Dilni të paktën e flisni sot!
DEKLARATË PERSONALE
Ndjej neveri për ju që thoni sot se jeni të zhgënjyer nga Edi Rama. Ju që rritët një qen të egër që sot t’ju hajë këmbët!
Ju, artistë, piktorë, arkitektë, aktorë, diplomatë, socialistë, idealistë, demokratë, kolegë, analistë, gazetarë, qytetarë!
Nga ai që kishte kartelë çmendurie?
Që akuzonte të atin për incest?
Që rrihte nënën e vet?
Që manipulonte çdo fakt të jetës së tij?
Që luftonte me çdo mjet për të rikthyer një diktaturë edhe më të egër se ajo e të atit, i cili ishte vrasës?
Që bëri gjithçka kundër të përndjekurve politikë?
Nga një hajdut ikonash dhe veprash arti?
Nga një imoral dhe përdhunues grash?
Nga një prind abuziv?
Nga një shkatërrues i jetës së grave, që i bëri fatkeqe dhe i çmendi, ose ua dhuroi shokëve për t’i bërë milionere?
Nga ky që u kthye në megahajdut?
Që shiti kombin?
Nga miku i Vuçiçit?
Nga mashtruesi i Evropës?
Nga vjedhësi i buxhetit?
Nga tradhtari i të gjithë bashkëhajdutëve?
Nga tradhtari i kombit?
Nga vrasësi i shpresës?
Për këtë qenkeni zhgënjyer ju, nga Parisi, Stokholmi, Roma, Blloku i Enverit, Tirana…?
Ju që e rritët monstrën, përse jeni të zhgënjyer?
Ju jeni ata që ia bëtë jetën të zezë Shqipërisë!
Jeni bashkëfajtorë për atë që po shohim sot!
A po e shihni tani çfarë i bëtë Shqipërisë?
Pfu! Pfu! Pfu! Pfuu!
Mal Berisha

