6000 vite më parë Sumerët e njihnin sistemin tonë diellor me saktësi!
Universi mbështetet mbi katër kolona fondamentale: Materia universale (elementët e Mendeljevit) , Fusha Universale (energjia e transformimit të materies) , logjistika e ndërveprimit (rregullat kozmike të organizmit të universit) dhe */Ideja universale/ e ekzistencës së universit- ose inteligjenca e organizmit të tij të brendshëm (Inxhinieria e ndërtimit struktural të universit) , të cilat vijnë nga bërthama e parë e */Big-Bang -u i madh/. Inteligjenca e universit e shprehur në */ide/, pasi nuk mund të ekzistojë asgjë , nëse nuk ka një strukture ideore inxhinierike brenda vetes, dhe kjo */ide/ është e njëjtë në të gjitha gjuhës e botës, ndërsa veshja e këtyre ideve realizohet me */diversitet gjuhësor/. Kjo do të thotë se në përbërje të çdo gjuhe ka */një gjuhë motorike- fillestare/. Pikëpamjet tona mbi Universin kanë një rëndësi të madhe pasi përcaktojnë mënyrat sesi ne do ta shohim Gjithësinë nga ana ideore, dhe për rrjedhojë përcaktojnë shpejtësinë e lidhjes tonë me inteligjencën superiore të Universit.
Një gjuhë për të qenë gjuhë e fillimit të species njerëzore, duhet të shpjegojë në mënyrë laboratorike disa fjalë që kanë të bëjnë me fillesën fizike të universit dhe të qenies njerëzore, siç janë fjalët */kozmos/, */univers/ */kreacion/.
Për të gjitha këto fjalë nevojitet ti’ drejtohemi gjuhësisë laboratorike, dhe t’i shohim një e nga një. Ferdinand de Saussure, thotë se “Gjuha ka karakter arbitrar”, sepse gjuha e një personi varet nga etnia ku ai ka lindur, pra nga kodi gjuhësor që i japin prindërit e tij”. Nëse një fëmijë i lindur nga prindër francezë e dërgojmë tek një familje Angleze, fëmija në mënyrë arbitrare do të mësojë */kodin anglez të komunikimit/. Por Saussure në asnjë pasazh të veprës së tij nuk ka thënë se gjuha e parë e njeriut ishte arbitrare. Sepse njeriu i parë në analogji me fëmijën e parë, nuk kishte ku ta merrte gjuhën veçse nga natyra dhe nga mekanizmi i tij personal i artikulimit.
Nëse ne i drejtohemi gjuhësisë komparative, fjalët tona shkojnë deri tek gjuha greqishte e vjetër, ose paksa më larg, deri tek sanskritishtja. Por a mundemi ne të përdorim ligjet e fizikes dhe sistemet matematikore për të zbuluar origjinën natyrore të gjuhës?. Le të analizojmë nga ana gjuhësore dhe fiziko-kuantike dy fjalë të shqipes që gjenden gati në të gjitha gjuhët e botës: Fjalët: sinonimike */Kozmos/ dhe */Univers/
A mundemi ne që bazuar në teorinë semantike të Roland Barthes “Kuptimi i fjalës gjendet brenda fjalës” , të shpjegojmë teorinë e ekzistencës së universit bazuar në teoremën */ e = mc²/ që është edhe thelbi kryesor e Idesë së madhe të Ajnshtajnit?
Universe [ ] Dark Energy-1 Expanding Universe [ ]
Kjo teori thotë se: “Energjia është e barabartë me masën me shpejtësinë e dritës në katror.” Në nivelin më themelor, ekuacioni thotë se energjia dhe masa (materia) janë të këmbyeshme; ato janë forma të ndryshme të së njëjtës gjë. Në kushtet e duhura, energjia mund të bëhet në masë, dhe anasjelltas. Ne njerëzit nuk i shohim në atë mënyrë—si mundet që një rreze drite dhe një arrë, të themi, të jenë forma të ndryshme të së njëjtës gjë?—por Natyra po. [ ] Sipas Ajnshtajnit “karakteristika kryesore vizive e universit, është se me kalimin e kohës ai zgjerohet në hapësire, dhe kështu krijon */masë/, e që mund të shprehet me tre fjalë në gjuhën shqipe gege (dialekti i vjetër Tiranës) */köh ze mös/ (*/ koh ze mas/, që përkthehet në English: */time creates mass/) . Nëse fjalën e greqishte se vjetër */Cosmos/( artikulohet: Köhzemas) , e krahasojmë me frazën */köh ze mas/(koha zë mas) të Shqipes Gege, zbulojmë se kemi të njëjtën strukturë fonetike, por mbi të gjitha kemi “karakteristikat fizike të objektit- cilësitë dhe kuptimin e objektit”, në metagjuhën e brendshme të fjalës. Pra thjesht nisur nga karakteristikat fizike të objektit në zbulojmë etimologjinë e vetë objektit.
Ndërsa fjala */univers/ vjen po nga Shqipja Gege, konkretisht nga fjalëformimi me bashkim */Uni ver/ (*/uni = njëshi (njësia e bashkuar në një logjikë) dhe */ver/ (i vendosur- i qëndrueshëm) nëse fjalën */univer/ (njësi e qëndrueshme) i shtojmë prapashtesën */s/ kemi fjalën fjalën univers/ fjala e gegnishtes */ver/(ve-ver = vendos) , të kundërt të saj semantike ka foljen */vers/(derdh-përhap), që në shqip ka përdorim shumë të pakët , por që haset e huazuar nga frëngjishte */verse/. Fjala */uni/ vjen nga përemri vetor i shqipes primitive */u/ e cila përdoret akoma në të folmet e Vlorës */u fol/ (un flas) ose */fol u/(flas un). Por akoma më e vjetër haset në të folmet e Tropojës */u a/(un jam) dhe */ a u/ (jam unë). Nga etimoni */u/ me prapashtesë */n/ është formuar */un/ nga e cila me prapashtesë kanë krijuar formën */uni/ (bashkuar) që haset në veri të Shqipërisë ,per shembull , në format */ jem bam uni/ (kemi arritur unitetin). Pra brenda fjalës */univers/ kemi semantiken e aksionit, */uni/(bërthamëza nga e ka pikënisjen universi) , dhe ekspansioni i tij */vers-verse/ (dmth që derdhet, që përhapet)… dihet tashmë nga teoria e relativitetit që universi është në ekspansion-zgjerim të vazhdueshëm.
Kosmokologu Pierre Kerszberg ka përcaktuar qartë në studimet e tij se Ideja dhe universi janë koncepte të pandara. Edhe sikur universi të ekzistojë pa një krijesë inteligjente që të ketë “Idenë” mbi universin , ai kthehet në inekzistent. Ndaj gjuha për ta materializuar lidhjen mes universit dhe idesë, ka rol logjistik esencial. “…ideja e një historie të vetme të universit paraqitet si e dhëna përfundimtare që duhet të na mundësojë të kuptojmë */universin në tërësi/, ashtu edhe natyrën e ligjeve fizike. Është vetë kërkesa konceptuale e fizikës së unifikuar që rregullon pikëpamjet mbi këtë histori…[ ]
Deri me sot, për shkak të mungesës së metodologjisë së kërkimit të kombinuar mes shkencave të klasifikuara shoqërore dhe atyre ekzakte fjala */cosmos/ thuhet se u huazua nga greqishtja e vjetër */κόσμος/ (kósmos) të cilat citohen nga Pitagorianët si : */rregulli i universit/ në konceptin */gjithësi/, /botë yjore/. Megjithatë asnjë nga këto koncepte semantike nuk i afrohet së vërtetës se ekzistencën së Universit. Por nuk mund të kërkohej më shumë për termin */univers/ në lashtësi, me përjashtim të */Sistemit Kozmogonik Sumerian/, të cilët kishin një përceptim të sistemit tonë diellor, siç e kemi edhe sot. Koncepti i universit ndryshoi me zbulimin e */Teorisë së Relativitetit dhe Big-Bang/, por ajo që është e çuditshme eshtë se fraza */ Koh ze mös/ e gegnishtes korrespondon me atë që shkencëtarët kanë zbuluar, një element që tregon se universi është inteligjent, dhe inteligjenca njerëzore është një derivat i inteligjencës së universit. Për rrjedhojë edhe gjuha si logjistike e shtegtimit dhe përpunimit të ideve, është një produkt universal , me shume derivate të saj si formë diversiteti. Lidhje mes frazës shqipes Gege */koh ze mös/ (koh zë mas) dhe teorisë së relativitetit tregon se gjuha është një produkt inxhinierik i konceptit para-njerëzor.
Kozmosi është parë në */dotë/ dhe */antidote/. Filozofi Avicena e shikonte ekzistencën e kozmosit në */principin e negacionit/ ( mohimit) sipas të cilit: “shumëzimi i qenieve qiellore dhe hierarkive të tyre nuk ka më asnjë arsye të jetë i nevojshëm”[ ]
Në kohën tone moderne, ka një përqasje të krejt ndryshe karshi Kozmosit ka ndryshuar. Filozofi frances Henri Loborit, në të kundërt me Avicenën e lidh njeriun pazgjidhshmërisht me universin, kur shprehet se *”Njeriu primitiv kishte kulturën e strallit të gdhendur, që e lidhte atë në mënyrë të mistershme, madje plotësisht, me të gjithë kozmosin”.[ ]
Sa i takon latinëve, nuk është se ata kishin një filozofi të tyre mbi */kozmosin/ pasi ndryshe nga Grekët e vjetër ishin shumë më të dhënë pas pushtimeve dhe lojërave vdekjeprurëse me gladiatorë, sesa me përceptimin fizik, shpirtëror dhe filozofik të Kozmosit. Ndaj ata thjesht e morën të gatshëm termin: */cosmos/, dhe e futën në gjuhën e tyre , madje edhe në mënyrë të gabuar të pasi e konfrontonin kuptimisht me termin (Monde)*/botë/[ ].
Koncepti inxhinierik i ndërtimit të Universit, korrespondon pazgjidhshmërisht me “përshkallëzimin modular” të ndërtimit të botës së bimëve dhe të kafshëve, të cilët janë produkt i “erërave” kozmike që kanë sjellë krijimin e Tokës, dhe Sistemit tonë Diellor. Kjo do të thotë, se edhe terma të tjerë që përdoren sot në gjuhë duhet të shprehin “metagjuhën fizike” të fenomeneve të cilat duke u përthithur nga “Ideja” vishen me simbolikën fonetike, si një formë e shprehjes së funksionimit të inxhinierisë gjenetike në aksion.
Por edhe fjalët e konceptit inxhinjerik si */gjen/ (gen) kanë lidhje me shqipen. Folja */gje-gjen/ e gjuhës shqipe ka dhënë fjalë të tilla si */gjen/ (gen)- qe nga alternimi *[g/k] krijon */je ken (e qenë, e gjetur, diçka qe trashëgohet) . Edhe fjalë të tjera të familjes */gjen/ (gen) , kanë të njëjtin sistem gramatikor fjalëformimi si */gjeneza/ nga togfjalëshi */gjen e za/ (gjënë e zë) , fjala */gjeneracion/ , */gjen/ plus /racion/(pjesë). Vetë fjala */racion/, vjen nga folja etimoniale */ra/ e shqipes dhe gjithashtu togfjalëshi primitiv ende në përdorim i shqipes, të folmet e tropojes: */ci ö/, ose /si ö/ (që është ). Të njëjtin sistem hasim edhe në të folmet e Tiranës. E kundërta e gjeneracion , është fjala */gjenocid/(shuarje e gjeneracionit) që gjen kuptim semantik dhe ndërtim gramatikor nga folja */cid/, ose /çit/(nxjerr-eliminoj) e shqipes gege etj.
Po ashtu edhe fjala */creacion/(e frëngjishtes e gjendur në të gjitha gjuhët evropiane), ka burim motorik gramatikor nga Shqipja Primitive. Megjithëse shqipja aktuale ka derivuar funksionet fonetike drejt */kri/(kokë)-krijoj, -krijim, krijimtari, etj, sërish fjala */kreacion/ , ka shpjegim etimologjik vetëm nëpërmjet Shqipes. Gjuhët Romane dhe ato Anglo-Saksone e kanë marrë këtë fjalë nga Greqishtja e vjetër, por vetë Greqishtja e Vjetër nuk e shpjegon dot origjinën e tyre dhe në fjalorët etimiologjike hasim shumë shpesh konceptin */origjinë e panjohur/. Nëse i drejtohemi versionit Arvanit të Shqipes, gjejmë aty etimonin */kri/(krye) që etiketon kokën si objekt por që kalon edhe në sistem abstrakt të ideve, si */në krie të fjalës/, */në krye të punës/. Nga versioni Arvanitas kemi një grup fjalësh si */krijim/, */kritikë/, */krijimtari/, */kriter/, por edhe në gjuhën frënge */e-cri -r/, */é-cri-vain/ */s-cri-vanie/ , në italisht gjithashtu /scrivere/ . Megjithatë në Shqipen Gege dhe Toske ruhet e pastër forma */kre/, e cila në pozicion etimonial i ka dhënë gjuhës shqipe një numër tjetër të madh fjalësh si */kreu/ (fillimi) */Krevat/, */krenar/, */krenari/, */krenoj/, */kreshnik/, */kreshpe/, etj, dhe në nënfamiljen Evropiane të gjuhëve, fjalët */cré/, */creyon/ */création/, */credit/, /cresh/, */crechendo/.
Siç shihet në etimologjinë e fjalëve të mësipërme, duke përdorur metodën e matricave gjuhësore të Emile Litre, të semantikës së brendshme të fjalës të Roland Barthes dhe karakteristikave fizike të krijimit dhe të funksionimit të Universit dhe derivateve të tij materiet, bazuar në teorinë e relativitetit në mundemi të konstajmë një status të veçantë të Shqipes Gege, si gjuhë gjenetike e njeriut, e cila është në bërthamën e çdo gjuhe të botës.
Ka me mijëra mite mbi origjinën e gjuhës dhe po aq përpjekje njerëzore për ta deshifruar origjinën e ligjërimit. E vërteta mbetet një mister i madh. “Qëllimi i filozofëve (…) konsiston mbi të gjitha skedojë lidhjet dhe analogjitë”. [ ] – shprehet filozofi francez J. Guitton në studimet e tij.
Ashtu si dhe në kohët e sotme, antikiteti ka qenë një “fushëbetejë” mes popujve të ndryshëm për të pretenduar vendin e Popullit të parë, atij më të vjetrit. Kureshtja për të gjetur se cila ka qenë populli i parë që ka folur të parën gjuhë, dhe që meriton ta ketë një territor të caktuar si popull autokton? (Thjesht dëshirë për dominacion dhe trashëgimi). Herodoti në lidhje me “zënkat” mbi gjuhën na sjell një histori të detajuar!
Mbreti Psametik i popullit Frigjian, konsiderohet si i pari që bëri një studim të modelit “laboratorik” . informacioni na vjen nga historiani i madh Herodoti, i cili “si një baba i mirë i historisë” na thotë se ky mbret bisedonte gjithmonë me priftërinjtë e Hefaistos dhe Memfisit dy nga tempujt e mëdhenj të Egjiptit, për të zgjidhur debatin se cili popull kishte folur gjuhën e parë: Frigjianët apo Egjiptasit. Kureshtja për të ditur atë “të patin njeri që foli -të parin popull që pati një gjuhë- të parin mbret që krijoi shtetin – madje edhe atë që krijoi vetë botën shfaqet shumë herët, që në eposin e Gilgameshit.
“…dua të njoh atë që gjithçka ka parë mbi këtë tokë të madhe, që gjithçka ka njohur e gjithçka ka kuptuar, atë që ka penetruar totalitetin e mistereve të mëdha… Gilgamesh , mjeshtrin e të gjitha dijeve në universin që duhet të njihet: ia ka zbuluar sekretin e gjetjes së vërtetave, na transmeton njohjen e tij para përmbytjeve”. [ ]
Dy etnitë më të fuqishme te antikitetit dëshironin të zotëronin të drejtën natyrale të sundimit mbi Azinë e Vogël, */Frigjianët/ nga njëra anë dhe */Egjiptianët/ nga ana tjetër. I sigurtë në vjetërsinë e popullit të tij, mbreti Psametik urdhëroj një eksperiencë laboratorike në natyrë.
Dy të porsalindurit njëri me gjak Frigjian dhe tjetri me gjak egjiptian, u shkëputën nga prindërit e tyre gjenitalë që në ditën e parë të lindjes dhe ju dhanë një bariu, i cili u urdhëruar nga mbreti ti rriste, krejtësisht jashtë bote, duke i ushqyer ekskluzivisht nga qumështi i dhisë. Në urdhërin e lëshuar nga mbreti, ishte e ndaluar rreptësisht t’u adresohej fjalë apo gjeste dhembshurie këtyre fëmijëve . Mbreti dëshironte të njihej me fenomenin e “lindjes së gjuhës njerëzore”, pa ndikim të botës së prindërve apo të ndonjë grupimi tjetër farefisnor.
Vetëm pas dy vitesh, fëmijët, të rritur nën një regjim asocial, filluan të japin me shumë belbëzime si ato të kafshëve, sesa të artikulojnë ndonjë fjalë njerëzore. Belbëzimi i parë që doli nga goja e tyre ishte fonema */bu/ ( kërkesë për ushqim) e cila haset në të gjitha versionet e shqipes si atë arvanit, sarde, shqip, dhe trak. Kjo fonemë jep disa fjalë njërrokeshe të shqipes si /Bu-buz/ (anash diçkaje) si për shembull /bu ujt/(buz ujit) */bu shkamit/ (buz shkëmbit) */bumbu/ (buz me buz) , */buz/(cepet e gojës), */buk/ (ushqim) si për shembull */haj për buk/ (eja për buk), , but , butoj ( e bej më të butë) , */butësi/, */butëzim/ (shkrifërim), */butri/ (kafshë me lesh të butë) , */Butrint/ (vend i rinuar e i butë), */burim/, */burimor/, etj.. etj. Në gjuhën egjiptiane antike, hasim një sinonim të shqipes */tul/ e cila në fakt është pjesa e butë e bukës.
Meqenëse të dy fëmijët arritën të artikulojnë vetëm këtë fonemë fillestare, bariu pati frikë ti raportonte mbretit, rezultatin e eksperiencës, pasi mendonte se ai do ta ekzekutonte menjëherë. Por mbreti Psametik , që printe me padurim kë të vërtetë apsolute, shpejtoi të shkonte vetë tek bariu në mal për të parë dy fëmijët, dhe për të arritur në një përfundim. Filozofët e oborrit të tij, arritën në përfundimin se fjala e parë e njeriut ishte fjala */bu/ që do të thoshte ushqim në gjuhën frigjiane.
Nisur nga kjo eksperiencë laboratorike , rreth gjuhës së parë Eliade Mircea, thotë: “Mund të themi se i pari spekulim filozofik vijnë nga mitologjia; mendimi sistematik s’forcohet të identifikoje e të kuptojë “fillimin apsolut”, d.m.th, të flasim për kozmogoninë, të zbulojmë misteret e krijimit të botës, e mbi të gjitha misteret e shfaqjes së qenies njerëzore” . [ ]
Në kohët tona moderne, gjenetika është e implikuar në kërkime të thelluara laboratorike, ku nuk përjashtohet edhe lidhja e saj me gjuhët e gjeneratës së parë dhe të dytë, të cilat kanë pasur vazhdimësi evolucioni dhe nuk janë shuar si sisteme gramatike.
Studimet e ndryshme atropomologjike, observacionet gjeologjike mbi vendndodhjet e akullnajave dhe ndryshimet e vazhdueshme klimaterike nga 100 mijë deri në 50 mijë vite para erës sonë, tregojnë se popullata e Homo Sapiens ka qenë e reduktuar në një numër ekstremisht të reduktuar nga 30 mijë deri në 50 mijë individë. Sipas shkencëtarit të Gjenetikës André Langaney, “kjo nuk përputhet logjikisht me numrin e madh të gjuhëve që gjenden sot”. Ndërsa për një gjuhëtar, kjo është e mundur, me kushtin e vetëm të “ekzistencës së një gjuhe fillestare” me matrica gjuhësore me kuptim semantik të caktuar, të cilat gjenden sot në të gjitha gjuhët e botës. Nëse bazohemi në teorinë e Langaney, i bie që edhe racat ashtu dhe gjuhët kanë një fillesë të përbashkët tek ky grup i pakët individësh, dhe në varësi të kushteve të natyrës (ambientit) janë diversifikuar. Por sipas të gjitha gjasave gjuha nuk është se ka lidhje me gjenetikën, pasi shumë popuj të kolonizuar me gjenetike të ndryshme nga pushtuesi, kanë marrë gjuhën e pushtuesit, siç është rasti i gjuhëve latine. Pra racat janë përzier, gjuhët janë përzier, dhe rrjedhimisht */popujt e shartuar/ refuzojnë të njohin /*Popullin e Origjinës/
Pyetja shtrohet: Ku ka mundur njeriu primitiv ti “kopjojë” fjalët?
Sigurisht duke imituar zhurmat e natyrës por edhe duke artikuluar fonema në aksion e sipër. Pra në një farë mënyrë i ka marrë nga natyra jashtë vetvetes, nga universi rrethues, por edhe nga brendësia shpirtërore në fillesat e para të krijimit të ideve.
Grupi i parë i njerëzve primitive, sipas shkencëtarëve dhe kërkuesve të antropologjisë ra në limite zhdukjeje në fund të paleolitiku. Por pjesa e mbetur, që arriti të përshtatet me kushtet e vështira, u bë më fleksibël e inteligjent, dhe u duk qartë se do të kishim të bënim me një qenie që po përgatitej të dominonte botën. Nëse njeriu nuk do të kishte mekanizmin komunikativ në inxhinierinë gjenetike të ndërtimit të tij, ai kurrë sdo të mund të ligjëronte asnjë lloj gjuhe, qoftë dhe më të thjeshtën ndër gjuhët. Adaptimi me kushtet e jetesës e bëri grupin e parë të njerëzve më fleksibël, më inteligjent dhe më kërkues. Fillimisht u krijua mitologjia, e cila solli me pas edhe filozofinë e të menduarit dhe të jetuarit sipas kultit primitiv, dhe këtu nis edhe fillesa e të gjitha shkencave që kemi ne sot. Por pa kodin e gjuhës, qe u bë transportuese logjistike e ideve, gjith ky operacion social do të ishte i pamundur. Paul Rinceur duke analizuar këtë fenomen, ka tentuar të na japë çelësin e së vërtetës: “Nisur nga mundësia kohore që ju akordua, “njeriu” shfaqet si një krijesë universale konkrete (…) gjithçka filloi me figurë e heroit të paraardhësve, ku nuk mungonte titani, njeriu i origjinës, dhe evolucioni. Përjetimi i ngjarjeve u vendos në rrugën e strukturimit esencial; saqë ne mund të themi pa frikë që trinomi: “ njeri-ekzistencë -triumf”, sot eshtë thjesht në mit, por një fakt i njeriut të krijuar plotësisht”. [ ]
Shqipja Gege përballë gjuhës Baske! Kush është më e vjetër?
Klasifikimi i gjuhëve në vertikalen diakronike, bëhet sipas elementëve të vjetërsisë së fjalëve që gjuha ka brenda vetes. Gjuha me e vjetër në botë konsiderohet /Gjuha fillestare motorike/ e trashëguar nga Homo Erectus , të cilët gjuhëtarët e kanë etiketuar /Gjuhë Protonike/. Fjalët e gjuhës protonike janë të gjitha fonemat njërrokëshe, të cilat në mënyrë inxhinjerike ndërlidhin sistemin komunikativ (truri, kordat zanore dhe sistemi gjestikulativ) dhe kjo mund të realizohet vetëm me ndihmën logjistikës koordinuese që realizon gjemini Fox-PH2, e që gjendet vetëm ne ADN-në e njeriut. Kjo gjuhë mund të quhet edhe Gjuha Para-Nostratike (Motorrike)
Gjuhët e gripit të dytë, janë gjuhët Nostratike, ku përfshihen gjuhë të tilla si : Gjuha Hebraike, Baske, Shqipja Gege me simotrën e saj Sardo-Katalane, dhe disa gjuhë primitive afrikane.
Grupi tretë është grupi i gjuhëve Post-Nostratike, Gjuha Sumere, gjuha Fenikase, gjuha Egjiptian Antike (koptike) , gjuha kineze, gjuha sanskrite, gjuha hititë, gjuha asiriane dhe grupi i gjuhëve para indo-evropiane: Kelto-Galo-Irlandeze etj. Këto gjuhë janë gjuhë të kodifikuara, dhe mund të studiohen vetëm sipas metodologjisë së kërkimeve kodike, gjer më sot të përdorura për gjuhët Kaldaike me shumë sukses.
Grupi i katërt është grupi i gjuhëve antike: Greqishtja Antike, Latinishtja, Gjuha Vikinge, grupi i gjuhëve Bretone, dhe Balto-Sllave.
Gjuhët e grupit të pesë: janë grupi i gjuhëve fillim-mesjetare si ajo Gote, Vizigote, Franke etj të cilat për shkaqe misterioze janë injoruar dhe nuk studiohen nga universitetet .
Vjetërsia e një gjuhe nuk përcaktohet absolutisht nga shkrimet e para që kjo gjuhë na paraqet, por nga struktura gramatikore primitive e gjuhës dhe nga sistemi meta-gjuhësor që ato fshehin në leksikun e tyre.
Filologu francez, Michel Morvan, duke u marrë me studimin e gjuhës Baske, arriti në përfundimin se kjo gjuhë nuk ishte aq e izoluar saç mendohej me parë, madje kishte lidhje me gjuhë shumë të largëta si gjeografi. Sipas tij “baskishtja i takon një gjuhe shumë të vjetër të etiketuar shkencërisht “macrophylum eurasien”. Me këtë pohim ai hodhi poshtë tezën e Larry Trask, i cili refuzonte çfarëdolloj prejardhje të përbashkët me gjuhët e tjera të gjuhës Baske. Mirëpo thjesht emri “bask”, e cila korrespondon me hebraishten /pask/(paques dhe me shqipen */Bashk/ na shpie drejt asaj që gjuha Baske nuk është një gjuhë e “origjinës së errët”, por një gjuh6 shumë e vjetër, e cila mund të na shërbejë për t’ju drejtuar asaj që konsiderohet si */gjuhë fillestare/, për të gjithë njerëzimin. Meqenëse fjala */bask/, i takon shqipes gege me funksione protonike, me siguri që kemi të bëjmë me gjuhën e parë të homo sapiensit primitiv.
Sido që gjuha Shqipe klasifikohet si një gjuhë e familjes Indo-Evropiane, versioni Geg i Shqipes është në gjendje që me matricat e saj gjuhësore të motivojë gjithë leksikun e Gjuhës Baske, por jo në rrafshin indo-evropian, por në rrafshin Nostratik. Në vëllimin pararendës , kam theksuar qartësisht se Gjuha shqipe duke qenë një gjuhë me mbi 25 mijë fjalë njërrokeshe etimoniale, është një gjuhë e modelit */Aksial indoevropian/, por në spektrin e gjuhëve botërore ka edhe rol Motorrik e Nostratik. Kjo veçori e saj shpjegon edhe faktin pse ajo shpjegon me lehtësi origjinën e shumë fjalëve të gjuhëve aziatike dhe atyre afrikane. Të njëjtën gjë konstaton edhe gjuhëtari John Bengtson, për gjuhën baske, teksa konstaton se ka shumë elementë nostratikë ose euro-aziatikë brenda kësaj gjuhe. Dhe shqipja e konsideruar si një gjuhë proto-indo-evropiane, është e vetmja gjuhë që mund ti japë Baskishten për vjetërsi, duhet parë edhe aftësia etimiologjike e saj për të motivuar semantikisht me etimonët e saj fillestare gjuhën e Baskëve.
Teoria më e përhapur në lidhje me gjuhën Baske, është ajo e filologut Michel Morvan, i cili do deklaronte se prezenca e fjalëve të përbashkëta mes gjuhës shqipe dhe gjuhës baske, tregon se kjo e fundit ka një derivim të hershëm nga Shqipja Primitive.
Një ndër fjalët më të vjetra të gjuhës fillestare është fjala e grupi uralian të gjuhëve me formë fillestare etimoniale */ne/, (femër). E gjemë tek fjala */nö/ e gjuhës hungareze, */nu / në gjuhën Sumeriane /nü/ -/nio/ në gjuhën kineze, /nus/-/nus-ja/ në shqipen gege dhe në gjuhën baske /neska/. Mirëpo forma e shqipes gege */nû-nûr/ (bukuri ) është forma që përcakton funksionin fillestar semantik të femrës */nuse/ : pra kemi të bëjmë me glosat e gjuhëve nostratikë.
Ka një numër shumë të madh fjalësh të grup-gjuhëve euro-aziatike, ende të pastudiuara, ose të studiuara përciptas , si në gjuhën Baske */hagin/ (dhëmb), e cila korrespondon me */hanxib/, gjë me gjuhë që janë folur në verilindje të Kaukazit. Të dua këto fjalë vijnë nga folja e shqipes */ha/ , të cilat kanë dhënë fjalë të tilla si */harxh/, */harxhim/, dhe nuk duhen konfonduar me formën /hagin/ e cila është e ardhur nga shqipja dhe sardishtja e vjetër */agini/.
Etimoni */gu/ e cila ka thënë */guth/ (shijoj) me */gjuth/ (diçka e vogël) ne shqip ka dhënë /guti / (e vogël) që gjendet edhe në gjuhët dravidien /guti/ ose */kutti / , e vogël. Mishel Morvan dallon në gjuhën baske hasim edhe shenja të proto-Semitishtes , të cilat ai i nxjerr etimon nga /wain/(grek antik */woinos/ */oinos/, lat. */vinum/, *dhe breton */gwin/, etj, por që në të vërtet vjen nga gjuha e parë e origjinës, ajo që quhet gjuha emocionale motorike e njeriut , që e prezervon vetëm gjuha shqipe */uï/(uj)-shumësi */uïn/(ujn-ujna). Në gjetjet e kulturës vinça e gjemë fjalën /voin/ (uïn) e njëtë me atë të Gegërishtes */veen/, në konceptin */uj rrushi/, të cilin Greqishtja e Vjetër e ka marrë nga gjuha Mikene dhe Arvanite, duke i shtuar prapashtesën */os/. Nga kjo analizë del se shqipja është mbi gjuhët Nostratike, dhe s’mund të shpjegohet me Glosat Leksikale të Indo-Evropianishtes, por me sistemet kodike qe aplikohen për Gjuhën Hebraike.