Gazeta Nacional Albania

Ambasada italiane: PD të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi transparent

Ambasada italiane ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Duke respektuar vendimin e Bashës, ambasada italiane thotë se PD duhet të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Ndër të tjera Ambasada italiane thotë se një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë.

Deklarata e Ambasadës Italiane

Respekt për vendimin e Presidentit Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë.