Gazeta Nacional Albania

Bashkia e Tropojës nderon gazetarin e shquar Elez Biberaj me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës

Mirënjohje për drejtorin e  Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”

 

“Me mijra e mijra shqiptarë, në Shqipëri dhe Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, por edhe në diasporë emri i Elez Biberajt është kthyer në një legjendë. Zëri i tij ka qenë kushtirim lirie në vitet historike të shqiptarëve, në fundin e shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, ka qenë ogur i bardhë dhe forcë besimi dhe shprese për ditë dhe kohë më të mira”, tha zoti Dushaj.

 

 

 

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit Bashkia e Tropojës të premten nderoi gazetarin e Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, Drejtori i Divizionit të Euroazisë, me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”.

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj tha se doktor Elez Biberaj dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të gjërë për shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo ku ata jetojnë.

“Me mijra e mijra shqiptarë, në Shqipëri dhe Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, por edhe në diasporë emri i Elez Biberajt është kthyer në një legjendë. Zëri i tij ka qenë kushtirim lirie në vitet historike të shqiptarëve, në fundin e shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, ka qenë ogur i bardhë dhe forcë besimi dhe shprese për ditë dhe kohë më të mira”, tha zoti Dushaj.

Duke falenderuar bashkinë dhe popullin e Tropojës, doktor Elez Biberaj tha se ndjehej krenar për prejardhjen e familjes dhe trashigiminë e pasur të prindërve. Ai shtoi se, duke qenë një shtetas amerikan, pati mundësinë për të dhënë një ndihmë shumë modeste në mbështetje të aspiratave demoktratike të kombit.

“Jam krenar që, nëpërmjet “Zërit të Amerikës” më është dhënë mundësia që të luaj një rol modest në përcjelljen e parimeve dhe idealeve demokratike amerikane tek shqiptarët, kudo ku ata jetojnë. Mendoj se është me rëndësi që sot, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, të kujtojmë se media e lirë dhe e vertetë janë armë të fuqishme në shërbim të lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët kanë bërë shumë sakrifica në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë. Si shqiptaro-amerikan jam i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë qendruar përkrah jush në këtë periudhë historike dhe kanë mbështetur me forcë përpjekjet tuaja për t’u bashkuar qartësisht me familjen e vendeve dhe shoqërive demokratike perëndimore.”

Për kontributin e zotit Biberaj në “Zërin e Amerikës” dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe rajon folën edhe disa nga përsonalitetet, pjesëmarrëse në ceremoninë e zhvilluar të premten.

Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tropojës” u shoqërua edhe me një film dokumentar kushtuar familjes Biberaj.

Gazetari dhe analisti i njohur i zhvillimeve politike, Elez Biberaj, filloi punën si gazetar në “Zërin e Amerikës” në vitin 1980. Aktualisht ai është drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”.

Zoti Biberaj është nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”03 maj, 2019

Pëllumb Sulo

 

 

Media e lirë dhe e vërteta  armë të fuqishme në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë

 

 

Nga DR. ELEZ BIBERA*J

 

Bashkëatdhetarë të nderuar!

Ju falenderoj perzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë për këtë nderim të jashtëzakonshëm. Ju falenderoj personalisht Juve, zoti Kryetar, Keshillin Bashkiak, dhe të gjithë banorët e Malsisë së Gjakovës.
Gjatë karrierës time, kam marrë disa vleresime, por për mua ky eshte nderimi me i çmuar.
Jam sinqerisht i vetëdijshëm se nuk kam ndonjë meritë të madhe qe Ju të ndiheni krenar me mua. Përkundrazi, unë jam ai qe ndihem krenar, bile shumë krenar, me Ju. Unë gjithmonë jam frymëzuar nga patriotizmi dhe shpirti i juaj liridashës.
Ju kurrë nuk u pajtuat me diktaturen komuniste dhe i mbijetuat me dinjitet krimet dhe padrejtësitë e atij sistemi mizor. Djemët e vajzat e Tropojës ishin ndër të parët që u rreshtuan në krah të atyre që luftuan për vendosjen e demokracisë. Në betejen shekullore për çlirimin e Kosovës, Malësia e Gjakovës dhe një ndihmësë të jashtëzakonshme.
Ndihem shumë kryelartë që jam bir i kësaj treve që brez pas brezi ka shërbyer si qendër e veprimtarisë patriotike të kombit shqiptar për pavarësi, bashkim, dhe demokraci.
Megjithëse kam lindur jashtë Atdheut dhe kam qenë vetëm 15 vjeç kur familja ime ka emigruar në Shtetet e Bashkuara, para një gjysëm shekulli, mendjen dhe zemrën gjithmonë i kam pasur këtu dhe kurrë nuk kam harruar se nga ku vij.
Në thelb kam mbetur malësor dhe për ketë krenohem.
Më lejoni t’i shpreh mirënjohjen më të thellë familjes time të gjerë – bashkëshortës time, Kadires, femijëve tanë, dhe tre vëllezerëve – Hasanit, Muses dhe Selimit, e kater motrave – Sanijes, Sabrijes, Butes dhe Zades, të cilët gjithëmonë me kanë mbeshtetur.
Me këtë rast kujtoj me mallë prindërit e mij, Hysen dhe Ajshe Biberaj, dhe mixhen tim Niman Biberaj, të cilët na kanë lenë një trashëgimi të pasur. Ishin ata që na ushqyen me dashurinë dhe krenarinë për Atdheun tone. Mixha Niman na këshillonte që edhe në momentet më të vëshitra të jemi të kujdeshëm që me veprimet tona të mos dëmtojmë emrin e Atdheut dhe, veçanerisht, atë të Malsisë së Gjakovës. Familja jonë gjithmonë është përpjekur t’i përmbahet këtij parimi.
Ne kemi qenë me fat që shkuam në Shtetet e Bashkaura, ku na u dha mundësia të jemi shtetas besnikë amerikanë dhe në të njejtën kohë, të përpiqemi të japim një ndihmesë modeste në mbështetje të aspiratave demokratike te kombit tonë.
Unë personalisht kam qënë me shumë fat që kam pasur nderin dhe privilegjin të punoj për Zërin e Amerikës. Dhe kete vlerësim e ndaj me koleget e mij të shumtë.
Zëri i Amerikës është kampion i shtypit të lire. Ai vazhdimisht ka praktikuar një gazetari të një niveli të lartë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Media e lirë dhe e pavarur është kurora e artë e një rendi demokratik.
Brenda disa ditësh, pikërisht më 13 maj 2019, Zëri i Amerikës do të shënojë 76 vjetorin e transmetimit të parë në gjuhën shqipe. Gjatë gjithë këtyre viteve, Zëri i Amerikës ka qenë bashkëudhëtar me shqiptarët, duke iu dhenë shpresë gjatë kohëve më të vështira dhe duke mbeshtetur përpjekjet për të realizuar potencialin e tyre të plotë demokratik.
Angazhimi tek Zëri i Amerikës nuk ka qenë thjesht një punë për mua, por ka qenë mbi të gjitha një mision. Tek Zëri i Amerikës kam gjetur pasionin tim në jetë. Jam krenar që nëpërmjet Zërit të Amerikës mu ka dhënë mundësia të luaj një rol modest në përcjelljën e parimeve dhe idealeve demokratike amerikane tek shqiptarët kudo që ata janë.
Është më rëndesi që sot, në Diten Ndërkombëtare të Shtypit, të kujtojmë se media e lirë dhe e vërteta janë armë të fuqishme në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë.

Shqiptarët kanë bërë shumë sakrifica në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë.
Jam i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë qëndruar përkrah jush në këtë përiudhë historike dhe kanë mbeshtetur me force përpjekjet tuaja për t’u ankoruar qartësisht në familjen e vendeve dhe shoqerive demokratike perëndimore.
Me lejoni që të shpreh edhe njëherë kënaqësinë e veçantë për ketë vlerësim.
Titullin “Qytetar Nderi” i Bashkësisë së Tropojës do ta mbaj me krenari të jashtëzakonshme.
Ju falenderoj përzemërsisht dhe me mirenjohje të thellë.

* Drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”.

 

* Fjala në ceremoninë e akordimit të  titullit “Qytetar Nderi” i bashkisë së Tropojës , Bajram Curri, më 3 maj 2019.