Site icon Gazeta Nacional Albania

ARMAND  BROSHKA: “KONTI DURAZZO, SHQIPTARI QË I RIKTHEU BOTËS VIVALDIN DHE KONTRIBUOI NË REFORMIMIN E OPERËS”

 

Historia e  një  personazhi të rrallë me origjinë shqiptare

 

“KONTI DURAZZO, SHQIPTARI QË I RIKTHEU BOTËS VIVALDIN DHE KONTRIBUOI NË REFORMIMIN E OPERËS”

 

 

“Ai ështe Konti Giacomo Durazzo, i cili i  dedikoi jetën, punën dhe shkriu tërë pasurinë e tij për artin! Ky vizionar, qytetar i botës dhe kontribues i trashëgimisë

së përbashkët  shpirtërore të njerëzimit, ishte  pinjolli i një ndër  familjeve më të mëdha  europiane me origjinë  shqiptare, i familjes Durazzo, e cila me pjesëtarët e saj ndërtoi “botën” larg vendit të saj.”

 

 

Nga ARMAND  BROSHKA

 

Arti është shpirti i një kombi dhe identiteti i tij! Pikturat e shpellave të periudhës së Paleolitit janë një dëshmi e dëshirave të para të njerëzve për të lënë gjurmët e identitetit të tyre si një qenie inteligjente mbi këtë planet. Shqiperia, gjithashtu ka pasur dhe ka kaq shumë trashëgimi kulturore sa mbetesh i habitur me larmishmërinë e tyre në kaq pak  territor. Dëshira për të krijuar dhe ndarë me të tjerë është shumë e madhe tek ky komb.  I tillë është edhe rasti i një  personazhi të rrallë me origjinë shqiptare, të cilin e hasa rastësisht tre vite më parë, duke hulumtuar mbi jetën e  kompozitorit Antonio Vivaldi dhe të Christoph  Willibald  Gluck, emri i të cilit lidhej pazgjithshmërisht me këta dy  gjigandë të muzikës botërore, por i anashkaluar në pak rreshta nga historia. Ai ështe Konti Giacomo Durazzo, i cili i  dedikoi jetën, punën dhe shkriu tërë pasurinë e tij për artin! Ky vizionar, qytetar i botës dhe kontribues i trashëgimisë

së përbashkët  shpirtërore të njerëzimit, ishte  pinjolli i një ndër  familjeve më të mëdha  europiane me origjinë  shqiptare, i familjes Durazzo, e cila me pjesëtarët e saj ndërtoi “botën” larg vendit të saj.

Familja Durazzo ka qenë një ndër familjet më të mëdha fisnike e me ndikim në Gjenovë. E detyruar nga pushtimi  osman, më 1387 familja shqiptare Durazzo (burri, gruaja dhe 3 fëmijët e  vegjël) arratiset nga Durrësi për në Siçili,  duke punuar si shërbëtorë për të siguruar pagesën e  udhëtimit të tyre me anije. Sapo mbërrin në Itali familja huazon  emrin e qytetit të saj si mbiemër, në mënyrë që të dëshmonte dhe trashëgonte rrënjët e saj. Në vitin 1389 kryefamiljari  Giorgio (Gjergj) Durazzo i paraqet një protestë me shkrim qeverisë gjenoveze duke u ankuar se janë shitur  familjarisht pa dijeninë e tyre dhe me pabesi si skllevër në Mesina nga gjenovezi Manuele de Valente. Lirohen  menjëhere dhe vendosen përfundimisht si qytetarë me të drejta të plota në Gjenovë duke filluar të  punojnë si tregtarë  mëndafshi (mëndafshpunues). Pas pesë brezash dhe dy shekujsh të kaluar në këtë qytet, familja Durazzo tashmë e

integruar mire, në vitin 1573 arrin në majat më të larta social-politike duke vënë në krye të Republikës si Doxh  (kryetar shteti) një ndër pjesëtarët e saj, Giacomo Grimaldi Durazzo, duke u afirmuar si një ndër familjet më të  rëndësishme dhe të pushtetshme të Republikës së Gjenovës e duke i dhuruar kësaj republike në shekujt pasardhës  nëntë Doxhë dhe shumë figura të tjera të rëndësishme në fusha të ndryshme si: diplomatë, klerikë të lartë, ushtarakë,  artistë, natyralistë, koleksionistë, filantropë etj. Por, mbi këto personalitete të shquara të kësaj familje, spikat figura  kozmopolite e kontit Giacomo Durazzo.

Emri i tij i plotë ishte Giacomo Pier Francesco Durazzo. Lindi në Gjenovë më 27 Prill  1717 në një familje aristokrate si ajo e Durazzo-ve. I biri i Giovan Luca dhe Paola

Franzone. Vellai i tij, Marcello Durazzo ishte një nga doxhët e Gjenovës. Konti Durazzo  pasi kishte marrë një edukim të rrafinuar, sidomos i specializuar në arte (muzikë dhe  teatër) dhe me një personalitet të jashtëzakonshëm, në vitin 1749 dërgohet  në Vjenë me  detyra të posaçme si ambasador i Republikës së Gjenovës. Sapo bie në kontakt me  ambjentet artistike dhe aristokracinë e kohës, ai vlerësohet menjëherë për kulturën e tij të gjerë, sidomos për aftësitë menaxhuese që ai zotëronte në fushën e teatrit. Ky formim i  dedikohej dhe trashëgimisë së familjes së tij, e cila kishte në pronësi të saj tre Teatrot  kryesorë të Gjenovës siç ishte dhe “Teatro del Falcone”, teatër ky i cili lidhet dhe me një  ngjarje të pazakontë të ndodhur gjatë një koncerti të violinistit të madh Italian Nikolo  Paganini, i cili më 1825 interpreton koncertin e tij për violinë nr.1 op.6 në këtë teatër.  Pasi përfundon dhe nisin duartrokitjet me brohoritjet:“Viva Paganini”, revoltohet me mbretin Carlo Felice të Savoias,

i cili pasi kishte shijuar interpretimin jashtëzakonisht të rrallë të Signor Paganini-t nga lozha e tij mbretërore, i kërkon  me një ton arrogant që ta përsëriste edhe njëhere nga fillimi (Da capo) koncertin për kënaqësinë e tij. Por violinisti  kapriçoz e refuzon menjëherë me një gjest arrogance kërkesën e mbretit duke i  kthyer shpinën dhe braktisur skenën,  veprim i cili i dha udhë shprehjes së famshme: “Paganini non ripete”! (Paganini nuk përsërit!).

 

Rikthehemi tek konti Durazzo, i cili një vit pasi ishte vendosur në Vjenë bën për vete vajzën e Guvernatorit të  Austrisë dhe një prej familjeve më të rëndësishme të Perandorisë, fisniken  Ernestine Ungnad von Weissenwolf,  duke u lidhur në kurorë më 17 Mars 1750. Në vitin 1752  pasi kishte treguar se përveç diplomatit brilant ishte dhe një  njohës i shkëlqyer i artit europian, jep dorëheqjen si ambasador për t’iu dedikuar detyrës së re si asistent drejtor i  Teatrit Perandorak Vjenez dhe pas dy vitesh, më 1754, pesë vjet pasi kishte mbërritur në Vjenë dhe pas dorëheqjes së  kontit Franz Esterhazy në postin e drejtorit, konti Giacomo Durazzo emërohet nga perandoresha austriake MariaTereza e Habsburgëve si drejtor i përgjithshëm i spektakleve teatrale (generalspektakeldirektor), duke pasur në  drejtimin e tij dy Teatrot më të mëdhenj të Vjenës; “Kärntnerthor” dhe “Burgtheater”. Nga ky moment fillon puna

e jashtëzakonshme dhjetë vjeçare e tij në drejtimin artistik të qytetit kryeqendër të artit europian, ku në ato vitezhvillonin aktivitetin e tyre shumë kompozitorët të mëdhenj të kohës, midis tyre dhe Joseph Haydn. Njëkohësisht mearritjet e tij novatore dhe koncertet e ngjeshura artistike që po përjetonte Vjena të organizuara prej tij, fillojnë dhekontradiktat, vështirësitë dhe goditjet e para të shkaktuara nga xhelozia e atyre që nuk e përtypnin dot këtë hov të

menjëhershëm që po ringjallte kryeqytetin perandorak. Tentativa per kandidim nga Konti si drejtor i oborritperandorak“Musikgraf” has në kundërshtime të fuqishme të kompozitorit Johann Georg Reutter, i cili ishtekompozitor dhe dirigjent i korit të kishës.  J.G.Reutter, një ndër muzikantët më me ndikim në Vjenë ishte inatosur keqme Kontin Durazzo dhe nuk ia falte atij faktin që kishte ftuar kompozitorin e famshëm Christoph Willibald Gluck të

kompozonte dhe dirizhonte muzikë për oborrin perandorak dhe jo atë vetë. Polemikat dhe kundërshtimet u bënë kaq banale e të ashpra sa që ishin të patolerueshme për kulturën fisnike të Kontit. Ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti I tij në verën e vitit 1761 dhe u largua nga Vjena. Por Kancelari i shtetit Austriak Wenzel Anton von Kaunitz, një\admirues i kulturës së gjerë të Kontit Durazzo, e bindi atë të rikthehej në postin e drejtorit të teatrove vjenezë. Pas

rimarrjes së drejtimit artistik, ai nis punën për zbatimin e një prej projekteve të tij më ambicioze dhe të  rëndësishme të historisë europiane të muzikës; reformimin e operës. Pas vite korrespondencash dhe mendimesh iluministe me figuratmë të larta të artit dhe shoqërisë së lartë europiane, ku vlen për t’u përmendur këtu Jean-Jacques Rousseau apo

Voltaire, por dhe disa kompozitorë si Tommaso Traetta etj., Konti Durazzo thërret në Vjenë libretistin italian që në atëkohë zhvillonte veprimtarinë e tij në Paris, Ranieri de’ Calzabigi, të cilin e prezantoi me kompozitorin ChristophWillibald Gluck. Njëkohësisht ai thërret në zyrën e tij dhe koreografin Gasparo Angiolini dhe skenografin GiovaniMaria Quaglio duke i kërkuar të gjithëve t’i futeshin punës në realizimin e projektit për reformimin e Operas, duke iu

siguruar atyre mbështetje të plotë financiare. Puna nisi në Tetor 1761.  Sipas mendimit të Glucku “Opera Seria”  dhe“Opera buffa” ishin larguar shumë nga ajo ç’ka këto dy gjini duhej të ishin vërtetë dhe kishin filluar të dukeshin tëpanatyrshme. “Opera Buffa” kishte kohë që e kishte humbur freskinë e saj origjinale. Shakatë e saj ishin bërë bajatedhe përsëritja e personazheve të njejtë i kishin bërë ata të dukeshin asgjë më shumë se sa steriotipe. Ndërsa në “Opera

Seria” mënyra e të kënduarit i ishte dedikuar më shumë efekteve sipërfaqësore dhe përmbajtja nuk ishte aspakinteresante dhe e fosilizuar. Në të dyja operat, këngëtarët ishin mjeshtra absolutë të skenës ndërsa, muzika nuk bënte gjë tjetër veç se shërbente për të dekoruar linjën e vokalit të tyre në mënyrë aq të keqe sa publiku nuk arrinte dot të dallonte melodinë origjinale. Gluck-u   po kërkonte ta rikthente operën në origjinalitetin e saj, duke u përqendruar tek drama dhe pasionet njerëzore, duke bërë një ekuilibrim midis fjalës dhe muzikës. Baleti gjithashtu duhej të ishte

prezent bashkë me pantomimet gjatë aksionit dramatik. Një vit më pas, projekti kaq i dëshiruar nga të gjithë por kryesisht nga iniciatori i saj Konti gjenovez me prejardhje shqiptare Giacomo Durazzo, u finalizua me premierën e 5Tetorit 1762 në “Burgtheater” të Vjenës, nën titullin:“Orfeo ed Euridice”. Personazhi i Orfeos u interpretua nga

kastrati Gaetano Guadagni, Euridice nga sopranoja Lucia Klavereau dhe Amore nga sopranoja Marianna Bianchi. Në llozhën perandorake ndodhej Perandoresha Maria Tereza dhe në teatër e gjithë aristokracia dhe elita e kohës.   Opera u prit mjaft mirë jo vetëm në Vjenë, por në gjithë Europën, duke u vënë në skenë treqind e pesëdhjetë herë nga viti 1762 deri në 1833. Kjo reformë influencoi më pas në kompozimet e veprave të  kompozitorëve si; J. Haydn, W.A. Mozart,

L.V. Beethoven, e deri tek R.Wagner e G. Verdi. Gluku më në fund me gjenialitetin e tij ia kishte dalë të bënte një revolucion që i nevojitej artit klasik për të dalë nga periudha një shekullore e barokut e për të nisur një erë të re, atë të klasiçizmit. E gjitha kjo falë ngulmimit dhe ndihmës së jashtëzakonshme të Kontit Durazzo i cili dy vjet pas këtij

suksesi dhe pas dhjetë vitesh në krye të teatrove vjenezë, midis sukseseve, peripecive dhe xhelozive të ndryshme detyrohet të japë dorëheqjen më 10 Prill 1764.  Megjithatë, Kancelari Austriak Kaunitz i cili e kishte përzemër kontin e emëron atë Ambasador të Perandorisë Austriake në Venecia, detyrë që do ta mbante për njëzet vjetët e ardhshme.

 

Gjatë periudhës së tij në Venecia, përveç punës si ambasador, vazhdoi njëkohësisht të kontribonte në zhvillimin e të gjitha gjinive të artit duke ndihmuar gjithashtu shumë artistë të rinj. Vlen për tu përmendur njohja e hershme e Kontit Durazzo me familjen Mozart dhe pritja që ai i bëri atyre tek rezidenca e tij veneciane në Mars të 1771, ku Wolfgang-u

i vogël interpretoi disa nga veprat e tij në piano para Kontit. Gjithashtu mbështetja e Kontit për kompozitorin gjerman Joseph Schuster, artistin austriak Adam von Bartsch dhe piktorin Italian Giovanni David, të cilin e thërret në Venezia

për të punuar dekorimet e teatrit të famshëm venecian, “Teatro la Fenice”. Në 1784 Konti Durazzo tërhiqet në jetën private ku gjatë kësaj kohe merret me koleksionimin e veprave të artit dhe stampave. Dhurimi i këtij koleksioni nga ana e tij ndihmoi në hapjen e muzeut të artit “Albertina” të Vjenës. Gjenialiteti i këtij njeriu do arrinte kulmin me

gjestin e tij të fundit. Ai arrin të blejë me shpenzimet e tij 450 veprat me dorëshkrimet dhe autografin origjinal të\ Antonio Vivaldit. Është interesant fakti se si ra në gjurmët e këtyre partiturave të vyera Konti. E gjitha nis me vdekjen e Vivaldit (1741) kur partiturat i merr në dorëzim vëllai i tij, Francesco, një berber i rëndomtë venecian. Duke mos ua

ditur vlerën ai ia shet ato për pak të holla senatorit venecian Jacobo Soranzo. Konti Durazzo e bind Soranzon që t’ia shesë atij koleksionin e madh voluminoz te Vivaldit, duke e joshur me shuma të mëdha të hollash e duke qenë se ishte njohës i mirë i artit, ai e njihte gjithashtu vlerën e jashtëzakonshme të atyre partiturave. Janë me mijëra faqe,  plot 92%

e  krijimtarisë së Vivaldit e cila u  bë  pjesë e koleksionit personal të Kontit Durazzo,  ku bëjnë pjesë 27 vëllime me përmbajtje: 80 kantata, 42 opera të shenjta (opere sacre), 20 opera, 307 koncerte instrumentale për violinë, çelo, fagot,

flaut etj. (Concerti Grossi), koncerte për orkestër harqesh dhe simfoni, gjithashtu dhe Oratoria “Juditha triumphans”, të cilat tani i përkasin Bibliotekës Kombëtare të Torinos në koleksionin me emër: “Fondi Foà e Giordano – Partiture manoscritte di Vivaldi”, dhuratë kjo e familjes Durazzo.  E gjithë kjo pasuri ishte ruajtur me fanatizëm nga Konti dhe më pas familja Durazzo në Gjenovë, duke u zbuluar vetëm një shekull e gjysmë pas vdekjes së Kontit dhe pas dy

shekujsh lënie në harresë totale të kompozitorit Antonio Vivaldi. Vetëm në vitin 1930, në periudhën moderne të shekullit “XX” bota filloi të njohë e të zbulojë nëpërmjet këtyre partiturave muzikën dhe gjenialitetin e vërtetë të priftit të kuq, “il Prete Rosso”  (I mbiquajtur i tillë për faktin se kishte flokët ngjyrë të kuqe, gjë e rrallë kjo për një

Italian). Vivaldi, ky gjeni i dedikoi një opera të tërë figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, shqiptarit që shpëtoi Europën nga Perandoria Osmane, por kujt do t’ia merrte mendja se gjithashtu një shqiptar si Durazzo do të shpëtonte më pas gjithë krijimtarinë e vetë Vivaldit?! Po të mos ishte për gjenialitetin dhe ndihmën e madhe të këtij Konti dhe familjes së tij me prejardhje shqiptare, Europa por dhe Bota, nuk do të kishin mundësinë të

shijonin tingujt magjikë të një prej kompozitorëve më me ndikim në planet, muzika e të cilit njihet e dëgjohet nga të gjitha kombet dhe moshat e ndryshme. Një muzikë e gjallë dhe gjithë pasion që nxit dëshirën për të jetuar e të impresionon me tingujt e ndritshëm me fioriturat baroke. Gjithashtu, arti europian e ai botëror nuk do të kishin pasur një  “Orfeo et Euridice” e si rrjedhojë as evolucionin e përmasave që njohim sot të muzikës me përfaqësuesit e saj të

mëvonshëm si: Haydn, Mozart, Beethoven, Schubert, Verdi, Puccini, etj., të cilët e gjetën mbështetjen dhe u frymëzuan nga revolucioni i “Reformës Glukiane”. Nuk e teproj nëse them se, sa herë që instrumentistët (sidomos të kontinentit europian) do të interpretojmë në skenë çdo vepër të Vivaldit apo operan “Orfeo dhe Euridiçe” të Gluck-ut, duhet njëkohësisht t’i jenë mirënjohës dhe figurës së Kontit me origjinë shqiptare, Durazzo. Pas një jete plot me aventura, pasione, vështirësish e pune të palodhur me qëllimin e një trashëgimie të përbashkët njerëzore, Konti Giacomo Durazzo mbylli sytë më 15 Tetor 1794, në Venecia, duke i lënë njerëzimit dhe kontinentit europian dhurata të çmuara të cilat i përkasin trashëgimisë shekullore të vetë identitetit të tij. Europa e civilizuar i detyrohet shumë këtij personaliteti dhe duhet që figura e tij të ngrihet në dimensionet e vërteta që ai meriton. Nga ana tjetër, ne, shqiptarët, duhet të punojnë në pasqyrimin e kësaj figure në librat tanë historikë e enciklopedikë.  E gjithë kjo histori e treguar rreth këtij qytetari të kontinentit tonë dhe familjes së tij, është një dëshmi e pakundërshtueshme për kontributin e vazhdueshëm përgjatë shekujve të këtij kombi në zemër të Europës, për Europën. Me idetë dhe ndihmesën e tij, vendi i shqiponjës me dy koka, një ndër më të vjetrit e këtij kontinenti dhe me një simbolikë kaq të fortë dedikuar unitetit dhe lirisë, ka kontribuar me çdo mënyrë për thyerjen e barrierave dhe ndërtimin e një identiteti të përbashkët të civilizuar, shumë kohë para se kjo dëshirë të finalizohej nën emrin:  Bashkimi Europian!

 

 

Exit mobile version