Kurti i përgjigjet Ramës: Teori konspiracioni? Nuk e di se për çfarë e keni fjalën
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Kurti në një konferencë për media pas këtij takimi, theksoi që u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
‘Teori konspiracioni? Nuk e di se për çfarë e keni fjalën’, tha Kurti përballë gazetarëve.
‘Nuk e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala këtu. Po ua tregoj qëndrimin tim. Kjo është që procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian. Ballkani jo që nuk është 3 shtete, por është 12 shtete dhe ka procesin e Berlinit.
Iniciativat rajonale, ne nuk besoj se duhet të bëhen pa BE-në brenda. Tek e dyta s’e kemi BE-në. Kosova është e pavarur, për të cilin ne duhet të angazhohemi për njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohjen e saj. Çdo mirëkuptim ndaj Serbisë i kushton Kosovës’, tha Kurti.
Sipas tij, ‘u konfirmua se Procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë, që të mos ketë nevojë për variante tjera alternative’.
‘Në bisedat që pata theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane- pa vlera evropiane, pra fondet e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet patjeter që të paraprihen dhe të shoqërohen me vlerat e BE-së’.
Kurti theksoi se Kosova ka disa përparësi.
‘Së parë është stabiliteti në Kosovë. Së dyti, sundimi i ligji, demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura dhe veprokun kundër autokratëve. Së treti, ballafaqimi me të kaluar, nuk lejon që kriminelet e luftë s as më pak në pushtet.
Së katërti, Reciprocitet i pakicat kombëtare në kundërshtim me nacionalizmi. Paqen stabilitetin dhe integrimin në BE.
Me Serbinë ne zhvillojmë dialog për statusin e marrëdhënieve midis njëra-tjetrit, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Kosova nuk duhet të kthehen në 2008, janë faktorët ndërkombëtare ata që kanë thënë se Kosova të jetë e pavarur.
© SYRI.net