Gazeta Nacional Albania

ARSYET E VONESËS PER ZHVILLIMIN E IDESË KOMBTARE TË POPULLIT SHQIPTAR. Nga Prof. Dr. Rexhep Krasniqi

Perparimi kultural e kombetar i shqiptarevet dhe perpjekjet e sllavizimit

Në gjurmimet t’ona për të gjetë arsytë e vonesës rreth zgjimit e depertimit të idesë komtare të shqiptarvet, na duhet me pasë parasyshë faktin e pamohushëm se, ketij populli i mungojshin të tana mjetet e duhura per nji levizje popullore mu njashtu si e kishin pasë popujt e tjerë të Ballkanit aq të favorshme me idetë e tyne per pavarsinë komtare.
Masëparit, shqiptarvet u mungonte perkrahja fisnore e gjuhësore e nji fuqije të madhe mu njashtu si bani Rusija per popujt sllavë të Ballkanit. Per ma tepër, Rusija kishte qellime ambicjose të jashtzakonëshme, të cilat e shtynë ate per të perkrahë bashkatdhetarët e vet nen thunren turke tuj i nxitë keta popuj per të çu kry dhe, ne ket menyrë, frutet e kesaj politike ruse, ne çdo drejtim, kishin me i pru edhe atyne nji perfitim të math. Gjithashtu, pranohet se Rusija, perkundrejt ketyne popujvet sllavë, kishte pasë lujtë nji rol tejet pasiv, keshtu qi, vetem qendrimi i nji populli të fuqishem të mretnisë sllave me nji kulturë krejt të posaçme dhe me nji perkrahje morale të madhe, paraqiste per popujt sllavë të Ballkanit diçka krejt të veçantë. Ne të njejten kohë Rusija, gjithashtu, paraqiste per ata pupuj idenë e zgjimit komtar të lirisë e të mirqenëjes.
Shqiptarvet, perkundrazi, të cilët në shumicë kishin rrokë fenë Islame, per rrethanat e kesaj kohe të jashtzakonëshme, u mungomnte kundërshtimi fetar si dhe shtypja prej anës popujvet myslimanë. Shqiptarët, mrena Imperatorisë Osmane e konsiderojshin vedin nji popull krejt i lirë. Tuj kenë se Turqija i muronte shqiptarët prej sllavizmit, u akordonte atyne të drejtat e lirisë.
Të gjitha rrugat perkah néri bashkë me mundësitë e mirqënjes, ishin krejt të hapuna. Per nji kohë mjaft të gjatë, ne mretninë turke ata gezojshin frytet e perkrahjes të jashtzakonëshme. Nuk pagujshin as “haraç” e as taksa (tatim fitimi) dhe, permi sëgjithash, ata ishin të lirumë prej sherbimnit ushtarak. Të tana keto previligje ma fort i gëzonte. Ner keta shqiptarë ishite shum e zhvillume njijesija e lirisë peronale e cila qyshë prej kohnavet të “katragjyshavet ilirë”, ishin gadi me i kundershtu çdo disipline të rreptë e çdo fymje personale.
Qyshë prej kohnavet të Mesjetës, Shqipnija e lëshoi vedin e saj per t’u paraqitë vetëm si nji shprehje ethnike-gjeografike. Ky çast paralizusë i naloi shqiptarët aq fort sa mos me kenë ne gjendje me formu vazhdimisht nji “Bashkim Politik”. Fuqija organizative, per të gjatë sunimit turk, kishte ra vetëm ne doren e trashigimit të familjvet bejlere e agallare, të cilët e perfocunë edhe ma fort ket karakter 34) dhe, permes kesaj plogështije, u kriju nji anarki e plotë. Tuj kenë se shqiptarët kishin rrokë fenë Islame dhe ishin të influencumë prej kulturës orientale, Turqija venosi me i veçu (izolu) keta krejtësisht prej të gjithë influencës shpirtnore e kulturale me Perendimin. Por, edhe prej anës europiane, në 500 vjetët e funit, nuk dukesh kund ndonji pjesmarrje kulturale. Çdogja në lidhje me zhvillimin kultural ishte ngurëzu qyshë ne “Kohen e Mesjetës”: Nji blok i pakapërcyshëm shpirtnurë serb, bullgar e grek j’a kishte pre rrugen e nerlidhjes me shqiptarët. 35)
Per t’a da njoftuninë e emnit Fé (Religion) e Kom (Nacjon) ne kuptimin e Islamizmit, i shtyni shqiptarët myslimanë deri n’atë pikë aq sa m’e qujtë vendi “turk”. Porse, me ket emën, shqiptari mysliman nuk nenkuptonte se ai ishte pjetar i komit dhe i gjuhës turke 36. Krejt e përkunderta”, sepse ket emën ai e nagtrronte ne nji menyrë sa me shprehë vetëm emnin “mysliman”. Kejo gja u shpjegu edhe me mirë sepse fenë e tyne Islame e moren prej turqvet. Megjithatë, gjuha turke, ner qenrat e qytetevet me randësi, ishte themelu vetëm si gjuhë zyrtare. Kurse gjuha shqipe mizotnoi e jetoi në themelin e gjuhës familjare37).
Ner keto rrethana, si duket, turqit mujten me j’a dalë ne kry qellimevet të tyne per t’a brumosë karakterin komtar të shqiptarvet me nji lloj frymet orientale. Fakti i pamohushëm i eksistencës së popullit shqiptar, i cili paraqiste nji pengesë të madhe per formimin e lëvizjes së “Pansllavizmit” në Ballkan, i shterngoi intelektualët dhe agjentat sllavë me shfrytzu rrethanat e naltpermnduna me të gjitha venet europjane ne nji menyrë të neveritëshme e tuj mos j’a njoftë aspak karakterin e tyne komtar, tuj i percaktumun ata si turq o serbë të shqiptarizumë 38) etj. Se me çfarëlloj suksesi kejo propagandë e lenoi nergjegjen publike europjane, e cila me njoftunitë e veta rreth shqiptarvet nuk kishte as ma të voglen dijeni, kan m’e tregu ngjarjet e ma vonëshme.

2.PASOJAT E NGJARJEVET TË PARA LUFTËS Ruso-Turke (1877-78)

Prej kohësh, grindjet ne Veri e Verilindje, midis popujvet sllavë e shqiptarë, ne shekullin e 19-të, fillumë me u ba edhe ma të shpeshta (40). Per shkak të karakterit malor të Malit të Zi, prej të cilit mvarej edhe gjendja ekonomike e vështirë, banorët e ketij veni ishin të detyrume me plaçkitë krahinat e pasuna të kojshivet shqiptarë. Vezirët shqiptarë të Shkodres j’u përgjegjen me ekspedita hakmarrëse kundra cubavet malazezë tuj hasë ne nji resistencë të fortë. Nuk ishin vetëm shkaqet ekonomike qi i shterngojshin me i ra ne qafë shqiptarvet me keso luftimesh, por, para sëgjithash, ishte edhe deshira e fortë e ketyne dy popujvet me u perleshë njeni kundra tjetrit. Me kohë, keto fushata moren formen e nji politike planesh të vetëdijshme të cilat permajshin edhe thumin e nji lufte komtare.
Shpejt, mas paqës së Shkodres me 1862, midis Turqisë e Malit të Zi, u themelu nji organizatë malazeze per të vu ne kamë ushtrinë e tyne komtare. Perveç krijimit të ma se 2000 (dymijë) oficeravet të mrapavijës murojtëse, me nji shpejtësi të vrullshme, u krijunë trupa ushtarake të posaçme. Si ketu, ashtu edhe ne Serbi, po sterviteshin gjithnji e ma tepër me mobilizime popullore per t’u hjedhë ne luftë kundra Turqisë. Keto veprime ushtarake paten, ne shkallë të gjanë, edhe përkrahjen e masavet të popullit. Jo vetëm ketu, por edhe ne Bullgari e ne Greqi, me anen e levizjes “Pansllaviste”, fillunë nxitjet me qellime krysisht kryengritëse e të përgjithshme të ketyne venevet kundra mretnisë turke. Qendrimi i Rusisë ne favorin e kristjanvet të Ballkanit, kishte per qellim rrenimin e plotë të Turqisë n’Europë.41)
Qyshë me rregullimin e kufijvet mas paqës 1859, me pjesmarrjen e nji komisjonit europjan, fillunë të duken vështirsina të cilat dalloheshin njena prej tjetrës ne kerkesat e tyne perkundrejt Turqisë dhe Malit të Zi. Nerhymja e Malit të Zi per të lanë haptë pytjet e percaktume të kujvet toksorë, nenkuptohet fare lehtë dhe qellimi per t’i provoku rishtas ngatrresat e damjes së kufijvet. Megjithse nuk kishte arsy të mjaftushme me shperthy nji luftë midis ketyne dy komevet, Mali i Zi, ne anen tjeter jo vetem qi u fut edhe ma thellë ne konfliktin e Hercegovinës, por edhe munohesh me të holla per me nxitë lëvizjen pansllaviste ne popullaten malsore të Mirditës 42) tuj kriju kesisojit ne Shqipni nji urrejtje kundra Turqisë ne favorin e Malit të Zi.
Ne anen tjeter, Serbija edhe pse kishte marë shumë detyrime perkundrejt Fuqivet të Medha t’Europës e megjithse u kishte siguru atyne qellimet e veta paqsore, megjithate ajo nermerrte msymje ushtarake ner kufijt e nryshem. Per ket shkak Turqija filloi me j’a vu synin ketyne veprimevet serbe, tuj dergu njiherit perqendrime trupash ushtarake ner keto vene. Kejo nerhymje e Turqisë, si gjithashtu edhe rrethanat e nryshme të gjendjes së vështirë të ushtrisë turke e cila perbahesh me njisina trupash “boshibuzuke” (vullnetare, por me pagesë) e të padisiplinume, ishin perqendru rreth kufinit serb. Të dy komet, si Mali i Zi ashtu edhe Serbia, gjeten shkakun me shku ne Stamollë e me u anku per ket gja. Turqija u dha nji përgjegje mjaft t’urtë, porse parija serbe meti krejt e pakënaqun. Me 23 Qershor 1976 ajo, ne lidhje me situaten e asaj kohe, i dergoi nji “Memorandum” Portës së Naltë ne të cilin kerkohesh me kamëngulje jo vetëm terhekja e armatës turke prej kufijvet serbë, kurse ne anen tjeter kerkonte gjithashtu të drejten qi, me lejen e Sulltanit por me trupat e saja të vente qetësinë ne Bosnje. Turqija nuk i pranoi keto kerkesa serbe as ato malazeze. Ajo e pa t’arsyeshme ma fort me i dergu shkresa të posaçme Fuqivet të Medha tuj i siguru se kishte me majtë gjendjen e vet murojtëse kundrejt Serbisë, por, ne rast të nji sulmit serb, nuk kishte me kenë ne gjendje me i siguru nji mosnerhymje energjike kundra tokës serbe dhe nuk e nijte vedin të detyrume me j’u permajtë veprimevet ushtarake.
Deklaraten turke Serbija e komentoi si nji shpallje lufte. Sëbashku me dukjen e ketij manifestimi serb, me 2 Korrik 1876, trupat serbe sulmunë kundra krahinavet turke. Ne ket rast, të gjitha fuqitë a huaja i banë Serbisë zyrtarisht nji kritikë të rreptë, se edhe Rusija u bashku me protesten europjane. Megjithate, ky veprim nuk mujti me i nalun trupat vullnetare ruse per t’i shku ne ndihmë Serbisë. Tashti, gjenerali rus Tashernajeff, mori komanden e armatës serbe e cila vetvetiu skjaroi rolin qi lunte Rusija ner keto ngatrresa. Nerkaq Serbia u konenu me aleancen e Malit të Zi të pafuqishem.
Ne diten kurë Serbija i shpalli luftë Portës së Naltë, prijsi malazias Nikita i la me dijtë Turqisë se edhe ai i kishte shpallë luftë Portës së Naltë e, të dyja keto principata aleate venosen tashti m’e vazhdu luften ne menyrë të veçantë ku Serbija kishte m’e sulmu Bosnjen e Novipazarin kurse ne të njejten kohë, Mali i Zi po pregatitesh me i ra Hercegovinëse Shqipnisë. Me ket rast u dallunë qellimet politike të ketyne dy komevet mjaft kjartë per t’a da mes vedit plaçken e luftës.
Nersa Mali të Zi j’u desht me u shmangë zhvillimevet ushtarake të Hercegovinës ne saje të “superfuqisë turke”, porse ne anen tjeter, me 28 Korrik 1876, afër Vrbitza (Vuçidol) dhe tri javë ma vonë afër kufinit shqiptar, para derës së Podgoricës, mujti me i shkaktu ushtrisë turke dy disfata të forta. Ne anen e kundert serbët, të cilët e kishin sulmu Turqinë si ne veri ashtu edhe ne jugë, j’u desht me u terhjekë perballë ushtrisë turke e cila e kishte sulmu prej anes lindore, si ne Bosnje e poashtu edhe ne Novipazar. Gjithashtu, edhe ne lindje afër Timok ku serbët ishin bashku me kryngritsat bullgarë, tuj mos mujtë me i ba ballë ushtrisë turke, j’u desh me u terhjekë. Venet si Knjashevac e Saitçar ranë ne doren e turqevt; por serbët me sulmet e tyne të vazhdueshme, mujten me i zaptu persëri keto vene dhe, ne afersitë e Aleksinac, i shkatunë turqvet nji disfatë ushtarake. Aty kah fillimi i Shtatorit 1876, afer Deligradit u zhvillu nji betejë e madhe ne të cilën serbët, të primë prej gjeneralit rus Tashernajeff, u thynë keqas prej ushtrisë turke së cilës i printe gjenerali Abdul Kerim Pasha.
Qyshë ne fillimin e kesaj beteje, Cari i Rusisë Alksandri i IItë, kishte pasë kerku nji bashkëfjalim me Frano Zefin Kaiserin e Austrisë, me të cilin ranë ne godi ashtuqi, me rastin ma të volitshem me i shty të gjithë përfaqsusat e Fuqivet të Medha Kristjane per t’u mledhë ne Stamollë.
Mas ketyne disfatavet të shpeshta e pa asnji sukses të mretnisë serbe të pafat, nuk u meti kurrnjigja tjetër me ba veçse me kerku nerhymjen e Fuqivet të Medha per të fitu njilloj armpushimi e poashtu edhe per konditat e paqës. Ma ne fund, ambasadori anglez ne Stamollë i dorëzoi Portës konditat e paqës prej anes së Fuqivet të Medha me daten 25 Shtator 1876.
Ne bazë të ketyne konditavet, Fuqitë e Medha nerhynë në favorin e Serbisë me kuptimin e paqës të “status quo ante” (me konditat e para). Per ma gjatë, edhe per nji autonomi të Bosnjes e të Hercegovinës, per pa kriju shtete vasale me to. Gjithashtu, per nji garanci me kondita të njejta edhe per Bullgarinë. Porta j’u përgjegj me tjera kondita por, nerkaq ajo pranonte gjendjen si perpara: “Status quo ante”.
Me të gjitha veshtirsitë e medhaja ner keto bisedime per me ra ne godi mes vedit dhe, tuj kenë se ushtrija turke mante gjithnji nen thuner token serbe, Rusija nerhyni menjiherë dhe kërkoi nji armpushim per 4-6 javë. Nerkaq, persëri fillunë të zhvillohen lufta të vazhdushme dhe, ne fushën e betejës, turqit i shkaktunë serbvet humbje të rana ne afërsitë e Deçumisë, e cila pruni me vedi zaptimin e Aleksinac prej ushtrisë turke.
Prej kesaj disfate ushtarake, serbët ranë ne nji gjendje tejet të veshtirë, aqsa me e shtergu princin serb Milanin me kerku nerhymjen e shpejtë të Rusisë e cila j’u kercenu Turqisë me nji “ultimatum” me të cilin Turqija vehesh midis dy alternativavet: Ose me nenshkru nji armpushim me Serbinë mrenda 48 orëvet e vetem per dy mujë, ose me pranu prishjen diplomatike me Rusinë. Turqija pranoi kete të fundit.
Situata politike e krijume prej ketyne luftnavet, shkaktunë nerhymjen e Fuqivet të Medha të cilët, me këshillat e tyne kerkojshin me i dhanë fund nerlikimevet diplomatike. Tek e mramja, ata u bashkunë me menimin e Anglisë per të shktu nji mledhje ne Stamollë tuj kerku me gjetë nji rrugëdalje prej kesaj ngatrrese.
Ne ket konferencë, konditat e randa qi j’u vunhë Turqisë, nuk u pranunë prej Parlamentit të Ri turk. Mas kesaj ngjarje, ambasadorët e Fuqivet të Medha, u terhoqen prej Stamollës tuj lanë mrapa perfaqsusat e tyne per të mos i pre marëdhanëjet diplomatike me Porten.
Keto bisedime prunë me vedi vetëm nji perfitim, tuj zgjatë armpushimin midis Turqisë, Serbisë e Malit të Zi deri aty kah fundi i Frorit 1877. Tashti, Porta hyni direkt ner bisedimet e paqës me Serbinë dhe Malin e Zi. Nersa ajo mujti me nenshkru me Serbinë nji paqë me konditat e maparshme, d.m.th. “status quo ante”, perfaqsija malazeze nuk mujti me nenshkru të njejten gja per arsynë e kerkesavet të shumta aneksimesh (grabitjesh( toksore qi Mali i Zi i parashtronte Turqisë. Sidomos, ata kerkojshin me kamngulje: Nikshiqin, Kolashinin e Spizza, të cilat Parlamenti turk nuk i pranoi.
Rusija, pa humë kohë, filloi planet e veta. Nersa ne njenen anë ajo mobilizoi të gjitha forcat e saja ushtarake, ne anen tjeter kerkonte nji marëveshje diplomatike me Fuqitë e Medha t’Europës qi t’a lejojshin me pasë dore të lirë per t’u futë ne luftë kundra Turqisë. Me keto parime ne dorë, gjenerali rus Ignatjeff u nis per Paris, Londër e Vjenë me të vetmin qellim per t’i plotsu e rregullu vijat e nji politike të perbashkët kundra Portës së Naltë.
Midis Vjenës e Pjeterburgut, qyshë me daten 15 Kallnor 1877, ishte kenë marë nji venim ne bazë të cilit, Austro-Hungarija kishte me zaptu Bosnjen e Hercegovinen. Mas kaq bisedimesh të gjata, ne Konferencen e Londonit u nenshkru nji marëveshtje diplomatike.
Ne t’ashtuqujten “Protokolli i Londonit me 31 Marc 1877”, Fuqitë e Medha dhanë pelqimin e tyne per paqen e bame me serbët. Per ma gjatë, ata i keshillunë Turqisë me nenshkru të njejten paqë edhe me Malin e Zi, me çarmatosë fuqitë e veta ushtarake, e gjithsesi, edhe me ba reformat e duhuna të percaktume me 1876 ne lidhje me popullaten kristjane të Ballkanit nen sunimin turk. Poqe se Turqija nuk kishte me i pranu keto kondita, Fuqitë e Medha sëbashku, kishin me marë masat e duhuna per të permirsu gjendjen e popullatavet kristjane nen sunimin turk, sidhe per të sidhe per të siguru paqen.