Gazeta Nacional Albania

Albert V. Nikolla -Bruksel:SHQIPJA ARVANITE, E VETMJA PASARDHESE E GJUHES MIKENE

Monosilabizmi i Gjuhës Mikene- Përkon me shqipen Gege dhe Arvanitase

SHQIPJA ARVANITE, E VETMJA PASARDHESE E GJUHES MIKENE

Greqishtja e sotme multisilabie, nuk ka asnje element të gjuhës Primitive

Albert V. Nikolla -Bruksel
Gjuhëtar- Filozof- Shkrimtar

Kaukazi ka pasur një numër të madh gjuhësh primitive që u takonin popujve të vegjël, të cilat ishin një pasuri shumë e madhe për gjuhësinë historike, por gjenocidi dhe zhdukja e këtyre popujve gjatë epokës e Carit dhe Stalinit , ka krijuar një boshllëk të madh të cilën Gjuhëtari Francez origjinë Gjeorgjiane George Dumèzil e ka vënë në dukje ne shumicën e intervistave te tij.
Por në Ballkan ka ekzistuar një gjuhë prehistorike e cila gjendet e shkruar ne tabletat lineare A dhe B, dhe qe mendohej se kishte vdekur, por që në të vërtetë është ende gjallë, dhe është pikërisht Shqipja Gege e cila ka një leksik etimonial që shpjegon greqishten e vjetër, dhe që është ende gjallë. Por shkrimi më të vjetra në Evrope janë piktogramat Njëra ndër to është piktograma e gjetur në luginën e Fanit, Gjugja, dhe ato të Shkallës së Xibrrit në Mat, dhe me pas piktura me Bojra Bimore e Cakranit, tashmë e shkatërruar krejtësisht.
Nëse ne përdorim shqipen gege për deshifrimin e shkrimeve mikeniane, lineare A dhe lineare B konstatojmë se është e njëjta gjuhë. “ Në relacionet mes strukturave të pavarura dhe kontekstit nga njëra anë dhe strukturave të ndërvarura dhe domethënies, matematika dhe gjuha e përditshme janë sy sisteme polare, e çdonjëra hyn në aparatet auditive si metagjuhë që i vlejnë analizës strukturale të pjesës tjetër…Përgjatë historisë milenare të ekonomisë dhe të gjuhësisë, këto dy disiplina janë treguar shumë të afërta [ ] do të shprehet Roman Jakobson në librin e tij “Ese e Përgjithme mbi Gjuhën” . Kjo do të thotë se vetë gjuha ne sistemin e saj gramatikor është shkencë ekzakte, dhe në sistemin e saj semantik është një shkencë shoqërore. Por meqenëse mekanizmi që e prodhon gjuhës, i takon inxhinierisë gjenetike të njeriut, dhe klasifikohet si shkencë Ekzakte, gjuha e parë natyrore ka më shumë elementë matematikore sesa gjuhët e prejardhura me sistem arbitrar, siç janë gjuhët teknike të përdorura në lashtësi si Tregtie dhe Kulture siç janë Greqishtja e vjetër dhe latinishtja. Pa gjuhë nuk mund të ekzistojë asnjë lloj shkence ekzakte, sepse gjuha mbart brenda vetes, shprehjen e nocioneve, dhe organizimin e tyre në logjikë të organizuar.
Matematika dhe të gjitha shkencat e tjera, që të mund të jenë në mënyrë logjike ka nevojë për Gjuhën që e shpreh atë. Shtrohet pyetja: A eshtë kjo gjuhë shprehi e shkencës ekzakte apo shkencë sociale?. Gjuha si logjikë e organizuar universale, studiohet nga shkenca e gjuhësisë me rregulla të konstatuara nga gramatika e saj e brendshme dhe jo nga rregulla të imponuara nga sisteme jogjuhësore. Gjuha eshtë një veshje fonemike e logjikes shkencore dhe joshkencore dhe si e tille ajo shpreh koncepte. Meqenëse logjika (mendimi realizohet nëpërmjet reaksioneve kimike në trurin e njeriut, pra ka një farë energjie të caktuar), atëherë mendimi është sistem i kombinimit të elementëve kimikë në trurin e njeriut, e cila konkretizohet me gjuhë të artikuluar nga sistemi inxhinjerik i artikulimit. Thënë ndryshe është aplikimi i një dukurie natyrore me rregulla organizimi strikte që varet nga niveli i qenies njerëzore, pra mund të klasifikohet si shkencë ekzakte. Kalimi i shkencës së gjuhësisë nga shkencë ekzakte në shkencë shoqërore behet nëpërmjet përshkallëzimit ligjërimor të ngjyrimit të stilistik përgjatë procesit të emetimit dhe të marrjes së mesazhit fonemik. Por e gjitha kjo ka të bëjë sërish me procese fizike të shkencës ekzakte, për të prodhuar mendim nevojitet energji dhe kjo energji realizohet nga proceset kimike në tru…
Për të kuptuar sesi gjuha e parë është produkt gramatik e matematik në të njëjtën kohë marrim një fjalë, “Landë”, e cila ka këtë sistem formimi: nga folja primitive */â/(është) , duke i shtuar matricën */n/ kemi fjalën */an/(anë) , duke i shtuar parashtesn */la/ kemi fjalën */laan/ = /lan/,(lënë)po kësaj duke, matricën /d/ kemi, formën /land/ (Lëndë) e cila ka prodhur formën * Irland (nga Hir Land-vend me hir- vend i bukur), England ( vend ne formë ene) , Doic-land, emeër i prejardhi nga Dajt-Land, emetim Teuron), etj. I njëjti fenomen fjalëformimi i modelit Matricor, në me ligje fillestare matematikore haset edhe në fjalën */Matiere/, nisur nga folja fillestare */â/, me prapashtesën */t/ kemi fjalën shqipe At, nga bashkimi i Ma(nënë) dhe At fjalën */Mat/, e cila e konceptuar si folje aksioni me prapashtesën I ka dhënë Mati (mas) dhe duke u bashkuar me fjalën tjerë, ka dhënë fjalën Matierë. Shembuj të tillë fjalëformimesh në shqip ka pafund. Këtu nuk kemi të bëjmë me fenomene të indo-evropianizmit, por me fenomene fillestare të krijimit të gjuhës njerëzore.
Gjuha është shprehje e logjikes koherente, – që ka lidhje me rregullat komunikimit. Kur këto rregulla prishen, atëherë kemi */alogjikën/, ashtu si matematika ka kahun e numrave pozitive dhe krahun e numrave negative si anë të kundërta të-të njëjtit unitet. Vetë universi është një organizim matematik dhe fizik i lëndës, e cila ka një logjikë funksionimi dhe organizimi, por edhe një alogjikë dezorganizimi dhe shkatërrimi, në një unitet të pandashëm. Kjo logjike e universit, pasqyrohet edhe në produktet më kualitative, siç është qenia njerëzore. Duhet pranuar se gjuha është një fenomen natyror i species njerëzore, por jo një fenomen tipik shoqëror, pasi ne shoqëri jetojnë shumë lloje kafshësh që nuk arrijnë të prodhojnë gjuhë, e për rrjedhojë nuk prodhojnë asnjë lloj logjike. Për të prodhuar komunikim në një species, nevojitet një sistem inxhinjerik i aftë që të prodhojë një grup të fonemash variabël, dhe të organoje kombinimet e tyre ne fjalë. Me studimin e gjuhës si fenomen natyror merret “shkenca e gjuhësisë teorike” dhe “gjuhësia laboratorike”.
Lidhja prehistorike mes gramatikës dhe gjuhës vihet re qartë në analizat e dokumenteve Sumerianë e Mikenas. Deri më sot nuk ka pasur asnjë studim mbi etimologjinë të dhjetë shifrave të para të alfabetit, të cilat të cilat si matrica fillestare, në korrelacion kombinativ mes tyre krijojnë pafundësinë e shifrave matematikore. Ta zëmë Shifra “zero” mendohet se vjen nga arabishtja, por meqenëse arabishtja nuk e motivon dot si origjinë etimiologjike, shqipja gege i jep kuptim. Shifra */Zero/ si fjalë vjen nga etimoni i shqipes gege /ze/(zë) e cila në bashkim me matricën gjuhësore, matricën */r/ ka dhënë foljen /zer/ dhe u bashkuar me foljen /ö/ (është) të versionit epiro-Maqedon ka dhënë shifrën zero. Nisur nga ky etimon i vjetër i shqipes, nis paralelisht gjuha dhe matematika si shkencë. Dhe kjo mund të dallohet thjesht në gegnishten e Tiranës, “Zer të numroj”(zë të numëroj), që në aspektin semantik.
Shifra */ni/ e shqipes eshtë shumë e vjetër dhe lidhet me foljen */Nii/ dëgjoj, me i të gjatë, nga e cila rrjedh edhe forma */nji/ e gegnishtes dhe me derivim forma një, e toskërishtes. Por shqipja primitive gege ka qenë burim etimologjik jo vetëm per shqipen e sotme evropiane. Për shembull, përemri vetori i shqipes së vjetër */û/ ka dhënë përemrin vetor të shqipes së sotme gege Un, dhe të toskërisht Unë, por edhe veshjen fonetike të numrit /një/ në frëngjisht */un/(yn) dhe në italisht, */uno/. I njëjta strukturë fjalëformimi haset edhe në shifrën */dy/, e cila haset në versionin shqip të Dibrës (shqipja maqedone), /y/ -/yt/ në dhe jep /te y/ose me derivim tingëllor, fenomen mjaft i njohur ne gjuhë shkëmbimi *[t/d], ose *[d/t], kemi format */de y/ që ka dhënë semantikisht kuptimin */dy/, sepse është më se logjike në aspektin e shënjimit , “Kur jemi prezent në një vend te caktuar, ardhja e një presioni të ri , na bën dy, në sistem numerativ dhe në sistemin e perceptimit logjik të situatës. Kjo shifër fonetikisht, thuajse është e njëjtë në të gjitha gjuhës, si Dy( shqip) , */deux/ (shqiptohet dy) në frëngjisht, */duo/, në italisht, */two/ anglisht, */dy/ ( द्वि ) në sanskrit.
Pastaj kemi numrin */tre/ (Tre gra – gjinia femërore) dhe tri (Tri burra- Gjinia mashkullore) , i cili vjen nga togfjalëshi gjuhës Mikene, gjetur në shkrimin linear B te Knosos -Krete, dhe eshtë i njëjtë në gjuhës Gege */të re/-/të ri/ , nga e cila rrjedh forma */tre/ ose */tri / e cila është pothuajse e njëjtë si per gjuhën sanskrite */tre/ ( त्रयः ) , ashtu për të gjitha gjuhët indo-evropiane. Kemi format */trois/ në frëngjisht, = */three/ në anglisht , = /dri/ në holandisht */drei/ në gjermanisht, */Tres/ në spanjisht, /tri/ në italian, */Tria / (τρία)në greqisht */Tri/ në gjuhën Ruse, dhe tri ( سێ) në Kurd Sorani, – kjo e fundit një fosil i Gjuhës Hitite.
Numri katër ka lidhje etimologjike me togfjalëshin e shqipes primitive /ka të re/ e cila gjithashtu gjendet në gjuhën Mikene, shkrimet lineare B, gjetur në tableta, dhe gjendet gjithashtu ne gjuhën me prejardhje latine, por jo ne ato me prejardhje gjermanike, ndërkohë që shifra */Pes’h/ (Pees) mendohet si e ardhur nga sanskritishtja */pees/ (पंचं), por që në të vërtetë, meqenëse sakstitishtja nuk e motivon, vjen nga togfjalëshi i shqipes gege */Pe she/, shenje e bërjes me dorë, (Përshëndetje- tregim i pesëshes, por edhe kërcenim per goditje me shuplakë). Kemi të bëjmë me koncepte praktike të lindjes së shenjave të para të numërimit, mekanizëm që e zotëron vetëm shqipja gege si gjuhë e përcaktuar natyrale dhe asnjë lloj gjuhë tjetër në botë.
Po cilat janë lidhjet e gjuhës Mikene me Shqipen Gege?

Per analizat gjuhësore, të gjitha metodat etimiologjike që gjuhësi njeh, siç janë shkolla Krahasuese, ajo semantike strukturale franceze dhe ajo Sociolinguistike Amerikane janë të aplikueshme dhe të vlefshme sa i takon gjuhës shqipe. Por , megjithëse gjuha shqipe klasifikohet si gjuhë Indoevropiane e tipit Kentum- Perëndimore nga shkolla gjuhësore Amerikane, sërish ka një handikap të madh. Duke qenë se shqipja, kryesisht versioni geg, në aspektin diakronik (vjetërsi) eshtë më e vjetër se vetë gjuhët para-indo-evropiane, vjetërsi që përcaktohet nga fjalëfonemat e saj njërrokëshe, shtrohet pyetja se a mund të analizohet shqipja njërrokeshe me fjalët shumë rrokeshe të Gjuhës Indoevropiane qe gjuhëtarët e kanë krijuar në mënyrë laboratorike? Si mun d të studiohet shqipja- si gjuhë natyrore e lindur nga Onomatopetë, Korrelacionin me natyrën dhe emocionet fillestare të Homo Sapiensit primitiv, apo me ligjin e Indoevropianicitetit arbitrar ku fjala eshtë një kombinim fonemash pa lidhje me vetë tingëllore apo fizike të objektit?…
Ta zëmë fjalën primitive */took/(Tokë) të shqipes gege, do ta lidhim me fenomenin e vjetër ritual të toskëve, që duke përplasur gurët, të dhanë tingullin */took/, dhe në saj të kësaj emërtuan tokën, apo thjesht ata ja dhanë një emër pa lidhje. Fjalën */tera/ të italishtes, ata paraardhësit e Sikulëve të vjetër, ja ngjitën sepse ashtu ju erdhi në mendje, apo sepse toka ishte shume e tertë(e thatë) dhe kështu ata vendosën ta quajnë */terra/ ( e thatë) sipas karakteristikave fizike të tokës siciliane. Studimi i gjuhëve të gjeneratës së dytë si Greqishtja antike- latinishtja antike – dhe sakritishtja, me gjuhë të gjeneratës së tretë si Gjermanishtja, Frëngjishtja anglishtja dhe shqipja Moderne aktuale, mund të jetë shumë i frytshëm me metodën krahasuese Indoevropiane. Por kur vjen puna për gjuhë të gjeneratës së parë , si Sumerishtja dhe Gjuha mikenase, duhet ti adresohemi me shumë metodologjisë onomatopeike krahasuese dhe asaj laboratorike, sesa metodologjisë komparative të thatë dhe pa elementë semantikë e sociolinguistikë. Fenomeni gjuhë nuk ka të bëjë thjesht me një kod komunikimi, por me koncepte universale të krijimit të cilat vishen me fonema për tu përcjellë si mesazhe, të-të gjitha llojeve, dhe pa të cilat civilizimi njerëzor nuk do të mund të ekzistonte, me gjitha agregatet shkencorë dhe kulturore që përfshin brenda vetes. Pra gjuha nuk është thjesht një sistem fonemash, pasi zhurmë fonema, mund të prodhojnë edhe trupa të pajetë, kur përplasen, kur shpërbëhen apo kur kalojnë në ajër. Gjuha është fillesa logjike e njeriut, ose shpirti i tij. Por nuk duhet të mbetemi gjer më sot tek aspektet teorike të gjuhës së parë, apo të marrim si shembull ndonjë gjuhë amalgamë, siç bën Derek Bickerton, por duhet të adresohemi drejt një gjuhe primitive njërrokëshe që i përmbush të gjitha kushtet , për të qenë gjuhë e parë. Nës në rastin konkret ne analizojmë shkrimin linear të Kretës, ka në të fjalë që prezantojnë kafshët dhe shifrat.
“Ne duhet të njohim se gjuhësia dhe matematika janë të lidhura drejtpërdrejt. Gjuhësia diakronike bashkëkohore vëzhgon trashëgiminë e diakronive në evolucion , i përball ato njëra me tjetrën dhe në këtë mënyrë , zbulon evolucionin e një gjuhe në një perspektivë historike në thellësitë më të mëdha të mundshme, duke mbajtur parasysh jo vetëm ndërthurjet e sisteme gjuhësore, por edhe elementë që pësojnë këtë ndërthurje; statistikat (…) duke e koncentruar vëmendjen në sistemin dhe aplikuar në diakroni të njëjtat principe analitike që janë përdorur për sinkroninë”. [ ]
Ne gjejmë në shkrimin linear A, fjalë të tilla si « Ko – wa », që është shumësi i fjalës « Kô » ( kâ – käu – käua ), e që në shqip do të thotë Ka-Kau, e cila në shumës jep */Kee/ në Shqipen Gege të veriut dhe */Qe-qetë/ ne gegnishten jugore (Versionin epiro Maqedon) duke u nisur nga të folmet e në trekëndëshin Lezhë-Elbasan-Shkup. Këtë formë të shqipes gege dhe gjuhës mikenase e gjemë në gjermanisht të derivuar semantikisht në konceptin */lopë/, si në gjuhën gjermane */kuh/, */koe/ në gjuhën holandeze, dhe */cow/ në gjuhën angleze.
Ne shohim qartësisht se fjala */kö- wöwa/ gjen kuptimin e saj fillestare në shqipen Gege, ose në atë që e quajmë shqipja arkaike, e cila duke u mbështetur në trajektoret dhe kronologjinë e gjetjeve të njeriu primitiv është 3-5 mijë vjet më e vjetër sesa gjuhët kelte dhe logjikisht rrjedhin prej saj. Ne kemi gjithashtu edhe objektin që tërheq kau, qe ne gegnisht quhet */karr/ ose /kerr/ e që nga anglisht ka dhënë emrin e veturës */car/ .
Fjala */mushkë/ e shqipes së sotme në greqishte prononcohet */moulári / (μουλάρι), që ka ardhur nga forma */mul/(shqiptohet mul) dhe në shqipen gege eshtë */mushk/, e cila ka si etimon një folje të shqipes gege */m’u – ush/ ( me u [me’u=mu] mush – Me u mbush) ( */ush/ është emërtimi i përbashkët i kafshëve të barrës, */kalit, gomarit dhe mushkës). Kuptohet që funksioni fizik dhe për rrjedhoje kuptim semantik */mushkës/ është */mu mush/ është togfjalëshi */me u mbush/, domethënë kafshë barre, kafshë transportuese. Pra qartësisht është një fjalë e gjuhës Mikene, por që gjen shpjegim etimologjik me shqipen Gege. Në nëndialektin Geg të Mirditës dhe Matit (Emathia Antike) për mushkën përdoret */mul- mule/ që përdoret vetëm ekskluzivisht për mushkën, dhe nëse pranojmë shkëmbimin e zanoreve [n/l], ose anasjelltas, kemi konceptin semantik të foljes formuese të gegnishtes */mun/ (mund) */mune/ (mundet)- pra kafshë */e mundit/ ose */e punës/….
Meqenëse këto fjalë gjenden të shkruara në tabletat e padeshifruara nga gjuha greke antike dhe gjuha e sotme, gjuhëtarët i kanë klasifikuara si të padeshifrueshme, duke krijuar një mister mes kërkuesve. Për mua nuk ka asnjë mister, madje as për tabelën e Pylos. Gjejmë në të fjalë të gjuhës Mikene, të Shqipes Gege, të greqishtes së vjetër, të greqishtes së re dhe etimone të gjuhëve të sotme latine, të gjuhëve gjermanike e madje edhe të Gjuhës Gjeorgjiane, kineze etj. gjë që provon se thjesht kemi të bëjmë me një substrat të fillesave të gjuhëve indoevropiane.
Në Shqipen Gege ne kemi versione të ndryshme të shprehive, ta zëmë: */i ky ka, ka cof/ në dhe */ky kau ka ngordhur/ në Shqipen Toske. Nëse në frazën e parë të shqipes gege gjejmë gjuhën mikenase në versionin ende gjallë, në version Tosk gjemë një gjuhë të derivuar në nivelit të tretë. Për një gjuhëtar anglez nëse nuk e njeh shqipen gege, po thjesht standardin e sotëm, kemi të bëjmë me dy gjuhë të ndryshme: E para gjuhë muzikore me fjalë njërrokeshe, dhe e dyta një gjuhë moderne prozaike. Kjo do të thotë se nëse me shqipen gege, ne mund të realizojmë etimologji, bazuar në etimone fillestare, kjo nuk mu të realizohet me toskërishten.
Duke qenë se gati të gjitha tabletat lineare A dhe B të gjuhës mikenase, kanë të bëjnë me tregtinë në antikitet e hershëm, jemi të detyruar të analizojmë pikësëpari origjinën e fjalëve të tilla në gjuhë të ndryshme shumë të largëta njëra me tjetrën si */treg/ e shqipes, */pazar/ (huzuar nga turqishtja prej shqipes), */marche/ e frëngjishtes, /shoping/ e anglishtes, */market/( e shumë gjuhëve) */suukun/ ( سوق) e arabishtes, shuka (ՇՈՒԿԱ) e armenishtes , */qhathy/ e gjuhës ajmara , (市場) */shìchǎng/ e gjuhës kineze, dhe ( މާރުކޭޓު ) maarukeytu e gjuhës Divehi , për arsyen e thjeshtë , sepse përveç konceptit semantik (shitblerjes) duhet të kenë të fshehur brenda dhe fillesën e tyre gjuhësore, ose matricën fillestare e cila duhet të jetë krijuese për të gjitha gjuhët. Për shembull në fjalën e shqipes */treg/ është shumë e thjeshtë , sepse vjen nga togfjalësh */të re ke/ (mallra të reja në shitje). Këtë term e hasim dhe në shkrimet Mikenase, lienare A dhe B. Me tej, marrim fjalën e */Pazar/, të cilën turqishtja e ka përvetësuar, dhe kur e ndajmë në matrica gjemë brenda saj koncepti semantik /pa/ dhe*/ za/ (shoh dhe marr/ ( të shqipes Gege), të cilën e shohim të transformuar në Frëngjisht */bazar/ (pas shkëmbimin tingëllor p/b) me të njëjtin koncept semantik, që me siguri Frëngjishtja e ka trashëguar nga Gjuhët simotra të Ilirishtes, ajo Gote dhe Vizigote. Më tej kemi fjalën */marche/, të Galishtes që vjen nga togfjalëshi i Shqipes Gege */Marr e sheh/, veprim fizik që çdo blerës bën kur shkon në treg. Të njëjtën gjë, mund të themi për */Shoping/. Pasi i ndajmë në matrica fillestare shkojmë tek shqipja */Shoh/ dhe /pi/+ng , ndërkohë që në gjermanisht haset në formën */market/, qe korrespondon me formën e gegnishtes */marr kët / (marr këtë – në shqipen e sotme) , kemi aksionin e blerjes + objektin e aksinit të blerjes. Nëse shkojmë dhe më larg, vëmë re se fjala e arabishtes */suukun/ korrespondon me fjalën e armenishtes */shuku/ (shiku-shikuar, pra vend për shikim mallrash) dhe shqipes gege */shikum/ vend për shikim ose treg. Çuditërisht edhe në kinezçe */shìchǎng/ hasim togfjalësh e shqipes */shi chan/- ose */shih ç’han/(shkodrançe) , pasi në traditën kineze gjatë blerjeve edhe shihet dhe hahet diçka, ndërkohë që në versionin anglez, gjatë blerjeve shihet dhe pihet diçka */Shoh pin (g)/. Por nga të gjitha këto, më e vjetra formë e shkruar është forma */te re/ e gjuhës Mikenase, e cila ruhet vetëm nga Shqipja në formën /te re +g/ =/treg/. Meqenëse shqipja gege u gjen çelësin etimologjik dhe semantik të gjitha këtyre fjalëve në gjuhë të ndryshme, indoevropiane dhe jo-indoevropiane, kemi të bëjmë me një gjuhë fillestare.
Disi më larg, duket greqishtja e vjetër, në planin fillestar, por edhe fjala */Agoré/ ( αγορά) , vjen nga një togfjalësh i shqipes */â gör/, ose */â gur/ , sepse në traditën e lashtë greke, mallrat e reja për shitje ekspozoheshin mbi gurë ose në vende të rrethuara me gur (kolonat)– psikologji që korrespondonte me konceptin semantik të tregut. Është e çuditshme sesi Shqipja Gege është gati e njëjtë me Gjuhën Mikenase nga njëra anë, por nga na tjetër dallohet qartë se në greqishten e vjetër dhe të re, janë një sistem gjuhësor të modifikuar me prejardhje po nga Shqipja Gege.
Fraza arkaike më e shpeshtë e gjetur në shkrimet Lineare A dhe B, Mikenase është “ti ri ja” e cila gjendet edhe në Arvanitika* /ti reja/ dhe në Shqipen Gege */t’reja/ . Kjo formë etimoniale ka dhënë në shqip një familje të tërë fjalësh , si fjalët me semantikë të drejtëpërdrejtë */ treg/, /tregti/, */tregtar/ , por me derivacion semantik , */tregues/, tregim tregimtar, tregimtari, trezor, trezori, por edhe fjalën e frëngjishtes */tres/(shumë) haset rëndom në shqip gege / ç’po kem t’re/ etj.
Ajo që bie në sy përgjatë këtyre analizave të kombinuara Krahasuese, semantike dhe strukturale, bazuar metodologjinë e metagjuhës ose shtresëzimit të historisë së krijimit brenda fjalës, eshtë se ka një lidhje të fortë mes Gjuhës Mikene, Arvanitase dhe Gege.
Ajo që i bën studiuesit kuriozë, janë pyetjet e mëposhtme: çfarë metodologjie shkencore përdori Ventris në punën e tij deshifrueshe, mbi shkrimet lineare A dhe B të Kretës. Cilat janë ato gjuhë origjinale të Evropës që janë ende gjallë dhe që mund të na ndihmojnë në deshifrimin e këtyre shkrimeve. Pse metodologjia komparative shumëgjuhëshe nuk u përdor, pas gjetjes së këtyre shkrimeve… dhe pse u përdor vetëm greqishtja kur dihet se vetë greqishtja eshtë një gjuhë e gjeneratës së sytë, pra e prejardhur, siç e pohojnë Aristoteli, Platoni dhe Hermogjeni.
“Të shumtë janë ata që pyesin , se ajo që ne e quajmë mikenase është një formë shkrimi? Athur Evans, konservues në “Ashmolean Museum” [ ] të Okfordit ishte i bindur bindur: pas punës këmbëngulëse të bërë në Kretë, se kishim të bënim me tableta të epokës së bronzit, që mbanin inskripsionit në një lloj shkrimi të panjohur. Pastaj duke kryer kërkime ne Knosos të Kretës, nisur nga viti 1900, zbuloi, që në javën e parë të kërkimeve një bashkësi tekstesh që sot janë më të rëndësishmet në botën Mikeno-Ageane. I takoi pikërisht Evansit, që të klasifikonte dy sistemet e evolutive të shkrimit dhe tu jepte atyre emrat qe i përdorim edhe sot. Në volumin e parë të “Scripta-Minoa” që doli në vitin 1909, identifikon mbi bazën e kritereve të jashtme shkrimin hieroglifike. shkrimin linear A, shkrimin Lienar B. Këto terma i referohen aspektit të shenjës: Sa më shumë është piktografike aq më e vjetër është, që pavarësisht emrit, nuk kanë të bëjnë aspak me hieroglifët egjiptiane…. Evansi nuk tenton veçse disa hipoteza mbi shenjat e veçanta, pa tentuar të bëjë një deshifrim komplet . Ishte i bindur që këto tre lloj shkrimesh ishin puro të Kretës dhe të Mikenës, duke shënuar një gjuhë që nuk kishte të bënte fare me greqishten e sotme”. [ ] Analizat gjuhësore i japin të drejtë Evansit. Në kohën kur Evans bëri kërkimet e tij në Kretë, popullsia fliste akoma pasardhësen e Greqishtes së vjetër, Shqipen Arvanitika, dhe i vetmi emërtim që u gjet sa i takon etnisë ishte termi Eliros, një version i termit Iliros (ilirjanë).
Faza e dytë e studimeve të shkrimeve të Kretës, mund të klasifikohet si punë patriotike e nipit të Greqisë moderne Michael Ventris në bashkëpunim me anglezin John Chadwick, sepse ata injoruan të gjitha konstatimet e Evans, mbi karakterin */jo-grek/ të këtyre shkrimeve. Normale, që grekët s’kishin të bënin me këto shkrime , pasi grekët u krijuan shumë më vonë si etni. Kjo nuk i përjashton ato nga trashëgimia Mikenase, por shkencërisht nuk duhet mohuar rroli aksial i shqipen primitive Gege , e cila ne del qartë si gjuha mbi të cilën u formësua greqishtja e vjetër. Në analiza nuk u respektua asnjë normë e gjuhësisë krahasuese të Franz Bob, dhe as sistemet semantike e strukturore të analizës etimiologjike. Në momentet që sistemet emocionale (preferenca dhe dashuria per një kulturë të caktuar) bëhen dominonte në studimet gjuhësore, aty merr fund kërkimi objektiv, pasi fillon paragjykimi i gjuhëve të tjera. Fatkeqësisht kjo sëmundje mund të prekë edhe universitet me prestigjioze të Botës.
Ajo që vlen më shumë, në analizat e pastra gjuhësore, është parimi fonetik, parime meta- gjuhësor gramatik e fjalëformues dhe parimi semantiko-logjik i ndërtimit të fjalës, të cilat na mundësojnë deshifrim shkencor të shkrimeve.
Le të shohim konkretisht tabletat Mikenase. Në interpretimin e publikuar nga “Bennet e Olivier”, pas kërkimeve të zgjeruara arkeologjike në vitin 1976 {Scribes (4 PY Aa 62 )}, fjala e gjuhës Mikenase */me-re/ është e njëjtë me atë të gjuhës arvanitika, po ashtu e shqipes /mere/(mall i caktuar për tu marrë nga magazina- frazë që përdoret edhe sot : */mere mallin/, ose */mere atë që të pëlqen/, ose */mere ose leje/.
Fjalë tjetër eshtë mbiemri i gjuhës Mikenase */ti rija/, që korrespondon me fjalën e shqipes */të reja/ . Duke bashkuar du fjalët kemi togfjalëshin që simbolizon shprehjen /mere ti rija/ në gjuhën arvanitika dhe */marrje të reja/( Blerje ose furnizime të ardhura) në shqipen gege dhe atë normative. Me tej kemi */mul 7/-*/kowa 10/ dhe */kowo 6/, që korrespondojnë me shqipen */mule/(mushka) 7, */kowa/ (ka-kau-kaua- lopë) 10, */ko-wo/ (viça 6).- kemi të bëjmë me kafshë shtëpiake, të cilat në kohën e Mikenës konsideroheshin si pasuri e madhe.
Në një tjetër interpretim të shkrimit linear, deshifruar nga Shandrick(1988) ne dallojmë fjalën */mere/ , qe ka lidhje me fjalën e shqipes marrje (blerje) , fjalën e ripërsëritur /ti rija/ Mul 7, kowa 13, */da 1/ (da 1 në gegnisht dhe ndarë 1 në toskërisht) (To Do: = double check this transliteration in Chadwick 1988)
E njëjta terminologji deshifrohet si */blerje/ nga Bennett & Olivier në vitin 1973: « Me-re-ti-ri-ja »; (retirijame; tirija-mere); në shqipen arvanitika dhe shqipen gege; « Marrje te reja », Mul (7) ko-wa 10 ko-wo 6. (blerje të reja qe mul (mushka) 7, qe (ka-kava) 10, viça 6). Në frengjisht haset forma: « Wa » = « Vache », et « Wo »= « veaux “, që haset në shqip në formën */vaiç/ -/woiç/, ose */viç/
Po ashtu në tabletat e tjera {Bennett & Olivier 1976: Scribe 4 (PY Aa 63 )} :« ki-ma-ra » MUL 3; ko-wo 4; kowa 5, (Në shqipen gege : « Ki më ra »= « Ki më la »= « Ki ma la» (Nuk mi bleu direkt) = por do të rivijë ti marrë : « Da 1 », « Ta 1 » = « dha » 1 talan et « ta » (në shqipen gege), që do të thotë pagoi si garanci ose kapar 1 talan . Vetë fraza « Etalon » që e gjemë në gjuhët moderne i takon shqipes Gege : /E-ta-lan/ = /ta lan /(të është lënë d.m.th kapari-kapare) : /Mul -3/, */Kawa 5/ , */ko-wo 4/.
Shumë specialistë të gjuhësisë, të ndodhur para këtij fakti, thonë se */Janë thjeshtë koincidenca/. Koincidencë, që Shqipja Gege shpjegon gjithë mitologjinë greke, koincidencë që Shqipja Gege Korrespondon me Gjuhën Mikenase, Koincidencë që Shqipja Gege ka të njëjtën lloj gramatike si Sumerishtja, koincidencë që Shqipja Gege përkon me gjuhën Kopte, Koincidencë që Shqipja Gege ka një leksik të përbashkët me Hebraishten Kaldaike. Shumë koincidenca. Por këtu kemi faktin shkencor kokëfortë që na vë përballë ligjeve gjuhësore: kur ngjashmëria i kalon 60 përqind të lëndës gjuhësore, koincidenca dhe huazimi bien në aspektin shkencor dhe kemi të bëjmë me një fenomen gjuhësor, dhe me origjinë gjuhësore fillestare.
“Deshifrimi nga ana e Michael Ventris të shkrimeve Mikenase B, vazhdon të jetë një nga performancat me të shkëlqyera realizuar në fushën e filologjisë; ishte i pari shkrim që u lexua pa ndihmën e ndonjë teksti shumëgjuhësh , i cili bazohej në analogjinë mes e brendshme që ekzistonin mes formave të ndryshme të strukturës grafike të teksteve. Por për të kuptuar si duhet efikasitetin e deshifrimit të Ventris, duhet ta zëvendësojmë në pozicion gjithsesi të veçantë këtë fitore, në një pozicion veçanërisht të vështirë”.[ ]