Leavitt : Shtëpia e Bardhë në “betej” me mashtrimin, shpërdorimin dhe abuzimin nga qeveria federale
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencën e saj për shtyp, jashtë Shtëpisë së Bardhë kritikoi sot Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe mbështeti planet e Presidentit Trump për të eliminuar(mbyllur) agjencinë.
Kjo vjen mes një shqyrtimi të konsiderueshëm nga Departamenti i sapokrijuar i Efiçencës Qeveritare (DOGE) i Elon Musk, tha ajo.
Leavitt dënoi USAID-in për atë që ajo e quajti “shpenzime të kota”, dhe të “çmendura”duke përmendur shpenzime specifike që ajo beson se janë shembull i keqmenaxhimit të agjencisë
Karoline Leavitt sekretare e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me parat e shpenzuara nga fondet e marra nga USAID tha se ishin prioritetet e çmendura për të cilat ajo organizatë ka shpenzuar parat nga taksapaguesit amerikan.
Leavit tregoi një raport para gazetarve ku janë shpenzuar 1.5 milion dollarë nga programi DI për të avancuar programet në vendet e punës në Serbi, 70,000 dollarë për një produksion të një pjese muzikore të DI në Irlandë. 47,000 dollarë për të vënë në skenë një opera transgjinore në Kolumbi. 32,000 dollar për të botuar një libër komik transgjinor në Peru.
“Unë nuk e di për ju, por si një taksapagues amerikan, unë nuk dua që dollarët e mi të shkojnë drejt kësaj katrahure dhe e di që as populli amerikan nuk e dëshironë këtë, dhe, kjo është pikërisht ajo që po bënë tani Elon Musk, që është ngarkuar nga Presidenti Trump, për të eleminuar(mbyllur) mashtrimin, shpërdorimin dhe abuzimin nga qeveria jonë federale”, tha Karoline Leavitt, sekretare e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me parat e shpenzuara nga fondet e marra nga USAID.
Nga Beqir SIN