NEW JERSEY: Xhamia, “Qendra Myslimane Shqiptare Amerikane” Nju Xhersi – Nju Jork, më 24 Dhjetor 2022, organizoi promovimin e librit “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974”, me autor Qerim Lita. Një studim monografik i shkëlqyer, ky, që synon të hedhë dritë mbi problemin shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë në harkun kohor 1966-1974, përkatësisht nga Mbledhja IV plenare e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, e cila u mbajt më 1 korrik 1966 në Brione, e deri te miratimi i Kushtetutës së vitit 1974. Shumë dokumente, të këtij libri thuhet se janë nga ato që hedhin dritë mbi shumë të panjohura, që kishin të bëjnë me politikat agresive komuniste ndaj shqiptarëve në këtë republik ish jugosllave.
Me këtë rast në njërin nga ambjentet e kësaj xhamie, u fol për librin “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974”,të historianit nga Shkupi, Qerim Lita, dhe është mbajtur një bashkëbisedim i hapur, në të cilin u përfshinë pjesëmarrës të kësaj veprimtarie kulturore të komunitetit. Veprimtari kjo në të cilin mori pjesë edhe vet autori i librit, historiani Qerim Lita, kryetari i kësaj qendre Imam Rifat Halili, Imam Muhamet Osmani, profesor Muharrem Dezhgiu, profesor Mithat Gashi, veprimtarët Din Derti, Irfan Kaloshi, Agim Aliçkaj, Hafiz Shala, Gazmend Lita, Faik Lita, poeti Ilir Spata, dhe disa personalitete të dalluara të komunitetit, veprimtar, udhëheqës fetar, biznesmen, të rinjë e të reja, etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse në cilësinë e mikëpritësit të kësaj veprimtarie Imami i kësaj qendre Rifat Halili, urojë përzemërsisht autorin dhe foli për rëndësinë e promovimit të këtyre veprave në Qendrën Myslimane Shqiptare Amerikane për Nju Xhersi dhe Nju Jork, të cilat janë punime historike dhe akademike, që na sjellin personalitetin dhe kontributin e heronjëve tanë kombëtar, dhe shumë personalitete dhe veprimtari të tjera me karakter kombëtar dhe patriotik,tha ai, duke iu referuar edhe disa promovimeve të tjera në këtë xhami.
close
volume_off
Imam Muhamet Osmani, u shpreh se ishte i nderuar që në emër Komunitetit Mysliman “Qendra Myslimane Shqiptare Amerikane” për Nju Xhersi, dhe Nju Jork, t‘ju dëshironte mirëseardhjen në këtë promovim autorit dhe pjesëmarrësve. Në veçanti tha ai, dua të përshëndes praninë e histonianit Dr. Qerim Lita, i cili teksa po qëndron këtu në SHBA, gjeti mundësinë dhe na nderoi me praninë e tij edhe në qendrën tonë.
“Shumë të dashur të pranishëm, për neve që jemi nga Maqedonia e Veriut, sa të përmendet emri i Qerim Litës, ne e dim sakt se kush është ai, çfarë ka bërë ai, çfarë nami hulumtues dhe shkencor e intelektual ka Qerim Lita. Ndërkaq, per ata që më pak e njohin emrin e tij, më duhet t’ju them se po të mos ishte Qerim Lita, shqiptarët do të mendonin se historia jonë fillon me Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ose historia jonë fillon aty ku e nisen Sinan Hasani, Enver Hoxha e Miladin Popoviçi,” theksojë Imam Osmani.
“Nëse këtë do të simplifikonim në dy fjalë, do të thoshnim se Qerim Lita me veprat e tij, na e mësoi lëvizjen antikomuniste shqiptare, na njohu me nacionalizmin e pastër shqiptar, me atdhetarët tanë të vërtetë, që komunizmi deshi të harrohen dhe të mos permenden më”, tha Imam Osmani.
Para se të mbyllte fjalën e tij, Imam Muhamet Osmani, tha se më duhët të rikujtojë një thënie të Niçes, që pavarësisht se kemi shumë mospajtime të tjera- e ka thënë një të vërtetë të madhe: “ Nëse dëshironë të jesh besimtar i së vërtetës, atëhere gjurmo”, shprehur me fjalor islamik, kjo është trupizëm i hadithit profetik se “ngjyra e pendës së dijetarit është më e vlefëshme se gjaku i dëshmorit”.
Moderatori i kësaj veprimtarie, Profesor Mithat Gashi, përmendi fjalen e mikëpritësit te kësaj veprimtarie Imam Rifat Halil, kur kujtoje Memoiren, “dhe, në të vërtet në këtë libër, tha ai, kemi një memorie që ndoshta një pjesë e jona e kemi harruar edhe shoqëria jonë shqiptare në përgjethësi, ka nevojë per një memorie historike, tha Gashi.
“Në këtë libër kemi një memorie që e kemi harruar. Kemi pikërisht atë memorie historike që na duhet më së shumntit ne Shqiptarve, të cilën shoqëria shqiptare në përgjethësi ka shumë nevojë për ta kujtuar atë që quhet memorie historike. Mbasi sot ende vazhdon propoganda apo ideologjia, që në një krah të lavdërohet Lufta Nacional Çlirimtare në Shqipëri, por edhe në trevat shqiptare, në anën tjetër kemi dokumente të mjaftueshem , që na e ka nxjerr në dirtë edhe ky libër me vlera të rëndësishme që po e promovojmë dhe po zhvilljome këtë bisedë : “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974”, me autor Qerim Lita.
Faik Lita vëllai i autorit,tha se në librin “Problemi Shqiptar në RS të Maqedonisë – 1966-1944” përshkrueht gjendja e shqiptarve në Maqedoni pas Luftës së Dytë Botërore, me përqëndrimin kryesorë nga viti 1966, deri në vitin 1974.
“Është vështirë të lexohet kjo hyrje pa shpërthim të emocioneve sepse aty përshkruhen metodat barbare që autoritete maqedonase përdornin ndaj popullit shqiptarë”, tha Faik Lita, duke shtuar se nuk do të merrej me këtë aspect të librit por do të përqendrohej në arsimimin e shqiptarve në atë periudhë që shkruan autori,
6983. pse kishte përsirësim të dukshëm te arsimi i shqiptarëve në Maqedoni, në periudhën që ky libër e përshkruan, duhet t’a kemi parasysh se, më së paku, shqiptarët trajtoheshin, edhe ende trajtohen, si qytetarë të dorës së dytë. Edhe sot, shqiptarët vazhdojnë të diskrimonohen në punësim dhe në sferat tjera të jetës,” u shpreh Lita, duke kujtura një thënie të Martin Luter King.
Kur, mendojë për këtë ndryshim të tretmanit që shqitarët kanë përjetuar gjatë 75 viteve të kaluara, më kujtohet një thënje e Martin Luter King, theksojë ai, i cila thotë se : “ Harku i unversit moral është i gjatë por ai përkulet kah e drejta”.
Për historianin, Muharrem Dezhgiu, politika driskiminuese kombëtare në trevat shqiptare në Maqedoni dhe përrreth saj ka ardhur si rezultat i një politike shoviniste të vet shtetit maqedonas,:”Kjo natyrisht për atë kohë ishte një politikë e pranueshme, por edhe për një pjesë të intelektualve shqiptar, për një pjesë të atyre që që drejtonin shtetin dhe organet shtetrore të kohës,”tha ai.
Më tej historiani nga Tirana, tha se: “Është, për të ardhur keq që nëpërmjet këtij libri, të mësojmë kaq vonë të vërtetën edhe për ato figura dhe personalitete që janë vlerësuar dhe idealizuar, nga regjimi sllavo komunist, ndërkohë, që ata të cilët dhanë kontribut historik u atemuan, dënuan dhe u “fshinë” nga historia ideologjike. Regjimi komunist foli vetem per figura që deri dje kanë luajtur një rolë negative në çështjen tonë mbarë kombëtare. Prandaj, është, pikërishtë kjo arsyeja që me këtë libër ne të mësojmë shumë të vërteta historike, të pa thëna dhe të pa ditura më pare” tha professor Degzhiu.
Autori arrin në përfundime bindëse, të cilat nuk i shikon të shkëputura nga ngjarjet kohës në Ballkan, rajon e Europë, madje edhe në botë që janë në vazhdim edhe të ngjarjeve ndërkombëtareu shpreh ai.
Madje, : “Siç e thotë edhe vet autori, ka një mungesë do të thoja në këtë libër. Sepse, nuk ka patur mundësinë si thotë ai që të fusë dokumente nga arkivat e huaja. Në atë periudhë që është përgatitur ky libër. Me vetë mundësit e kufizuara që mund të kemi ne të gjithë, për të shfrytëzuar arkivat e huaja. Por, s.d.q. kuadri i dokumentave brenda “Jugosllavisë” që nuk egziston më, dhe vendeve të tjera të Ballkanit, e plotëson kuadrin e saj më së ploti për të besuar dhe për të lexuar me shumë kujdes jetën e shqiptarve në këtë periudhë historike,” u shpreh historiani, Muharrem Dezhgiu:
Veprimtari Gazmend Lita, në emër të fisit Lita, premtojë ndihmën financiare për botimin e líbrit të Dr. Qerim Litës.
“Ky nuk është ndonjë libër ose sinop filmi “triller”, por është një libër i shkruar në bazë të vërtetave “True story”. Ai është, gjithçka e shkuara e nxjerr nga kërkimet që ka bërë Qerim Lita, në arkivat shtetërore,e shtypin e kohës, plot me studime dhe kërkime në zyrat ku qëndronin ato dokumenta. Në këtë libër mjeshtërisht, ashtu si di të shkruaj pena e “artë” e Profesor Litës, janë të pasqyruara të gjitha vuajtjet dhe përndjekjet e popullit shqiptar. Në këtë libër gjejmë të vërtetën në atë që ka ndodhur, pas 1944, ardhjes së komunizmit, dhe më konkretisht atë që u bë me shqiptarët nga viti 1966 deri në 74 në ish Republikën Socialiste të Maqedonisë. Janë lufta për egsitencë dhe qëndresa e madhe e popullit shqiptar kundra sllavo-komunizmit, serbo maqedonas, si dhe regjimit dictatorial të Enver Hoxhës,” tha Gazmend Lita.
Duke shtuar se : Profesor Qerim Lita, me këtë libër rrit nderin e krenarinë tonë kombëtare shqiptare, përfundojë Gazmend Lita, tha se ky libër i jep një nder tjetër mbarë fisit Lita, për të i cilin tha ai mendojë se është i gatshëm ta suportojmë financiarisht në këtë vepër të madhe, që ai ka marr përsipër ta nxjerr në dritë të vërtetën.
Agim Aliçkaj, veprimtar i komunitetit dhe bashkautor i librit “Mos harro kurrë” vuri pikasmën e tij në humbjen historik të territoreve shqiptare, dhe ngriti pyetjen se si mundet të ndalet ajo që ai e quajti trend historik.
“E di që çështja jonë kombëtar është ëndërr e të gjithëve ne Shqiptarve kudo jemi, natyrisht që dhe unë jamë për atë “Bashkimin Kombëtar”. Por, duhet punuar dhe parë si duhet punuar kombëtarisht për bashkimin kombëtar, që të kemi një strategji të përbashkët. Mbasi, dihet dhe jemi të ndërgjegjëshëm që kjo nuk është punë e leht për shumë arsye gjeo-politike, që në këtë moment do një përshtjellim më të madh . Por, së paku këtë trendin e humbjes së territoreve, me qëndrimet e politikanëve tanë, ndaj të huajve (që shumica e tyre jan armiqët tanë) ta ndalim, madje njëherë e përgjithmon- të bashkohemi e ti themi të gjithë së bashku Jo! Dhe, të luftojmë të gjithë së bashku që të mos na ndodhë më , por të bëjmë atë që ta kthejmë këtë trend në anën tonë. Duke filluar prej nga vetja jonë, sepse sot kemi njërëz brenda kombit tonë, që veprojnë me vetdije apo pa vet/dije kundra interesave tona kombëtare,” tha Aliçkaj.
Veprimtari dhe publicisti Hafiz Shala, anëtar i bordit të LQSHA, duke ju faleminderuar autorit të këtij libri,”Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974”, Dr. Qerim Litës, për sjelljen e këtij libri të rëndësishëm për historinë tonë kombëtare, si tha ai për të gjithë lexuesit, e sidomos për të rinjët, e të rejat, theksojë se: “Ngase historia harron, ajo athere domosdoshmërisht druhet të përsëritet”.
Për mendimin tim, tha Shala, tragjedia jonë kombëtare, është atëhere kur intelektualët, historianët, shkrimtarët dhe studiesit heshtin.
“Heshtja e tyre do të thot pajtim me gjëndjen, madje është në pajtim edhe me historin e dhimbëshme të kombit tonë. Ne kemi parë se çfarë ka ndodhur me historinë më të fundit të shqiptarëve, nën sundimin sllavo-komunist 1944-1990, deri kur nisi dhe shkatërrimi i “Jugosllavisë” asaj që nuk egzistonë më. Dhe, fatkeqësisht po shikojm me atë që po ndodh tani në veri të Mitrovicës. Ku Europa e Gjergjë Fishtës, si e quajti ai është duke vepruar në të njëjtën mënyrë si ka vepruar në 1913.”
Prandaj, edhe një her duke ju faleminderuar, zotit Lita, theksojë Shala, për librin “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974″, por dhe veprat e tjera, kontributin e tij në aspektin kombëtar, intelektual dhe historik, përshëndesë të gjithë intelektualët, shkrimtarët e studiuesit që nuk heshtin dhe të mos rrinë pa shkruar e pa folur per çështjen ton kombëtare. Ngaqë koha jonë megjithë moshën që kemi mendojë se nuk ka përfunduar për të ndihmuar shoqërinë e kombin tonë, deri sa të mundemi”.
Në fund të bashkëbisedimit u përfshin edhe udhëheqësit fetar të komunitetit musliman shqiptar, activist dhe student.
Historiani, Qerim Lita, në fjalën e tij lidhur me botimin e librit “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974”, tha se ky është një botim i veçantë dhe me rëndësi të madhe, për çështjen tonë kombëtare edhe sot e kësaj dite: ” Një vepër që ofron anën tjetër të medaljes së qasjes ndaj shqiptarëve në periudhën e ish Jugosllavisë. I cili,tha ai pa dyshim, kushdo që do ta lexojë këtë libër, do të gjejë, angazhim me kompetencë e me njohuri shkencore, ku përmes një disipline të veçantë studimore, dhe duke u bazuar në parimet e historisë, unë jamë përpjekur për të sjellë një vepër shkencore model nga fusha e historisë.”
Në fjalën e tij përmbyllëse Lita, po ashtu mbasi vlerësoi kontributin e dhënë nga diaspora shqiptare e veçanërisht ajo në Amerikë, kërkojë që edhe sot ajo të rivitalizohet dhe të vazhdoj edhe më tej në të gjitha mënyrat me intenzitet edhe më të lartë, se më parë, mbasi tha ai është më se e duhur dhe e lyp nevoja, që të ndihet përsëri kontributi historik të shqiptarve të Amerikës, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të zi, e Çamëri.
Me çrast ai duke uruar festat e fundviti, përmbylli paraqitjen e tij para të pranishmive. Në fund u shtrua edhe një koktej nga xhamia për pjesëmarrësit në këtë eviniment.
Botuesi i’u ndau me autografe nga një vëllim të pranishmëve në promovimin te Xhamia, “Qendra Myslimane Shqiptare Amerikane” për Nju Xhersi, dhe Nju Jork.