NJË VLERESIM I MERITUAR
Bashkia Tropojë vlerëson vajzat e volejbollit të ekipit “Valbona” trajnerin Shpend Hoxha dhe përgjegjësin e ekipit Muharrem Kuçana
Ditëm ë parë në pallatin e kulturës në B. Curri u organizua ceremonia për të vlerësuar një ekip vajzash të një shkolle të mesme në Aste të Tropojës që në vitet 80–90 për një 10 vjeçar bënë emër në Tropojë e Shqipëri. Eshtë fjala për vajzat e ekipit të volejbollit “Valbona” që përfaqësuan rrethin. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë banorë të Tropojës, nxënës të shkollave të rrethit. Në këtë veprimtari morën pjesë nënkryetari i bashkisë Abedin Kërrnaja, drejtoresha e zyrës vendore arsimore Shotë Bashaj, nënkryetari i këshillit bashkiak Besjan Gjonaj. Për këtë veprimtari kishte ardhur enkas nga Tirana Leonard Tase, vëllai i volejbollistes Ela Tase, volejbollist dhe trajner i ekipit “DINAMO”. Moderimin e drejtimin e kësaj veprimtarinë e bëri në mënyrë mjeshtërore gazetari sportiv Defrim Met’hasani. Duke kaluar nga një përsonazh tek tjetri i dha vlera të larta kësaj veprimtarie. Në diskutime u vu në dukje se si lindi ideja e këtij ekipi. Tek zhvillonin orët e mësimit fizik një grup vajzave u lindi ideja e dëshira për të ngritur një ekip volejbolli. Ato vendosen bashkë me mësuesin e edukimit fizik Shpend Hoxhaj të ngrenin një ekip, më vonë e quajtën “VALBONA”, që përfaqësoi rrethin. Ky ekip pati mbështetjen e drejtorit të shkollës Muharrem Kuçana i cili më vonë u bë përgjegjës ekipi. Në fillim ishin 10 vajza nismëtare: SHEFKIE AGAJ, HAJRIE IBERHASAJ, RUSHE ÇELAJ, FATBARDHA BERISHA, BUKURIE MUHAMETI, ELVIRA MELLA, LENA QERRETI, NAZMIE DUSHA, MERITA PECI, HASIME BERISHA.
Me kalimin e viteve në ekip u afruan shumë vajza të tjera si: FARIJE ÇELA, FATBARDHA AGAJ, TEUTA HYKA, ALKETA HYKA, FATBARDHA MEMIA, FATMIRA MUSTAFAJ, KUMRIE AGAJ, FITNETE HAJDARMATAJ, DRITA ÇUKA, VJOLLCA RRUSTAJ, NATASH MULAJ, XHEMILE MARVATA, LIRIE LYMESHI, MAJLINDA MATOSHI, NUSHE ÇELAJ, NAFIE MEMIA, AFERDITA METALIAJ. Të gjitha këto basketbolliste Tropojë i vlerësoi me titullin “NDERI I TROPOJËS”, me motivacionin: “ Për kontributin e dhënë në ekipin e volejbollit për të reja VALBONA”. Ndërsa mësuesin dhe trajnerin Shpend Hoxha dhe drejtorin dhe përgjegjësin e ekipit Muharrem Kuçana u jep titullin “Qytetar nderi ” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në ekipin e volejbollit për të reja VALBONA”. Ky vlerësim nuk erdhi rastësisht theksoi më tej gazetari Defrim Met’hasani. Një ditë para ca kohësh tek po pija kafe me mikun tim doktor Muje Buçpapaj, gazetar, poet dhe së fundmi kryetar i lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë më sygjeroi për të bërë një vlerësim për këtë ekip. Në takim ishte edhe trajneri Shpend Hoxha. Pas kësaj u interesova theksoi Defrimi dhe gjeta mirëkuptimin e bashkisë Tropojë dhe të kryetarit Rexhe Byberi. Të gjithë mu përgjigjen në mënyrë unanime dhe ja ku jemi sot. Në këtë ceremoni e mori fjalën Leonard Tase i cili vlerësoi këto vajza për lojen e tyre dhe emrin e mirë që shkruan në këto 10 vite lojë. Folësit thëksuan mbështetjen që i dhanë skuadres dy shefat e fiskulturës aso kohe Çelë Hajdari e Nuredin Seci.
Për të pranishmit u transmetua një video që Nuredini i dërgonte kësaj veprimtarie nga Amerika e largët. Në këtë veprimtari përshëndeti Abedin Kërrnaja nënkryetari i bashkisë, Shotë Bashaj drejtoreshe e zyres vendore arsimore Tropojë, Besjan Gjonaj nënkryetar i këshillit bashkiak. Në fjalët e tyre vlerësuan punën e këtij ekipi e vlerat pozitive që solli në tropojën e atyre viteve. Ato qenë lojtare të mira e nxënëse shembullore. Shumë shpejt ky ekip fitoi zemrat e malësoreve të Tropojës. Të ri e të reja, por edhe të tjerë më në moshë ndoqen ndeshjet e vajzave në Tropojë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Vështirësitë u mposhten falë vullnetit të këtyre vajzave. Ka ndodhur që në dimër kishte borë të hiqnin me lopata boren në fushë e pastaj të bënin stervitje. Shumë prej tyre kanë kryer studime të larta e shërbejnë në fronte të ndryshme. Dy prej tyre Elvira Mella e Shefkie Agaj janë mësuese të edukimit fizik. Elvira Mella mësuese në gjimnazin “ Asim Vokshi “ në B. Curri dhe Shefkie Agaj mësuese në shkollen e mesme të bashkuar “ Ali Iber Nezaj “ në Tropojë. Shefkie Agaj jo vetë që ishte e para në ekip, por më vonë aktivizoi edhe motren Fatbardha Agen. Si kapitene ekipi përshëndeti pjesëmarrësit duke theksuar se ndjehet me fat që qe pjesë e këtij ekipi që shkroi histori në Tropojë e më gjërë. Të gjithë falenderuan bashkinë për këtë vlerësim, ekipin e vajzave që luajtën aq mirë doktor Mujë Buçpapaj për këtë interesim si dhe gazetarin sportiv dhe mikun e mirë të Tropojës Defrim Met’hasani për interesimin deri në fund për këtë vlerësim. Tropoja ka ngjarje dhe histori të shumta, por ato duhet zgjuar e sjellur në kujtesë. Nje zgjim i tillë ndodhi në Tropojë nga gazetari I shquar sportive dhe prezantuesi i famshem i RTSH-se, Defrim Met’hasani.
Riza Çelaj

