A do të pësojë Nicolás Maduro fatin e njëjtë me gjeneralin Manuel Antonio Noriega dhe të gjykohet në SHBA?
Maduro po pëson një fat të ngjashëm me Noriegën: nga pushtetar në të akuzuar në një gjykatë amerikane. Historia po përsëritet, por në shkallë më të madhe gjeopolitike
NEW YORK (3 Dhjetor 2026) Në dhjetor 1989, presidenti amerikan George H.W. Bush urdhëroi invazionin ushtarak në Panama, Operacioni “Just Cause”, për të kapur gjeneralin Manuel Antonio Noriega. Noriega, ish-aleat i CIA-s dhe informator i saj, u akuzua për trafik droge, duke e kthyer Panamanë në një “narco-shtet” për kartelat kolumbiane. Pas rezistencës fillestare, ai u strehua në ambasadën vatikane në Panama City, ku trupat amerikane përdorën muzikë rock të lartë, duke përfshirë këngë të Guns N’ Roses, për ta detyruar të dorëzohet më 3 janar 1990. Noriega u transportua menjëherë në Miami, ku u gjykua, u dënua për trafik droge, pastrim parash dhe rekete, dhe kaloi rreth 20 vjet në burg amerikan para se të ekstradohej në Francë e më pas në Panama, ku vdiq në 2017.
Ngjashmëritë me Nicolás Maduron janë të dukshme.
Maduro, president i Venezuelës që nga 2013 pas vdekjes së Hugo Chavez, u akuzua nga një juri e madhe në New York më 2020 për “narco-terrorizëm”, trafik kokaine,pastrimin e parave (Money Loudering ) , fshehjes së paligjshme të origjinës së parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme si trafikimi i drogës, puna seksuale, korrupsioni me përmasa të mëdha dhe përvetësimin, dhe konvertimin e fondeve në një burim në dukje legjitim, nëpërmjet disa organizatave ndërkombëtare, me shpërblim 15 milionë dollarë për kapjen e tij.
Si Noriega, Maduro u portretizua si kreu i një regjimi që bashkëpunonte me kartelat për të përmbytur SHBA-në me drogë. Artikuj të vitit 2018-2019 rikthenin këto krahasime kur forcat detare amerikane u afruan drejt Venezuelës në operacione anti-drogë, por atëherë avokatë si Richard Gregorie dhe Jon May që kishin punuar në rastin Noriega theksuan dallimet. Ata thanë se Venezuela, është shumë më e madhe se Panama, me ushtri të motivuar, burime nafte dhe minerale të pasura, aleanca me Iranin, Kinën dhe Rusinë, dhe pushtim do të ishte “vetëvrasës” sipas tyre.
Megjithatë, më 3 janar 2026 – saktësisht 36 vjet pas dorëzimit të Noriegës presidenti Donald Trump, njoftoi se forcat speciale amerikane kryen një sulm të madh në Caracas, duke kapur Maduron dhe bashkëshorten Cilia Flores gjatë natës. Operacioni përfshiu bombardime ajrore, ndërprerje energjie dhe sulme në baza ushtarake, pa rezistencë të madhe. Maduro u transportua në bordin e anijes USS Iwo Jima dhe pritet të transferohet në New York për gjykim sipas akuzave të 2020, të zgjeruara me narco-terrorizëm, armë trafik kokaine,pastrimin e parave , fshehjes së paligjshme të origjinës së parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme si trafikimi i drogës, puna seksuale, korrupsioni me përmasa të mëdha dhe përvetësimin, dhe konvertimin e fondeve në një burim në dukje legjitim, nëpërmjet disa organizatave ndërkombëtare, Trump deklaroi se SHBA do të “drejtojë” Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt, duke krahasuar operacionin me suksese të tjera ushtarake.
Sipas eksperteve dhe komentatorve amerikan sot krahasimi me Noriegën është i pashmangshëm: të dy ish-aleatë që u kthyen në armiq, akuzuar për drogë, kapur me forcë ushtarake dhe të gjykuar në tokë amerikane.
Dallimi kryesor? Noriega u gjykua në Miami (Florida Jugore), ndërsa Maduro pritet në New York.
Opozita venezuelase, e udhëhequr nga María Corina Machado, e mirëpriti kapjen, duke kërkuar unitet për tranzicion. Reagimet ndërkombëtare janë të ndara: disa e dënojnë si shkelje të sovranitetit, të tjerë e shohin si fund të një regjimi autoritar pas zgjedhjeve të kontestuara të 2024.
Në fund, Maduro po pëson një fat të ngjashëm me Noriegën: nga pushtetar në të akuzuar në një gjykatë amerikane. Historia po përsëritet, por në shkallë më të madhe gjeopolitike.
Nga Beqir SINA – New Yor

