Gazeta Nacional Albania

Ambasada e SHBA-së reagon pas vendimit te Bashës për perjashtimin e Berishës

 

Ambasada e Shteteve te Bashuara te Amerikes në Tiranë ka deklaruar sot qëndrimin e saj pas vendimit të mbremshem te Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Në mesazhin e publikuar në Twitter, Ambasada shprehet:

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” thuhet në përfundim.

Mesazhi në profilin e Ambasadës së SHBA në Twitter: