Gazeta Nacional Albania

Asllan Bushati, New York: KUDO PO VUAJMË NGA UDHËHEQËSIA, LIDERSHIPI

KUDO PO VUAJMË NGA UDHËHEQËSIA (lidershipi).
Në trojet tona ilirike, (në Gadishullin Ilirik) mendohet të jemi autoktonë për më shumë se pesë mijë vite. Pra një civilizim 3 mijë vecar para Krishtit dhe 2 mijë pas tij. Por si njerëz të lirë kemi 111 vite në Shqipëri dhe 24 në Dardani, pjesën tjetër kemi qenë nën robëri dhe kemi menduar se e drejta dhe e vërteta është sic mendon ai që na drejton: perandori, sundimtari, sulltani, mbreti, Enveri, Tito etj.
Pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe lëvizjes së Ibrahim Rugovës në Dardani, e cila coi deri në mëvetësimin e saj nga Serbia (ish Jugosllavia), u duk se do të kishte një formë të re udhëheqësie, por fatkeqësisht jo, nuk ndodhi kështu. Reminishencat e të qenit rob (cdo gjë e di ai i pari), vazhdojnë edhe sot në të gjitha format e organizimit, në strukturat shtetrore, partiake, shoqrore, shoqatat, akademitë , në trojet etnike dhe në diasporë.
Shteti totalitar shqiptar i “pushkatoi” njerzit e vet (vecse me armë) edhe me propagandë se armiku i jashtëm dhe i brendëshëm po na rrezikojnë qenien tonë, prandaj duhet vigjilencë nga populli. Për këtë sigurimi famkeq, ngriti strukturat deri në cdo famijle, pastaj fronti demokratik, këshillat, rinia, bashkimet profesionale e mbi të gjitha nëna parti, ku cdo njeri ishte i suveriuar e kontrolluar. As më pak e as më shumë se “liri” nën një robëri të një tipi të ri.
Po kështu edhe në Dardani e njejta gjë, ku shqiptarët konsideroheshin të pabesueshëm në cdo kuptim e ku për një fjalë goje përfundonin në burg. Ata praktikisht (sipas serbëve) duheshin asimiluar, dëbuar, burgosur ose asgjësuar deri në zhdukje si qenie njerzore.
Periudha pas diktatoriale në Shqipëri, me frymën e studentëve të dhjetorit 1990 “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” fillimisht u duk se do të sjellte një frymë të re udhëheqësie. Por liderët e asaj kohe (përfshi edhe mu) ishin pjesë e së kaluarës, mentalitetit, formimit, shkollimit, izolimit si gjithë popullata, pra edhe ata rob të formave komuniste e parakomuniste dhe pa përvojë perendimore. Intelektualët me formin perendimor të kohës së Mbretërisë ishin pushkatuar, burgosur e sakatuar. Sali Berisha dhe një grusht intelektualësh bënë përpjekje serioze për clirimin e njerëzve nga “robëria e trashëgua”, por shumica e vendimeve që ata morën, ishin herë shartime jo të dobishme, herë adoptime vetëm si fasadë e deri përqasje jo thelbësore me format e praktikat demokratike perendimore.
Sot në Shqipëri kemi format qeverisëse më të shëmtuara të robërisë së re pas komuniste. Udhëheqësi i së majtës Edi Rama si person shpesh cfaq mendime e veprime gati mendërisht të pa balancuara. Ai është lideri më i pa përfytyrueshëm: herë si artist i sërës fundit estravagant, herë si hokatar pa kripë, herë si“udhëheqës i madh vendor e rajonal, ekspert i të gjitha fushave, e të gjitha dijeve”, por edhe gënjeshtar ku cfarë thotë sot nuk thotë nesër. Mashtrues në gjëra të vogla e madhore dhe shkatërrues i vlerave. Pasurinë kombëtare e konsideron si personale, ku e shet dhe e tjetërson për ineresat e tij dhe klanit që e rrethon kur ti dojë qejfi. Njerzit e zgjedhur prej tij vjedhin e vjedhin në përmasa të mëdha dhe ai nuk merakoset aspak, pa le më të dorhiqet për dëmet që ka shkaktuar. Ka krijuar organizma patronazhizmi e suverjimi si në kohën e Enverit për vjedhjen e votave, mbikqyrjen, lidhjet nepotike, klanore, krahinore, fetare e deri imorale. Ka vënë nën sundimin e tij, Presidencën, Parlamentin, Qeverinë, drejtësinë, median, stafet universitare, akademinë etj. Ka krijuar oligarkinë dhe strukturat mafioze në shërbim të qeverisjes tij. Gjithë të majtën e ka vënë nën këmbë ku askush nuk mund të flas, të veprojë e performojë pa lejën e vullnetin e tij. Propaganda, lustra, arritjet imagjinare më keq se në shtetin totalitar. Atëherë cfarë lideri është ky monster pervers, përvecse një pjellë e keqe e vijimsisë komuniste, anadollake, obskurantiste mesjetare e deri antikombëtare. E majta e sheh dhe hesht nën robrinë e tij duke i bërë një dëm të madh vehtes e vendit.
Tragjik edhe fati i së djathtës me ardhjen në fuqi të Lulzim Bashës. Ai u tregu një frikacak i madh, gënjeshtar, i paaftë për të drejtuar e marrë vendime të mëdha. I trembur i manipulushëm nga shumëkush, por edhe jo burrëror duke u ngjitur pas karriges sikur ajo të bën të ditur, trim, largpamës e lider. Njeri që vetëm qahet tek ndërkombëtrarët duke u bërë servil i pështirë. Ai humbjet e dështimet i quan fitore të vjedhura, e jo mangësi të lidershipit të tij.
Rikëthimi i tij në krye të një copëze të PD-së, është sa qesharak aq dhe i pështirë për gjithë të djathtën shqiptare. Është shërbimi më i madh që ai i ka bërë vijimsisë qeverisëse antikombëtare të Edi Ramës.Historia do ta ndëshkojë rëndë.
Rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së gjeneroi energji të shumta demokratike e kombëtare. E shkundi të djathtën nga plogështia e stresi i humbësit, i dha një mësim edhe të majtës. Vendosja e primareve dhe cuarja e vendimmarrjes tek vutuesi i bëri mirë gjithë shoqërisë shqiptare. Por Berisha po lufton si një i plagosur në rrethim të shumashëm. Nuk dihet se koha dhe rrethanat do ta lejojnë të dal nga rrethimi, sepse edhe ai nuk është i cliruar plotësisht nga “robëria”.
Edhe në Dardani, fodullëku, krahinalizmi, bajraktarizmi, mendjemadhësi, prepotenca, propaganda, arritjet false, përplasja midis vehtes,mos gjetja e një kohezioni të përbashkët për avancimin e ceshtjes kombëtare dhe njohjen ndërkombëtare, po bëhen si një fotokopje e keqe e udhëheqësisë së Tiranës.
Për balafaqim me sa më sipër po sjellë dy citime nga dy Presidentë amerikanë:
Xhorxh Uashington: Mos harroni se janë veprimet dhe jo titulli, që e bëjnë drejtuesin dhe se prej tij pritet më shumë sesa titulli.
Franklin D. Roosevelt Aftësia për të deleguar është gjithashtu një cilësi e fortë që e bën një udhëheqës të mire.
Nga përvoja ka shumë thënie e përkufizime për udhëheqjen (lidershipin) por njera prej tyre thote se:”Udhëheqja është arti i drejtimit të një grupi, organizate, shoqate, korporate a institucioni drejt një qëllimi të caktuar. Arritja është realizimi, mos arritja dështimi. Udhëhëqësia e mëncur kërkon ekuilibër midis largpamësisë, performancës dhe karakterit. Ajo është vizion, guxim, integritet, përulësi, përqëndrim dhe planifikim. Ata me cilësi të forta drejtuese fokusohen në të ardhmen, duke mbajtur një qëndrim pozitiv. Ata shqetësohen më shumë për mundësitë e së nesërmes sesa për problemet e së shkuarës. Një karakteristikë tjetër e një lideri të mirë është aftësia e komunikimit në mënyrë efektive dhe bindëse. Komunikimi i qartë fillon me aftësinë për të ndaluar, dëgjuar, menduar dhe për të vazhduar ngadalë. Përulësia jep rezultate, kokfortësia shkatërron marrdhëniet”
Vuajtja nga lidershipi ka ngërthyer edhe Vatrën. Megjithse ajo është krijuar para Shtetit Shqiptar e në SHBA (vendi më demokratik në botë) nga korifej të rilindjes kombëtare: Faik Konica e Fan Noli. Por udhëheqësia e tanishme (si shumë liderë të tjerë shqiptarë), bart me vehte mentalitetin krahinor e primitiv nga vijnë drejtuesit, (bajraktarizmin, fodullëkun, mendje madhësinë, egoizmin, përtacinë, mospërfille etj). Ndryshimi i Kanunores dhe praktikave 112 vjecare pa diskutimin e pëlqimin e antarsisë, emrim i gjithë struktursë drejtuese pa u votuar askush, lidhje memorandumesh me institucione jo amerikane pa u diskutuar me antarsinë. Refuzim takimesh e diskutimesh ballë për mallë për problem madhore e organizative, trajtimi i Vatrës si plackë personale e disa personave të cilët mund të bëjnë cdo gjë pa pyetur antarësinë vatrane. Kjo është e papranueshme. Ky lidership duhet të ballafaqohet me antarsinë dhe të jap shpiegime për pa aftësi drejtuese e manaxhuese . Kujt i duhet kjo udhëheqësi që nuk pranon asnjë gabim, që nuk reflekton nga sygjerimet e vatranëve madje u kundërvihet në masmedia. Kjo është udhëheqësi e Vatrës apo e disa strukturave të disa biznesmenëve për interesa vetiake?
Fatkeqësisht edhe Akademitë e Shkencave në Tiranë e Prishtinë, janë këthyer në shtojca të lidershipit qeveritar. Ata kanë frikë të hedhin ide, të bëjnë studime e të parashtrojnë platforma afatgjata të ceshtjeve të mëdha kombëtare. Disa prej tyre vijnë nga strukturat e vjetra komuniste e ndoshta disa nga strukturat e shërbimeve sekrete. Ata bëjë cfarë u thotë “lideri që u jep rrogën”, por jo shkencë, albanologji, e shërbim shkencor shqiptarisë.
Dëshiroj e shpresoj të mos gjykohem për njëanëshmeri, se nuk kam gjë personale me askënd. Kam vetëm shqetësime kombëtare.
ASLLAN BUSHATI