Gazeta Nacional Albania

Bardhyl Agasi : QYTETI NE ROMANIN KRONIKE PA QYTET TE ILIR PAJES

Gjithkush qe eshte njohur me titullin e romanit te pare te Ilir Pajes.. Kronike pa qytet.., eshte ushqyer me kureshjtjen mbi domethenien e tij, se natyrshem titulli do te ishte Kronika e nje qyteti.Ndoshta ndonje ka menduar se autori mund ta kete perdorur dhe si nje mjet per ta terhequr me shume lexuesin, por me leximin e librit kupton se shkrimtari te gjithe vepren e tij nuk e ka ndertuar si rendom permes nje narracioni kronologjik, me ngjarje qe rrjedhin dhe shtjellohen njera pas tjetres. Dhe ne kompozicionin e saj ai eshte prire per te qene origjinal, ku i gjithe subjekti i romanit ndertohet si me ngjarje qe shfaqen vetiu, si detaje te vecanta, por qe ne menyre gati te padukshme kane lidhjen e tyre organike.
Romani i pare i .Pajes vjen pas nje rruge te gjate letrare te autorit, i cili njihet si nje poet i afirmuar permes disa vellimeve poetike te botuar ne vite, i shume cikleve me poezi ne organe letrare brenda dhe jashte vendit, i shkrimeve te panumerta ne publicistike, por dhe si studiues dhe eseist. Megjithate ai njihet edhe si prozator, permes disa tregimeve te botuar ne organet tona letrare.
Sapo e nis se lexuari romanin kupton qartazi se ngjarjet zhvillohen ne qytetin e lindjes dhe ku vazhdon te jetoje prej gjysem shekulli, pra ne Durresin qytetin gati tremije vjecar.
I gjithe romani eshte ngritur mbi nje simbolike te ketij qyteti, ku ngjarjet jane te lidhura pikerisht me elemente qe perbejne me karakteristikat e qytetit si deti, dallga, fari, muzeu arkeologjik dhe kesaj simblike te pergjithshme ai i bashkangjit dhe mangallin, qe perdorej per ngrohje ne te shkuaren, dhe kollitjen e vazhdueshme te nje gjendjeje patologjike te qytetit. qe lengon qe nga diktatura dhe ende ne pertiudhen e veshtire te tranzicionit te sterzgjatur., ku e tashmja eshte.. pezullni,qe te ardhmen e mban si cader me gjithe ate bisht te kthyer ne pikepyetje kokeposhte..
Simbolika ne roman fshihet permes figures kryesore, zotit Mangalla,emri i te cilit te kujton mangallin,qe perdorej ne qytet dikur per ngrohje,me zjarrin prush. Nje ish i deklasuar, mbi te cilin kish renduar me vite diktatura ne emer te popullit,,, kur arrestimet beheshin zakonisht naten, kur gjysma e popullit flinte dhe gjysma ishte ne turnin e trete,,.Dhe ai besim i tij i shpallur ne banken e te akuzuarit ne gjyq se,, po i merrnin zjarrin, por prushi do te mbetej, pas kaq vitesh ne erresire po dritezohej ne lirine e fituar.
Ne themel te romanit qendron prona. Sistemet dallohen pikerisht nga qendrimet ndaj prones,kujt i perket ajo. Me permbysjen e sistemit diktatorial, zgjidhja e problemit ndaj prones mbeti me i veshtiri dhe kushtezoi edhe zgjatjen e periudhes se tranzicionit. Autori ve perballe dy qendrimet ne fillimet e sistemit te ri te demokracise, te atyre qe kerkonin te drejten legjitime te rikthimit te prones tek ish i zoti, dhe qendrimin e atyre qe duhej te lironin pronat, ku kishin ngritur per mese kater dekada jeten e tyre.. /Kush jua ngriti ato pllaka varri dhe na erdhet prape, shprehet nje nga personazhet e mbetur ne hije, i detyruar te dorezoje pronen ku ka jetuar. Dhe me nje pergjigje koncize ish pronari mbron te drejten e tij …Une s,po marr historine, po me rijapin godinen… Keshtu pergjigjet zoti Mangalla , i cili edhe ne diten e gjyqit pati deklaruar, se po i mernin prushin, trupin. por jo zjarrin.
Dhe ai ishte rikthyer per te ndezur perseri zjarrin ne mangallin e tij. Dhe ky mangall ishte aq i madh sa perfshinte gati tere qytetin. Krahas kesaj te drejte legjitime, autori i ben nje pasqyrim te drejte atij kaosi,qe perfshiu vendin ne periudhen e fillimit te demokracise, kur merrej nje ndermarrje e madhe forcerisht dhe shnderrohej ne nje parking te madh, ku rrugeve mbinin dyqane dhe mengjeseve dhe darkave degjohej zhurma shurdhuese e qepenave te hekurta.Shkrimtari i mbetet qendrimit kritik se dhe atehere shume gjera mund te beheshin me mire.Lexuesi kur njihet ne fillim me zotin Mangalla sikur pret te ndeshet me nje njeri qe pas vuajtjes nga diktatura te shfaqet si njeri i mbushur me urrejtje, qe vjen te shfryje mllefet e tij,me ndjenje hakmarrje. Perkundrazi,Zoti Mangalla nuk donte asgje tjeter vec nje dallge, qe ishte skuqur me gjak nga tortura, te mbetej aty e ngrire, ne menyre simbolike e ngurtesuar.Permes figures se tij autori jep qytetarin intelektual, te neperkembur dhe te denuar pafajesisht nga diktatura, por qe kishte mbetur i tille, intelektual i formuar me dashuri per qytetin e tij,me nje perkushtim te ri per te ndihmuar ne zhvillimin e tij si nje qytet me aq histori shekullore te te gjitha periudhave historike,me nje kulture aq te lashte. Dhe ai nis menjehere kontributin e tij duke hapur librari, duke projektuar muze etj per te qene I permbushur ne nje kerkese per ta futur qytetin e tij ne UNESKO. Simbolika e mangallit shfaqet dhe ne fund te romanit si nje epilog. kur dikush, keshilltar bashkie, propozon qe ne mes te qytetit te ngrihej nje mangall i madh,..me prush te ndezur nga qymyri i hedhur dimrave, qe te kujtonte jetet e humbura te brezave.
Nga komentet qe mund t,i besh romanit duket sikur brenda tij shtjellohen ngjarje te shumta, me shume personazhe, kur ne te vertete ato jane fare pak, me pak personazhe, por qe tregojne shume, pasqyrojne nje periudhe te gjate tranzicioni gjer ne ditet tona, nje realitet me probleme ende te pazgjidhura, por qe jane ne dinamiken e tyre te zhvillimit. Kjo eshte nje vecori e ketij romani, ku ngjarjet zbulohen permes pershkrimeve te vete autorit,ku ndjen pasazhe te tera poetike, ku ka pak dialogje mes personazheve,me nje gjuhe dhe nentekst dramatik. Autori perdor nje stil te rrjedhshshem,te ngarkuar me nje figuracion metaforik, ku deshmon nje kulture te thelle te tij. Per frymen dhe kompozicionin e tij modern romani i Ilir Pajes i perket nje letersie elitare, qe kerkon nje lexues te formuar kulturalisht. Ai perben nje sukses jo vetem per autorin, por dhe per prozen tone letrare aktuale.