Gazeta Nacional Albania

Bekri S. Murselaj: Personazhet në romanet e Mehmet Krajës

Personazhi në romanet e Mehmet Krajës, është personazh i cili mundohet t’i tejkalon të gjitha sfidat para vetes që i dalin në momente dhe kohëra të ndryshme.
Në këtë shkrim veçanërisht do t’i kemi parasysh protagonistët kryesor të dy romaneve të Krajës, Edhe të çmendurit fluturojnë dhe Hotel Arbëria me protagonistët e tyre kryesor Kukumin dhe Qazim Berishën, që njëherësh bëhen protagonistët më me fat të rëndë që mund të hasim ndoshta në letërsinë tonë.
Ajo çka i karakterizon dy protagonistët e romaneve të Krajës, është fati i rëndë i tyre që i përcjell gjatë gjithë kohës, sikur të parin po ashtu të dytin, do ta gjejmë në një gjendje emocionale dhe financiare jo të këndëshme, ngase presioni i vazhduar te ata nga shoqëria dhe pushteti duke iu sjellur një gjendje jo të mire emocionale dhe nga presioni i vazhdueshëm që ushtrohej mbi to.
Intelegjenca e Kukumit dhe Qazim Berishës, bën që të gjejnë forcën e tyre për t’i përballuar të gjitha presionet e vazhdueshme nëpër kohë, Kukumi dhe Qazim Berisha, gjithmonë gjenden brenda një presioni psiqik, që gjithmonë ka shkaktuar një mospajtim me shoqërinë dhe pushtetin.
Por ajo çka i karakterizon këta dy personazhe është vendosmëria në idetë e tyre, ku i pari shikohet nga shoqëria si i çmendur dhe pavlera, kurse i dyti shikohej nga pushteti si njeri i rrezikshëm për pushtetin me ideologjinë e tij.

ROMANI EDHE TË ÇMENDURIT FLUTUROJNË

Romani i Mehmet Krajës Edhe të çmendurit fluturojnë botuar në vitin 2004, sjell një botë krejt tjetër e cila ishte projektuar në mendjen e popullit shqiptar në Kosovë.
Ky roman sjell dëshprimet dhe zhgënjimin e popullit me lirinë që në të vërtetë populli e kishte ëndrruar.
Narracioni në roman është një pamje tipike e gjendjes së pas çlirimit të Kosovës.Kryepersonazhi i romanit Kukumi është një personazh fiktiv por, me tipare të njeriut të dëshpruar me lirinë.
Në roman jeta merr karakter vuajtjeje, dhunime psiqike, duke u gjendur në strehimorenë e të marrëve në Shtimje, Kukumi në këtë rast është njeriu më i dëshpruar i pasluftës, rasti i këtij personazhi është rast i veçantë sepse edhe pse quhet I çmendur dhe gjendet prapa grilave të strehimoresë, Kukumi në të vërtetë është personazhi më intelegjent dhe i vetëdijshëm për të gjitha veprimet e tij që i ndërmerr gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga grilat.
Të flasësh për tipin e personazhit Kukumi në radhë të pare nuk është e lehtë, sepse mund të shohim çdo ditë shumë Kukuma në jetën e përditëshme, por për ta përshkruar vizionin e Kukumit, lehtë mund njihemi me ambicien e tij për lirinë e vendit.
Në romanin Edhe të çmendurit fluturojnë kapen dy momente të cilat e udhëheqin Kukumin nëpër kohë, e para është ëndrra e projektuar për lirinë që aq shumë dhanë të gjithë dhe e dyta është zhgënjimi i paparamenduar për lirinë. Këto dy fenomene janë karakteristike te personazhi Kukumi, ku gjatë gjithë rrugëtimit të tij e përcjellin këto dy momente .
Romani në fjalë sjell përjetimin e vazhdueshëm që e kishte përcjell popullin nëpër kohë. Fabula në romanin e Krajës, ka një thurje të ngjeshur ku kemi një tip të narratorit të gjithdijshëm ngase narratori në këtë rast është Kukumi që bën një rrëfim të stërgjatur brenda romanit duke sjellur gjithë detajet për mes fabulës së ngjeshur.
Romani Edhe të çmendurit fluturojnë i Krajës, është roman modern ku është i mbushur përplotë me situatën kaotike të pasluftës në Kosovë, kurse për nga mënyra e rrëfimit mund të konsiderohet roman i epizodit duke trajtuar një proces aq të gjatë në strehimoren e të marrëve.
Kukumi në këtë rast është protagonisti kryesor ku sjellë një fabulë të gjerë nga një vend jo i zakonshëm për të gjithë. Në roman bota e personazhit është një botë e pasur me mendime të pastra për situatën e krijuar në vend pas luftës.
Misioni i Kukumit brenda romanit është shumë kthejlltë ku sjell çdo detaj nga strehimorja e të ashtuquajturëve të marrë.
Në këtë roman epiteti i vënë Kukumit i marrë hap një çështje mjaft të rëndësishme brenda romanit. Po sikur të bëjmë një pyetje se a mund një i marrë t’i dinë të gjitha ndodhitë në strehimore?
Përgjigjja në këtë rast do të ishte një JO shumë e fuqishme.

KUKUMI NJERI I ÇMENDUR!

Këtë pjesë të shkrimit po e filloj me një kurajo në vete se si mund një i çmendur të rrëfej një numër mjaft të madh të rrëfimit në strehimore?
Epiteti i çmendur i vënë Kukumit, hap një kënd tjetër të studimit në romanin e Krajës, duke krijuar një fushë të gjerë të mendimit për personalitetin e Kukumit.
Kukumi i çmendur në roman hap një dilemë, por dhe një pikëvështrim mjaft serioz në roman, duke sjellë një rrëfim serioz dhe të qartë.
Vetë titulli i romanit Edhe të çmendurit fluturojnë bartë në vete figurën e metonimisë dhe paradoksit që në këtë rast i jepen Kukumit, kur ky i fundit duket të mbetet njëri nga më me mendje ndritur në strehimore.
Kukumi në këtë roman sjell rrëfimin nga një prizëm aq specifik kur nga gjithë opinioni publik shikohet si njeri i çmendur dhe i nëpërkëmbur nga të gjithë, por ajo çka e karakterizon këtë tëçmendur është intelegjenca e pastër dhe tepër e zhvilluar që është një veti e tij shumë e zhvilluar por që nuk mund të kuptohet nga të tjerët.
Personazhi i Kukumit në këtë roman është një shembull shumë i për afërt me njerëzit e lënë anash pasluftës në Kosovë.
Në këtë roman të Krajës, personifikohet njeriu me fatin e tij tragjik që e përcjell në pjesën më të madhe të kohës, kur Kukumi çdo herë nënçmohet nga shoqëria vetëm pse gjendet në strehën e të marrëve kurr nuk i vlerësohet intelegjenca me të cilën ai e kupton gjithë realitetin e krijuar në vend.
Kukumi gjithmonë, e njeh realitetin e krijuar, por që nuk mund ta shpreh me askënd sepse thirrej i çmendur.
Kukumi i çmendur njeh njerëzit e strehimoresë dhe planifikon daljen nga strehimorja ashtu siç mund të planifikojë një njeri me mendje të shëndoshë.
Por tash e këndej lind pyetja se a kemi të bëjmë me të vërtetë me një njeri të çmendur?
Nga kjo që lexuam deri tani me të vërtetë nuk kemi të bëjmë me njëri të tillë.Kukumi në këtë rast për pos që është njeri i mbyllur në vete me vizionin e tij të mbyllur dhe të pa shprehur me askënd përpos me qenin që e shoqëroj gjatë në bredhjet e tij, Kukumi nuk fliste me askënd.
Në roman personaliteti i Kukumit është personalitet që është vlerësuar keq nga shoqëria, sepse lidhur me personalitetin e tij mund të shtrojmë shumë pyetje që mund t’ju gjindej edhe përgjigje në ndërkohë.
Rrugëimi i gjatë i Kukumit nëpër rrugët e ndryshme dhe duke parë shumë situata që ndodhnin çdo ditë atë e bëjnë, një njeri me përjetimin më të të gjithë kësaj kauze që ndhote në ditët e pasluftës.
Për Kukumin gjithë kjo histori dhe kjo bredhje nëpër rrugët e Shtimjes me rrethinë përbëjnë një histori të veçantë në jetën e tij, ngase ai përjeton kaos në strehimore dhe jashtë saj, pothuajse të njejtat gjëra, përpos që jashtë s’komunikon me askënd ai fillon të përjeton një zhgënjim të madh nga liria e ashtuquajtur që kishte përjetuar vendi.

FATI I KUKUMIT

Fati i Kukumit është i brishtë dhe kur e themi kështu padyshim se kemi parasysh vuajtjen dhe përpjekjen e tij, për të gjetur qetësinë e tij shpirtërore dhe fizike ngase, të gjitha bredhjet e tij ishin të fokusuar në kërkim të qetësisë shpirtërore, por ia që fati i Kukumit ishte i tillë të bredhej sa andej, e sa këndej qytetit dhe i nëpërkëmbur nga të gjithë shoqëria..
Protagonisti i romanit ka një fat i cili fat e përcjell gjatë të gjithë kohës nëpër rrugëtimin e tij të stërgjatur dhe të vetmuar që ky rrugëtim nuk bëhet me dëshirën e tij por nga një kurajo e cila vjen si një kërkesë për të vëzhguar vendin dhe rrethanat të cilat ishin krijuar në vend.
Për Kukumin jeta ishte më e rëndë se gjithçka, duke e shetitur në valët e errëta të saj.
Ai nuk ndjen dashuri për jetën sepse ajo e kishte futur në kanalet më të thella të saj, ky protagonist në roman më tepër se gjithçka është një person që e rrëfen jetën e pasluftës.
Por nëse i referohemi direkt Kukumit atëherë ky roman hap shumë çështje që mund të lindin shumë pyetje për të. Në radhë të parë lind pyetja sesi mund një i çmendur të rrëfej atë e kishte përjetuar vetë në strehimore?
A thu me të vërtetë Kukumi është çmendur apo i shtirur si i tillë?
Të gjitha këto pyetje dhe shumë të tjera që mund të shtrohen lidhur me Kukumin kërkojnë një shyrtim më të gjatë që ndoshta ky punim për këtë autor mund të jetë një pikënisje e imja lidhur me problemet në fjalë por që kërkojnë zgjidhjen e enigmës.
Kukumi si protagonist ne roman hap dilemat e mëdha para lexuesit duke lënë çështjen të hapur se ai ka përmasat e një të çmenduri ky?
Kur i referohemi sjelljeve dhe portretizimit të tij nga ana e autorit atëherë patjetër se lindin këto pyetje të pareshtuar lidhur me çështjen në fjalë, por nëse fillojmë të bëjmë një analizë psikologjike tipit të protagonistit, atëherë nuk na del i tillë nuk na del i tillë nga e gjithë fabula në roman rrëfehet nga ai.
Kukumi në roman mund të quhet protagonisti më specifik që ka romani, ngase asnjë
Personazh tjetër i strehimoresë nuk ka vetitë e tij, psh: Ilamiu, Mara apo ndonjë tjetër brenda romanit.
Rasti i Kukumit në roman do një trajtim më të hollësishëm të analizës së tipit të tij, si personazh në roman me rolin e tij që ka brenda romanit.
Këto çështje të ngritura në këtë punim lidhur me figurën dhe rolin e Kukumit në roman janë vetëm një pikënisje për një analizim më të gjerë, lidhur me figurën e tij.
Kukumi në këtë roman luan rolin personazhit të gjithëdijshëm ku e ka këtë veti mjaft të zhvilluar dhe gjatë gjithë romanit është në qendër të dialogjeve dhe monologjeve në roman.

ROMANI HOTEL ARBËRIA

a) PERSONAZHI IDEOGRAFIK

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut.
Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).
Skënder Berisha, bart mbi supe fatin e njeriut të pafajshëm i cili e nis aventurën e tij kërkuese, për ta zbuluar arsyen e zhdukjes së prindit.
Personazhi ideografik brenda romanit Hotel Arbëria, konceptohet si misionar i cili e nis rrugëtimin në kërkim të realitetit, kur në të shpeshtën e rasteve personazhi Skënder Berisha, dhe personazhi i quajtur Unë, që ndonjëherë futet në fabulë dhe bartin ide të njejta bashkë me shumë të tjerë.
Si duket personazhi Unë, i shfaqur aty këtu shkrihet apo mshifet pas kryepersonazhit Skënder Berisha, që në të njejtën kohë ka funksionin e kryesor në romanin në fjalë.
Personazhet në romanin e M. Krajës, mund të cilësohen si personazhe me ide të mirëfillta, dhe me një qasje në mënyrë dialoguese ndaj problemeve që dëshirojnë t’i zgjidhin në mënyrën më të mirë.
Bota e personazheve në fjalë është e mbushur me ide që në një formë qëllimi i tyre të përmbushet në mënyrën më të mirë.
Për vetë faktin se me të dëgjuar një fjalë Skënder Berisha, se i ati gjendet në Shqipëri, misioni i tij, bëhet kërkesë e domosdoshme në vete duke iu nisur në kërkim të tij.

b) SAGA E UDHËTIMIT

Gjithë përpjekja e nisur nga Skënder Berisha, për ta kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë u realizua.
Udhëtimi i nisur për zbardhjen e fatit të Qazim Berishës, të përkujton fjalën dhe amanetin e dhënë.
Saga e udhëtimit, brenda romanit në fjalë përshkruhet si një linjë e rrëfimit të narratorit që në të njejtën kohë saga e udhëtimit bëhet fabulë brenda romanit, që synon zbardhjen e fatit të Qazim Berishës.
Brenda romanit Hotel Arbëria, të Mehmet Krajës, saga udhëtimit zhvillohet në kuadër të përpjekjes së Skënder Berishës, i cili njëherësh është iniciatori i gjithë këtij udhëtimi me qëllim të arritjes së synimeve të tij.
Saga e Skënder Berishës, në roman sjellë situate dhe debate të ndryshme, kur e gjithë përpjekja si duket has në veshë të shurdhër.
Udhëtimi i nisur në roman si duket ka synime dhe qëllime të qarta, që ideja e gjetjes së Qazim Berishës, të shkojë deri në fund.
Saga në roman merr një udhëtim të gjerë dhe të gjatë, duke mbledhur informacione për të atin Qazim Berisha, i cili një kohë sa kishte punuar arsimtar në një shkollë dihej se ku ishte, por si duket përndjekja e Qazim Berishës, vjen si motiv i largimit të tij nga Kosova.
Në sagën në fjalë nuk del vetëm largimi nga Kosova por si duket Qazimin , e ka përcjellur një fat i njejtë edhe në Shqipëri, duke u shikuar me një dyshim që mund t’i sillte të njejtat probleme si në Kosovë, që në fakt edhe atje pati disa intervista nga organet e drejtësisë që i kushtuan me largim nga vendi i punës për diku tjetër.
Saga e udhëtimit, e Skënder Berishës, nuk merr fund as pas shumë veprimesh që ndërmori i biri i tij, bashkë me shumë miq të tij nga Shqipëria.
Në sagën e udhëtimit, si duket vetëm që shfaqen informacione që mbeten vetëm fjalë rreth fatit të Qazimit, por pa informacione të plota për gjithçka që zhvillohet në sagë që janë vetëm përshkrim i aktivitetit të Qazim Berishës.
Saga e udhëtimit brenda romanit sa shkon dhe zgjerohet sepse tanimë gjithçka shfaqet hapur përpjekja për liri që në një formë si duket rruga drejt kërkimit të lirisë më nuk është vetëm mision i Qazim Berishës, por dhe i të tjerëve.
Tanimë rruga e kërkimit të idealit kombëtar vetëm sa shkon e zgjerohet, kur në roman fillon të shfaqen rrethanat dhe aktivitetet hapur si psh: ngritja e studentëve në protestat e vitit ’81 etj.

c) FATI I NJERIUT

Romani në fjalë, përcjell fatin e njeriut i cili pa dëshirën e tij duhet t’i nënshtrohet fatit dhe në të njejtën kohë vullnetit të të tjerëve.
Fati i Qzim Berishës, lidhet ngusht në të njejtn kohë me fatin e atdheut, sepse përndjekjet e vazhdueshme që i bëhen atij të kujton se është i lidhur me rrethanat dhe problemet politike në vend.
Kur themi fati i njeriut, këtu kemi të parasysh fatin e Qazim Berishës, i cili mund të themi se ka një fat të rëndë dhe të vuajtur ngase largimi i tij nga familja në drejtim të Shqipërisë, të kujton fatin e gjithë intelektualëve që kur fillojnë të mos pajtohen me rrethanat shoqërore.
Largimi i mistershëm i tij nga Kosova, vjen në kohën kur fillon ndryshimet e para politike në vend.
Fati i Qazimit, si duket është pothuaj se i njejtë sikurse në Kosovë, sepse edhe atje fillojnë torturat shtetërore që kohë pas kohe thirret për intervistim, ku për pasojë e largojnë nga puna për ta dërguar në një ndërmarje të bëj punë krahu.
Në romanin Hotel Arbëria fati i Qazim Berishës, dhe i shumë bashkë vendasve të tij, përshkruhet dhe në të njejtën kohë përjetohet pothuajse në të njejtën mënyrë nga të gjithë.
Fati i Qazim Berishës, përmes fabulës së romanit, përshkruhet fati tragjik i tij përpeceptohet me fatin e njejtë që e kishte edhe në Kosovë.
Bota, reale e cila projekton Qazim Berisha, është botë më vete e cila si duket nuk kuptohet aq sa duhet nga askush.
Fati i Qazim Berishës, dhe në të njejtën kohë dhe përpjekja e Skënder Berishës, nuk ka rezultat, sepse as i biri Skënder Berisha, nuk arriti ta çojë amanetin e dhënë nënës për zbardhjen e fatit të Qazim Berishës, dhe as Qazim Berisha, nuk arriti që t’i shpëtoj fatit tragjik.

d) FABULA E ROMANIT HOTEL ARBËRIA

Në romanin Hotel Arbëria të Mehmet Krajës, fabula brenda tij përshkruan gjithë pamjet dhe situatat, që krijohen por ajo që është karakteristik në këtë roman, është se: në pjesën më të madhe të fabulës, ajo zhvillohet permes dialogut të qetë dhe në kërkim të informacioneve.
Mënyra e rrëfimit , ndjek një linjë të njëtrajtshme kur fabula bëhet më e dendur se zakonisht duke mos pasur shkëputje dhe ndërhyrje të shumta siç jemi mësuar të shohim zakonisht te romanet e tjera.
Fabula e romanit Hotel Arbëria e Krajës, konstruktohet mbi temën atdhetare, ku përcjellen ngjarjet që nga fillimi i përpjekjeve të para për liri .
Poashtu në fabulën e romanit, si nën temë apo temë dytësore që pa shkëputur trajton fatin e intelektualit Qazim Berisha, i cili nuk mund të pajtohet me rrethanat politike në vend.
Në fabulë, përshkruhet fati i brishtë i intelektualit kosovar, i cili fat do ta përcjell në njjë të ardhme të shkurtë edhe pjesën tjetër të popullit.
Fabula e romanit Hotel Arbëria, trajton fatin e popullit të Kosovës, gjatë periudhës disa vjeçare, deri në përfundim të luftës së armatosur në vitin ’99.
Linja e rrëfimit në roman ka karakterin e zbulimit të gjurmëve ndaj Qazim Berishës, dhe e gjithë fabula e romanit ka një dialog në vete që misioni i nisur të shkon deri në realizim.
Fabula është e mbushur përplot me biseda të shumta, me qëllim të rënies në gjurmë të Qazim B