Gazeta Nacional Albania

Albert V. NIKOLLA: VARREZAT E SELCES , KA GJASA TE JENE VENDPREHJA E KADMIT DHE FAMILJES SE TIJ

“Shkrimet në dyll janë më të vjetrat sesa ato në lëkurë , dhe përdoreshin në antikitet për varrime Mbretërore. Kultura Iliro shqiptare, ka një lidhje të fortë me Bletën dhe Prodhimet e saj, si Mjalti nga ku bëhej vera e mjaltit, e njohur si vera tipike Ilire dhe me dyllin, i cili kishte përdorim të shumëllojshëm, si per shkrime ne dyll, per shërimin e ftohej me qirinj dylli, dhe për pastrimin e veshëve… Dylli i bletës, konsiderohej si i shenjtë dhe anti-demoniak”.

Do të ishte pikërisht fillimi i muajit maj në vitin 2002, kur ish drejtori i Arkivave të Republikës së Shqipërisë z. Shaban Sinani, aktualisht sekretari shkencor i Akademisë së Republikës së Shqipërisë, do ti dërgonte një e-mail z. Francesko D’Aiuto (zv/prefekt i Bibliotekës Apostolike te Vatikanit), për ti njoftuar se kishte në arkivat e institucionit që ai drejtonte një dorëshkrim që mendohej të ishte i ilirishtes, konkretisht dy tableta dylli gjetur në varret e Selcës -Pogradec. Drejtuesi i Bibliotekës së Vatikanit , pasi ra në kontakt me imazhet e para të këtyre shkrimeve antike, nëpërmjet postës elektronike, i ktheu studiuesit shqiptar një përgjigje tipike tepër të matur prej prifti Latin: « Jam duke i studiuar me shume interes imazhet që më keni dërguar. Mund t’iu pohoj menjëherë se alfabeti i përdorur eshtë një degëzim i alfabetit grek, megjithëse gjuha, per aq sa mundem prej fotove, nuk me ngjan me atë greke. [ ]. Ndoshta, -shkruan Françesko D’Aiuto,- kjo duhet kërkuar midis gjuhëve te ndryshme antike, qe janë shkruar duke përdorur ne mënyrë te përshtatur alfabetin grek, qoftë në rajonen italike, ashtu dhe ne atë ballkanik apo ne Azinë e vogël. Tabulat, ne çdo rast, (nëse janë autentike), padyshim janë shumë antike dhe të denja per vëmendje më të larte”. Nuk e di për çfarë alfabeti grek flet shkëlqesia e tij, kur alfabetin e tyre vetë grekët e pranojnë se e kanë marrë nga Kadmi, babai i Popullit Ilir, i cili e shpiku atë nga dhëmbët e Dragoit (Dhëmbët e Dragoit në fakt janë format kuiniform të alfabetit Sumerian e Hittite)
Pyetja që shtrohet është se; a janë këto shkrime një ndër shenjat më të vjetra të gjuhës proto – shqipe dhe vazhdimësisë së saj ? … çfarë përfaqësojnë këto dorëshkrime në dyll dhe pse janë të një rëndësia kruciale? Si arritën ato të mbijetojnë deri në ditët tona, kur dihet se pjesa dërmuese e shkrimeve të shqipes u shkatërruar , u zhduken, u fshehën apo janë akoma të pandriçuara në bodrumet e bibliotekave të Vatikanit, Venecias Dubrovnikut apo Stambollit? Kush i gjeti i pari këto shkrime të rralla dhe si i ruajti ato në një kohë kur çdo gjë shqipe shkatërrohet, siç ishte rasti i shkatërrimit të qëllimshëm të Pllakës së Xhuxhës, qe u la nën pikën e shiut, jashtë bibliotekës kombëtare me urdhër nga lart. A janë autentike katër tabletave e gjetura ne Shqiperi, të cilat mund të përdoren si dëshmi e të shkruarit para-shqip ? Tabulat prej dylli i hasim edhe në qytetërimin romak, por gjurmët e shkrimit në baltë të pjekur janë shumë më të hershme. Ato i gjejmë në Babiloni qysh në shekullin e VII para Krishtit. Mënyra e shkrimi është e shekullit të XII-X, para krishtit, dhe kemi të bëjmë me Para greqishten. Stili i varrimit është i modelit Etrusk. Varre të tilla hasim edhe ne Burgajet dhe Kurdari (Mat) të cilat janë para – ilire, por artefaktet janë vjedhur dhe nuk dihet kua kanë përfunduar. Fakti që banorët e zona ku jetoni Enkelejdët dhe Mollosët emigruan drejt Italisë për arsye misterioze, dhe se ata e transferuan shkrimin simbolik nga Zona Korçë Pogradec drejt Italise ku vazhdoi tradita me shkrimet Mesape, e forcon shumë këtë tezën se Kemi të Bëjmë me varrezat mbretërore të familjes se Mbretit Mitik */Kadmi/. Nevojitet gërmime arkeologjike jo vetëm në zonën ku ndodhen varret por në të gjithë rrethinat , sepse afër varrezave të tilla mbretërore ndodhen gjithmonë qytete të mëdha që tregojnë një qytetërim të lartë.
Nëse e deshifrojmë me format primitive të Shqipes Gege, kemi të bëjmë me një ritual fetar varrimi sipas kultit para- Ilir. Unë kam mundur të dëshiroj vetëm një pjesë të vogël të shkrimit

O MOX OY E O ATI ON ( o mor oï (ai) , e o ati jo(n)= ( Eshtë marrë (ka vdekur) Ai, – dhe është ati ynë)
OY O ATE E ON OMA A AY , (Ai o atë e ö-ma ö vaj…. AI o at, e m’oma e tij e ka vajtuar
HEE YOA , hee (çfarë) yoa ( dhimbje)
SYN O MAE ceremoni e vendosjes se monedhave ne sy ( syn o mae= mbaj mbi sy – kuptohet monedhat )
MONINAN = MO (mos) NI (ndenjie) me rrotacon kthyer ne */rri/ , NAN (Poshte) që traskiptohet */mos rri poshtë/ -në kuptimin nën tokë/ (por shko ne qiell).
Sipas klasifikimit që specialistët e UNESKO-s u bëjnë këtyre lloj shkrimeve në botë, del se kemi të bëjmë me varre para-ilire, te cilat duhet ti takojnë fundit të kulturës vinça, 3500-3000 vjeçare, pasi shkrimet në dyll janë tepër të rralla dhe shumë me të vjetra.