Sakritishtja, raportet e saj me shqipen
“Meqenëse shqipja primitive gege arrin të deshifrojë gjuhën Sanskrite, sipas të gjitha gjasave gjuha, gjuha tokariane ka qenë një keltishte e hershme ose më saktë një version i shqipes primitive.”
Nëse i shohim me kujdes fjalët e gjuhës sanskrite, shumërrokëshe, të komplikuara, aglunative, arrimë në konkluzionin se para saj ka patur një tjetër gjuhë akoma më “primitive”. Sipas të gjitha gjasave kjo gjuhë ka qenë gjuha e fiseve tokariane që kanë shtegtuar nga Azia e vogël drejt Indisë Veriore dhe qendrore, e më pas drejt Kinës duke krijuar koloni tregtare në të famshmen “rruga e mëndafshit”. Meqenëse shqipja primitive gege arrin të deshifrojë gjuhën Sanskrite, sipas të gjitha gjasave gjuha, gjuha tokariane ka qenë një keltishte e hershme ose më saktë një version i shqipes primitive.
Pse në gjuhët evropiane gjejmë aq shumë fjalë kineze dhe kush është burimi fillestar. I ka marrë kinezishtja nga gjuha kelte apo keltët nga gjuha kineze?!
Është normale të gjejmë fjalë mes gjuhëve keltike, galike, latine dhe gjuhës së popujve të detit (Shardanëve, Ardianëve, Ashenëve, (Athenëve) – që quheshin popujt e detit ose të Ilirisë Antike) pasi të gjithë vinin nga nënë Galatea, me një origjinë të përbashkët, dhe fiset tokariane në juglindje të Kinës që merreshin me tregtinë e mëndafshit dhe erëzave në antikitet ishin fise kelto-ilire, që përveç traditave kishin sjellë edhe fjalë keltike në gjuhën kineze.
Së paku toponimia tokariane dhe emërtimi i qyteteve ku kanë jetuar tokarianët i takon gjuhës shqipe, si */Agni/ (ag-nji) që do të thotë */agu i parë/; */Korla/ (korr-la ) që do të thotë */Vendi i magazinimit të korrjeve/; */Nija/ (vend ku rrihet e bisedohet); */Kroran/ (Kro-ran) që do të thotë /kroi i ran/ (Kroi qe bie); /Jushi/ (vendi juaj) etj.
Sa i takon shkrimeve tokariane, duket qartë se kemi të bëjmë me keltishten ose më saktë një shqipe primitive gege:
Poezi Tokariane -Me poshtë deshifrimi….
Mā ñi (pra dëgjo)
cisa [si s’â (është)] noṣ śomo [ne u shumë] (Si s’ishim shuam)
ñem ënolme lāre (ç’nam të kolme [të madhe] lam)
tāka mā ra postaṃ ( t’a ka me ra ma posht)
cisa lāre mäsketär-ñ. ( shi si jam lan mas kësaj)
Ciṣṣe laraumñe (ç’ishte lan[than] ra m’ne)
ciṣṣe ārtañye [ar thanie=fat] (c’ishte parathan)
pelke kalttarr (për altar)
śolämpa [sö lan pa]- (ska për tu parë)
ṣe mā te stālle śol-wärñai.
(Se mba ti yje, dielli që ik prej nesh)[ ]
Po le ti kthehemi gjuhës sanskrite. Ka një numër shumë të madh fjalësh të shqipes primitive të cilat janë të njëjta ose të ngjashme me gjuhën sanskrite: një fonetikë të njëjtë ose të ngjashme, një semantikë të njëjtë ose një semantikë të adaptuar, por ka edhe semantikë të njëjtë me fjalë sinonimike, ose kundërvënie semantike me fjalë antonimike, të cilat kërkojnë thellim dhe analiza gjuhësore të komplikuara, të cilat ne nuk kemi mundësi kohore për ti realizuar. Ndaj do vazhdojmë të vëmë në dukje ato që janë më të dukshme:
Po cilët janë elementë favorizues që ka Shqipja Primitive Gege në raport me sanskritishten, sa i takon etimonëve të fjalëve të familjes indo-evropiane, por edhe më tej, ose morfemave fillestare dhe gramatikës fjalëformuese në gjuhë të ndryshme të vdekura dhe të gjalla.
Nëse bazohemi në përcaktimet e kundërshtarit më të madh të tezës indo-evropiane Claude Hagège, një gjuhë duhet konsideruar si e vdekur nëse asnjë person nuk e përdor atë në komunikimin e përditshëm të tipit vulgar, si ta zëmë “kaloma mua kutinë e kripës” apo “çfarë shije të hidhur ka kjo kafe”.
Duhet vënë në dukje se stadi i privilegjuar i sanskritishtes klasike, na bën të dyshojmë se ajo nuk ka qenë asnjëherë një gjuhë e mësuar nga nënat. Sipas të gjitha gjasave ajo ka qenë një gjuhë “ e rafinuar dhe e huazuar”, nga një burim paraardhës, sepse vazhdon të jetë një gjuhë e mësuar në shkolla, sipas disa normave fikse.
Në një interviste akorduar gazetës “Le Monde” , të titulluar “Trois questions à… Claude Hagège” (tre pyetje për Claude Hagège) ky gjuhëtar frazec origjine Hebraike nuk lë pa prekur as anashkalimin e gjuhës shqipe.
“Nuk ka të bëjë me faktin se autorët propozojnë një metodë moderne, bazuar në një llogaritje rigoroze të probabiliteteve, që ata të mund të zgjidhin problemet bazuar në injorancës tonë. Sado e dobishme që të jetë , studime të tilla në fakt nuk zgjidh disa pyetje: si pozita e Shqipes në gjenealogjinë indoevropiane. [ ]
E di se perceptimet e mia mbi gjuhën nuk korrespondojnë me ato të Jean-Paul Demoule, por jam i detyruar të pranoj se karakteri principal i gjuhëve natyrore që janë gjuhët amtare njëkohësisht, korrespondon me natyralicitetin e marrjes si gjuhë nga fëmijët, që në fazat fillestare bashke me qumështin e nënave të tyre. Ky është elementi themeltar i përcaktimit të etnisë së fëmijës, ose grupit të fëmijëve. Dhe nuk e kuptoj sesi për të gjetur origjinën e gjuhës natyrale, mund të përdoret gjuhë skolastike si Sanskritishtja dhe Latinishtja. Bopp nuk na ka lënë asnjë dokument rreth kësaj çështje, gjë që na lë një enigmë që nuk arrijmë ti japin zgjidhje. Pavarësisht nga fakti që sanskritishtja eshtë një gjuhë e mësuar në shkolla, në fillimet e saj ajo ka qenë një gjuhë e folur nga një popullatë e caktuar në lashtësi, sepse logjika nuk pranon qe një gjuhë të lindet nga Asgjëja.
Jean-Paul Demoule, në një interviste të akorduar për Nicolas Ragonneau et Tristan Macé rreth librit të tij: “Po ku kanë shkuar indo-evropianët”, shpreh një dyshim në dukje të përciptë : “Ne njohim fenomene të farefisnisë gjuhësore, që askush nuk i kundërshton, siç janë gjuhët romane që të gjitha rrjedhin nga latinishtja. Por ato janë pafundësisht më afër njëra-tjetrës, në fund të dy mijëvjeçarëve, sesa janë tre gjuhët më të vjetra të njohura indo-evropiane (greqishtja mikene, hittite, sanskritishtja), të datuara rreth vitit 1500 p.e.s. që gjithashtu supozohet se janë ndarë nga gjuha nënë përgjatë një peridhe 2 mijë vjeçare”. [ ]
Jean-Paul Demoule flet për një “Gjuhë Nënë” të tri gjuhëve ; asaj Mikene, Hitite dhe Sanskrite?! Ku mund të gjendet kjo gjuhë?
Një ndër karakteristikat e gjuhës së parë primitive të njeriut ka qenë ekzistenca e foljeve primitive njërrokëshe të cilat merrnin shumkuptimshmëri semantike. Tipike është folja */bi/ e shqipes primitive e cila ka një semantikë të shumëfishte. Kuptimi i parë i saj */bi/ (mbi).; kuptimi i dytë semantik */bi/ (bie) kuptimi i tretë */bi/ (bijë), e cila haset në dy format primitive të saj Bij dhe bir. Përveç kësaj folja primitive ka dhënë edhe emrin */bir/ (bir dërrase, bir në gur, bir në mur etj). Nuk ka ndonjë gjuhë tjetër në botë që ti ketë karakteristika të tilla. Nëse krahasojmë fjalët e gjuhës shqipe */bir/ që vjen nga folja primitive */bi/ (mbi), me fjalën Hebraike */bar/ (בֵּן) që ka të njëjtin kuptim me */bir/ të shqipes, vëmë re se kemi të bëjmë me një fjalë shumë të vjetër të gjuhës primitive , nga ku ka ardhur edhe folja Sanskrite */bhratar/ (vëlla) e cila gjende në forma fonetike të variueshme në të gjitha gjuhët evropiane, si */brodher/në anglisht, */bruder/ ( ברודער) në Yiddish, */broer /në Holandisht, */bruder/ në Gjermanisht, */bror/ në Suedisht, */brat/(брат) në Rusisht, */barodar/ (бародар) në Taxhik, në gjuhën skoceze */brathàir/ etj. Në pamje të parë fjala e Gjuhës hebraike */bar/, është etimoni i të gjitha fjalëve të mësipërme përfshirë edhe fjalën e gjuhës sanskrite. Por duke parë se gjuha shqipe si të barabartë të fjalës */bhratar/ ka fjalën */birazer/( ka gjuhëtarë që mendojnë se kjo fjalë ka hyrë nga persishtja nëpërmjet turqishtes – nuk jam i këtij mendimi pasi etimoni i kësaj fjale është fjala Bir i shqipes) , dhe duke marrë parasysh edhe foljen tjetër të shqipes primitive */bā/( bëj) nga vjen fjala hebraike */bar/, (i bërë- pasardhës) ne mund të themi pa frikë se kemi të bëjmë me fjalë të prejardhura nga shqipja primitive. Format e shqipes */bir/, qe vjen nga folja */bi/ (rigjenerim) dhe format e hebraishtes */bar/(bir) që vjen nga folja e shqipes primitive */ba/, duket qartësisht se janë më primitive sesa forma e sanskritishtes */bhratar/.
Por gjuhësia e krahasuar nuk i jep zgjidhje përfundimtare problemeve të etimologjisë, pasi ka fjalë që nga ana Fonetike nuk ngjajnë, sepse janë manipuluar si me matrica fjalëkrijimi (prefikse, sufikse, interfikse) por edhe nga teknika e krijimit të fjalëve të reja me bashkim, duke u bërë të padallueshme . Kështuqë gjuhësia për të arritur rezultatet e saj duhet të shoqërohet si me Sintaksën e morfologjinë po ashtu dhe me semantikën dhe logjikën.
Konkretisht, nëse hymë me detaje në studimin matricor dhe fonetik të gjuhës sanskrite, ne do të zbulojmë se rreth 80 për qind e fjalëve të saj janë shumërrokëshe, që do të thotë se kemi të bëjmë me një gjuhë të derivuar antike nga një gjuhë me fjalë njërrokëshe e origjinës fillestare.
Do të ishte pikërisht 2 shkurti i vitit 1876, kur Sir Williams Jones, me profesionin fillestar Jurist, do të proklamonte në një konference shkencore në Kalkuta plot entuziazëm, para miqve të tij dhe parisë intelektuale të qytetit se : “Hindusët kanë pasur një afinitet te jashtëzakonshëm me Persët, Etiopianët, egjiptianët, me grekët, etruskanët, skythët , gotët , keltët, kinezët, japonezët dhe peruanët. Të krijohet përshtypja ose ka një arsye ta mendojmë sikur ishte kolonia e njërit nga këto nacione, ose këto civilizime u krijuan nga Hindusët. Ne mund të themi pa frikë se vijnë të gjithë nga një regjion central, identifikimi i të cilit do të jetë objekt i konferencës time të ardhme”. [ ]
Sir William Jones, kishte të drejtë të entuziazmohej për kulturën Hinduse, por se krahasimet janë paksa të ekzagjeruara. Jones thotë pak a shumë se Kultura Hinduse ngjan mes të tjetra edhe me kulturën “Etruske”, deshifrimet e shkrimeve të së cilës akoma nuk janë pranuar edhe sot e kësaj dite nga kultura e lartë imperiale londineze sepse korrespondojnë me shqipen primitive. Megjithëse nga shumë studiues ai konsiderohet si amator “i entuziazmuar” Willim Jones ka të drejtë kur pretendon se kolonizimi i botës nisi nga një pikje e caktuar, por mosha e plakur nuk e la ta çonte kërkimin e saj në fund.
Francezi Jean-Paul Demoule, në librin e tij “po ku na kanë shkuar indi-evropianët” e konsideron William Jones, një “Amator të entuziazmuar”. “Cilat janë impresionet gjeneralë që mbartin në fund lexuesit e kujdesshëm nga teksti i Sir William Jones: Një amator i entuziazmuar, si shumë të tjerë pas tij, e që papritur na mori ethe eruditi të krahasimeve pa asnjë rregull e logjikë, sepse ai e kishte të pamundur të bënte modelin akademik ndryshe veçse në model akademik të tipit “babelian”, i njohur në veprën “Gjuha e Noes ka humbur shum shpejt”, që e transmetoi si teori dy vjet pas vdekjes së tij më 1792. Që një administrator i një regjimi kolonial, mbi të cilin dielli nuk perëndon kurrë, nuk mund ta shohë botën vetëmse në termat e një kolonizimi universal nisur nga një pikë qendrore, kjo duket qartë. Sir William Jones nuk është vetëm një pararendës por një idil që vazhdon të adhurohet edhe sot. Që në hyrjen e parë në skenë , gramatika e krahasuar është e papranueshme për një model akademik”.[ ]
Por nëse teoria e William Jones do të ishte “fantazmagorike” siç pretendon Demoule, ajo nuk do ti rezistonte kohës. Sa i takon gjuhësisë së krahasuar , puna e Franz Bopp dhe gjithë gjuhëtarëve të mëdhenj na tregon se ajo është një metodë efikase dhe ka dhënë provat e saj, duke klasifikuar familjet e mëdha gjuhësore. Së paku fjalori primitiv i shqipes gege dhe përkimet që ka me sanskritishten e provon katërçipërisht tezën indo-evropiane.
Një analizë e thjeshtë strukturale dhe fjalëformuese bazuar mbi shqipen primitive gege, mjafton të kuptojmë këtë realitet gjuhësor. Duke u mbështetur në metodologjitë gjuhësore moderne, konkretisht në gjuhësinë komparative, etimologjinë e aplikuar, në strukturën e fjalëve dhe të matricave gjuhësore, ne zbulojmë se fjalët e gjuhës Sanskrite nuk janë gjë tjetër veçse fraza ose bashkime fjalës së gjuhës së parë primitive të njeriut.
Le t’ja fillojmë nga shembujt konkretë: Fjala */Āditya/ { āditya} (अंशुमान्आदित्य ) në gjuhën sanskrite do të thotë */diell/ . Nëse ne e ndajmë këtë fjalë sanskrite në morfema embrionale, ne kemi togfjalëshin e gjuhës gege me të njëjtën fonetikë precize dhe semantikë të derivuar */A dit -ja/ (ja është ditë), pra ka rënë dielli.
Po ashtu fjala */ « Ādityavāsarah » {आदित्यवासरःरदववार}, e gjuhës sanskrite do të thotë: */e diele/: ndahet në fonema */ Ā –dit – ya – vä – sa – ra(h) /. Dallojmë qartësisht një fjali në shqipen primitive gege: */Ā (është)–dit (ditë) – ya (ja) – vä (që do të jetë) – sa(sa ) – ra-h(ra- bie të ) që do të thotë: */ä dit-java sa ra/, qe semantikisht nënkupton */ikjen e javës/, ose */ditën e fundit të saj/-*/e diele/. (Fjala Java , në shqip do të thitë: */ja va/(ja shkon) Periodë kohore që ikën në mënyrë ciklike.
Në këtë punë kërkimore “ …ne trajtojmë vetëm analiza të kodazhit fonologjik. Për çdo fjalë të seleksionuar, folësi do të rimarrë një kod fonologjik, formën fonologjike të specifikuar në leksikun mental. Kjo formë fonologjike do të quhet leksemë, dhe do të përdoret për të krijuar një program të ri fonetik për fjalën e marrë në shqyrtim”[ ]- shprehet gjuhëtari i kërkimeve laboratorike Ludovic Ferrand.
-Në fazën e parë të enkodazhit fonologjik, është rimarrja e formës fonologjike të fjalës së seleksionuar: ta zëmë fjalën sanskrite */Agastamāsa /- (leksema) në leksikun mental të ligjërimit të gjuhës sanskrite.
Pas kësaj kemi zbërthimin fonologjik për të gjitha etimonët e fjalëve të bashkangjitura (etimonët) gjatë krijimit të kodit */â/ (është), */gas/(gëzim-shumë sende per ushqim-vjelje ushqimi) ose */t’a/ (prezent-që është) dhe */mas/ (sasi e madhe) , plus sufiksin */a/, që me derivatin jep */Agastamāsa/ (muaji i vjeljes dhe depozitimit të një sasie ushqimore për dimërim). “Në shumicat e teorive të deskripsionit fonologjik, bëjnë një ndarje mes dy tipeve të informacionit fonologjik: që është informacioni i përftuar nga segmentimi i fjalës dhe tjetra informacioni mbi metrikë e fjalës. Informacioni segmentar korrespondon me strukturën fonetike, që do të thotë kompozicioni i bashkëtingëlloreve, i grupeve të tyre si dhe zanoreve. Këto teori ndahen sipas shkallës së specifikimit , duke shkuar drejt nën-specifikacionit (Stemberger, 1983) apo drejt një specifikimi fonemik në tërësi (Crompton, 1981) Në këtë model segmentet e fjalës sanskrite janë paraqitur si pjesë përbërëse të një fjalie në Shqipen Gege Primitive. [ ] (ky është një model i propozuar nga gjuhëtari francez i studimeve konjunktive të gjuhës së aplikuar Ludovic Ferrand). Pra shihet qartë se */agastamāsa / ( अगस्त ) e gjuhës sanskrite nuk është burim për fjalën shqipe */gusht/, as për fjalën latine */august/ ( au-gust ; është gusht në shqipen primitive gege). Qartësisht në gjuhën sanskrite, kemi semantikën e shprehur në kuptimin e brendshëm logjik të fjalës */është koha e gëzuar e ushqimit që vilet, -masës/… pra kemi një kombinacion elementësh që shkrihen në semantikën e simbolit të muajt */gusht/. Në aspektin e logjikës se krijimit të fjalës, ne e dimë mirë se në këtë periudhë të vitit njeriu primitiv mblidhte farërat, si dhe frutat e thara për dimrin e ardhshëm , sidomos në periudhën prejhistorike kur tregtia ende nuk kish filluar pasi nuk ishte shpikur ende monedha.
Përveç metodës fonetike, një lloj tjetër etimiologjike ashtë ajo e kërkimit me mjete semantike. Jean-Paul Chauveau , autor i një artikulli mbi etimologjinë dhe semantikën, publikuar në “Open Edition Journals”, që në hyrje do të shprehet se :“Etimologjia shpesh kritikohet, për gjurmimin e stërholluar të evolucionit të shenjuesve dhe se është i plotë pas përafrimeve me historinë e semantikës. Ky artikull shqyrton tre shembuj të trajtuar së fundmi [….], ku klasifikimi i kuptimeve të vërtetuara dhe sekuenca e tyre brenda një rindërtimi të historisë semantike, rezulton të jetë vendimtar në përcaktimin e saktë të pikënisjes së tre fjalëve […], etimologjia e të cilave ështe e paqartë, e diskutueshme ose e panjohur. Historia e shqisave është po aq e nevojshme sa ajo e formave. Etimonin e arrijmë në pikën e konvergjencës së rindërtimit semantik dhe rindërtimit formal, pasi etimoni është një shenjë gjuhësore, që lidh një shenjues dhe një të shënjuar dhe përdoret në një bashkësi gjuhësore në një periudhë të caktuar të historisë së tij”.[ ]
Ky lloj modeli përceptiv na ndihmon për të gjetur burimin e fjalëve që paraqesin vështirësi përgjatë zbërthimit fonologjik. Këtu bëhet përfshihen fjalë të modelit të fjalës sanskrite ; */Asr̥j/ (असृज्) e që përkthet në shqip */gjak/ (ɟʑak). Fjala shqipe hyn në grupin e familjes */gja/(gjej) */gja/ (gjë e gjallë),*/gjah/ -*/gjaj/(gjej): /gjan/ (shpirt)/ et… por fjala */gja/, vjen nga nje togfjalësh primitiv i shqipes primitive */Të za/= */tza/. Nëse e analizojmë fjalën */Asrj/ (sipas shqiptimit */asjere/) do të zbulojmë frazën e shqopës prejhistorike */as-se-re/ (ash e re) plus prefiksin */j/, e cila përkthet (rigjenerim), që migron drejt kuptimit semantik të fjalës */gjak/. Pra megjithëse genishtja ka një familje fjalësh të tjera që lidhen me fjalën gjak, ajo gjithësi e motivon nga na etimologjike fjalën e gjuhës sanskrite. Në këtë rast kemi të bëjmë me semantikë të derivuar sinonimike, një fenomen gjuhësor pak aspak i studiuar.
Jean-Paul Chauveau, në studimin e tij,.“ Që nga nevoja për etimologji , deri tek rikonstruksioni i historisë se sensit” – e lidh aspektin strukturor të fjalës me historinë e ndërtimit të saj dhe me etimologjinë krahasuese si teknikë e zbërthimit të koncepteve që fjala mbart brenda vetes. Ai përcaktohet se :“Sipas problematikës së përcaktuar nga Benveniste (1954) sa i takon domenit indo-evropian dhe siç tregohet nga rastet e shumta të zgjidhjeve që ai ka dhënë (Benveniste, 1969), rindërtimi semantik kërkon gjithashtu të jetë dhe një çelës historik, domethënë të rikonstituohet hap pas hapi gjuha, duke u nisur nga kontekstet, përdorimet, shpërndarjet dhe lidhjet e fjalëve, së pari brenda secilës gjuhë, pastaj në fazat e ndryshme të rindërtimit krahasues, të zbulohet kuptimi origjinal”. [ ]
Një shembull tipik i vërtetimit të kësaj aksiome është ta zëmë fjala sanskrite */daaru /; (कु ज) */druma / (तरु) ou */Taru/ (द्रुम) / përkthehet në shqipen primitive */Dru/. Të gjitha këto fjalë të sanskritishtes shuhet qartë janë derivate të fjalësh shqipe primitive */dru/ por forma më e afërt eshtë versioni */Dru-ma/ (mban dru). Vetë kjo fjalë rrjedh po nga togfjalëshi i shqipes primitive */Të ru/(kemi ndërrimin konsoneve t/d) njeriu u ruhej kafshëve të egra agresive duke u fshehur ose ngjitur në drunj (pemë), nga ku lindi edhe kulti i priftërinjve keltë dhe galë që vetëquheshin */druidë/ dhe jetonin nëpër pyje. Në këtë rast vëmë re se shpeshherë fjalët fshehin brenda vetes edhe historinë e krijimit të tyre.
Një ndër fjalët më të vjetra të gjuhës njerëzore, është fjala “nān” në të gjitha gjuhët e botës. Aplikimi i teknikave komparative për të gjetur origjinën dhe sensin koncept-formues të fjalës, kërkon një transaksion konjuktiv ndërgjuhësor. E gjejmë në nje version shumë të vjetër tek gjuha sanskrite */mâtr / (अम्बा ) që përkthet në shqipen primitive gege */nān/(me a të gjatë). Por fjala më e vjetët e shqipes primitive është */mā/. Kjo fjalë është me origjinë esklamative, pasi vjen nga fjala e parë që përmend bebja, e që është pikërisht / mā /. Pra ajo është një fjalë-fonemë e gjuhës së parë të njeriut. Kjo fjalë e shqipes gege */mā/ është njërrokëshe… nëse e krahasojmë me fjalën e PIE: */méh²tēr/ me fjalën shqipe primitive */mā/, vëmë re se ajo e shqipes ka karakteristika gramatikore fjalëformuese shumë më solide, si në aspektin fenomenit gjuhësor “etimon plus sufikse” po ashtu në funksionin fjalës rrënjë që krijon familje fjalësh. Por gjithashtu përmbush mision e saj semantik mbartës, por edhe atë të fonetik. Nuk ka dyshim se fjala /mā/ se ka dhënë gjithë spektrin fjalëformues të fjalës */Nënë/, në të gjitha gjuhët, si /Mâtr/(sanskrit), */mata/ (Bengali); /mātā/ në hindi; */màtē/ në proto-balto-sllavik; */Mati/në proto-sllavic, */mat/ në rusisht; */mäti/ në serbo-kroatisht; */májka/ në bullgarisht, */matka/ në Polonisht dhe çekisht, */mati/ në ukrainisht… */mātā/ proto-aranisht, */mát/ në Balashi; */mādār/ në persian; */mater/ në latin; */madre/ në italisht dhe spanjisht, */mére/ në Frengjisht, */mātīr/ në proto-keltik, */modryb/ në Uellsian, */máthaír/ në Irlandisht, */mayr/ Armenisht; */mitera/ në Grek; */mōdēr/ në Proto Gjermanik, */moeder/ në Hollandisht; */mutter/në Gjermanisht; */muter/ në Idish; */módhir/ në norvegjishten e vjetër, */moder/ në Suedisht dhe Norvegjisht.
Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me një fjalë shumërrokësh, me përjashtim të shqipes primitive */mā/. Nga na tjetër, gjuha shqipe ka konservuar ne arsenalin e saj të tria fazat e zhvillimit të gjuhës, fjalën e gjuhës zanore (vuayale) */ié/ (nënë) të fazës së parë, fjalën e gjuhës fonemike */ma/(nënë) dhe fjalën */nān/ të shqipes që ka dhënë shifrën */nant/ (nëntë) në shqipen gege, dhe */nëntë/ në toskërisht (Sipas konceptit biologjik e semantik të kohëzgjatjes së shtatzënisë 9 muaj).
Nga fjala e shqipes primitive gege */Ma/, ka rrjedhur edhe fjala */umama/ e gjuhës Zulu në Afrikës; */modar/ e gjuhës Tagjike, */ama/ e gjuhës Baske, */may-may/ e gjuhës Birmane, */amayi/ e gjuhës Shisheva, */mawa/ e gjuhës Senegaleze, */makuahine/ e gjuhës Havai, */Am’ma/ në gjuhën Malayam, */āmā/ në gjuhën e Nepalit, */māṁ/ në gjuhën Penxhabi, */amai/ në gjuhën Shona, */ema/ në gjuhën sudaneze, */am’mā/ në Tamul, */mæ̀/ në gjuhën tajlandeze, */mẹ/ në vietnamisht.
Interesante është të shihet lidhja e emrit më të vjetër të nënës në Gegnisht, konkretisht fjalës */ié/ (nënë) e cila ka lidhje primitive me fjalën */iya/ të gjuhës Yorouba ( familja Nigero-Kongoleze), */eje/ të gjuhës Turkmene, */inay/ të gjuhës Filipine, */eej ee/ të gjuhës Mongole.
Etimoni ose Morfema embrionale */mā/ , do të thotë në gegërisht */mbartëse/- në kuptimin semantik “të mbartjes së fëmijës, kultivueses së */gjenit/”. Shembull konkret: */ma fmin tem/, ose: */kjo gru ma ru lisin/(kjo grua më ruan gjenin tim) etj.
Folja e shqipes primitive */mā/ ka variuar në shumë forma fonetike dhe semantike, duke na dhënë fjalë të tilla si: */marr/, */marësi/ (mbarësi), */mars/ (fekondoj), */martesë/; */maresë/(mbaresë);*/marrëveshje/ etj . [shënim ]
Sa i takon fjalës /motër/, nuk ka prejardhje etimiologjike por edhe kuptimore nga fjala */mâtr/ e sanskritishtes me gjithë ngjashmërinë fonetike. Fjala motër vjen nga togfjalëshi */Mo n’te ra/= /motra/, (mos b’je me të), në konceptin semantik të refuzimit të incestit. Në traditën shqiptare marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë të papranueshme, dhe nga ky proces deontologjik e moral kemi edhe Lindjen e emrit */motër/ (që rrjedh nga folja primitive */Mo/ (mos) sepse në gjuhën shqipe versioni Geg ç’do fjalë vjen në saj të një kodi semantik të caktuar. Gjuha Shqipe, (versioni Geg), dhe Hebraishtja janë të vetmet gjuhë në botë, të cilat me anë të semantikës mund të gjendet origjina etimiologjike e fjalës.
Duhet pranuar se “përshtatshmëria e shenjës dhe referencat e saj në gjuhën origjinale, bën që fjala të korrespondojë logjikisht me “gjënë e nënkuptuar”, pa asnjë shtrembërim apo zhvendosje, dhe sipas këtij mekanizmi etimologjia nxjerr në dritë “historinë natyrore” të botës”, [ ]-shprehet Gisèle Mathieu-Castellani, në artikullin e tij “Origjina e gjuhës, gjuha e origjinës”.
Si duhet ta kuptojmë këtë lloj perceptimi të ri të fjalës?! Shumë e thjeshtë dhe e aplikueshme në etimologji është krijimi i historisë së konstruktit të fjalës: marrim fjalën sanskrite */nagara/ ( नगर ) që do të thotë: */qytet/. Nga ndarja matrica fillestare kemi një frazë të shqipes primitive */na ka ra/ (ne kemi rënë; jemi vendosur, – dhe plotëson kuptimin semantik të fjalës */qytet/. Kjo frazë është e përdormë edhe sot , ta zëmë: */na ka ram/ sapo kemi rënë), */jem ka bim/ (ne po biem), */na kem ram/(ne kemi rënë), /jem të ram/ (jemi të ram-s’jemi vendali ) apo */ram jan/ (të ardhur; kolonë). Qartësisht në këtë analizë shihet fjala korrespondon me fenomenin e nënkuptuar.
Ndryshe duhet konceptuar ta zëmë folja sanskrite */hanti/ (हन्ति) që përkthet në shqip */vras/. Ka ngjashmëri fonetike me du fjalë të frëngjishtes */honte/ (neveri) dhe */anti/ (kundra) në shqip. Kjo fjalë e sanskritishtes vjen nga togfjalëshi i gegnishte së vjetër */ha un’ty/ (të ha un ty- njeriu primitiv ishte kanibal në fillesa) dhe korrespondon me fjalën , */vras/; */heq nga jeta/. Edhe sot, në tradicionin Geg, nëse dikush të thotë t’ha û ti kret”, (unë të vras-të marr shpirtin) përbën një kërcënim i formës urdhërore: “Largohuni menjëherë pasi rrezikoni jetën”. Folja vras e shqipes, është më e vonë se folja */hanti/, dhe vjen nga forma expresive “ve rāt-s”, (t-ja dhe s, janë të alternueshme ne shqip sipas Bopp-it). -mbulimi i kufomës meqefin të bardhë, – që haset për herë të parë si ligj i shkruar në Sumerisht si “Kanonin e Hamurabit”, por në të gjitha rastet e lartpërmendura , është shqipja primitive gege me atributin e gjuhës së parë i motivon semantikisht dhe etimiologjikisht të gjitha fjalët, në çfarëdo lloj gjuhe, përfshirë dhe fjalon */kanon/, që vjen nga fjala */kän/, ose */kön/ plus sufiksin */on/ (mbi) në sencin semantik; */i qenë mbi/ (të gjithë).
“Eshtë një e rëndësishme se çfarë përfaqësojnë njësitë leksikore në hapësirën e ndërveprimi gjuhësore, por akoma më e rëndësishme janë pyetje të tjera se: Cilat janë burimet dhe strukturat nga vijnë njësitë leksikore, si arrijnë të bëjmë dallimet specifike në kontekstin e logjik për të nxjerrë në dritë të dhëna semiotike të përcaktuese, me fjalë të tjera, cilat janë parimet që drejtojnë proceset e konkluzioneve në lojën e madhe të rregullave konvencionale të ligjërimit”.[ ]- shprehet Louis de Saussure, në studimin e tij shkencor : “Refleksion mbi karakterin simbolik të ligjërimit dhe të meta-gjuhës”.
Kur kemi të bëjmë me metagjuhën (një gjuhë simbolike e fshehur në të gjitha gjuhët e botës) e padallueshme në pamje të parë, gjatë procesit etimologjik, semantika fiton rol primar. Kjo ndodh ta zëmë me fjalë të tilla të gjuhës sansktite të tipit ideor ; */icchā/ (इच्छा) që përkthehet në gjuhën shqipe */vullnet/. Është një fjalë që gjendet edhe në arabisht */incha-alah/ (Me vullnet të Zotit). Nga ana etimiologjike, fonetike dhe semantike ka burimin nga shqipja primitive */ish -â/ (ishte dhe është), që përcakton një vullnet divin, në kohë universale dhe hapësirë. Në këtë rast kemi të bëjmë me semiotikë përcaktuese si në të gjitha rastet kur gjuha merr ngjyrim dëshiror.
Bashkimi i fjalëve të një togfjalëshi apo një fjalie të shkurtër, për të krijuar një fjalë të vetme, dhe humbja e një apo më shumë e rrokjeve, bashkëtingëlloreve apo zanoreve, gjatë këtij procesit të fjalëformimit, etiketohet në gjuhësi si: “amalgame leksikale”.
Amalgama leksikale është shkaku kryesor i diferencimit ekstreme të gjuhëve të antikitetit dhe gjuhëve të sotme, pavarësisht një substratin leksiku njërrokësh, që vazhdon të jetë në themelin ndërtues të-të gjitha gjuhëve.
Studiuesi i këtij fenomeni, Jean-François Sablayrolles; Universiteti Paris 3 në studimin e tij përcakton e përkufizon mjaftë thjeshtë dhe në mënyrë efikase këtë fenomen gjuhësor. Sipas tij : “Amalgama është një proces që konsiston në shkrirjen në një fjalë të vetme fonetike ose grafike, të dy apo më shumë entiteteve leksikore në një të vetme”.[ ]
Fenomeni i “amalgamës leksikore”, që tejkalon edhe atë të krijimit të fjalëve me bashkim, nuk mjaftohet vetëm në bashkimin mekanik të fjalëve, por kryen edhe operacionet e nevojshme reduktuese të matricave për të prodhuar një uniteti fonetik lehtësisht të artikuluar dhe të kuptueshëm nga komuniteti gjuhësor. Ku fenomen ka ardhur duke u reduktuar në gjuhët e sotme moderne, por në fillesat e gjuhës së parë ka qenë mekanizmi më efikas i “fabrikimit” të fjalëve të reja.
Marrim si shembull fjalën sanskrite, fjalën */śithila/ (दशदिल) që përkthehet në gjuhën shqipe, */hile/ . dhe ka fonetikë të ngjashme, të njëjtën semantikë dhe koncept logjik me fjalinë e shqipes gege */śi t’hi hila/. Në fjalinë shqip kemi përsëritjen e foneme */hi/ , ndërkohë që me bashkimin e saj në sanskrit, njëra nga fonemat e përsëritura eliminohet natyrshëm, nga */śi-t’hi-hi-la/, në një formë fonetike më të pëlqyer nga ana stilistike: */śithila/, duke sjellë kështu fenomenin e ekonomisë fonetike, nëpërmjet reduktimit .
Ka një kolorit të fortë konotativ e semantik në Shqipen Gege ; */Si t’hi hila e së keqes, robi merr rrugën e dreqes/, ose në sens humoristik ose; */ Si t’hi hila sikur thiu, cofen daci e fiton miu/…etj
“Në mënyrë të natyrshme , amalgama leksikale paraqitet si një unitet në shumës. Ky shumës , mban si karakterin formësor të kompozitës amalgamike , por edhe unitetin semantik të trashëguar nga morfemat e burimit”[ ]- përcakton Arnaud Leturgie , i ingranuar në kërkimet gjuhësore të universitetit Cergu-Pantoize, në artikullin e tij: “Amalgama leksikale, një unitet i shumsit”.
Por kemi dhe fjalë të gjuhës sanskrite që i kanë marrë fjalitë primitive të gjuhës së parë dhe pas krijimit të fjalës me bashkim kanë ruajtur të gjithë strukturën e saj fonetike me fanatizëm. Një fjalë e tillë është */Samartha/ (समिण), që do të thotë shqip */i aftë/ ose */i zoti/. Rrjedh nga ana etimiologjike nga frazë tipike e gegnishtes verilindore (Dibër-Mat)*/sa mar tha/ (sa mir tha) , dmth është */i aftë/, /bindës/. Ka përdorim të gjerë nëpër fshatra. Ta zëmë; */Sa mar tha, po a na vle/ (sa mirë foli po a na vlen) etj. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me amalgamë , por kemi të bëjmë më “integrim fonetik e semantik” të leksikut përbërës të fjalisë; pasi nuk kemi as humbje matricore, as humbje kuptimi semantik.
Pavarësisht nga sistemi i ndryshëm grafik që ka me shqipen gege primitive, përgjatë shkrimit , perceptimit të fjalë-fonemave formuese të unitetit të shumësit në gjuhën sanskrite , është i thjeshtë , pasi ato pasqyrojnë një besnikëri fonetike ndaj gjuhës së parë.