Gazeta Nacional Albania

Alma JAKU: VRASJA E ËNGJEJVE, tregim

1.

Vetëm pasi pa kufomën e foshnjës të mbështjellë në pelenat e të porsa lindurit, u bë i vetëdijshëm për krimin e tmerrshëm që kishtë bërë. Ishin dy kufoma. Gruaja ishte përpëlitur për disa dhjetëra sekonda para se të jepte shpirt. Ndërsa foshnja nuk kishte dhënë asnjë shenj të vdekjes së papritur. Pa njollat e gjakut në mure, dysheme, në duart dhe rrobat e atij vetë, u ul në gjunj si një kërcu druri që shëmbet pasi e presin druvarët nga trungu i pemës-bam!-, dhe ra përdhe. Dhe vetëm atëherë filloi të uluras- Laura! O zot, Laura!…Nuk ishte në gjëndje të artikulonte më shumë. Dëgjoi sirenat e makinave të policisë që afroheshin, një skenë që ai e kishte parë në sa e sa filma me vrasës. Por e dinte se këtë rradhë çdo gjë ishte reale dhe se asgjë nuk mund të çbëhej.
Instiktivisht u ngrit dhe shkoi te lavamani. Hapi rubinetin dhe u përpoq të lante duart. Jo që të mund ta mohonte krimin. Por ngase nuk e duronte pamjen e njollave të gjakut në duar…Në këto çaste dëgjoi zhurmën e çizmeve të policëve që shqyenin derën e shtëpisë dhe britmat e tyre histerike: Policia! Policia! Asnjë lëvizje.Mos lëviz! Duart lart! Lart!

Ishte shumë i qetë kur policët e rrethuan, dhe pasi e pëplasën për tokë, i vunë prangat në duar.

2.
Vrasësi i krimit te dyfishtë quhej Faik Kapllani. Qytetari Faik Kapllani. Me preçedenca të mëparshme kriminale. Ishte dënuar me 6 muaj vite burg dhe kishte bërë dënimin e plotë në burgun La Modelo të Barcelonës, Spanjë, si njeri i lidhur me botën e krimit e të drogës. Por prapë, e kaluara e tij kriminale nuk spjegonte vrasjen e të shoqes dhe të djalit të vet të lindur veç pak ditë më parë. Aq më tepër se njerëzit që e njihnin dhe filluan të japin dëshmitë e para, thonin të gjithë të njëjten gjë: kishte qënë gjithmonë një bashkëshort ideal, e kishte dashur të shoqen dhe se kishte qënë njeriu më i lumtur sa kohë që kishin ketuar së bashku… Në fakt, jo për një kohë të gjatë…
Ishte pikërisht lindja e fëmijës që kishte ndryshuar gjithëçka. Kishte vendosur të shkonte në Spanjë, në Barcelonë, menjeherë pasi e ëma e tij i ishte bashkuar çiftit, pas vdekjes së të shoqit. I jati i Faikut kishte qënë elektreçist, dhe kishte vdekur gjatë pandemisë së Covidit. Një kollitje e vazhdueshme, vështërsi në frymëmarrje, temperatura të larta që nuk uleshin poshte 39 gradë Celsius, ec e ejat nëpër spitaleve e mbushura plot me të sëmurë, derisa një ditë një telefonatë nga pavioni i reanamicionit lajmëroi se kishte vdekur në mesnatë …Nuk lejuan as njerëzit e shtepisë që të merrinin pjesë në varrim. Vetëm pas një jave, Arta, e ema e tij, erdhi të vendosej në shtëpinë e tyre. Nuk e duronte vetminë.
Arta nuk kishte mbushur ende të pesëdhjetat. Ishte një grua e mbajtur, me një bukuri të pjekur, të qëndrueshme, joshëse. Njëra nga ato vejushat që zija e vdekjes i bën më tërheqëse në sytë e meshkujve. Dukej se vdekja e të shoqit e shtynte me forcë, si një akt kompensimi, drejt jetës.

Me ardhjen e Artës në shtëpinë e tyre, shtërngesa ekonomike u bë me e dukshme. Laura kishte filluar punë në një salon bukurie për femërat. Klientela e saj ishin gratë pispillaqe të politikanëve, biznesmenëve dhe analistëve televizivë. Nuk merrte pak. Vejusha ishte pa punë. Në fakt, nuk kishte punuar kurrë në jetën e saj. Ishte modeli i gruas së bukur që pranon të trajtohet si një objekt zbukurimi në shtëpi. Dhe i shoqi i saj ashtu e kishte trajtuar, si gruan e bukur që nuk duhet të punojë. Pikërisht në kohën kur Laura erdh në shtëpinë e tyre, Faikut i dhanë pushimin nga puna…U gjënd keq. I papunë mes dy grash. Nuk ishte aq nevoja ekonomike, se sa egoja e tij e plagosur . Burrë që mbahej nga e shoqja! Aq më tepër në prani të nënës.

I shkrojti një shokut të fëminisë që jetonte në Spanjë. Kishtë dëgjuar se ishte i kapur ekonomikisht. E mori në telefon dhe i tha se kishte dëshirë të vinte në Spanjë, e shumta e shumta për një vit, sa të bënte ca para për shtëpinë. Shoku i tij pranoi menjeëherë ta ndihmonte. Madje i bleu bileten e avionit për Barcelonë, duke i premtuar se muajin e parë do ta mbante në shtëpinë e vet. Një javë më pas u gjënd në Barcelonë, në shtëpinë e mikut të fëminisë. Ishin të dy nga Vlora.

Filloi të punonte që në ditën e neserme. Shoku i tij kishte filluar të kultivonte kanabis, në oborrin e shtëpië ku jetonte, në periferi të qytetit. Faiku do të bënte transportin e drogës te klientët. Ia mori dorën shumë shpejti. Punë që i siguronte njëqind fishin e të ardhurave që merrte Laura. Fliste më të çdo natë, dhe Laura ishte e lumtur nga suksesi i të shoqit. Natyrisht Faiku nuk ia thoshte se ç’punë bënte, mjaftonte që i thosh se fitonte shumë. Dhe vetë Laura nuk ishte budallaqe të mos e merrte me mend se me çfarë pune merrej i shoqi. Si gjithë të tjerët, thoshte me vete. Mjaftonte të ishte i kujdesur. Këmbëngulte që Faiku të mos rrinte gjatë në Spanjë. Atij i pëlqente kur Laura i thosh të kthehej në shtëpi. E merrte si një siguri të dashurisë së saj.

Pas katër muajve që kur kishte ardhur në Spanjë, Faikun e arrestuan. Në bagazhin e makinës i gjetën dy kilogram kanabis. I vunë prangat dhe e rrasëm në El Centre Penitenciari d’Homes de Barcelona. Gjyqtari i dha 6 muaj, me kushtin që pas dënimit të ripatriohej. Të kthehej në Shqipëri.

I shkruajti një letër Laurës, në të cilën i shpjegonte se çfarë i kishte ndodhur. Në fundit e letres i thosh se aq më mirë që kish ndodhur kështu, që të mund të kthehej njëherë e mirë.

Gjashtë muaj më vonë, e morën nga burgu me një makinë të policisë. E pa vehten në aeroportin e madh të Barcelonës. Ishte njeriu më i lumtur, edhe pse në airport e shoqëronin policët e emigracionit, dhe pasaxherët e tjerë e shihnin me dyshim. Por ai nuk çante kokë. E rëndësishmja ishte se ai po kthehej në shtëpi, të Laura e tij. Dhe tek nëna.
Nuk i tregoi Laurës që po vinte në shtëpi. Do t’i bënte surprizën më të madhe të jetës. Sapo arriti në Rinas, mori taksinë. Iu duk se ishte ringjallur. Kujtimi i Laurës nuk i ndahej. Ndjente ngrohtësine e trupit të saj. Gjashtë muajve të burgut nuk kishin komunikuar as me telefon dhe as me letra. Laura nuk dinte se çfarë kishte i shoqi që nuk e merrte në telefon, kurse atij vetë nuk i lejohej as të telefonte e as të dërgonte letra jashtë burgut.

Sapo doli nga aerporti, mori një taksti. Dha adresen, dhe pas gjysëm ore arriti te pallatet e Komunës së Parisit. Ngjiti me vrap shkallët dhe trokit në derë. Priti. Dëgjoi zërin e Laurës. Pastaj atë të Artës. Pastaj një si e qarë. U hap dera. Luara u shtang kur pa Faikun! Një shtangie mes gëzimin dhe befasisë! Iu hodh në qafë. Dhe ashtu, të përqafuar, hynë brenda. Arta mbante në duar një foshnje disa ditësh. Edhe Arta u shtang. Një shprehje e çudtishme dhe e pazakontë iu shtri në të gjithë fytyrën- Është yt bir, Faik!- i tha Arta, duke ia zgjatur foshnjen e mbështjellë në pelena, dhe njëherësh duke hidhur atë vështrimin e çuditshëm nga Laura.

Faiku u hutua. Kishte ardhur t’u bënte surprizë Laurës dhe Artës, dhe ja ku ndodhej vetë para surprizës më të madhe.

3.
Atë natë nuk e mori gjumi. Filloi të llogariste muajt duke lëvizur gishtërinjt në heshtje. Sa kohë kishte qëndruar larg shtëpisë. Kishte plot dhjetë muaj! Kthehej e numëronte prapë nga fillimi! Nuk donte ta besonte se fëmija nuk ishte i tij. Laura e kishte tradhëtuar. Kishtë bërë fëmijë me një tjetër. Dhe ai, Faiku, njeriu që kishte sakrifikuar për të shoqen, që e kishte dashur Laurën, ishte kthyer papritur në një brinar! Dhe ajo që ishte cinizmi më i madh qe se donte të shtirej e t’i hidhte hi në sy!…Implusi i parë ishte të largohej nga shtëpia. Kishte qënë disa herë më mirë në burg. Të paktën atje askush nuk kish provuar ta gënjente e ta mashtronte.., U ngrit në majë të gishtërinjve dhe doli jashtë. Iu kujtua Abazi, kushëriri i tij nga babai, i cili merrej prej vitesh me trafik armësh. I trokiti në derë dhe i kërkoi një revolver. Abazi u çudit kur e pa. Faiku ia tregoi brengën e vet. Filloi të qante. Si një fëmijë që nuk gjen ngushëllim. Pas dy orësh bisede, Abazi e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje t’ia ndrronte mendjen kushëririt të vet të ardhur nga Spanja. I dha revolverin më të mirë që kishte.Më të sigurtin. Më vdekjeprurësin.
Në mëngjez herët shkoi përsëri në shtëpinë e vet. Në shtëpi Laura dhe Arta dhe po prisnin me ankth kthimin e Faikut.

4.
Në hetuesi ai tregoi gjithëçka. Vrasja kishte qënë një hakmarrje për tradhëtinë bashkëshortore. E si mund të durojë një njeri tjetër kur mëson se gruaja jo vetëm e tradhëton, por përpiqet t’i jap fëmijën e jashtëligjshem si fëmijën e vet?…Si mund të mos bëja krim? Më thoni, ju lutem!

E futën në në një qeli. Ekspertët ligjorë filluan nga ekspertizat. Dhe rezultati i analizës së ADN-s dha dhe të papriturën e parë. Grupi i gjakut të foshnjës së vrarë ishtë i njëjte më atë të Faikut!
Hetuesi dhe mjeku ligjor u gjëndën para të papritures. Kjo vinte në dyshim jo vetëm gjithëçka që kishte thënë Faiku, por krijonte një situatë të pashpjegueshme për vetë hetuesit!
Vendosën të flasin me të ëmën e Faikut, Artën.
E thirën në hetuesi. Pas tragjedisë që kishte ndodhur, Arta ishte kthyer në një zombi njerëzor. Ishte tretur, sytë sikur donin të kërcenin jashtë zgavrave të tyre, Qe zbehur dhe dukej e shpërqëndruar. Aq shumë e kishte përjetuar vrasjen e Laurës dhe të foshnjës.
Hetuesit filluan ta pyesnin. Çfarë dinte ajo për marrdhëniet e të birit me të ndjeren, Laura?
Ajo tha atë që e pohonin të gjithë- Nuk i kishte dëgjuar asnjëherë të grindeshin a të fyenin njëri-tjetrin. Marrëdhënie që do t’i kishte patur zili çdo çift tjetër,
Hetuesit panë në sy njëri-tjetrin. E pyetën si e shpjegonte Arta se foshnja e tyre kishte ADN-në e Faikut. Ishte një enigmë që duhej spjeguar. Dhe se hetuesit kësaj enigma do t’i shkonin deri në fund.
Kjo pyetje ishte një goditje e papritur për Artën. U zbeh më shumë nga ç’ishte zbehur, filloi të dridhej sikur të kishin zënë ethet tropikale, u mbulua me djersë. Pas tridhjetë sekondash i ra të fikët. Hetuesit, të dy të rinj, njëri prej tyre kishte studjuar në Gjermani kriminalistikë psikologjike, panë njëri – tjetrin…Kur Arta erdh në vete, hetim rifilloi. Arta tashmë dukej më e qetë, sikur të kish marrë një vendim që të rrëfente sekretin e enigmës.
Dhe ajo, më një zë të shtruar, pa asnjë emocion, filloi të tregonte se fëmija në fakt ishte i saj, i Laurës, dhe kjo spjegonte enigmën e AND-së së foshnjës. Grupi i gjakut ishte i njëjtë me atë të Faikut, dhe jo të Laurës, sepse foshnja kishte qënë vëlla i pa mirseardhur i vetë Faikut. Një fëmijë aksidental, një shtatëzani e Artës, gjatë aktit të seksit me një biznesmen të njohur të qytetit. Dhe ajo kishte një gjëndje të tillë shëndetësore, që nuk mund të abortonte. Mjekja që e kish vizituar ia kishtë bërë të qartë : aborti do t’i kishte shkaktuar vdekjen. Dhe Laura, ëngjëlli Laura (dhe këtu ajo e humbi qetësinë dhe u shkreh në lotë me dënesje) i kishte thënë se ajo vetë do ta merrte përsipër ëmësinë e foshnjes sapo të vinte në jetë. Që ta shpëtonte Artën nga turpi. Nga gjyqësia morale e pamëshirshme e njerëzve. Dhe se vrasja e Laurës dhe e foshnjës ishte një keqkuptim i madh , një tragjedi që do rëndonte mbi atë, Laurën, deri në fundin e jetës së saj.

5.
Luara është një paciente e spitalit gjerman të traumave të thella. Me gjithë këmbënguljen e gazetarëve të shumtë, ajo ka refuzuar të jap intervistë a të pyetet prej tyre.Jeton e vetmuar në një dhomë të spitalit dhe ka refuzuar të jetë në një dhomë me të tjerët. Vetmia i mjafton të flas me vete, dhe me fantazmat që ia krijon ndërgjegja e saj e turbulluar dhe e vrarë!