinë si të gjithë të tjerët, isha gati për të hequr dorë nga përpjekjet e lodhshme veten për të vrapuar pas asaj që unë mendoja se do ta gjeja në origjinalin e saj. Kjo gjueti po bëhej një zhgënjim dhe një dështim, por ishte i vetmi shqiptar në Turqi, i cili sot kultivon gjuhën amtare, Konstantin Kristoforidhi nga Elbasani që më sqaroi se bashkatdhetarëve të tij u mungonte totalisht gjenia poetike”.[ ]
Element tjetër ishte se mosqenia e Dozon, specialist i gjuhësisë së krahasuar dhe etiketimi “si një gjuhë e formuar nga huazimet greko-latine-sllavo-turke”, e bën këtë doracak jo-shkencor në aspektin e gjuhësisë. Paragjykimet e tij, nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse një lloj “racizmi gjuhësor e racor drejt kombit shqiptar të epokës”, – i cili e kishte të ndaluar me ligj të shkruante gjuhën e tij, dhe të dhënat që Dozet dërgoi në Paris rreth popullit shqiptar ndikuan mjaft negativisht në vendimet e qeverise Franceze si në Konferencën e Londrës (1913) ashtu dhe të Versajës (1919). Sot pas më shumë se një shekulli i gjysmë, klasifikimi i shqipes nga gjuhëtarët moderne si një ndër tre gjuhët më të vjetra të Evropës pas Armenishtes dhe Greqishtes tregon se përcaktimet e modelit Duzon kanë qenë dashakeqe, pasi krijojnë opinione të gabuara mbi kombe të shtypura. Pot duhet ta kuptojmë këtë diplomat, sepse burimet e tij të informacionit mbi shqiptarët i kishte kryesisht nga Beogradi, ku punoi si diplomat. Paragjykime të bazuara mbi gënjeshtra të tilla jo shkencore nga personalitete të ndryshme evropiane të epokës i kanë kushtuar shumë shtrenjtë gjuhës shqipe, dhe etnogjenezës së popullit shqiptar. Gjuha shqipe jo vetëm që nuk është një gjuhë e krijuar me huazime, por është një gjuhë donatore per gjuhët e tjera, dhe kjo duket shumë qartë nëse aplikojmë etimologjinë dhe semantikën strukturale mbi këtë gjuhë .
Le të analizojmë pretendimet e huazimeve nga greqishtja: Aplikimi i saktë i sistemikës gjuhësore, bën të mundur klasifikimin e këtyre fjalëve, nëse ato janë të huazuara nga gjuha greke, apo greqishtja i ka marrë nga shqipja. Marrim fjalën e greqishtes */farmakos/( bërje ilaçesh ose helmi) , e cila në shqip korrespondon me fjalën */farmak/ (e hidhur ose ilaç) plus prapashtesën tipike greke */os/. Nga studimi i strukturës së brendshme të fjalës farmak, zbulojmë dy etimone të shqipes primitive gege */far/ (farë) dhe */ma/(mban) të cilët na japin togfjalëshin e shqipes primitive */far ma/ (far mban) plus matricën */k/. Këtu kemi të bëjmë me diakroninë DL, pra kemi një analizë në aspektin vertikal të fjalës (diakronia), nga vjen si etimon, si modifikohet me kalimin e kohës, dhe si përfundon në gjuhën e sotme.
Në versionet shqipes gege është në përdorimin akoma si */Ma far për bukën (për kosin, per djathin, per shtim , per arën etj)/. Në këtë rast kemi fenomenin e sinkronisë gjuhësore SL, e cila duket qartë se është multipël.
Faza tjetër është faza e vënies përballë të fjalëve të-të dyja gjuhëve, ose aplikimin e metodologjisë komparative të Franz Bopp. Greqishtja nuk e ka në korpusin e saj fjalën */far/, por ka fjalën */sporous/ (σπόρους). Madje as etimonin tjetër */ma/ (mba) që përkthehet në greqisht */kratíste/ (kρατήστε)
Kemi të bëjmë me një fjalë fonetikisht krejt të ndryshme, dhe mbi të gjitha shumërrokëshe, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për “etimone”, por për “fiksmone” (fjalë të huazuara dhe të ngurosura).
Mund të përmendim përveç të tjerave edhe shumë fjalë që pretendohet të kenë ardhur nga greqishtja ne shqip, por që hidhen poshtë si huazime në shqip nga sistemika gjuhësore, nga etimologjia strukturale, dhe nga teoria e vektorit të logjikës së aplikuar. Shkurtimisht po përmendim disa:
Fjala */feks/, e cila vjen nga fjala */fe/ (religjion) e shqipes, dhe do të thotë “shkëlqim hyjnor”; fjala */gremis/ që vjen nga togfjalëshi i shqipes primitive /gre mi/ (ngre mbi=hedh) ; fjala */honeps/ (pranoj plotësisht) që vjen si fjalë me bashkim nga etimoni */ho /(lart) dhe */neps/ (dëshirë) ; fjala */kakaris/ (që është me origjinë onomatopeike, imitim i tingullit që lëshon pula,) */Kopanis/, që vjen nga etimoni */kop/( ngop = e kopa ne hu- e ngopa në hu) , */kuis/, që vjen nga folja shqipe /kūj/ (qarje me dënesë para një fatkeqësie); */lajthis/ që vjen nga folja */la-lajt/(e lënë) dhe */thi/ (thyerje) e dialektit arvanit; */llahtaris/ që vjen nga etimoni */lla/ plus etimonin */ta/ (nta -në ta) e që do të thotë /i fryrë për keq/; */miros/ (parfumoj, lyej me vaj të bekuar) që vjen nga etimoni */mir/, (përmirësohem); */moleps/ (ndot, i ngjit dikujt një sëmundje) që vjen nga etimoni */mol/ (ujë i qebur), */nanuris/ (vë në gjumë foshnjën duke i kënduar), që vjen nga etimoni */nān/ (nënë); */ormis/ (ndreq, gatit, rregulloj) që vjen nga bashkimi i dy etimonëve */or/( fat) dhe */mì/ (vendos): */pikas/ (vë re, zbuloj dikë që kërkon të fshihet) që vjen nga folja */pik /; */qendis/ (qëndis një çentro) nga togfjalëshi */që ndi/ (frymëzim-art për gratë) ; */qeras/ (gostit dikë me pije dhe ëmbëlsira) që vjen nga togfjalëshi etimon i shqipes */që-ra/ (që bie ose që jepet) -, */qeveris/ (drejtoj) nga togfjalëshi etimon */qe ve/ (që vendos) ; */sos/ (i jap fund diçkaje) nga etimoni */s’o/ (nuk është -dialekti i Tiranës); */tagjis/ (ushqej) nga togfjalëshi etimon /T’a gji/ (gjiri yt-ushqimi yt) , */taks/ , nga etimoni */të a/ (të është) ; /tromaks/ nga etimon */t’ra/ose */t’ro/ (godas pa mëshirë-friksoj); */zileps/ (kam zili) nga etimoni */zi le/ (terr le – plus matricën */ps/) etj.
Si shihet në analizat e mësipërme, ndryshe nga shumica e metodologjive të tjera, SL përpiqet në mënyrë të veçantë të kombinojë informacionin e pastër strukturor të trashëguar me faktorët e hapur social, në një përshkrim të integruar në kohë, në hapësirë dhe në përbërje.
Por ka edhe korniza të tjera funksionaliste: SL si metodë moderne dhe shumë efikase është thellësisht i interesuar për qëllimet e përdorimit të gjuhës në kontekst , dhe për krijimin e gjithë skemës së krijimit të saj që nga pika fillestare e krijimit të saj. Në këtë aspekt pikat fillestare të gjuhës janë zanoret dhe me pas bashkëtingëlloret të cilat nëpërmjet bashkimit krijojnë variacionet fonetike. Në këto vokacione ne gjemë mekanizmin e formimit të gjuhës së parë, dhe fenomenet që lidhen me krijimit të rregullave të organizmit të saj.
Ne jemi shumë të interesuar të dimë se: Pse lindi gjuha?: Në çfarë konteksti lindi gjuha? (ndryshimi i kushteve klimaterike në botë dhe rritja e kapacitetit trunor e aftësive vokale tek Homo Homo-Sapiens): Cilët ishin faktorët biologjikë, gjenetikë, mutacional dhe socialë që e detyruan njeriun të shpikte sistemin e tij të komunikimit? (jeta në grup, nevoja e shkëmbimit të informacionit gjatë gjuetisë , nevoja për të shkëmbyer dhe transmetuar eksperiencë): Si i huazoi njeriu i parë elementë gjuhësor nga natyra? ( ta zëmë dëgjuar ulurimën e ujkut netëve të dimrit ai shpiku emrin primitiv */ūk/) dhe: Si u bë e mundur që nga format e para matricore, të kalohej në etimon dhe në fjalë të artikuluar fonetikisht?
Gjuhëtarët sistemistë vazhdimisht i bëjnë vetes pyetje të tilla si: Çfarë përpiqej të bënte njeriu primitiv kur dëshironte ti komunikonte ose jepte mesazh një anëtari ose një grupi ku ai mund të ishte pjesë ose mund të mos ishte pjesë e tij? Cilat pajisje gjuhësore kishte ai në dispozicion për të arritur synimet e tij komunikative? dhe: Mbi çfarë bazash bënte zgjedhjet e fonemave duke alternuar aftësitë e kordave zanore me logjikën në raport me elementët e natyrës që ai vrojtonte dhe i kishte përreth?”
Gjuhëtari Robert Lawrence Trask, do të ishin ata që do të parashtronin disa koncepte bazë të sistemikës gjuhësore në librin e tij “Language and Linguistics: The Key Concepts”, ku më e rëndësishëm ishte fakti që ai do ta pranonte ekzistencën e një gjuhe fillestare nisur nga elementët e përbashkët që kanë gjuhët e vjetra dhe ato moderne. Ja çfarë thotë në librin e tij. [ ]:
“Çdo gjuhë ka një fjalor që përmban mijëra fjalë, dhe secila prej këtyre fjalëve ka origjinën dhe historinë e saj të veçantë, dhe kjo është etimologjia e saj. Ndonjëherë fjala ka qenë në gjuhë paraardhëse për aq kohë sa ajo ka ekzistuar; në këtë rast, fjala është trashëguar nga gjuha stërgjyshore”. Për shembull, anglisht */three/ rrjedh nga anglishtja e vjetër */threo/, e cila nga ana tjetër rrjedh nga proto-gjermanishtja */thrijiz/, e cila nga ana tjetër rrjedh nga proto-indo-evropiane */treyes/, e cila nga ana tjetër ndoshta rrjedh nga fjala për */tre/ në paraardhësi i panjohur i proto-indo-evropianes. (Numri */Tre/ nuk është burim i panjohur, sepse i takon Shqipes Gege-shënimi im) I njëjti burim gjermanik jep */Threis/” gotike, */tre/ daneze dhe suedeze, */drie/ holandeze, */drei/ gjermane, dhe kështu me radhë. I njëjti burim indo-evropian jep */tres/ latine, në gjuhët pasardhëse; */tres/ në spanjisht; */tre/, në italisht; */trios/ në frëngjisht, */trei/ në rimanisht, e kështu me radhë. Gjithashtu nga i njëjti burim indo-evropian vijnë sanskritisht: */trayas/, në rusisht */tri/; në gjuhën polake */trzy/; lituanisht */trys/; në shqip */tre/ose */tri/ (femërore-mashkullore: Tre gra; tri burra -fenomen unikale fillese-shënimi im) , në irlandisht */trí/; në uellsian */tri/ dhe më pak e qartë */erek/ persisht dhe armen. Dy të fundit mund të duken të dyshimta, por breza të tërë etimologësh kanë punuar me durim dhe me një qasje të kujdesshme etimologjike kanë krijuar historitë e ndryshme të gjuhëve. Mund të ketë edhe raste kur fjala nuk është trashëguar një gjuhë stërgjyshore, por në kushte të caktuara ka hyrë në gjuhë në një kohë të caktuar ose thjesht mund të jetë “huazuar” (kopjuar) nga a gjuha fqinje, ose mund të jetë krijuar nga folësit duke përdorur burimet e gjuhës. Në këto raste etimologët do të jenë thellësisht të interesuar të zbulojnë, për aq sa munden, momentin kur fjala është përdorur për herë të parë, ku dhe nga kush e përdori dhe në çfarë kuptimi. Pikërisht për këtë kërkohet punë shkencore shumë-burimeve , pasi gjuhësia është një shkencë që kërkon saktësi”.
Por nëse i drejtohemi teorisë semantike të Roland Barthes (më duhet ta ripërsëris) “kuptimi semantik i fjalës duhet kërkuar brenda vetë fjalës”, dhe teorisë Matricore të Emile Littrè , fare thjesht mund ta shpjegojmë etimiologjikisht fjalën me anë shqipes gege: */Të-ri/= */tri/ dhe */të re/=*/tre/ (element që e hasim në shkrimet lineare mikenase A dhe B të Kretës). Pra shqipja e vjetër prejhistorike, e motivon gjithmonë situatën etimiologjike të fjalës në çdonjërën nga gjuhët e sotme moderne. Mekanizmin primitiv të krijimit të sistemit të numërimin primitiv do ta trajtojmë në të ardhmen.
Gjuha sipas gjuhëtarëve Robert Lawrence Trask dhe Peter Stockwell ka disa funksione përgjatë përdorimit të saj të cilat po i parashtrojmë më poshtë:
-Gjuha ka vetinë e auto-funksionit dhe të vetë rregullimit.
-Gjuha ka vetinë prodhimit dhe të riprodhimit të kuptimeve të reja
-Gjuha u jep kuptim fjalëve të reja në kontekstin social dhe kulturor ku ato linden.
Procesi i përdorimit të gjuhës është proces semiotik, ku kuptimet e fjalëve përcaktohet nga logjika e aksionit fjalëkrijues.
Duke qenë se shqipja gege plotëson të gjitha kriteret shkencore të gjuhësisë moderne, si kërkimet etimologjike në rrafsh historik, gramatikor, dhe semiologjik, pa harruar rrafshin evolutiv, po japim disa shembuj konkret.
Fjala */kult/ e shumë gjuhëve të sotme indoevropiane vjen nga fraza e shqipes prejhistorike */ku ul/ plus prefisin */t/, e cila me mekanizmin e kompozimit ka dhenë fjalën /kult/. (Kult është vendi ku njeriu primitiv ulej, për të adhuruar një perëndi të caktuar në të cilën ai besonte). Përputhja fonetike është e plotë, përputhja semantike (aksioni i njeriut përputhet me shtratin e kuptimit të fjalës) dhe gramatika është e respektuar në të gjithë spektrin e saj. Nga fjala etimon */kult/ në bashkim me etimonin */ur/ (lidhje), ka lindur fjala */kultur/ por edhe fjala */kultivim/. Shohim qartazi auto-funksionin gjuhësor në krijim e fjalës */Kulturë/, kemi vetinë e prodhimit të kuptimeve të reja ,nga */kult/ në */kultur/;*/kultivim/; */kulturalitet/; dhe duke i shtuar thjesht matricën prefiks */a/ (hâ) e dialektit arvanitas kemi të kundërtën semantike: */akult/, etj. pra kemi lindje të fjalës primitive në një kontekst social të caktuar (atëherë kur njeriu filloi të adhuronte perëndite) dhe së fund edhe krijimin e semiotikës së fjalës paralelisht me lindjen e saj dhe në funksion të kërkesave social-kulturore që kish grupi human i epokës primitive.
Nga fjala primitive */tra/ e shqipes gege kemi një prodhimtari semantike pafund në të gjitha gjuhët e botës. Ta zëmë */tra/ e shqipes gege jep: */trafik/; */trainim/; /trajtim/ por edhe */travel/ et */travail/(frëngjisht), /trafick & trafficking/ (anglisht,) etj
Sipas gjuhëtarit sistemist Michael Halliday (1975), gjuha u zhvillua në përgjigje të tre llojeve të “nevojave” social-funksionale:
E para është nevoja humane për të qenë të aftë të interpretojmë përvojën sipas asaj që po ndodh rreth nesh dhe brenda nesh. Nëse e shohim në aspektin e historisë gjuhësore, njeriu kishte nevoja kulturore të brendshme, të cilat ishin në një farë mënyre të lidhura me inxhinierinë gjenetike të vetë qenies-si predispozicionin fizik: Volum truri më të madh dhe korda zanore të zhvilluara.
E dyta është të ndërveprosh me botën sociale duke negociuar rolet dhe qëndrimet shoqërore. (Nevoja per bashkëpunim, komunikim dhe krijim të hierarkisë sociale brenda grupit primitiv)
Nevoja e tretë dhe e fundit është të jemi në gjendje të krijojmë mesazhe me të cilat ne mund të grupojmë kuptimet tona, për sa i takon asaj që është “e re” ose “e dhënë”, dhe për sa i përket asaj që është “pika e fillimit të mesazhit tonë”, që zakonisht quhet temë. “Nevoja e shprehjeve precize, të sakta si vektorë të mendimit, dhe si mundësi aksioni në natyre për mbijetesë”.
“Fjalët janë unitete logjike dhe gramatikore por nuk janë unitete fonetike”- konstaton Maurice Grammont në librin e tij; “Prononcimi në Frëngjisht. Kjo analizë vlen sidomos për gjuhët e prejardhura, por jo për gjuhën fillestare.
Në gjuhë, atje ku ka një kombinim fonetik që mbart logjikë, ka një fjalë me semantikë të mirëpërcaktuar. Atje ku ka një fjalë të prejardhur me një kombinim matricor dhe fonetik, gjithashtu kemi një unitet semantik të krijuar ose të rikrijuar me rregulla gramatikore. Por edhe atje ku ka një fjalë të prejardhur, nga bashkimi i disa fjalëve, pra nga bashkimi i disa uniteteve logjike kemi një identitet të ri logjik.
Thënë ndryshe jemi në zonat e evolucionit gjuhësor, ose matematikën e alternimit të aktivitetit krijues të fonemave, të leksikut dhe të logjikës, në brendësi të gjuhës së gjallë në aksion.
Ne flasim këtu për gjuhë multisilabike shumë të zhvilluara, në aspektin fonetik, leksikor, gramatikal sepse brenda gjuhës së folur ne kemi një semantikë precize, që shpërndan ide.
Vetë idetë janë përçuese të imazheve të objekteve, fenomeneve, dhe perceptimeve,- brenda linjës natyrore të një fraze të prononcuar ligjërimore.
Sa i takon gjuhës së parë të njerëzimit, asaj që kanë folur 3-5 mijë Homo-Sapiens-at e komunitetit të parë human rreth maleve Atlas të Marokut të sotëm, ajo ka patur për objektiv që me shumë pak fjalë , të japë mesazhe të shumta, dhe të dallueshme në situata të caktuara kontekstuale e logjike dhe praktike. Kjo gjuhë njëkohësisht ka pasur gjithashtu karakteristikën e asimilimit të shpejtë nga një numër shumë i madh individësh.
A janë ruajtur fragmente të kësaj gjuhe të parë në gjuhët e sotme?
Rrugët e konservimit të saj kanë qenë dy: Me atë të konservimit në gjuhë arkaike, që fliten ende në zona të izoluara, kryesisht të Afrikës, siç janë popullatat berbere.
Dhe e dyta në shkrimet gjeometrike, që janë gjetur në afrike, por që fatkeqësisht janë të padeshifrueshme.
Duke qenë se civilizimi berber, pësoi një ndryshim të madh thelbësor nga kolonizimi Arab, i cili derivoi burimin e gjuhës së parë të njerëzimit duke e zëvendësuar atë me një gjuhë kulture të prejardhur (gjuha arabike e rrjedhur nga semitishtja e vjetër), ne jemi të detyruar ti drejtohemi gjuhëve motra të civilizimit berber për të parë nëse ndonjëra nga këto gjuhë të para natyrale ka ruajtur forma të vjetra arkaike të ligjërimit primitiv. Këto mund të jenë gjuhët arkaike të Etiopisë, fjalët arkaike të Hebraishtes, dhe sidomos Shqipja Primitive Gege që ka në përbërje të saj një fjalor kryesisht njërrokëshe, që është një gjuhë me karakter muzikor dhe ka brenda vetes sistemin e kulteve. Le ta shohim konkretisht.
Nëse në shqipen gege themi frazën: “Në ç’ven e ke vu at sen?”, sigurisht nuk është shumë e vështirë për tu mbajtur mend, pasi kemi të bëjmë me fjalë njërrokëshe që kanë brenda vetes një ritëm muzikal. Gjithkush mundet ta prononcojmë këtë frazë pa stërmundime. Ndërkohë në gjuhën standarde “Në ç’ vend e ke vënë atë send”- nuk është se ka të njëjtën bukuri muzikore. Zanorja */ë/ e rëndon shumë frazën dhe ajo humb muzikalitetit gjuhës. Pastaj dhe korrelacioni fjalëformues /Vënë-Vendosje/, është bërë jo sipas ligjeve gjuhësore, në të kundërt /Vēn-Vēnosje/ është korrelacion logjik me saktësi fonetike dhe brenda rregullave gramatikore . Këtu flasim për: “Opusin e Semantikës Kreative në brendësi të gjuhës”.
Vetë fonema, në shqipen primitive gege ka një funksion semantik të shumëllojshëm. Folja */za/ në gjuhën standarte do të thotë */zë/ (kap, nis), në emër merr kuptimin */thirrje/, */ligjërim/ etj. Kjo do të thotë se përcaktimi i kuptimit të një fjalë-foneme bëhet në kontekst gramatik dhe në kontekst situate relacionale. /Za ni dre/ (Gjuaj një dre) ose */kap një dre/ etj , në një kontekst tjetër /za kos/ (zë kosin) ose */farmoj kosin/, dhe një kontekst tjetër /ma kapi veshi ni za/ (Më kapi veshi një zë).
Në të kundërt tek gjuhët e zhvilluara multi-silabike, si frëngjishtja, italishtja etj., fjala ka kryesisht rol mono-semantik (vetëm një kuptim të vetëm), me disa përjashtime të rralla. Vihet re qartë se gjuha fillestare ka qenë një gjuhë me mundësi shumë të mëdha zhvillimi, e cila ka siguruar nëpërmjet shumimit kombinativ fonetik një pasurim të fjalorit duke përsosur edhe sistemin e të menduarit në shoqërinë njerëzore.
Gjuha, si vektor i logjikës, përmbush funksione polivalente. Ajo evoluon dhe adaptohet në funksion të evolucionit të species njerëzore, dhe plotëson të gjitha nevojat, duke filluar nga komunikimi i përditshëm deri në ruajtjen e historisë, të gjetjeve teknologjike, traditës, mënyrës së jetesës, por edhe të krijimit të perspektiva të reja për evolucion të mëtejshëm. Pra nëse gjuha nuk do të ekzistonte, specia njerëzore nuk do të ishte krijuar. Të gjithë forcën krijuese të gjuhës ne e quajmë; fleksibilitet universal të gjuhës, ku çdo individ apo komunitet gjuhësor gjen vetveten dhe kontribuon në mënyra të ndryshe. Individët dhe grupet e individëve kontribuojnë çdo ditë, pa vetëdije në pasurim, stilizim dhe në rritjen e forcës ndikuese të gjuhës në shoqëri. Për të arritur në këtë stad njerëzit i drejtohen memories krijuese të gjuhës primitive në mënyrë të pavetëdijshme, i drejtohen organizmit të brendshëm matricor të fjalëve, dhe në organizmin gramatikor të njësive gjuhësore (Fjalëve; togfjalëshave; -fjalive ; frazave etj.)
Më është dukur mjaft interesant një punim i përbashkët i një grupi gjuhëtarësh, si Oliver Soutete, Vjekoslav Cosiç, Saimir Bajriç, Dhe Tomislav Fërleta, sa i takon një mekanizmi matricor të krijimit në gjuhë, që ata e quajnë Mekanizëm Matematiko-Gjuhësor.
“A nuk është e vërtetë që gramatikat tona, sado tradicionale që të jenë, reflektojnë në mënyrë të jashtëzakonshme sistemikën, duke u bërë kështu më të plotësuara në aspektin gramatikor, më e pastra dhe të thjeshtëzuara për të vënë në pah mekanizmat gjuhësore. Sistemika gjuhësore fillon me vënien në dukje të çështjeve gramatikore të një gjuhe, duke filluar nga emrat, fjalët e plota, kallëzuesi dhe duke mbaruar me lidhëzat. Është një rregull i huazuar nga psikosistemika e ligjërimit në analizimin e fjalëve polivalente. Nga ana tjetër psikosistemika përpiqet të shpjegojë ndryshimet logjike të këtyre fjalëve të kategorizuara duke i renditur ndryshimet mes kategorive stukturuese të fjalisë në një aks gjenerik (tenzor) ” [ ].
Mund të japim shembuj pafund, me gegnishten rreth mekanizmit të saj probabilitiv, matricor dhe gramatik. Le ta marrim ta studiojmë frazën: */Ö kôn ni ûk me ni bir të tin, qi ma kish url tân mahin/ (Ka qenë në ujk me këlyshin e tij që kishin ulëritur në gjith mëhallën). Kjo është një verb popullor i zonës së Pejës, që në nëntekst tregon se; */Një person me djalin e tij kishin marrë nëpër goje gjithë mëhallën/. Nëse e shohim strukturën e kësaj fraze , ajo është shumë primitive si nga ana ndërtimore ashtu dhe nga ana gramatikore dhe na jep një ide shumë të qartë sesi ka qenë gjuha në fillimet e saj. I kemi të gjitha elementët gjuhësorë brenda, foljen primitive */Ö/, emrin */ûk/, i marrë nga natyra , ose nga */u-ja/(ulërima e që bën ujku dhe që e emërton atë si kafshë, -pra kemi huazim të emrin nga natyra sipas teorisë se aklamacionit ), e kemi kallëzuesit */url/, e ka brenda përcaktorin: */të tin/, e ka brenda lidhëzën primitive /me/, dhe fjalën e sapokrijuar me kompozim */ma-hin/ (mba hyrjet=vendbanimet ) pra mëhallë. Duhet theksuar se në gjuhën shqipe prejhistorike janë gjallë akoma fraza shumë më të vjetra si : */A û m’u ûgj i tu?/ = */Jam unë që do ulem këtu?/, e cila ka brenda vetes përemrin primitiv /û/, foljen primitive */a/ (jam), foljen primitive */ûgj/(ulem), lidhëzën */i/, e shumë elementë të tjerë, që na çojnë tek gjuha fillestare që ka qenë mjet komunikimi për paraardhësin e Homo Sapiens e që shkencëtarët mendojnë se është pikërisht Homo Erectus. Natyra ka principin evolucionit por edhe të konservimit (sipas Darvinit) , dhe sipas të gjitha gjasave, Shqipja primitive Gege e ka ruajtur të paprekur të gjithë laboratorin e krijimit të gjuhës, gjë që vërteton karakterin aksial dhe krijues të saj të cilin e vë në duke edhe Franz Bopp, kur thotë se “Shqipja është shumë më afër sanskritishte sesa Greqishtes së vjetër”. Për fat të keq ai nuk mundi të dallojnë se fjalët e Greqishtes së vjetër nuk ishin gjë tjetër veçse fjalë të shqipes prejhistorike me prapashtesa */Is/;*/os/;-*/us/; */as/; */es/; ose fjalë të krijuara nga bashkimi i etimonëve njërrokësh të shqipes prejhistorike me mekanizmin gramatikor të kompozimit.
Një ndër analizat semantiko – etimologjike më interesante është pikërisht emërtimi i */yllit/ si objekt në dialektet e shqipes së veriut në krahasim me atë të jugut. Në nëndialektin e Matit, ylli emërtohet */ell/ por edhe /hell/ (Gurra e Madhe dhe gjithë zona në lindje të malit të Skënderbeut”; */ëll/ në dialektin e Mirditës; /ajll/ nëndialektin Bulqizës, në jugun e vendit /yll/, në nëndialektin e Dibrës */ill/ dhe dialektin arvanitas */il/.
Meqenëse studiuesit e gjithë botës, nuk e dinë se nga vjen emri */Hellada/, atëherë duke parë karakterin prehistorik të fjalës */hell/ mund të provojmë sipas metodologjisë se etimologjisë strukturale dhe të shtegtimit të konceptit semantik me fjalëkrijim se */Hellada/ vjen nga emërtimi i yllin në shqipen prehistorike */hell/ i cili shërben si etimon fillestar, plus togfjalëshin e shqipes primitive */a da/ ( Hell a da= Hellada). Shihet qartë se përveç kushtin gramatikor të fjalëformimit, plotëson edhe kushtin e etimonit fillestar, të frazës primitive, dhe të fjalëformimit me bashkim, po ashtu të fjalës fonetikisht të kompozuar. Po të shtojmë këtu edhe faktin se kemi të bëjmë me përputhje të plotë semantike (kuptimore) të kuptimit të parë dhe të kuptimit rrjedhës, atëherë ekuacioni etimologjik eshtë totalisht i plotësuar. Por edhe nëse marrin fjalën franceze */étoile/, shohim brenda saj një frazën e gjuhës arvanite : /ét ö il/, (etërit janë yje), çka përkon me besimin pagan të njeriut primitiv që mendonte se shpirtërat e etërve që vdisnin bëheshin yje. E njëjta gjë mund të thuhet për fjalën e ardhur nga sumerishtja /il lum/ dhe /il lumtur/, që ka brenda fjalën */il/ (yll) të arvanishtes. Nga fjala */il/, e arvanishtes kemi dhe */ilumination/ .
Gjuhët e burimit keltik, kanë ruajtur një fjalë shumë primitive */Earth/ (e arth, e ardh-ur, dhuratë). Në fakt “EA”, është emërtimi i botës në gjuhën primitive. Në gjuhën e vjetër shqipe kemi disa forma si */D’h-ea/(dea), në sumerishtes /Kh’ea/ në greqishten e vjetër */G’ea/, në të gjitha e dallojmë lehtësisht fjalën primitive */EA/. Por shqipja primitive gege ka aftësinë të shpjegojë emërtimin e tokës në gjuhët e më vonshme. “ Në latinisht gjejmë */Terra/ , që vjen nga folja */Ter/,( e terur, e thatë=tokë). Në shqip gjejmë edhe emërtimin /botë/, nga folja primitive njërrokëshe */bo/( e bërë) dhe */toka/, që vjen nga togfjalëshi primitive */to ku a/ (ajo që është= që është e krijuar, d.m.th toka).
F. Boppi studioi në rrafshin e gjuhësisë krahasuese indoevropiane edhe gjuhën shqipe, por ai e nuhate faktin që shqipja ishte një gjuhë e mistershme, se ajo mund të ishte para-indo-evropiane, madje edhe më e vjetër. Më 23 shkurt 1843 F. Bopp-i paraqiti në Akademinë e Berlinit referatin “Zahlwörter und Pronomina im Albanesischen” (“Numërorët dhe përemrat në gjuhën shqipe”), ku tregoi karakterin indoevropian të shqipes. Referati nuk u mor seriozisht nga qarqet gjuhësore në atë kohë, u përqesh dhe madje nuk është botuar asnjëherë dhe më e keqja nuk është ruajtur. Dikush është kujdesur që të zhdukë, për arsye se ai vinte re se shqipja kishte të njëjtin sistem numërimi si etruskishtja. (Njëzet-Dyzet) Për këtë referat pat njoftuar vetë F. Bopp-i në një letër të datës 6 qershor të atij viti drejtuar mikut të tij Lorenz Diefenbach, të cilit i shkruan ndër të tjera: “Pott -i e ka përjashtuar këtë gjuhë me pa të drejtë nga fusha gjuhësore indoevropiane. Për mua ajo qëndron kryekëput brenda saj.