Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi kanidaturën e Kosovës si anëtare e KIE. Më 16 maj votimi në Këshillin e Ministrave të Jashtën të KIE
Me shumcë absolute votash pak çaste më parë Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi kanidaturën e Kosovës si anëtare e KIE. Më 16 maj votimi në Këshillin e ministrave të jashtën të KIE
Ecuria e debatit ose pas ore
Debati në KiE: Shumica e deputetëve mbështesin anëtarësim e Kosovës
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.
Diskutimi ka nisur rreth orës 17.30, ndërkohë që në fund pritet edhe votimi i raportit
Në hyrje të kësaj seance, fjalën e mori Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën në KiE, e cila lexoi raportin e përpiluar nga vetë ajo, përmes së cilit kërkon që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së.
Ajo i bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë raportin e saj, në mënyrë që Kosova të mund të bëhet anëtare e KiE-së.
Ajo mes tjerash tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale.
Sipas saj, juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.
Ajo ka përmendur tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Kam identifikuar tri çështje të mbetura, ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Implementimi i aktgjykimit për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit. Gjatë angazhimit tim në këtë dosje të gjitha palët shtetërore më kanë paralajmëruar se nuk mund të pritet ndonjë progres në asnjë prej këtyre çështjeve të përmendura. Por, me një punë persistente progresi real është vërejtur. Asambleja Parlamentare kas arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të së drejtës, implementimi i vendimit të Kushtetueses që do t’i kthente pronën Manastirit”, ka thënë ajo.
Bakoyannis është shprehur optimiste se Asambleja do ta rekomandoj që Kosova të ftohet të bëhet anëtare.
18:15 E Plotësuar
Iulian Bulai: Ne po mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve
Deputeti rumun Iulian Bulai, tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës dhe se pret që Kosova t’i përmbushë obligimet që vijnë me anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Lufta jonë nuk është për shtetet, por për të drejtat e individëve. Ne po mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve dhe etnive. Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për mbi 1.6 milion njerëz, plagët e të cilëve ende po shërohen dhe janë të obliguar të krijojnë një të ardhme të përbashkët. Kosova është gati dhe meriton të pranohet në Këshillin e Evropës, por duhet të sigurojë një mbrojtje të duhur për komunitetin serb”, tha Bulai si përfaqësues i grupit, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës
“Vendimi i sotëm është pikë fillimi dhe presim nga Kosova të përmbushë të gjitha reformat e dakorduara dhe angazhimet ndërkombëtare të saj. Kosova është e gatshme dhe meriton të hyjë në Këshillin e Europës”, shtoi ai.
18.30 E përditësuar
Tsirpas: Politikanët duhet ta kenë vullnetin politik për progres
Edhe deputeti grek, Alexis Tsirpas I cili foli në emër të së majtës së bashkuar evropiane tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kam kërkuar paqe e stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe nga kjo përvojë kam mësuar se nuk ka zgjidhje të lehta për paqe” tha mes tjerash ai.
Tsipras foli edhe për situatën politike dhe tha se e vetmja rrugë është gjetja e një kompromisi.
“Politikanët duhet ta kenë vullnetin politik për progres, edhe nëse kjo nënkupton sakrifikimin e një pjese të kapitalit të tyre politik. Kam folur shumë herë edhe me kryeministrin Kurti, që besoj se ka një kapital shumë të rëndësishëm politik me njerëzit e tij, që ai duhet ta shfrytëzojë dhe siç kam folur disa herë me presidentin Vuçiq në Serbi që edhe ai mund ta shfrytëzojë kapitalin e vet politik”.
Knut Abraham: Populli i Kosovës meriton mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Deputeti gjerman Knut Abraham ka deklaruar se raporti i Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në KiE është i shkëlqyer.
Ai theksoi se përkrahja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, do të përçojë një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës.
“Kemi një raport të shkëlqyer nga Dora Bakoyannis dhe unë besoj që duhet të jemi mirënjohës. Është punë impresive të nderuar kolegë, kemi pasur juristë, raportues nga vende të ndryshme, që e kanë njohur Kosovën, disa që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të gjitha arrijnë në të njëjtin konstatim, që Kosova meriton, populli i Kosovës meriton mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ofrohet nga hyrja në Këshill të Evropës”, u shpreh Abraham.
Pieo Fassino: Anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Ndërkohë përfaqësues i Italisë në Këshillin e Evropës, Pieo Fassino,i bëri thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai, tha se anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pasë kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane”, tha mes tjerash Fassino.
Kimmo Kiljunen: Votoi pro Kosovës
Deputeti i Finlandës Kimmo Kiljunen, gjatë fjalimit të tij që po mbahet në këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës deklaroi se voton për popullin e Kosovës dhe se i thotë atyre mirë se keni ardhur në Këshillin e Evropës.